Sipas traditës së fund-vitit, voilà top-10 imi (subjektiv, sigurisht! ) për vitin kinematografik 2015.

Dhe 10 ”pse” në nje fjali te vetme:

click ne foto per secilin film

 

 

 

 

1. Nje “Varreze Mrekullish” qe nuk eshte gje tjeter veçse “Salla e Kinemase” : Cemetery of Splendour!

 

 

 

 

 

2. 1001 imazhe nga 1001 sirianë e siriane. Dhe nje regjizor.
Dhe Simav: Ujë i argjedtë!

 

 

 

 

 

3. Vetem nga poetikja mund te lindë politikja : prova permes 1001 netesh portugeze!

 

 

 

 

 

4. “Më horror se horrori dhe njekohesisht aspak horror” pat shkruar me shume te drejte ’squarepusher’. “Kështu e kanë melodramat. Dhe “The Visit” eshte nje e tille ” - do shtoja une.

 

 

 

 

 

5. “Lasciate ogni speranza, voi ch’entrate” : Harroni çdo shprese - shkruante Dantja kur na ftonte te hynim tek “Ferri” i tij. “Til the Madness do us part” ben te njejten ftese.

 

 

 

 

 

6. Nese regjizoreve hollywoodianë te filmave fantastikë do tu jepej mundesia te shihnin “Vincenti nuk ka luspa”, fshehtesisht do ishin bere te gjithe xhelozë: me kaq pak mjete, pa më te voglin efekt numerik, me nje realizem (vërtetësi më saktë) që te lë pa fjale, Thomas Salvador (i cili luan vete rolin kryesor), realizon nje film poetik (pra: po aq komik, po aq prekes, po aq ‘te çuditshem’ ), gjithe duke mbetur brenda zhanrit… fantastik!

 

 

 

 

 

7. Kesaj rradhe Moretti nuk eshte më hero kryesor por eshte “në anë të” tij: nje engjell Gabriel qe vigjelon e regjistron çintegrimin e realitetit, gjithe duke qene krijues dhe pjesemarres aktiv i saj.

A domaniMia Madre!

 

 

 

 

 

8. Ne vend te shpjegimeve sociologjike apo historike, “Rini gjermane” mundeson reflektimin e spektatorit nepermjet sedimentimit (dekantimit) te imazheve te kohes duke na rrefyer historine e nje gjenerate te tere qe fajesonte veten te kish lindur “in the wrong place, at the wrong time

 

 

 

 

 

9. Western futurist, “djallezisht” feminist, qellimisht modern, “Mad Max” eshte paradoksalisht nje opera Heavy Metal, lirik dhe barok qe ridefinon pa ju dridhur qerpiku kodet kalsike e te vjeteruara te filmave-aksion

 

 

 

 

 

10. Rinia e dyte e Apatow-t nepermjet Amy Schumer, per te kuptuar se monogamia eshte plotesisht e mundur dhe antidoti e ka emrin… dashuri!

51 Komente

nje liste per t'u pare ne vazhdim (vetem 3/10 i kam pare).

Nja dy fjale per Mad Max: realizim gjigand, atipik ne zhanrin e vet dhe inovativ ne zhanrin e vet. I meriton vleresimet nga kritiket.

po shtoj dhe nje liste modeste te filmave qe me kane lene mbresat me te mira:

1. ex-machina
2. the hateful eight
3. cobain: montage of heck
4. wild tales
5. dope
6. spotlight
7. it follows
8. clouds of sils maria
9. steve jobs
10. inside out

Amà fansave historike te 'Mad Max' nuk u ka pelqyer hiç opusi i fundit (edhe pse i bere fiks nga i njejti regjizor!) sepse sigurisht, si spektatore te paemancipuar artistikisht (pra qe presin nga kinemaja "thjesht tu rrefeje nje histori"), jane zhgenjyer me faktin qe historia ishte "kaq e thjeshte".
Reagimi negativ i tyre ne fakt eshte shenje e mire qe tregon se regjizori nuk i eshte nenshtru "opinionit (te formuar tashme) publik", as producenteve, por ka rrezikuar (dhe ne kinematografi, rreziku eshte para se gjithash financiar).
 Per fatin e mire tonin!

 

- "Ex-machina" doli ketu ne kinema, por nuk shkova enkas ta shihja. Isha i bindur se nuk do me pelqente. Per mendimin tim, inteligjenca artificiale eshte shume e veshtire te pershfaqet ne kinema, mizaskena 'stylish' (arty) nuk eshte zgjidhja. Me kujtohet qe nje medium (te cilin e respektoj deri diku) kish shkrujt pak a shume: "Ex-machina" eshte nje film qe fabrikon shume artifice dhe pak inteligjence; e akoma me pak imaginary". 

- Tarantinon do shkojme ta shohim ne janar, kur te dale smiley

- Wild tales (nese e ke fjalen per argjentinasin "Relatos salvajes" ) : jo vetem disa media, por dhe deri te njohur (qe çoç edhe ua degjoj fjalen) më kane folur per te si nje nga filmat më vulgare, me cinike e mbi te gjitha më populiste, e qe frymezohet vetem nga nje lejtmotiv : "gjithe mileti eshte nje qelbesire e vertete, e sidomos Tjetri" smiley  (zaten deri dhe posteri i filmit e shfaqte nje gje te tille  -por qe mos keqkuptohemi: problem nuk eshte subjekti i filmit, por se si eshte trajtu ai)

- It follows do e vija te 11-in; e kam pelqyer SHUME ate film (por nuk qeshe bere mbare te shkruaja diçka)

kriteri qe kam perdorur per kete 10-she eshte sa me kane perfshire gjate shikimit dhe a do doja t'i rishikoja perseri.

ex-machina duket arty por mua me eshte dukur minimalist ne te gjitha drejtimet.

wild tales, nuk di ca te them, trajton njeriun ne pikat me mizerje te tij por pavaresisht mua me la optimist ne perfundim te shikimit.

gje e mire qe ke ekspozuar kriterin. e nevojshme per te lexuar nje liste. Tjeter pune qe edhe kriteret, renditen hierarkisht dhe ato

sigurisht qe eshte liste modeste, personale e nje personi qe sheh filma por jo me shume.

smiley

shko shihe ex-machina pasi te kesh lexuar dic mbi AI - e do e kuptosh qe eshte nder filmat me te mire te vitit

top-10 sipas "cahiers du cinéma":

i kam pare larry clark cdo film, shume underrated nga turma.. 5 ne imdb, jane cmend

tek "the big short" ke nje shprehje pak a shume te tille : "e verteta eshte si poezia : pakkush e pelqen"

Larry Clark eshte poet

5smiley kur e lexon, cfare t'i citosh me pare!

Por me 'Mistress America' ne top10, s'u besova syve. Mistress America (Noah Baumbach - por dhe Greta Gerwig) eshte vec nje 'cute movie' - sic themi 'cute' per nje bebe'. Shkurt, s'eshte se ka luajtur vendit regjisori. Dhe pse disa gjera te vecuara me vlere mund t'i qemtosh. Dmth po t'i referohesh standardit te autorit: 

The very best movies of the year are works of hard-won freedom, reflecting the exertion to overcome external or internal obstacles, horrific and violent persecutions, or the oppressive psychological weight of personal habits or inherited styles.

eshte sh. larg kesaj. J. Apatow me 'Trainwreck' (nr. 12) ia merr ne kthese 'Mistress America'-s te Baumbach (nr. 8).

sidoqofte artikulli sh. sh. i mire.

nuk di çte them, Mistress America ketu del veçse ne janar. Por à priori, jam dakort me ty (nuk besoj se eshte ndonje film kushedi çe)

 

ps: artikulli eshte shume i mire sepse edhe kritiku ne fjale, nuk eshte dokushdo

 

lista ime i rri top 10 te ketushem sic nje 10-she e trete a e katert ta zeme, i rri 10-shes se pare, ne nje liste 50-she. Dhe, duhet t'ju bjere ne sy sesi e kam ne filmat e vitit Uren e Spiuneve: me kalimin e kohes e gjeta gjithe e me te mire e u kuptua gjithe e me shume.

fiftye shades of grey? - ky i paska pare filmat duke i ra me dore, keshtu edhe skenaret e pornove te duken vepra arti

Village Voice paska "Victoria" smiley

por paska dhe "Spy" ?

Spy eshte shume film i lezetshem, nuk cuditem qe eshte aty. komedi policeske me protagonist kryesor femer.

Inherent vice, Jupiter Ascending, Aloha, The visit, Bridge of Spies - keto kam une per te ketij viti, sipas rradhes. Do shtoj 'Foxcatcher' dhe 'It Follows'.

Mad max ka qene spektakolar, e kam pare me nje fryme. Kostumografia, kompozimi risi per zhanrin. Me ka beer pershtypje personazhi I mutantit anemik, joprotagonist, pot qe peson dhe transformimin me the madh.

Dhe ay merr vesh ca nga filmat aksion, b movies.
Ngazellyes.

Gojet 'e liga' thone qe filmi i tij i ri.... smiley  Edhe pse pjesa e pare e Djangos, pra pa dale ende ne skene DiCaprio, nuk me ka pas pelqyer fare-fare (dhe jam habitur qe Tarantino mund te beje nje kinematografi kaq cheap), predispoziten e kam prap se prap te larte per kete te riun. Te shohim 

smiley

I kam pas pare dy pune: "Nata pa hene" (qe nuk eshte film fort i mire, por ama i bere me deshire te mire), dhe "Kronike provinciale" (qe mund te konkuroje per cmimin e filmit me te keq shqiptar te ketyre 20 viteve te fundit)

Kam pershtypjen (a priori !!) se duhet te jete tarantinadë, dmth nje karikature e asaj qe ka bere deri me tash fort i talentuari (por me sa duket ne mungese frymezimi) Tarantino

nji pershtypja ime e vogel po mundet: pjesa e pare qe goxha e mire, autori rrezatoi liri krijimi, pashe ekstravagance, pastaj edhe stilin signature (veprim, aksion, llafe e llafe e llafe) edhe dalje nga vetvetja (meditime dhe reflektime te gjata, fotografi te paharrueshme).

Gjysmes se dyte, edhe pse autori u mundua te luaje permes reversed narration, per mua jovetem i mungoi arti i se pares, por aksioni erdhi si ander, si mish i huaj . Dhe gjakderdhja, nese s'ishte bere apostafat, ka egzagjerimin idiot te Jezusit te Mel Gibson. Ishalla jam gabim dhe s'kam bere spoiler.

"mia madre; e Morettit mund e merret edhe si nje metafore per kinematografine, meqense eshte i situacionuar mes fiksionit dhe realitetit, ku dallohet pamundesia, veshtiresia e te berit kinema lidhur me realitetin e sotem. 

me kujton mjaft "le mepris" te godard ne kete aspekt, me te njejten gjatesi vale pothuaj.

Me "Le mépris" ka të perbashket skenarin (xhirim filmi brenda nje filmi -mise en abîme quhet). Por në thelb, me duket akoma me i afert me "Mulholland drive" (i cili duket të kete shënjuar fillimin e nje epoke në kinema: gershetimin e realitetit me endrrat por dhe me kujtimet : e jema që krejt papritur ikën nga spitali dhe bredh rrugeve të qytetit në kemishe nate : enderr? kujtim i shkuar? ). Por edhe "Cemetery of Splendour" eshte habitshmerisht e njejta gje, 'i njejti' film (dhe nuk besoj se Moratti dhe Apitchatpongu janë telefonu me njeri-tjetrin smiley ). Dhe eshte e habitshme se si, gjithe duke u dukur në aparence nje film klasik, Mia madre fsheh kaq shume 'sekrete', 'shtresa' kohe njera mbi (ose njera tek) tjetra.

 

po, ate ka te perbashket, kam parasysh skenat e zgjatura brenda setit, veshtisite qe has ne to protagonistja, ku ne nje skene i drejtohet asistent rregjizorit qe keta figurant i kane vetullat e hequra, nuk ngjajne as per se largu si puntore, dhe ai qe i kthehet se ky eshte realiteti sot. Por jo realiteti im ja kthen rregjizorja. 

pastaj paralel vdekja e mamase me pamundesine e film berjes me tematike politike ne realitetin rrethues te sotem( filmi brenda filmit duket sikur del nga vitet 60'te 70te, me te njejten energji ne kontrast). aktori star italo-amerikan ne  qe nuk mban mend scriptin dhe qe i jep nota parodie gjithe ketij inskenimi. Corba ne setin kinematografik te kujton pak renojat e cine citta e sallat bosh te kinemase ne le mepris. 

realiteti i imagjinuar qe nderton protagonistja e ben mjaft te ngjashem me filmat e tjere qe ke cituar. filmi brenda filmit eshte nje shtreshezim i ngjashem me mulholland dr;

margerita ndahet emocionalisht me aktorin qe cuditerisht i ngjan nani morettit. filmi me gjithe shtrezezimet mund te merret dhe si nje reflektim mbi vetmine. Idete e margerites nuk kuptohen ne set, ashtu si perballimi i saj me humbjen e prindit.

 kam pershtypjen qe cdo sekuence e filmit meriton komentim me vete, megjithse filmi eshte ndertuar me nje thjeshtesi te madhe.

The Hateful Eight ishte per mua humbje e madhe kohe, jo thjesht nje konstatim pas shikimit te filmit, por  nje ndjesi pergjate tij. 

Dialekti si filler estetik, nje veçori e kendshme ne filmat e Tarantinos, ketu ishte bezdises ne kulm,jo autentik, krejt pa arsye. Dialogu i merzitshem. Vendodhja, si dhe fytyrat e organet shperthyes ishin te vetmit qe me pelqyen. 

Persa i perket fundit, dallova nje diference ne krahasim me filmat e tjere te tij, ku viktima eshte dhe keqberese. Skena kur varin Daizin (mbi te cilen askush nuk nguron te veje dore) dhe kenaqesia e perbashket e dy personazheve meshkuj, sidomos e viktimes se racizmit. Joshjes nga pushteti, dhunes ndaj me te dobtit, nuk i shpetoka njeri, i pushtetshem ose jo. Ne fund eshte bromanca triumfuese, jo ndonje drejtesi siç jemi mesuar te shohim.

Joshjes nga pushteti, dhunes ndaj me te dobtit, nuk i shpetoka njeri, i pushtetshem ose jo.

Apapapapapa çer perfundim i modh filozofik me nenkuptime filozofike pika pika pika ... OBame!, qe un (ne fakt i Modhismiley) do ta sqaroj thjesht fare me pika, presje dhe pikpresje:

Joshjes nga pushteti, dhunes ndaj me te dobtit, nuk i shpeton njeri, i pushtetshem ose jo; po aq sa joshjes nga seksi, dhunes ndaj femen, nuk i shpeton njeri, i pushtetshem ose jo, femen ose jo, mashkull ose po ose jo.

                                                                                                                   i Modhismiley

 

Jo, jo. Ka vetem nje ketu qe ben perfundime filozofike, mbi krisht, kurva, obame, me nje apo dy fele, nga para dhe mbrapamoderne. S'la teme pa ... (pika te thella filozofike).

Une as guxoj te bej perfundime te tilla. Eshte konstatim per nje film qe une kam pare e qe personazhi viktime kryen te njejtin mekat e atyre qe e kryejne ndaj tij. Oops... permenda fjalen "mekat," mjere ajo/ai qe ka durim te lexoje mejtime te metejshme filozofike.

Un bej perfundime filozofike me pika dhe pa pika pika mbi çfare beni ju madam diten per diell, dhe mbi çfare ju komentoni (per ato qe realisht beni) me perfundime filozofike. Fraza e cituar eshte e jotja, dhe filmin porno dhe pjesen porno qe ke sjell e ke pare ti. Un nuk shof e nuk bej gjera te tilla.

I vetmi difekt i imi eshte se un verej lidhjen midis berjes dhe komentimit me mendim filozofik qe behet ne funksion te berjes. Konkretisht ka lidhje midis fuqise se pushtetit dhe berjes se seksit. Kete formule e ka thene kolegia jote ngambrapamoderne, Petroninsja, referuar ngambrapamodernit francez Fuko qe ekuivalenton fuqine me seksin, gje qe e dine edhe gomeret, por njerzit e zbulojne kur lexojne tekste t'mdhoja franceze.

Dmth madam eshte tek berja i gjithe problemi, por kjo nuk te leverdis, prandaj edhe llapa llapa hermetizmi demokratik:  # ik ... (pika pika pika) heretik

 

big short ishte i mire, ja vlente, 7.5 ose 8 -ky spotlight po me ve gjume, the big sleep ishte i kendshem

bridge of spies, ok.. u desh skenari i vellezerve Coen per ta permiresuar, se vete spielberg di te beje vetem filma me heronj

Po dhe avokati, nje hero i llojit të tij eshte. Pra, prap se prap, 'film me heronj' eshte dhe ky (pra: në rregull eshte Spielberg me veten)

ok.. por te pakten kishte disa nderhyrje realiste, si p.sh. shkrepetimat ne shtepi .. megjithese me c'lexova me pas ky avokati ne te vertete kishte punuar me CIA (ish- OSS) dhe ishte i rrahur me keto pune, ndersa aventura nuk i kishin ndodhur - nejse, 

keto filma kane mesazhe politike me shume se artistike - si p.sh. ne duhet te bisedojme me armiqte tane, nuk duhet ti asgjesojme (Irani) dhe amerikanet jane mjeshtra ne negociata (administrata Obama) - e te tjera nenkuptime qe jane per publikun e atjeshem.. 

e te tjera nenkuptime qe jane per publikun e atjeshem

avantazhi im eshte qe nuk jam amerikan, e akoma me pak publik amerikan smiley

albano na gjej nje link easy per titujt joamerikan ketu

Lorsque la semence provient du testicule droit, les fils ressemblent à leur père, et du testicule gauche, à leur mère.

                                                                       Parménide (pelqyer nga mirazhi qe na braktisi)

Kur bijte ju ngjajne baballareve jane te djathte, kur ju ngjajne mamallareve jane te majte. Kjo eshte dialektike!

                                    i Modhismiley (mospelqyer nga Petroninsja pa fele qe ndoshta na braktisi)

 

cjane prej ketej, i gjej mire ne net. problem kam me te vegjlit (dhe me te miret mbase !!)

hateful eight, po. Magic mike, akoma...

double thx.

Vincenti, shkurt, na kujtoi perrallat e tij, ama treguar ne minimum fjalesh. Ta zeme sic kane bere me baletet  vene ne skene me to (perrallat pra) per librete. kjo besoj mjafton. Mbetet goxha ne mendje magjia e tij. Mia Madre, e hodha ketu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).