Ka shumë argumente që na i shesin për arsye se pse duhet votuar ky apo ai kandidat. Arsyet për të votuar njërin apo tjetrin mund të jenë shumë banale, dhe këtë e respektoj. Por, nuk mund të pranoj që unë dhe ju të shkojmë për të votuar me argumente të pavërteta, që gati-gati janë kthyer në legjenda urbane.

Voto Programin

Ka një sforco të madhe nga kandidatët e partive të mëdha, për të shpalosur programe madhështore, që do të begatojnë qytetin. Pas tyre, mundohet të rendë Bojaxhiu, ndërsa nuk i shoh në radar 2 të tjerët. E vërteta është që nuk ka asnjë program. Ka vetëm ide të bukura. Se ku i kanë marrë nuk e di, e nuk ka rëndësi. Asnjë nga kandidatët nuk ka pasur kohë të bëjë program. Programi kërkon një vit kohë për t’u përgatitur me një staf tepër ekspert, sepse ndërtohet mbi buxhetin aktual të Bashkisë, dhe jo mbi fantazira fondesh që do të vijnë me shkop magjik. Nuk shoh që asnjëri nga kandidatët t’i ketë të bazuara financiarisht premtimet që bën. Rama dhe Basha u menduan deri disa javë para zgjedhjeve për emrat, duke i lënë kandidatët e tyre pa programe konkrete, të zbatueshme, të llogaritura mbi shifra konkrete.

Për shembull, nëse kandidati premton fusha sportive, ku do e gjejë tokën? Ku ka më hapësirë për fusha e parqe në Tiranë? Cilën kullë do prishë për të ndërtuar fushat e basketbollit? Sa do kushtojë? (Meqë ra fjala, në këto çaste që po flasim në Laprakë po ndërtohet mbi një fushë basketbolli një kullë shumëkatëshe, pas disa tjetërsimeve e legalizimeve të pronës. Siç janë zhdukur një pas një të tëra fushat e parqet.) Nëse kandidati premton ajër 20% më të pastër, ku i bazon llogaritë? Sa makina do nxjerrë jashtë qarkullimit, sa rrugë do të mbyllë, sa nënkalime do të hapë, që ajri të pastrohet? Si do t’i bindë njerëzit të hipin në autobus e të mos përdorin makinat? Pra, programet janë veç ëndrra në diell. Jo më kot, përballemi sot me ëndrrat në diell të Lul Bashës së para 4 viteve. Nëse shkoni për të votuar, nuk votoni programin.

Partia në pushtet i jep fonde kandidatit të vet

Kjo logjikë, në të vërtetë është një dhunë politike, e cila do duhej dënuar në mos penalisht të paktën me votë. Delegjitimon vetë procesin e votimit, sepse i detyron njerëzit të votojnë nga halli partinë në pushtet. Gjithsesi kjo logjikë është një tjetër legjendë urbane.

E zëmë se është e vërtetë. Pra, të votojmë kandidatin e partisë në pushtet, sepse ai do marrë fonde më të mëdha nga partia. Këto fonde, detyrimisht do t’i hiqen një qyteti tjetër, sepse aq është buxheti i shkretë për pushtetin vendor, paratë nuk do bien nga qielli. Po ç’ndodh nëse të tërë qytetet votojnë kandidatin e partisë në pushtet? Ta zëmë, në rastin konkret, ç’do ndodhë nëse tërë bashkitë vishen në rozë? I bie që qeveria t’ia heqë fondet qytetit të vet X, për t’ia dhënë një qyteti tjetër të vet Y? Çka, e bën të pavërtetë maksimën në rastin e qytetit X. Nëse je qytetar i X, edhe po votove partinë në pushtet, ajo prapë t’i heq fondet e ia jep Y-së.

Në rastin e Bashkisë së Tiranës, çfarë do të ndodhë nëse pas 2 vjetësh pushteti ndërron krah? Pra, nëse në zgjedhjet e përgjithshme Tirana bëhet blu? I bie që 2 vitet e para do kemi fonde mjaftueshëm se kemi qeverinë e bashkinë në një ngjyrë, por, 2 vitet e tjera do e thajmë qytetin! E njëjta logjikë vlen edhe nëse Tirana bëhet blu tani (vuajtje në 2 vitet e para me një qeveri rozë), dhe Shqipëria bëhet blu pas 2 vitesh (bollëk i supozuar blu, me qeveri e bashki blu.) Kjo legjendë urbane është në të vërtetë një rrugicë qorre.

Këto nuk janë zgjedhje politike

Legjenda e tretë ka të bëjë me argumentin se këto nuk janë zgjedhje politike, dhe se Tiranës i duhet një administrator i zoti. E para administratori është i lidhur me programin, dhe program nuk ka. Nga ana tjetër krejt fryma e fushatës është thellësisht politike. Që nga ndarja e tapive e deri te premtimet për ulje taksash apo çmimi energjie, janë premtime politike. Këto zgjedhje janë politike, sepse askujt nuk i bëhet vonë sesi do administrohet Tirana, por, që partia e vet të marrë pushtetin e Kryeqytetit e kësisoj të krijojë bazën për përpunimin e korpusit më të madh të votuesve për zgjedhjet “e vërteta”, ato politike. Fakti që askujt nuk i bëhet vonë për administratorin duket edhe tek proceset e dyshimta të përzgjedhjes së kandidatëve në Partitë përkatëse.

Le të vjedhë, por të paktën të bëjë punë

E kemi dëgjuar shpesh këtë frazë dëshpërimi. Jemi gati të pranojmë ta qeverisë qytetin një hajdut, mjafton të bëjë ca punë. E vërteta është që hajduti, sado punë të bëjë, punët e tij do të jenë në funksion të klanit të hajdutërisë, në përputhje me interesat e kërkesat e tyre, dhe, do vijë një kohë pas ca vitesh që do ua shohim hajrin edhe atyre “punëve”. Tirana e sotme, e pajetueshme, është pasojë e kompromiseve të vjetra me “hajdutët që do bënin dhe punë”. Pyesni veten, nëse do ktheheshit pas, duke parë qytetin si është katandisur tani, a do hidhnit të njëjtën votë?

I ndershmi / të ndershmit

Ka një propagandë për të na shtyrë të votojmë kandidatin më të ndershëm. Kjo tendencë, le të themi, është e lavdërueshme. Por, në këto vite kemi parë që kandidatët e ndershëm gradualisht të korruptoheshin. Kemi parë djem e vajza të reja që ngjanin idealistë, që u korruptuan brenda vitit në postet e tyre. Edhe nëse njëri kandidat është i ndershëm, ai nuk po vjen i vetëm në bashkinë e Tiranës. Ai po vjen me anëtarë këshilli bashkiak që kanë dhënë prova që mund të bëhen dhe bashkë për të shqyer Tiranën. Kandidati i ndershëm, po vjen i mbështetur nga lobe ekonomike e biznese të ndryshme. Nuk ka asnjë të ndershëm që t’i bëjë ballë presionit të atyre që e kanë vënë në atë karrige. Qoftë dhe shefi i partisë. Ja ku i keni kandidatët. Shihni kush i mbështet. I pandershëm nuk është vetëm ai që vjedh vetë e merr përqindje ndërtimesh. I pandershëm bëhet dhe ai që toleron shqyerjen e Tiranës nga grupet e presionit, gjë që ka ndodhur në çdo rast, deri tani.

Kandidatët e pavarur

Legjenda e fundit, por nga më interesantet është që kandidatët e pavarur i ka futur dikush për t’u marrë vota partive o majtas, o djathtas, për t’i hequr vota filanit apo filanit. Bojaxhiu, thuhet është futur për t’i hequr vota Kosovës (vota, që në fakt me ndarjen e re administrative as nuk i ka). Tafaj dhe Guri thonë që janë futur për të mos e lënë Bojaxhiun të fuqizohet shumë, dhe për të ndarë më tresh votat e të pavendosurve. Kjo e fundit, nuk më duket fare legjendë urbane.

Forca e sovranit

Diku nga fundi i qershorit, sovrani do drejtohet drejt kutive të votimit. Mediat dhe lobet e ndryshme financiare po përpiqen t’ia kanalizojnë me dhunë votën, duke i ofruar si sedativ legjendat urbane mbi votën. Sovrani, si një qen i rrahur, po shkon të votojë për ata që nuk do donte të votonte, për alternativa që nuk e bindin, për programe që nuk ekzistojnë. Sovrani do votojë, duke bërë sërish një zgjedhje halli, që për nga vetë përkufizimi është zgjedhje e gabuar.

Por, dhe nëse e bën, nuk mund ta lëmë ta bëjë duke gënjyer veten e të tjerët me legjenda urbane. Qeni i rrahur, mund t’i kundërvihet dhunuesit vetëm kur të jetë tërësisht i qartë për gjendjen e vet dhe kur të kuptojë që e kanë vënë pas murit, pa asnjë rrugë shpëtimi. Pra, tregojini qenit, që është i rrahur. Është e vetmja shpresë.

51 Komente

Shume bukur e ka thon por per mua, si e mendoj une prona private dhe drejtesia jane themelet e shtetit, po nuk funksjonun shteti funksjonon keq .Keta duan  qe ca te qeshin ca te qajne.Po ti shofesh kane probleme, shifi fizikisht ,barkderra, kush ka kile me shum tregon mirqenie, floket e rrujtme mohak(dhe kjo ne nivele politikanesh).ca te thush amon ...

e cuditshme se si veliaj absorbon-rrezaton gjith kte antipati, dmth me shume ose jek e jek me njerez publik qe duret i kan te lyme me gjak krimi shteteror, ose me vjedhje marramendese.

Ky mekanizem (i antipatise dhe mosdashjes skajore) me esht i panjohur, dhe do kisha dash me lexu per te, por kush in the world e ka ate kohe.

Eshte njesoj si nje student i shkolles se mesme kur sapo vesh kostum per ndonje interviste. Krahasoje me si e mban kostumin nje CEO qe ka 30 vjet me kostum. Plus Veliaj pantallonat e fallsitetit i ka nga Europa, kemishen nga Amerika, e xhaketen nga Shqiperia. I duhet ca kohe dhe do behet dhe ai si Berisha qe e ka tailor made and well worn kostumin dhe s'e merr vesh as vete kur genjen. Po ta vesh re Basha rrezaton gjithashtu po me pak se Veliaj. S'e di se sa eshte half-life. 

 Basha mban kampion. Me i sforcuari nga te gjithe; manchurian candidate.

po. ju kuptoj (te dyve) shum mire.

por edhe s'mund te rri pa e thon qe te shtiret, te berit sikur, eshte ne tave te e gjithe klasa politike, by default. ky me gjase "e ha" se s'di me e mbulu mire. dmth kshu besoj, se nuk e di gjene, bej hesap nuk e kam degju ndonjehere te flasi, ose edhe po e pata degju, e kam harru (which is worse).

e njejta pune me 7%-shin e metes. u kap, "e hengri". te tjeret nderkaq e lakmojn ate situate e pozicion me 7 ose me shume perqindsha. perfshi edhe kritiket me te zeshem. i frikshem ky lloj morali dhe model suksesi, c'eshte e verteta.

e gjitha shume interesante: je OK perderisa "you can get away with it". Aq sa te duket sikur nuk denohet gjeja, por paaftesia per ta mbuluar sic duhet gjene.

nga fotot, ky veliu nuk duket as ndonje tip karizmatik, pa per "i vertete", u mor vesh qe nuk shitet dot. shume me i shitshem do ishte dash shehu, psh.

Te GJITHE politikanet genjejne. Biles jo vetem ata, shumica e njerezve sot ta dredhin ne baze te interesave personale. Nuk me duket se e bazon njeri gjykimin vetem tek fjalet qe thone. Veliaj me duket sikur nuk ka asgje, as berthamen autentike. Kete se them dot per Salen, Ramen apo edhe protezhet e tjera te Rames Tahiri, Spiropali etj. Poshte llustres se politikanit, secili nga keta ka nje personalitet dhe karakter qe ja dallon.

P.S.

Veliaj ka qene ai ministri qe deklaroi se shkoi ne pune diten pas dasmes. Nje lloj ekzagjerimi qe asnjeri i zakonshem nuk e ndjen dhe qe per me teper nuk eshte i nevojshem.

Te qenit i shtirrur eshte vetia nr.1 qe shkakton antipati/mos rrespekt. Fatekeqesisht Veliaj reflekton kete. Qysh femije nuk kemi simpati per nxenesin e mire qe i lepihet m'susit, ndersa kemi rrespekt per te fortin e klases, edhe pse s'kena deshire te behemi si ai.

 

Ne nje vend ku keto zgjedhje jane eksluzivisht te 1shit te partise, nuk mund te flitet per meritat e kandidatit me shume sesa per zgjedhjet e kryetarit. Veliaj ishte askushi per PS deri dje, ai neser behet kryebashkiak i Tiranes (1/4 te shqiptareve) fale Rames. Dmth Tirana do shikoje filmin "Rama's choice" per 4 vjet, ne mos me shume.

Ne sondazhin e IPR Marketin, Veliaj edhe pse ka rritur pak diferencen, vazhdon te jete aktualisht 10% me poshte koalicionit qe perfaqson. Kjo tregon faktin qe Rama ose beri gabim ne zgjedhjen e Veliajt ose me koshience i beri kurban nje perqindje te konsiderueshme votash per ta vene administrimin e kryeqytetit ne duart e specialistit te fiqve dhe MJAFT-it.

Paske kujtese te shkurter ..nje emer..Edi Rama!!

eshte vendi qe eshte i piset, sa me ne publik te jesh aq me shume te perlyen. Mbase e do t'i rrish skiç pisllikut qe te ruhesh. Kur i rri kundra te ndot njelloj si veten.

Absorbon-rrezaton Antipati....duhet me u pa nga dy anet ky emocionalitet negativ.

 Njerezit jane te prirur te jene negative dhe urrejne shumicen e dukurive jashte tyre si pasoje e deshtimit vetjak. Ndersa reflektojne mbi suksesin e Erionit si edhe faktin qe neser Ai do jete Kryebashkiaku i Tiranes, individet  kuptojne se skane bere asgje me perpjekjet e tyre personale ne jete e per kete duhet gjetur shkaktari ....Sigurisht Erioni per ti atribuar deshtimet personale deri ne fajesimin e tij. Mbasi e shan Erionin mire e mire, individi kthehet ne mizerabilitetin e vet i lehtesuar. 

Djale i Ri, i martuar me nje zonje te pashme e te kulturuar,  elokuent ne Prag te nje hapi te madh ne karrieren politike personale, gezon besimin e Edi Rames, politikanit me popullaritetin me te larte ne Shqiperi sot per sot....e si mund te mos e urrejne Peshqit Erionin ??????

aj absorbon-rrezaton gjith kte antipati

veliaj eshte i kalkulum, eshte produkt nuk eshte ide. E ke vu re qe dhe kur artikulon fjale nuk ben pauza, as merr fryme, idem si Basha, te dy matrioshka te liderve te tyre politike te cilet kane investuar ne ta dhe jo nje platforme te re politike. simetria eshte e dukshme.

disi risi ne kete fushate perben vetem Bojaxhi, edhe ky me ide ende te paperpunuara.

Nuk ngjan fare Basha me Vilajetin. Basha eshte Cuni i Bukur qe qesh qe ja kan sjelle cdo gje ne pjate dhe Dembel Stambolli, Vilajeti eshte ngjit tu u kacavjerr si klysh moce ne jete dhe ja ka arritur shume mire. Me habisin Shqiptaret kur ankohen per matrioshka te liderve politike......si cdo gjo ne bote jo ne politike por kudo duhet nje i modh me te mbajt ne sqetull me ec perpara. Kush do ti futet politikes duhet te jete patjeter pragmatist dhe i zhdervjellet.....intelektualet per shembull, nuk futen ne politike sepse sa here jan futur kan deshtuar.  

P.S. Gjergji e ka bo Oce-Oce ate te Sales ne kohe te vet, edhe me Ramen flirtues eshte se nuk ka shpetim.

po pra po ai modeli pragmatist nen sqetull na ka sjell ne kete produkt politik te tiranes e qeverisjes sot.

e thote dhe kolo, qe modeli i qeverisjes se meparshme eshte i deshtuar, pra matrioshka e ketij modeli eshte i destinuar te pjelle te njejten produkt, se i ka durt e lidhme

Nuk ka deshtuar modeli politik por ka deshtuar ideali qe keni per politiken ne mendjet tuaja. 

Ket 20 vjecar Tirana eshte bere metropol por plot me defekte....duhet te rregullohen defektet por te terheqesh ne Tirane 600 000 banore e ti mbash me pune e buke eshte sukses per shume si mua. Momentin qe do e kuptoni qe ajo qe shihet si deshtim per ju eshte sukses per shume te tjere po si ju do e kuptoni se nuk eshte problem modeli.

Shqiptaret kan zgjedhur masivisht  kete model qe eshte plot defekte. Bashes nuk ja pati fajin defekti i modelit por te qenit dembel dhe te pa-afte per te mbajtur edhe Tiranen edhe Partine. 

dmth basha vetem vodhi nuk beri pune, qe na con te legjenda urbane;

E kemi dëgjuar shpesh këtë frazë dëshpërimi. Jemi gati të pranojmë ta qeverisë qytetin një hajdut, mjafton të bëjë ca punë. E vërteta është që hajduti, sado punë të bëjë, punët e tij do të jenë në funksion të klanit të hajdutërisë, në përputhje me interesat e kërkesat e tyre, dhe, do vijë një kohë pas ca vitesh që do ua shohim hajrin edhe atyre “punëve”. Tirana e sotme, e pajetueshme, është pasojë e kompromiseve të vjetra me “hajdutët që do bënin dhe punë”. Pyesni veten, nëse do ktheheshit pas, duke parë qytetin si është katandisur tani, a do hidhnit të njëjtën votë?

ke dhe benefitin e nje komenti tjeter, po beje me pak te paqarte kesaj rradhe.

Me fal po a e lexove komentin tim me siper????

Kishte te bente me aftesine e jo hajnine. Basha nuk punoi ne Tirane sepse eshte njeri dembel dhe pati dy detyra njekohesisht, reformimin e Partise qe se beri dhe rregullimin e gabimeve te Rames qe si beri. Per kete sta ka fajin modeli. Ne se do ishte Olldashi per shembull i sjelle me te njejtin model do kishte punuar me shume per Tiranen.

Hajnia eshte ceshtje komplet tjeter....Pse e tolerojme vjedhjen pyet????

Ne  vjedhim sepse e shohim pasurimin e shpejte te ligjshem...dhe mungon denueshmeria.....nuk hyn modeli perseri....kte muaj kan perfundu ne gjykate ne New York nja 3 politikane te rangut te larte per krime financiare. Politikanet vjedhin por shteti duhet ti bej shembull...sigurisht nuk mund te toleroje vjedhjen popullorce se eshte shume shkalle me poshte.

Sa per modelin edhe njehere nuk ka vend te botes qe te besh perpara ne politike pa sqetullen e ngrohte te dikujt. I vetmi perjashtim eshte Revolucioni por per mua sic kan te drejte njerezit te kerkojne revolucion cdo fundjave per te adresuar ankesat e tyre ashtu ka te drejte edhe pjesa tjeter ti shtype me dhune kur i kercenohet thelbi i jeteses.

vjedhja eshte per te thene qe puna e ka klecken dhe bishtin mbrapa

un i jap me kredit bashes qe nuk ka bere sikur ka punu, me e ndershme, se sa pseudo punes qe do beje Veliaj neser, qe jane vec rrena e ide ne ajer.

cfare pune do beje per njerzit veliaj, kur te gjitha punet kalojne nga  hapsirat urbane qe jane blloku e zvogelu edhe nga kapiteni i vet, qe aq shume e adhuron, me leje ndertimi pallatesh. Nqs do prishi pallatet, qe nuk ka shanse, e vetmja rruge, jam gati qe ta votoj qe neser.

Ajo qe ti i jep KREDIT Bashes, te mos beje asgje i Hengri Koken Lulit. E kupton deshtimin e Bashes qe nuk guxoi te dilte perballe elektoratit por nxorri Halimin si gjynafqar qe te haje shuplakat qe ishin nis per Lulin.

Vetem me Budallekun e vetlejes te triplexit te kati i 13 qe un as e imagjinoja qe mund ta bote  Lulzim Basha deri ne fund te fushates do i pakesoje nja 13 000 vota Halimit te shkrete. Denimin per Keq-administrimin e Bashes Halimi ka per ta honger e jo Erioni.

Tirana ka hapesira urbane pa fund por jo tek Blloku por ndryshe nga ty mendoj qe te vihen para pergjegjesise fituesit e ardhshem te mos e dhjesin e mos ja boni lendine se nuk ka ca me bo.  Te pastrojne e rregullojne vendin se njerezit ankohen per pastertine e gjelberimin.

Pallatet i her nuk ka pune ti prishi Erioni kur jan ndertu ne truall te pronarit. Keto 20 vjet eshte ndertu me kuc e me mac e kush do me ndertu ne prone te vet ka te drejte ta ndertoje me  aq kate sa kojshiu i vet ligjerisht. Duhet te krijohen e zhvillohen hapesirat publike qe si ka bo asnjeri keto 25 vjet, RAMA perfshir por jo te bohesh zote ne toke te pronarit e ti thush se sdo pallat. Kush nuk do pallat te shkoje ne Linze ose Kashar e boll boni te zotin e tokes ne lagje te huj.

tirana eshte e mbarume dhe ngan si kandahar nga lart, cilesia e jetes eshte mizerabel. E vetmja gje e mire, nese mund te quhet eshte gjalleria dhe levizja kaotike pa plan e pa iman.

Pikerisht, Koncepti i te berit cte duash me pronen eshte ajo qe na ka sjelle ketu ku jemi sot, ne shkaterrimin e parikuperueshem urban e social dhe ne pamundesine e nje vizioni te perbashket per zhvillim.

Prona ne Tirane nuk u respektua, u pushtua dhe u tjetersua hajdtuce. Ti ke te drejte te besh cte duash me pronen perderisa respekton ligjet e shtetit. Ndryshe jeton ne komunizem se ne se nuk ke te drejte te besh cte duash me pronen ....ta dhurosh, ta shesesh, ta zhvillosh ate here nuk ke prone. Ne Tirane e Durres  u ndertua ne hapesira publike, u vodh toka e lulishtet nga Shqiptaret. Ti mund te besh pallat por me aq kate sa te eshte dhene leja e duke respektuar trotuaret si edhe distancat nga ndertesat. Kur ngushton trotuarin je pushtues, kur ja plas pallatin tjetrit para hundes je pushtues dhe dhunues i qytetit por keto dukuri ishin kaq te perhapura sa ngaterrohen me zhvillimin urban. Per keto krime ka faj pushteti qendror edhe lokal keto 25 vjet pa perjashtim.

ligjet jane, por planet urbanistike ndryshohen e amnistohen here pas here, qe cka na sjell te fakti qe tek e fundit ti ben cfare te doje trapi ne toke tende, mjafton te gjesh paret, kapitalin, hic po e njejta gje, prona eshte e shenjte.

ne kete prizem nuk shof ndonje gje ndryshe te te dy kanakaret kandidat, qe as te shofin gjendjen sic eshte nuk kane tentuar.

Nuk ka ligj te kete ndryshuar distancen nga trotuari por ligj qe ka mbyllur syte kur trotuari apo lulishtja eshte pushtuar. Pse ka ra ndertimi pa leje sot????? Dje kishte fadroma posacerisht per te nderhyre qe nuk u perdoren kurre se mungonte deshira per shtet. Kurse ne pronen e tjetrit nuk nderhyn dot perderisa ai respekton hapesiren publike. Nuk e di pse e cilesoni si te denueshme. Une ne prone boj pishine ose dyqan perderisa komshinjte e mij kan bo te njejten gje. Eshte deskriminuese ti thush tjetrit mos boj cte duash se une sjam dakort. Jo ti leviz ne vend tjeter nese eshte problem.

absolutisht nuk mund te besh cfare te duash nese bie ndesh me interesin publik.

terheqja e litarit mes ketyre te dyja ka anu rendshem nga e para te ne.

Perderisa nderton njesoj si komshiu jot nuk bie ndesh me interesin publik, thjesht duhet te zbatosh ligjet e qytetit. Por Tirana ka shume hapesira per ate pune e kujdes mos i dhjesin.....shiko Londren qe ta kuptosh cdomethene qe nuk ka hapesira mo.

konstatimi im nuk eshte vetem ne planin urbanistik, qe eshte me i dukshmi por dhe ate shoqeror.

Tirana eshte bo si ajo torta e festes se 100 vjetorit te pavarsise, ku te gjithe u sulen me morre nga nje cope nga nepsi i modh.

mos fol me siguri per londren.

Ja te tregoj ene i gjo tjeter. Rama ne fund te mandatit te vet shtrengoi planin urbanistik dhe ndaloi ndertimet ne shume zona te Tiranes qe deri atehere a per konflikte familjare a per mosdakortesi nuk ishte ndertuar ende si pershembull tek Avni Rustemi a ndonje cope e mcefme tek blloku.

Nuk mund te zgjohej Rama nje dite dhe te vinte moratorium per ndertimet ne zonat tradicionale qe kishin mbetur se kishte presion nga qytetaret, se nuk e kishte ate tager ligjor. Bamir Topi e sulmoi keq atehere dhe kjo ju kthye Rames ne bumerang ne zgjedhje. Duhej te studiohej zona dhe te negociohej me pronaret qe Rama nuk e beri. Sic nuk beri qe per cdo leje ndertimi te vinte detyrime gjelberimi qe ta kishte bo per vite me rradhe e jo kur vijne zgjedhjet situata do ish ndryshe.

Tirana e Shqiperia ka hapesira pa fund. Shif ne Google Earth qe neser tu kerkosh llogari politikaneve per te ardhmen.

Por, dhe nëse e bën, nuk mund ta lëmë ta bëjë duke gënjyer veten e të tjerët me legjenda urbane. Qeni i rrahur, mund t’i kundërvihet dhunuesit vetëm kur të jetë tërësisht i qartë për gjendjen e vet dhe kur të kuptojë që e kanë vënë pas murit, pa asnjë rrugë shpëtimi. Pra, tregojini qenit, që është i rrahur. Është e vetmja shpresë.

jo se nuk i kemi thene, por mjafton nje shkrim i kolos per ta rrezu perdhe gjithe keshtjellen prej rere te fushates. welldone koloreto

Ca lesh kandidati, aty votonet llogorja, ose thesi i miellit a vendi i punes. Te tjeret rrine ne shpi, e ia lene ne dore komisionit te festes. 

"Veliaj eshte i kalkulum, eshte produkt nuk eshte ide. E ke vu re qe dhe kur artikulon fjale nuk ben pauza, as merr fryme, idem si Basha, te dy matrioshka te liderve te tyre politike te cilet kane investuar ne ta dhe jo nje platforme te re politike. simetria eshte e dukshme."

Nice one. S'e kisha menduar ndonjehere ne kete forme.

Kjo shpjegon ate lloj antipatie qe rrezatojne qofte Veliaj, qofte Basha.

Po pra te njejten gje po themi.

Fakti qe Erioni edhe kur artikulon fjale e nuk ben pauza e as merr fryme per ty eshte antipatike kurse per mua tregon qe Erioni ka pasur profesor shume te mire ne Oksident qe i kane mesuar Artin e Debatit. Kete Art, Erioni do e perdori gjate gjithe jetes se tij e jo vetem ne politike, e shume njerez nuk e kane por preferojne komunikimin me duar e kembe, kelthitje e lebetitje. Nderkohe Basha pavaresisht antipatise qe ju perceptoni mori vota me shume ne Tirane se cdo kandidat i meparshem BLU, por e djeu me veprat. Ajo qe per ju eshte antipati per shume vete eshte terheqje dhe kjo provohet nga faktet.

Basha mori me shume vota se paraardhesit = jo-antipatik por bindes e terheqes.

Dakord, dakord, persa me perket nuk po jap gjykime "po", "jo", "i mire", "i keq", bardh apo zi... Thjesht po reflektoja

Albano, muhabet ketu me miqte, a mund te themi qe te dy jane oportuniste, parvenu, "scalatori sociali"?

ose karrierista, njoni e filloi me fiqte, tjetri tu punu kamarier qe 16 vjec.

te jesh i atille eshte ne mode sot, ku modelet individuale te arritjes e plotesimit te vetvetes jane me te rendesishme sesa interesi publik.

Te jesh edonist eshte ne mode sot. Eshte koha jone. Kenaqesia me cdo kusht. Te gjithe jemi pak a shume te tille. Prandaj edhe kjo politike. Shiko Italine, Greqine... nga keto qe kemi afer: Renzi, Tsipras, Vucic, Rama... Keta sikur jane marr vesh me njeri tjetrin.

Jemi brenda një rrethi vicioz...Ku të gjithë duan të ndryshojnë diçka ... pa ditur si, pa ditur pse, rrelativisht qëndrojmë ne vend, me të njëjtat probleme nën të njëjtin vizion gjysmak, plot ëndrra të mbetura te tilla...e njejtë politika, e njëjtë edhe mendësia.../

Fushata eshte e padurueshme sepse krejt inkoherente me shoqerine ku po zhvillohet. Edhe nje reklame per dobesim ka nje target me te qarte se fushatat e kandidateve me siper.

Qendrojme ne vend?! Absolutisht jo. Po ecim perpara. Duam s'duam, keto jane kohet me te mira per ne shqiptaret per te ec perpara.

#Po_ndodh_tani!

Me pelqen optimizmi yt! Ne fakt eshte nje multivitamine per ata qe jetojne ne Shqiperi, ndac nga qefi ndac nga halli. Duhen ato syze roze, ndryshe perfundon anasjellterisht tek reagime si keto te Fuges...pashe link qe solli Albano me lart.

Ama pare realisht dhe ne teresi (dmth te shohesh pyllin jo pemet) eshte e frikshme sa pak ndryshime pozitive ka bere Shqiperia keto 25 vitet e tranzitokracise, sidomos sa i perket aspektit te shtet-berjes dhe institucioneve/spirancave/motoreve shteterore, ekonomike e kulturore te cilet jane te domosdoshme per ta lokomotivuar nje hallve alla-xhungle si Shqiperia post-moniste ne nje vend/shtet/komb me kushte dhe aspirata per Evropen/boten e shekullit 21. 

Edhe krahasuar thjesht me veten ka ecur shume ngadale, per te mos thene ka bere regres ne disa aspekte. Hiq periudhen e monizem-skizofrenise (nuk eshte fair te masesh/krahasosh etapat e tjera me ate cmenduri) nese do kishte ndonje perpjekje serioze historike per te krahasuar disa elemente thelbesore te shtetit dhe shoqerise (drejtesia, mireqenia e njerzve, etj) nuk do ishte cudi qe disa prej tyre te ishin ne vend numero, ose vetem pak me mire/keq sesa fjala vjen ne kohen mbret-eksperimentale te Zogut apo dhe ne kohen e pushtimit otoman. Nese do dilte e vertete, kjo do ishte turp e skandal, krim nese mund ta ligj-kuantifikosh, qe dmth shqiptaret e Shqiperise pas nje shekulli pavaresi--dhe duke jetuar tashme ne eopkat e oportuniteteve ku gjerat levizin shume me shpejt sesa qemoti--te jene ne aspekte te tilla pak a shume sic ne shekujt e varileshtesise mesjetare te pushtimit otoman.

Ndaj them qe per juve qe jetoni ne Shqiperi duhet se s'ben nje pozitivizem roze si i yti. Shpresoj qe ta kultivoni ne nje fare aksioni shoqeror-politik, se ndryshe dhe juve nje dite do flisni si Fuga sot per halen e madhe qe iu ze frymen ne cdo cep smiley

Tirana e sotme, e pajetueshme, është pasojë e kompromiseve të vjetra me “hajdutët që do bënin dhe punë”. Pyesni veten, nëse do ktheheshit pas, duke parë qytetin si është katandisur tani, a do hidhnit të njëjtën votë?

E ka thene shume bukur Koloreto kete! Por kaq ama.Ka ardhur koha qe te rritet dhe Koloreto, e kam fjalen opinion-profesionalisht. Rame-zhgenjimi i tij ishte i pashmangshem, sic per cdo njeri qe pati dy fije integritet (ashtu si dhe Berishe-zhgenjimi para ngjale-zhgenjimit) por nuk mjafton. Koloreto ne kete shkrim mjaftohet duke thene "jane te gjithe njesoj", bile duke futur ketu ne nje thes p.sh. si kukullen e Rames dhe te Bashes dhe Bojaxhiun i cili p.sh. konkuron dhe flet per vete. Natyrisht qe keta s'jane njesoj, si qenka njesoj ne kete pikpamje Veliaj dhe Kosova me Bojaxhiun?!

 

Rritja e Koloretos dhe opinionberesve te tjere te pashitur do vije kur keta te kene guxim (apo mospertese) te artikulojne dicka pozitive dhe konkrete, dmth to advocate for change and to actually say something concrete, not just to vent off. Ketu ndryshon fundja dhe nje koment anonim ne forum nga nje artikull i nje opinionisti tashme te stazhionuar.

Jemi brenda një rrethi vicioz...Ku të gjithë duan të ndryshojnë diçka ... pa ditur si, pa ditur pse, rrelativisht qëndrojmë ne vend, me të njëjtat probleme nën të njëjtin vizion gjysmak, plot ëndrra të mbetura në tentativë...e njejtë politika, e njëjtë edhe mendësia.../

" legjendat Urbane "
Fjale te medha o kavir , po flasim per nje qytet qe idhulli jot Rama na e ktheu ne hale o kavir , legjendat urbane smiley o kavir djali , bishti i flokeve nuk eshte mode ne ate qytet ku duhet te qesheth zerro o kavir djali .

Kavir?

Eeee...kavir , ste pelqen ty ?

boj qef ne franc, boj.

koleget po luftojn dhemb per dhemb ne fushat, kudo si ndodhen, ne miras e perparim, bradashesh e moker, gruemir e burrikeq, shkoder e lapardha, myzeqe e dukagjin, alidem (tr) e alidem (vl), kurse ti jep naj direktiv nga parisi e kana, provansa e montekarlo...

Po pra qejfi modh , pese dite pese sherre , edhe kur ble zigare duhet me i thone Marlborooooooooooo se po i the Marlboro si gjithe dynjaja harroje se ta japin , vetem tek " Shofer " dhe " dakord " skom bo llafe deri tani , popull legen , o Frengjisht o ska.

Une jam me Kinen: kryetaret e Bashkive i emeron partia. Populli eshte paraprakisht dakort. Keshtu evitohen edhe gjelozite.

 

Pse ky kombi yne i vjeter, keshtu sote

 Te grindur e te xhindosur, me shoshoqe

 Arratisur e c'perndare , neper bote 

 Sa shum helm e sa shum dhimbje, kjo toke 

Leshuar, si qeni gurit, per nje cope 

Burra si te ksaj seneje, sgjen ne bote 

Demokrate a c'dreq t'i quash, jane te kote

Kemi zgjedhje o komb, na rruash, per ate bote 

Tutje, plot  kemi derguar , ...vet shendoshe ! 

Kendoi se c'molloisin , a e shofshe ! 

Serbeze e te kapardisur, ...fendeftohte ! 

Ne nje blog te pa potisur, peshq mbi shoshe 

Te ka zene hall rende , ti duroshe 

 Se per mendje, je i lire, qe dhe dreqit t'ja dhuroshe ! 

Me mire qaji persegjalli ..., te shpetoshe ! 

Kontributi qe po japin s'vlen ....nje groshe 

Për shembull, nëse kandidati premton fusha sportive, ku do e gjejë tokën? Ku ka më hapësirë për fusha e parqe në Tiranë? Cilën kullë do prishë për të ndërtuar fushat e basketbollit? Sa do kushtojë? (Meqë ra fjala, në këto çaste që po flasim në Laprakë po ndërtohet mbi një fushë basketbolli një kullë shumëkatëshe, pas disa tjetërsimeve e legalizimeve të pronës. Siç janë zhdukur një pas një të tëra fushat e parqet.)

Prandaj dhe presori thote se tirana ka marre fund .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).