swed

Kam vënë re që prej 4-5 vjetësh që komunikimi në institucionet shtetërore sa vjen dhe informalizohet. Nëse nis një kërkesë cfarëdo me e-mail është shumë vështirë të marrësh përgjigje me e-mail, por është shumë e thjeshtë të të përgjigjen në telefon ose në takime direkte. Po e njëjta gjë ndodh dhe me komunikimin me sms. Pyetjet që kam unë, nga eksperiencat që mund të keni ju janë këto; a mendoni që punonjësit e shteti duan të lënë sa më pak "gjurmë" të jetë e mundur në cdo lloj komunikimi apo ka ndonjë arsye tjetër, si psh jane dembele dhe përtojnë të shkruajnë?