Ne, punonjesve te administrates, nuk e di ne privat, na kane kerkuar te japim nr e kontrates se librezes se energjise elektrike, per te verifikuar ne jemi debitor ne pagesen e tij. Nuk ka ndonje menyre tjeter per t'i verifikuar keto pagesa? Nuk eshte me e arsyeshme, qe te nxirren emrat e individeve qe jane debitor dhe te behen verifikimet perkatese vetem per ata, por duhet te perfshihen te gjithe?

Nuk eshte se me kushton shume te coj nr e kontrates, por pyes per te kuptuar si behen keto verifikime.

38 Komente

Kane database dhe cdo abonent e kane aty. Une jam regjistruar online dhe i shoh faturat e mia online. Po varet se ne emer te kujt eshte fatura, ndaj e bejne, si duket. Ti mund ta kesh ne emer te babait dhe nepermjet teje duan te detyrojne pagimin. Ne privat s'na i kane kerkuar.

Nuk ka asnje Arsye . Eshte Plotesisht artificiale ose si problem ose si Praktike .

Ka lexues ( faturiste ) ne cdo lagje e rruge . Dine me Imtesi edhe c'paisje kane edhe sa harxhojne edhe kur do shkojne me leje . Pine dhe kafe me te zotet e shtepive . Ata dine kush eshte debitor e kush JO ! Keto jane masa Drejtorucesh karieriste , dava Langaraqesh qe bejne Presion e spekullojne me Postin per tu paraqitur si te zellshem duke abuzuar me Postin .

Kush e ka ne varesi ate Institucion qe aplikon keto lloj "detyrimesh " ndaj punonjesve duhet paralajmeruar urgjentisht dhe rastin me te vogel duhet shkarkuar . Rama duhet ta ngarkoje edhe per me tej  ne se Perben kercenim per Personalitetin e punonjeseve dhe shkakton pakenaqesi .   

Sejcili ta beje detyren e tij dhe ta Beje Mire . Shkartisni faturiste cdo tre Muaj ! Kontrolloni Legenet hajdute  Pergjegjes te  babasqapit qe mbulojne Instalimin e Matsave .Sidomos Afatet pas Lidhje  se Kontrates . Jane Matrapze Klasi !

Ne se pruresja e ka seriozisht dhe nuk eshte "material porosites " Ti thote kategorikisht JO titullarit dhe ta denoncoje !

Seriozisht ? 

Aha, une tashme e dhashe nr e kontrates, pasi me mori drejtoresha ne telefon dhe ma kerkoi. Mesa pashe une sot ne pune, kjo ceshtje ishte marre shume seriozisht nga drejtuesit, sa gati te dukesh sikur do beje krim po mos t'ua jepjen nr e kontrates.

Eshte thjeshte nje menyre me heq njerezit nga puna. 

Shume mire ke bo qe e ke dhene. 

S'te heq njeri nga puna se s'ke paguar dritat. Ke gjykate administrative per ate pune tani. E bejne qe te paguajne dritat, sepse dhe ata qe jane me rroge shteti nuk i paguajne. 

Normalisht nuk te heqin. Normalish as nuk t'a kekrojne kete informacion se nuk kane te drejte. Po jo cdo gje ndodh sipas normales ketu. 

Cfare lesh gjykatash fol? Jane heq njerezit pa asnje sebep e motivacion e jan mbush administratat me koqe kanari, duke fillu nga koka e deri te komet.  

Nuk te heq per dritat, thashe. Nuk te heqin dot pa arsye. Po gjeten arsye, sigurisht qe do te te heqin, ndaj dhe u shty gjykata administrative. Po me gjykaten administrative do te jete ndryshe, duan s'duan.

po mire ke bere qe e ke dhene po hajt.

cpo te duhet te kruhesh kot

Thone qe po te kerkun numurin e komes, domethone qe do te te nxjerrin ne rruge. Eh popull lamash qe jeni. smiley

Or PF une se di ca pune bo Adria, por kta drejtorat e rinj jane si shkrepse mer yahoo.

Nuk i ka ardh radha hallexhinjve me u rebelu akoma.

Sebep duan per te te qeruar prej pune. E ku do mbytesh ? Apo skane instalu nje si fryme fronti popullor me kontroll te imet te detajeve idiote : a me shef shtremet, me ke bo muhabet, pse vesh cizme.

Normale, sepse profesionalizmi ka qene kriteri i fundit per te perzgjedh drejtuesit, dhe shumica tyre sdine nga lidhet gomari dhe shkrepin kot per vogelsira.

PAstaj qe thu ti PF , ka vajt shume lart pazari.

U interesova per Cetin, se thashe ta fus me i pune mutin se ngeli m'lloto. Ene u interesum meqe ka maru ne shkollen e nalte  ke Kristali  me korrespondece smiley  Kish vajt 5 milion leke per nje pune 500 mije leke/muj rroga mer PF.  Kshu arsimin se kishin problem, ta kesh si ta kesh.

Ti thu tani Adria te boje numra per kontraten e dritave

pffff

E mi Ruzhdie, cfare t'iu bosh juve? Se ju s'keni nji hall, po shume halle. Jeni bo si plaka ime kur shko ke doktorri. "Cfare te shqeteson?" e pyet doktori. Ene fillo plaka "kam nje shtrengim ne zemer, komen e djathte mezi e leviz, syri me ka hedh rrathe, njeri vesh me ben piiiiiiu gjithe diten dhe urinoj shume shpesh". Mire, i thote doktorri. "Mer kete letren dhe shko boj analizat komplet ne spital". Sa vje pergjigja e analizava e ka harru edhe plaka per ca ankoheshe.

.... smiley 

S'ka te beje fare me mentalitetin e sqeperve  te babasqapit per te "heq nga puna " .Ka te beje me presionin mbi " figuren morale " te punonjesit  per ta "diskretituar " dhe sa te mund eta imponoje per te paguar ne se eshte nga ata qe nuk paguajne . Erdhen persheshet e Trahanase !

Poshte Qveria Rama .Tahiri ka Dashnore !

Shkelje flagrante e Nenit 33 te Kodit te Punes (pervecse shkelje edhe e shume ligjeve te tjera) 

Neni 33: 

Punëdhënësi, gjatë marrëdhënieve të punës, nuk duhet të mbledhë informata lidhur me punëmarrësit, përveç rasteve, kur këto informata lidhen me aftësitë profesionale të punëmarrësve ose janë të nevojshme për zbatimin e kontratës.

 

this turns us back in time, para 2005 kur nuk paguheshin dritat as neper tirane qender, dhe qeveria socialiste i boni njerezit e administrates te tundnin librezat e dritave ke zyra personelit;

sic duket do jete ideja e ndonje te rilinduri qe e man men stilin e vjeter  smiley

Ruzhdije, se ti i shkoqit qarte gjerat ketu, se po e lexoj kete temen e spo e kuptoj?! Ca ju kerkojne te puna? A ke pagu dritat ? Right ? 

ka shtet o Moz smiley

naten smiley

Po si do t'zej gjumi pa m'sqaru moj smiley naten. smiley

Kjo nuk eshte ideja e 2005 . Kjo eshte mase qe u mor ne vitin 2000  kur Administarta qe mbushur me Levendet e babasqapit te 97-98  ne pamundesi ti largoje sepse ishin vemje e Servile te nje Lloi qe as te shkon ne mend . Atyre u jepej "porosi "  per aksion Guerril "mospagimi energjise " Ishte Koha kur  Babsqapi leshonte Ulerimat ne Veri , i ncizuar me Ze e Figure ! Mos Paguani Energjine e harxhuar smiley

Dhe asnjehere  nuk u shoqerua me "urdher "' per Largim nga Puna .

Kete e pasoi qeveria Dhjerokratike e sqapit mbas 2005 te shoqeruar me Urdher " deri largim nga puna " , gje qe ndodhi ne Praktike !

Gjithsesi nje Punonjes i Shtetit qe nuk paguan rregullisht detyrimet ne kete fushe eshte e pakutpueshme . Dicka nuk shkon ! Por Infon duhet  ta japin organet qe pergjigjen per Debitoret !

Mundet , mundet , perseri te jete nje "porosi " per aksion Gueril si puna e tritoleve , nga sqeprit e babsqapit

 

e para 2005 thashe Idriz,

nese ka qene ne 2000 se di, por kur e maj mend une, me siguri ka qene shume me prane 2005 sesa 2000

dhe ska asi lidhje me ato qe thu ti, se ke pallati ku une jetoja asokohe, punonin te gjithe ne shtet ene ishin taborri i Ilir MEtes ene nje dore e mire tepelensish, madje dhe ca figura te sotit te politikes dhe medias, qe pagunin nje mut dhe zaptonin gjithe oborrin e pallatit me qioska

kto jan budalliqe, kto ti presin dritat atyre qe s'pagujne dhe ti cojn ne permbarim, se ato e zgjidhin mir punen e borxheve

Je e keq Informume Ruzhe .Tek  Iir Meta ne ate Kohe , "ne baze " ishin porosia e Rrulit . Muc Muci nuk dinte cfare behej . Biles e gjithe admin dhe me vone e  Dodes or tie qe nga shefi kabinetit te tij ishin po njajta . Meta pervec Vullnetit per te shtrenguar Vidhat e "shtetit " qe se bashku me Ramen e arriten deri diku , e hongren nga Ujqit prape .Prape erdhi Nano qe ishte mjeshter i "shoqnise " se vjeter !

Po te kujtoj qe raportet nderkombetaret i merrnin nga Instituti i Rrulit ku shin e pjerdh akoma me keq se ca nike ketu nga Kanadja , nje spiun i Deklaruar ...Artan Hoxha ! Individe te paskrupullt e asnje fije Morali shoqeror ! Te Tredhur nga te gjitha anet po se pari Mendrisht !

Nuk eshte as vendi as prurja .

Meta kishte nje detyrim per "punesim " por jo se beri ndonje gje .Nga task Force e ktheu ne Polici Elektrike ... sa kom qesh ..sa kom qesh ... Edhe kjo Ideja e Rrulit per te mbushe vrimat  e buxhetit me Gjoba !

 Shperndarja dhe KESH si qender ishin po ato te Rumpalles se babsqapit ! Po ai Mentalitet i sotem Sqapor !

me fal se tani e lexova Pf..smiley dhe qesh tu shkrujt seriozisht ( njeher ne muj me falet )

per Chet llotistin mos u qaj se te zgerdhi ne hu .me paret qe ka fitu ai e ke majt shpine !

 

Nuk bohet shaka me kto gjona. Ato te kerkojne numrin e kontrates se korrentit, ti i thu posi , si urno, bashkangjit eshte edhe ajo e DixhitAlbit per konvenjecen tuj.

Dmth, e pergjithshmja eshte qe tallin menderen me ne ? 

Epo tani, puna ne shtet keto ka taksirate, s'do mblidhen te mirat ne nje vend smiley

 

Nga ana teknike, tallje mendereje eshte. Nga ana morale, disa mund te thone qe situata ekstreme kerkojne masa ekstreme. Por ti ama i ke te gjitha te drejtat ta kundershtosh ate kerkese nepermjet institucioneve te drejtesise, dhe nese s'gjen drejtesi, t'u drejtohesh mediave qe te te degjohet zeri. Se dhe kete e kemi ne, rrime urte kur na bien ne qafe e s'mblidhemi per gjerat qe s'na pelqejne, e si perfundim tallen me ne.

T'i hap avaze vetes per nje nr kontrate ? Jo ore, se ka plot te papune qe s'po lene gure pa levizur e tesere pa marre. smiley

Kot per kuriozitet, Adria punon ne Prefekture apo kane fillu edhe institucionet e tjera?

Jo, nuk punoj ne prefekture. Edhe atje po e kerkokan ? smiley

Ata e hapen lojen. Turpi eshte qe i kerkojne ne Tirone, kur ne rrethet e tjera nuk i pagu njeri fare.

Si ka thene Remarku; kur me kerkuan kontraten e dritave s'bera ze, kur me kerkuan kontraten e ujit s'bera ze, kur me lerkuan kontraten e internetit prape s'bera ze, po pastaj kur me kerkuan dhe karten e palestres s'kisha ca ti jepja se nuk shkoja fare ne palester

Meqe ra llafi, as nuk nuk shkoj ne palester.

Po billen a keni pagu internetin a ju a kerkojne?! Dhe kjo duhet kontrolluar. Kesaj I thene me te hy puna ne ceshtjet familjare! Se kisha degju ndonjehere kete gje. Sill billen e PSEG nese do me vazhdu te punosh ketu me ne. Shume gje e cuditshme. lol. Po nuk pagove billen, pritet korenti ketej mer yahu. Kushdo qofsh. Pse duhet ta marri vesht kjo shefja ime a paguaj billat une psh bie fjala. Boh, se gelltiskam kete dot. A keni ndonje far rroge 2milion te pakten, te kapercesh kete corben e prishur ?!! A ja ja ja. 

billa? smiley

Ose billi, sipas rastit. smiley

ketu nuk ka as billi , as billa, vetem bilbila smiley

kjo eshte vertete tallje me punonjesit e shkrete.... tallen me nevojen qe kane njerezit per nje vend pune. Nuk eshte fare problem Tirana, apo edhe qytetet e medha ne pagimin e dritave. Po, problem eshte Bathorja qe ka arketimet 10% eshte Paskuqani qe i ka arketimet diku te 16%, problem jane KUKESI, SHKODRA, TROPOJA, QE I KANE ARKETIMET TE GJITHA SE BASHKU DIKU TEK 15%...Ja ketu eshte dhe rezerva me e madhe, e jo me qyteti i Tiranes qe i ka arketimet diku te 86 %... Po keta e bejne si ai i dehuri qe i kishte hum çelso dhe po e kerkonte poshte drites se rruges, dhe kur e pyeten se perse e kerkon ketu... u pergjigj..... se ketu ka drite.....

Do të çuditeshe po të tregoja arkëtimet e UKT-së sipas zonave. Ndoshta këto steriotipet "Bathorja nuk paguan" meritojnë një studim më të thelluar. Nga eksperienca ime kam vënë re se në qoftë se qytetarit i jep mundësinë të paguajë në mënyrë të drejtë dhe nuk i çan kokën me burokraci e me pislliqe paguan (edhe me qejf do thoja).

Nuk e di si bëhet tek CEZ-i, por tek Ujësjellësi ka një sistem informatik (me sa di edhe tek CEZ është po i njëjti sistem) i cili bazuar në emër/mbiemër, nr. kontrate a numër matësi dalin të gjithë pagesat e kryera (me datën e kryerjes të saj) si dhe debitë.

Mendoj gjithsesi se problemi qendron gjetkë. Askush s'ka të drejtë (ligjore dhe morale) të të kërkojë pagesat që ti kryen apo jo. Askush i tretë s'ka të drejtë të konfirmojë pranë këtij sistemi të dhënat e tua. Më duket një praktikë komuniste dhe aspak efiçente, qoftë medemek edhe për ti zgjidhur problemet e pagesave. Pranë UKT debitorët më të mëdhenj janë institucionet bashkë me thuajse më shumë se gjysmën e paralmentit tonë të nderuar. Kush do ti kontrollojë këta nëse paguajnë apo jo. Apo merremi me specialistët e thjesht dhe "ujqërit" e vjetër si prek njeri?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).