Dashuria s’na zuri mirë,
E kaluam në këmbë,
Ish “e shkuar”,
Rrufa kalimtare dhe shami
Ndërsa stina plotësohej
Si një femer që i piqen gjinjtë
Atje jashtë.

Dhoma u bë kubike,
Ovale gjer dje
Si zyrë presidenti
Dukej nga marramendja
E lehtë
Dhe zjarmia.

Qartësisht orenditë binden përsëri,
Janë qen të vjetër
Që më njohin mirë,
Ndihem i mbrojtur
E kjo më trishton pa masë.
Siguria bezdis si mizat e verës.
Djersë badigardi,
Imunizim.
Trupat tanë të noteruar,
Me vula të thata vaksinash kundër lisë,
I lexuam me panikun e përkthimit besnik,
Do donim që njëri tjetrin
Përballë dritës ta shihnim
Si shitësit latinë kartmonedhat e dollarëve
Mos janë të rreme,
Por qirinjtë qenë të dobët
Nga verdhëza
Dhe ne nuk ishim
Aq të tejdukshëm.

6 Komente

Bukur! Vertete bukur. Ke pervetesuar artin e krasitjes-une biles do e kisha çuar dhe nje shkalle me tutje-dhe po me pelqeka. smiley

Kjo është tipike nga ato që lexohen(e mirkuptohen) vetëm prej atyre që e dinë se përse bëhet fjalë... Për një lexues të papirë (dmth, qi s'ësht n'kulm t'qejfit vet dhe t'filloje t'fluturoje me fantazinë n'avuj alkoli e t'notoje n'djersë amplesesh t'imagjinume), kjo ngelet larg e... anash asaj që autori mund të japë për të gjithë.

emo, kjo me duket si vere e vjeter buti nga qilari i gjyshit. smiley

Flm gjithsecilit! smiley

 

 Emo, kjo eshte shume e bukur, faleminderit qe n'a ben pjestare te sensibilitetit tend!

Thanks! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).