"Shkopinjtë e shqelmat mbi Facebookistat, janë shumë cinikë kur të jepen nga një Polici e paaftë për të vënë rendin e për të luftuar hashashin e tritolin".

Para disa ditësh, një grup njerëzish protestuan te rruga e Kavajës në lidhje me vrasjen e Ilia Karelit. Policia i shpërndau me një dhunë të shpërpjesëtuar (mbase duke testuar shkopinjtë e rinj të gomës, ardhur nga Turqia, ndoshta me CV të pasur në sheshin Taksim). Një gazetari iu fshinë pamjet nga celulari, dhe madje ky edhe u dhunua. Episodi thuajse nuk u dha në media, subjekte e individë rendën për të marrë lavdinë (e një akti pa shumë lavdi, gjithsesi), ndërsa thuhet se vetë drejtori i policisë i kërkoi falje gazetarit. Kjo ngjarje, vlen sidomos për të parë shtresat e abuzimit në shoqërinë, institucionet e individët. 

Hallkat e abuzimit, në 1 episod të vetëm 

Abuzimi më i dukshëm është ai i policisë, që duket sikur kërkon të testojë mbi njerëz të gjallë aftësitë e veta reaguese. Grupimi, shumica qejflinj Facebooku nuk kishte ndërmend as të shkulte pllakat e rrugës së Kavajës e as të kryente akte vandalizmi. Shkopinjtë e shqelmat mbi Facebookistat, janë shumë cinikë kur të jepen nga një polici e paaftë për të vënë rendin e për të luftuar hashashin e tritolin. Por, jetojmë në një shtet abuziv, një shoqëri abuzive, me rekord të frikshëm abuzimi ndaj protestave (21 janari, qershia mbi tortë), ndaj kush dhe ku mund të ankohet ndaj abuzimit të shkopinjve të gomës? Djegia e një flamuri grek, që është një tjetër lloj abuzimi, abuzimi me urrejtjen. Abuzimi i turmës së verbër që ka dalë në atë shesh e motivuar keq. Çështja Kareli nuk ka të bëjë me nacionalizmin, ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës, me ksenofobinë dhe me paaftësinë e shtetit shqiptar për të dëgjuar hallet e shqiptarëve në një vend fqinj. Abuzimi tjetër ishte me median, njëkohësisht me individin dhe me lirinë e informimit. Policë që të fshijnë pamjet e gazetarit nga celulari? Nuk ka asgjë më shumë në vendet gjysmë-diktatoriale. Kësaj i shtohej edhe abuzimi i vetë mediave me mosdhënien e lajmit. Ndërsa nuk ngurrojnë për të mbushur lajmet të bëjnë live lidhje nga Vlora për 1 orë rresht, vetëm për një ceremoni emërimi prefekteje, asnjë prej tyre nuk ka mundësi jo për lidhje live, por as për kronikë. Kjo tregon që media përfundimisht është palë me më të fortin, në abuzim të misionit të vet, dhe të publikut prej të cilit gjallon. Abuzimi tjetër është i atyre që tentuan ta kthejnë në kapital politik një shfryrje pasionesh kaotike. Ky është abuzim në rradhë të parë me ata pjesëmarrës që dolën aty jo për t’u përdorur si kapital, por thjesht nga ndjeshmëria ndaj një historie njerëzore, si ajo e Karelit. Vetë ngjarja e Karelit, është një tjetër vargan abuzimesh, që kur ishte jashtë e deri në momentin e fundit, çka tregon që abuzimi, është marrëdhënia bazë në shoqërinë tonë të sotme.

Frazat e abuzuara

Çdo gjë tek ne abuzohet. Deri edhe te komunikimi. Një i arrestuar për rekrutimet në Siri nxitoi të thoshte që ky ishte një arrestim politik(!?). Frazat “sulm politik” ose “akt i motivuar politikisht” përdoren aq rëndom, nga kushdo që kapet gafil e nuk ka asnjë argument për të dhënë. Abuzimi me këtë argument nuk ka bërë gjë tjetër veçse të sfumojë edhe rastet kur akuzat vërtet mund të jenë motivuar politikisht. Por përveç raportit me institucionet, abuzimi ka ngërthyer prej kohësh të gjitha format e marrëdhënieve civile. 

2 gra në dritare

Rasti më tragji-komik i raportuar në media së fundmi, është ai i dy vajzave të mbetura të izoluara në katin e 4-ërt, sepse nuk kanë me se zbresin. Shkalla është “privatizuar” prej kohësh, që kur pronari i pallatit ia shiti katin e parë dikujt. Ky dikush ka vendosur t’i ndërrojë destinacionin, duke e detyruar një familje të ndërtojë shkallë emergjence nga jashtë pallatit për të dalë nga banesa. Nuk besoj se ka forma më të pastra se kjo të abuzimit mes qytetarëve. Kushdo që e ka një mundësi abuzimi, e përdor, ti vrit veten po deshe. Tashmë shkallët e emergjencës, të konsideruara abuzive nga INUK janë shembur, dhe vajzave ua çojnë ushqimin me litar.

Klasifikimi i abuzimeve

Abuzimi është kthyer në formën parësore të marrëdhënieve njerëzore, qoftë në punë (sa vetë abuzohen, shantazhohen, vihen të punojnë në kundërshtim me kontratën e kodin, e nuk kanë asnjë rrugëdalje veç të pranojnë të ngordhin urie), qoftë në familje (burrat pijanecë, gratë e fëmijët e dhunuar, vajzat e konsideruara si të dorës së dytë, pleqtë e zhvatur e të përzënë nga shtëpitë) në rrugë (dhunë verbale, shkelje të hapësirave, dëmtim prone, grushte e dhunë) në komunitet (hapësirë për t’u mbushur vetë me historitë e komshinjve tuaj) apo abuzim me postin e detyrën (hapni një gazetë të rastësishme). Po si kemi mbërritur deri këtu?

2 kushtet abuzive

Nuk dua të besoj se është varfëria që na bën abuzivë. Jam i prirur të besoj që janë 2 shfaqje të karakterit e formimit njerëzor: Injoranca dhe arroganca, baza mbi të cilën kemi ndërtuar shoqërinë tonë abuzive. Zakonisht këto shkojnë bashkë, dhe nuk para pyesin për gjendje sociale e ekonomike. Përkundrazi, arroganca është një shfaqje ekskluzive e të kamurve të rinj. Por, jashtë karakterit njerëzor, dy mënyrat e vetme për ta mbajtur në kontroll abuzimin e njeriut mbi njeriun - sepse këtu reduktohen të gjitha marrëdhëniet abuzive, qoftë dhe ato ku merr pjesë shteti - janë kultura civile dhe frika. 

Kultura qytetare, si abuzim i pa-aplikuar

Kultura civile, është termi i parë që më vjen ndërmend për të përshkruar atë vetëdije qytetare në lidhje me raportet dhe shmangien e abuzimit. Ne kemi trashëguar një koncept që vlerësonte individin që ndërton raporte të shëndetshme me qytetin dhe individët e tjerë, duke e quajtur thjesht “njeri me kulturë“. Mund të quhej dhe edukatë qytetare. Në të vërtetë është vetëdije qytetare. Njeriu që e ka në dorë të kryejë një akt abuzimi, por nuk e bën, sepse është në gjendje të vlerësojë që kjo dëmton shoqërinë, dhe në kthim edhe vetë atë në plan afatgjatë. Ndaj jam i prirur ta shoh më tepër se si kulturë, një mospërdorim i mjetit abuziv. Është më tepër logjikë se frikë. Frika, do të ishte mjeti tjetër efikas i shmangies së abuzimit. 

Frika, si mundësi por dhe si frikë 

Një shoqëri e suksesshme i ka ndërtuar mjetet e veta të frikës, që nga kuadri ligjor, tek zbatimi rigoroz i tij, raporti i ndëshkimeve me shkeljet, e deri te ndëshkimi moral i një shoqërie që të bën të ndjehesh keq, nëse je një abuzues. Në shoqërinë tonë frika, është mjeti i vetëm kontrollues i abuzimit, por, që nuk është ndërtuar si një marrëdhënie e qytetarit me sistemin, por e qytetarëve mes vetes. E vetmja mënyrë, për shembull, për të garantuar që të të lënë shkallën e lirë kur ti ke apartament në kat të katërt, është t’u fusësh frikën abuzuesve. Tek ne nuk ka frikë nga ligji, por nga individi që mund të ketë në dorë ligjin në një moment të caktuar, për ta përdorur kundër teje. Nëse je në rregull me individët që e kanë këtë pushtet, je i çliruar nga frika e ndëshkimit, dhe mund të abuzosh sa të duash. 

Ok, këto dihen sepse jetojmë në këtë realitet abuziv përditë. Lexuesit, si gjithmonë, do të kërkojnë zgjidhje. (Edhe pse, kur vjen puna te votimet, ti mund t’ua tregosh të gjitha zgjidhjet, por kjo s’do të thotë që vota e tyre do ndjekë logjikën e zgjidhjeve). Zgjidhja, vjen vetiu. 

Abuzimi, si fund ose fillim

Abuzimi, në thelb do të thotë përfitim. Përfitim nga prona që s’të takon, nga koha, paratë, hapësira, idetë, nderi, puna, që nuk janë të tuat por të dikujt tjetër. Ti e ke mundësinë ta zesh në mënyrë abuzive atë që s’të takon e të përfitosh nga pushteti i përkohshëm i dhunës, i pozitës, i njohjeve a i parave. Por, gjërat janë të fundme. Pronat, tokat, paratë, hapësirat, do të vijë një moment që do shterrojnë, e s’do ketë më çfarë të abuzohet. Ky është momenti ku kanibalët nisin të hanë njëri-tjetrin. Po zgjidhja, do pyesni ju?

Zgjidhja është te ky paragrafi i fundit, vetëm se duhet ta thoni ju e jo unë. Është fjalia e parë që të vjen në mend, pasi ke mbaruar së lexuari.

_______

Piktura ilustruese eshte "Premotition of Civil War" nga Salvador Dali.

18 Komente

A si, a more Dali djali.  Per saktesim, revista Klan kishte buon sens-in te vendoste nje ilustrim nga The Simpsons.

Sa per artikullin, sinoptike e ezauruar.  Shqyej thesin e prape fut brenda.  Arrno thase, e prape shqyej e keshtu kaq vjet. 

Abuzuesit me A te madhe t'i kap ligji e t'i rrasi brenda.  (Ne burg, jo ne thes.)

Tangjent, ne nje teme tjeter ishte nje link (kortezi e Fiqos) e Balles ne stadiumin e Bernabaos.  

Më falni miqtë e mi. Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, ju del juve të bleni biletën dhe të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ju del ju të bëni gallatë me të ardhurat tuaja dhe të shkoni të shikoni ndeshje?! Ne kemi krijuar një elitë të korruptuar. 

Abuzuesit me A te madhe t'i kap ligji e t'i rrasi brenda.  (Ne burg, jo ne thes.)

 

ligji ne vetvete eshte abuzim. 

Kjo pune zgjidhet keshtu, gjobit disa nga abuzuesit e fuqishem, burgos disa nga abuzuesit arrogante, dhe shtrohen vete te tjeret. 

Per saktesim, revista Klan kishte buon sens-in te vendoste nje ilustrim nga The Simpsons.

E pra. Kur e pashe, une hajvani per nje moment kujtova se revista Klan botohet per tu lexuar nga shqiptaret, nderkohe qe shqipja qenka vetem koincidence e afeksionit qe ka per kete gjuhe drejtori i "Springfield Historical Society".

mua me interesoi ajo revista perbri, me nje playmate iris shala.. tani po e hulumtoj rasti me ne hollesi (avaxhome pike ws)

Shpresoj te pershtypjeovi teksti dhe fotoja e cices te fotomodeles shala.

Seriozisht, mediat tona jane te fantaksura per manine e fotove lakuriqe ne faqet e tyre, te vjen turp te te shikojne koleget e huaj duke lexuar mediat shqiptare, duken si faqe gjysem porno, sikur i menaxhon berberi i Peshkut.

Premotition??????

 

Moi, je suis contre la liberté, je suis pour la sainte Inquisition. La liberté, c'est la merde, et c'est pour ça que tous les pays sombrent à cause de l'excès de liberté.

As for me, I am against freedom. I am for the blessed Inquisition. Freedom is shit, and that's why all these countries founder, from an excess of liberty.

Salvador Dali
L'Express
June 12, 1975

shkau gau dora Tiku, nga premonition tek premotition...mbase subkoshiencerisht isha duke menduar per tits, ose patate, ose per ty

Nuk prish pune Xhititi, ka rendesi te mendosh koshientiterisht per Shpetitim Taliun, per konceptitin e Libertetitit qe ka Taliu si i Tjathtite antitikomunistit shpetitues nga komunistititet.

 

para ca ditesh nje grup te rinjsh ,protesttuan te rruga e kavajessmiley pse jo tek ajo e durresit? kishte ndonje gje tek rruga e kavajes!!

asnje stacion nuk e dha lajminsmiley  pse keshtu,apo nacionalizmi   eshte armik i shqiperise dhe i fqinjeve  ka thene shekspiri,,

dhuna e police ishte maksimale.u dhunuan dhe gazetaret.    dhe ne kujtonim se policet tane nuk kane takat!

"Më falni miqtë e mi...."

Pandi i shkrete megjithse flet rralle, prap ndonje trung pret. Me mire mos flit fare, bej shenja me gishta, aty ka me liri interpretimi. smiley 

D si droge me pre. Bravo cuna!

Dokumenti i SHISH dekonspiron trafikun e droges: Beluli e con hashashin e lazaratit me furgon Veko ne Gjader dhe ja dergon Pjerit me avion te bardhe si kokaina: 

"Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07;00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit. 

 

Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.”- thuhet në shkresën e SHISH

Jane mickonja, tha qeveriu. Jane rrit e bere sa nje ...aroplan nga mungesa e sperkatjes. Te pakten te kishin thene qe jane UFO. 

Te zevendesojme radaret me pete lakrori se petet hapen me shpejt se radaret - tha Rilindja.

Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit.

E ca pret nga radaret e Saliut. 

.

Edhe me thane qe Kaviri shume i zhgenjyer nga Rilindja.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).