Mesa duket familja ime paska qene me pushime ne nentor ne Shqiperi dhe nuk e paskam ditur! Dy here ne vit ka ardhur fature me konsum 0 kW dhe fatura tjeter me shumen e akumuluar ne 2 muaj; pra paguan me shume me tarifen e dyte (mbi 300kW). Asnje zgjidhje dhe problemi perseritet. Pergjigje komplet irracionale, arrogante dhe te papergjegjshme te atyre ne kontakt me klientet. Turp dhe joseriozitet per nje korporate si CEZ qe me menyren me te trashe dhe sistematike vjedh konsumatoret familjare ne kete menyre. E di se nuk jam i vetmi me kete problem por thjesht desha te nxjerr ne pah nje problem qe per disa nuk eshte interesant persa kohe nuk permenden interesat e ndonje te rendesishmi ne Shqiperi, por ky problem godet mu ne balle jo vetem ekonomine por dhe dinjitetin qytetar te shume familjeve qe urtesisht dhe me qytetari paguajne sherbimet qe perdorin dhe detyrohen te perballen me fytyren e shemtuar te CEZ!

31 Komente

sistemi qe hajduterine dhe mashtrimin e ka vene ne themel te tij, te tilla gjera do prodhoje. 

ca ka gabim kjo fatura? eshte nje tarife fikse sherbimi...dhe taksa kombetare per televizionin.

Do doja dhe une te shprehja indinjaten time per marrejen e faturave te tilla. Por, nuk ka shanc te marr nje te tille, bile vazhdoj paguj rregullisht per perdorim fiktiv shumicen e vitit....

VCLP!!!

fatuura ka aturbuu vetem tarifen fikse te sherbimit, dmth ca i perket rrjetit apo matesit...

po ky miku thot se ka konsumu gjat atij muji.. problemi osh se e lexojn nji her po e nji her jo.

dhe ajo e mujt qe slexonet kalon ke muj qi lexonet duke kalu nji limit qi rrit cmimin e energjis per cdo kilovat t'konsumuar.

po te lexonej muj per muj* ai limiti qe rrit cmimin e en per cdo killovat tkonsumuar mund te mos kalohej... pra do te pagunte me pak... dmth aq sa realisht i perket sipas ligjit.. kjo qi ben cez osh mashtrim.. dhe duhet te ket ligje qi ta denojn... po ne e kena shtetin te drejtu nga kokcepa....

 

*se nuk di apo jo nese ka kontrata qi e bojn leximn nje her ne dy muaj...

posht korportat hajdute

posht monopolet

lart konkurrenca

hahaha... dmth njerzia n'Albani pagun 100 lek cdo muaj per tv? per TVSH apo edhe per ato qe  i qujn kobtare, si tapcanel dhe klan? smiley

LSI smiley

Keta jane dhe te paafte. Une i kam vene llogarine e rroges qe t'i marrin leket automatikisht e te mos caj derrasat neper sportele. Me erdhen dje, me fiken automatin poshte, dhe me thane qe s'kam paguar. Shkova ne banke dhe gjithcka ishte ne rregull, ishte paguar. Eshte e dyta here qe ma bejne, nderkohe qe, edhe po te mos kem paguar, kane detyrimin te me njoftojne dy jave para. Idiote hesapi.

shhhh, mos i shaj pra bashkekombasit se del nami pastaj ne Evrope qe shqipot jane te paaftesmiley

S'thote njeri qe s'duhen thene gjerat qe jane. Mjafton te mos thuhen gjerat qe s'jane, ose te mos teprohen e te pergjithesohen. Kam kater vjet qe i paguaj nga banka e s'kam pasur probleme. Ne gjashte muajt e fundit ma kane bere dy here kete problem.

Kjo gje me ka ndodhur mua perpapra nja dy vitesh. Ka qene pikerisht muaji nentor kur fatura me erdhi vetem 250 leke (ndricimi i shkalles, taksa e televizorit) nderkohe qe une kisha shpenzuar dhe pastaj mbas nje muaji me erdhi nja 15000 leke. Bera llogaritjen e  diferences midis kilovateve me cmim te reduktuar dhe te atyre me cmimin normal dhe me rezultoi se me kishin vjedhur te pakten 2000 leke. Shkova tek qendra e tyre dhe plotesove formularin e ankimit. Ishte nje remuje e vertete ku i pari nuk e merte vesh te dytin. Nejse dorrezova ankese aplikimin dhe me thane qe duku pas nja 2 javesh te marresh pergjigje. Shkova dhe me priti me demek nje shef!!!! Mbasi u njoh me problemin dhe ku rezultoi se ankimin tim as qe e njihte, me tha mos ki merak se ne muajin pasardhes ne do te te zbresim 2000 leke ne fature. Kaluan jo nje po disa muaj dhe asgje ndodhi. Nuk shkova me pasi nuk desha te demtoje shendetin dhe sigurisht e pranova vjedhjen. 

smiley

po pse more, ben shqiptari per 2000 lek?  smiley

Marshalla TVSH-ja O-:

Nga gjithckaqe ka kjo fa(K)tura mua ajo pune e pageses per tv me duket shume idiote. Si ka mundesi qe nuk i japin nje drejtim, kur gjithe njerezit paguakan nga 100 leke te rinj??

ca ka per tu cudit, jane fatura aforfe, apo pse nuk ka sahate nuk duhet me faturu fare.smiley

 

ore ,nje pyetje kam une nga salla; pse vazhdon te quhet cez kjo ndermarrja?  

sikur u shtetezua me duket,, apo u duket emer i bukur 

http://cezshperndarje.al/index.php?idr=1...

Me nje vendim te vitit 2013 paska kaluar ne "Administrim te Perkohshem" (qe nuk do te thote asgje), normalisht besoj pronesine me "76% te aksioneve e mban kompania ceke CES a.s."

Ka dhe keshtu...qe ne shtator 2011 jam debitor sepse gabimisht kam paguar nje fature te te njejtit muaj.Muaji pas ardhes ka vlere me te vogel,pra kam paguar rreth 200 lek me teper,por sipas CEZ jam debitor.Arsyetimi ,sistemi kalon vetem faturat vlera e te cilave perputhet me pagesen.Megjithese kam paguar me shume,megjthe ankesat zyrtare(5 te tilla) vazhdoj te jem debitor.Kjo eshte administrata e CEZ...

korporate hajdute?!! pupupu çpaska ngjare keshtu...

pse ça e dini ju cez organizate bamiresie?

Mua per Dhjetorin me kishte ardhur fatura 180 mije leke, pyeta keta te shpise : po mire mo u thashe 24 ore dritat ndez i paskeni lone kshu ? Jo me me thane , ne ishim me ty ne Gjermani gati gjithe Dhjetorin , qeni mendova , ai duhet ta kete mbajtur gjithe kohen kondicionerin ndezur  smiley

Kerkova dhe nuk gjeta ne websiten e ketyre, se cfare matesash perdorin, specifikime teknike e kam fjalen, dhe cfare certifikimi ju kane bere ketyre matesave kjo kompani "shperndarjeje". Ky eshte nje problem tjeter qe ekziston, dhe me ben te dyshoj se keta kane vene dhe nje sherbim ne dispozicion ku gjasme mund te ankohesh per te bere ri-kolaudimin e matesit. Pra e kane te qarte qe keta matesat jane skarco me sa duket... 

Po jo me matesin ne rregull e kam une por sic duket kane ardhur me e kontrolluar sic vijne cdo muaj dhe skane gjet njeri ne shpi dhe ja kane fut 180 mije leke nderkohe qe une cdo muaj varioj nga 70 deri ne 90 mije leke qe paguaj .

Edhe mua njesoj me ka ndodhur...

Nga njera ane kane faj se veprojne si hiena. nuk ua mban bytha te merren me arushat e malsise dhe ngopen me mish te bute qyteti.

Nga ana tjeter nuk kane faj se keto jane rregullat e pyllit. Hiena te ha po te gjeti te dobet. Po te funksionte shteti ligjor dhe te mos vidhte njeri, hienat do te ishin vetem ne zoo.

Shume e vertete sh bido,po ne fund te fundit fajin e ka Berisha.

ne tham se ishte vetem e jema e zeqos e thartume, po qeka thartu ene zeqo dora vet

...apo ky osht version post-modernist i fabules

Zeqo, nga njehere, coku thua gjera me mend,.... krejt padashje !

.

Nga komentet ketu, del se CEZ-i do t'kete luajtur mendsh, ose qeveria i ka kerkuar me shume taksa. 

Pse ka korparata jo hajdute, kur nuk funksionon ligji ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).