Ç’ është kjo? Filli i nismës për debatin e legalizimit të hashashit në Shqipëri.

Para disa ditësh mësova se një miku im kishte shpërndarë një faqe në Facebook që quhet “Legalize It Albania”. E vështirë ta përkufizosh apo shpjegosh së ç’ është “Legalize It Albania” në kushtet juridike të sotme, ndaj ata në mungesë të një statusi juridik të parashikuar për këtë rast thjesht hapën një faqe në një rrjet social, ku mund të komunikosh me audiencën, të paktën, dhe të “reklamosh” apo të ripërpunosh/negociosh/diskutosh pozicionet e tua për realizimin e qëllimit.

Një term i mundshëm është iniciativa, iniciativa për të përfaqësuar interesat momentale që bashkon një grup të caktuar qytetarësh që perpiqen të ndikojnë në politikëbërje për nevojat dhe interesat e tyre.

Kjo është arsyeja e parë pro, pa u futur në përmbajtje të qendrimeve, por vetëm si nismë për atë çka ajo përfaqeson. Ndoshta kjo është nga grupet e pakta reale të interesit në Shqipëri që lind për nevojë e jo për moral në këto vite tranzicioni.

Pse pro qëndrimeve?

Pika e parë dhe kryesore e nismës është legalizimi i përdorimit të hashashit; po, të hashashit. Unë kësaj nisme i them po, sepse kjo do të vinte në ndihmë jo vetëm të atyre që preken direkt, pra konsumatorëve, por edhe pjesës tjetër.

Sot në Shqipëri ka një konsum të hashashit. Në mos prej statistikave që mungojnë, atë e tregon kapja dhe bllokimi prej Policisë së Shtetit, e një sasie të madhe të hashashit që ishte destinuar për tregun e brendshëm. Me gjasa shteti nuk e ka kapur të gjithën, çka tregon se konsumi ekziston dhe ndoshta prek një aktivitet ekonomik prej të paktën dhjetëra miliona eurosh, por sigurisht nuk dihet saktë.

Nga paratë tona një pjesë shkon tek Policia e Shtetit për të luftuar rrjetin e brendshëm të trafikantëve dhe prodhuesve të hashashit. Megjithatë të fituar dalin «peshqit e mëdhenj » pra trafikantët dhe prodhuesit, të cilët më tej kanë potencialin te shtrijnë tentakulat dhe në aktivitete të tjera të paligjshme. Kjo pasi shteti ka hapur nje lufte që mesa duket nuk do ta fitojë asnjëherë pasi ajo nuk do te mbaroje asnjehere, të paktën në këtë formë, për aq kohë sa kanë dështuar edhe departamentet më prestigjoze të policisë në botë. Ndërkohë, ata tashmë e kanë kuptuar dhe po ndryshojnë politikat e tyre shtetërore në lidhje me këtë.

Një nga arsyet e titullit « Legalize It Albania », jo në shqip, dëshmon për përpjekjen që ne të ecim paralel dhe të fitojmë nga eksperiencat botërore.

Nëse do e legalizonim, shumë para që shkojnë për luftën ndaj trafikimit të paligjshëm dhe prodhimit, apo e kostos në gjykata dhe burgje, të tejmbushura vetëm me përdorues të thjeshtë që nëse do të kishin lindur në Washington do të ishin të lirë, do të kursenim para për një polici, gjykata dhe burgje më të mira. Një miku im DJ vuan sot dënimin sëbashku dhe të ndarë me partneren e tij sepse kishte mbi 1.9gram (aq sa për një cigare personale) ndërkohë që po shkonin me pushime në Jug.

Këto janë pasojat e një lufte absurde në çdo aspekt, ku ata që do të ekzistojnë gjithmonë, konsumatorët, po dëmtohen ndërsa trafikantët po lulëzojnë. Ne duhet të ndryshojmë politikat tona. Fakti i mosnjohjes së një realiteti krijon një rrjet kriminal që shfrytëzon hapësirën e boshllëkut duke bërë prodhimin dhe shpërndarjen për aq kohë sa shteti injoron kërkesën reale nga shoqëria.

Ndërkohë, nga paratë që konsumatorët në Shtetet e Bashkuara japin për një sasi të caktuar hashashi, 90% e çmimit vjen si pasojë e luftës me ilegalitetin. Kjo do të thotë se këto para shkojnë te trafikantët dhe prodhuesit e paligjshëm të hashashit. Me shumë mundësi, në mungesë të të dhënave, e njëjta situatë duhet të jetë përafërsisht dhe në vendin tonë. Sot në Shqipëri për të blerë 6-7 gram hashash nevojiten 500 Lekë të reja. Nëse do të ishte legale, do të kushtonte 50 Lekë të reja. Në SHBA kanë vendosur që një pjesë nga ato para që para legalizimit u shkonin trafikantëve, tani t’i shkojnë shtetit nëpërmjet taksimit.

Nëse do të legalizohej jam i sigurt se çdo konsumator do të bënte një kompromis që të paguante po 500 Lekë të reja por me ndryshim që 90% e pjesës tjetër përtej kostos së saj reale të shkonte për projekte sociale në ndihmë të të gjithëve, dhe jo më për trafikantët e sotëm që ende dhe sot e kësaj dite marrin 90% të atyre parave dhe ne kemi më pak shkolla, spitale apo të punësuar që mund të punësoheshin nga mundësitë e legalizimit si në SHBA.

Prodhimi dhe trafikimi i paligjshëm i hashashit duhet të përfundoje, kundër Lazaratit dhe pro një menaxhimi shtetëror apo privat që ndoshta do të ndikojë dhe në uljen e fuqisë që kanë këto rrjete kriminale.

Besoj se ndoshta legalizimi i hashashit nuk na prek të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Kësisoj jam përpjekur të sjell vetëm argumenta ekonomike që na prekin të gjithëve dhe se i duhet thënë PO!

Në lidhje me dëmet anësore të hashashit nuk besoj se ka më kuptim të rishtrohet si pyetje dhe kjo i përket gjithsecilit individualisht të zgjedhë ta konsumojë apo jo. Ky është aq individual si akt sa zgjedhja si sot por edhe nesër (nëse legalizohet) do i përkasi gjithsecilit përsëri.

A duhet konsumuar apo jo si diskutim mund të bëhet edhe nesër, njësoj si zgjedhja që ne bëjmë nëse duhet konsumuar alkooli apo cigaret, që me sa duket sjellin varësi shumë herë më të fuqishme dhe biologjike në raport me varësinë psikologjike të hashashit. Dëmet anësore, poashtu, shumë herë më të rënda tek alkooli dhe cigaret.

Nuk po tentoj të promovoj apo të informoj në lidhje me përdorimin e hashashit, por ndoshta duhet të nisim një debat, si tentativë e “Legalize It Albania”; një pjesë për benefitet që i sjell të ngjashmëve të vet dhe një pjesë për benefitet që i sjell shtetit dhe shtetasve te vet. E konsideroj një moment fantastik dhe mirëkuptoj përdoruesit e konsumatorët në betejën që ata kanë nisur për një bashkëjetesë më të shëndetshme me shtetin dhe ligjin. Është pozitive, mendoj, pranimi i një moment: atë të krijmit të një grupi fare të shëndetshëm për demokracinë dhe shoqërinë; një grup që duhet mbështetur dhe jo paragjykuar si filiza e vetme e një korpusi me interesa të përbashkëta në një përpjekje për të negociuar me shtetin dhe realizuar interesat e tij në politikbërje.

Ndaj pro “Legalize It Albania” si në formë por edhe përmbajtje!

76 Komente

Qafshaperzotin le ta legalizojne. Do ishte shpetim. 100% e sigurte qe po te legalizohej do mushej tregu me "bar" me hile. Do fillojshin menyra alternative (me shiringa kimikatesh) rritje e produkti do dilte pa asnje efekt droge. Sa per kimikatet ato po qe perdorusit do i merrnin me shumice. Po nuk o se s'po i merr ke damotja, tronglli, etj.

Per 6 muje ka per te fillu levizja "Legalizimi vret" smiley

Pro depenalizimit te konsumit. Ndersa legalizimi i hashashit eshte tjeter ceshtje. Organizata Boterore e Shendetesise e konsideron marihuanen nje droge e lehte qe demton trurin dhe krijon vartesi.

Droge e lehte, ashtu si puna e duhanit dhe alkolit, qe krijojne vartesi dhe demtim te shume organeve te brendshme e deri ne vdekje te parakohshme nga semundje te ndryshme... pa ia thone emrin.

O boji te gjitha ilegale, ose vari lesht ketij muhabeti dhe leji njerezit te bejne cfare te duan. Futi nga nje takse, e merr ca leke si shtet te pakten se sa te jete kjo bote, nuk ka zot di ndaloje njerezit te pijne e tymosin cfare ti doje e dashura sume...

Po le të legalizojmë edhe LSD, ketaminën etj. E ti shohim femrat nëpër cepat e rrugëve nëpër pellgaçe me gjak, të dhunuara dhe pa memorje.

Po flisnim per mariuanen... Nejse keto 'femrat" qe na permend zotrote e kane koken prej druri edhe nuk e vene dot ne pune. Sa per ate pune ka femra (dhe plot e perplot meshkuj) tape me alkol, rrugeve e pa memorje, cdo nate e me shumice. Pse u dashkan te perdorin LSD e ketamina, etj etj. Pastaj pse vetem femrat, po per ne meshkujt e shkrete nuk mendon hic ti...? smiley

Ore, ta hedhin në pije pa e marr vesh fare, prandaj duhen kontrolle nga shteti, mbi baret apo diskotekat se ketamina, quhet edhe droga e përdhunimit, ta hedhin në pije, nuk e merr vesh fare, se është pa erë pa shije pa ngjyrë.

Këtu në Itali kanë ndodhur shumë raste të tilla, janë droguar njerëzit, gjasme pinin gjëra relaksuese dhe e kishin gjetur veten të nesërmen me këmbë të shqyera në banjë gjaku para diskotekës. Imagjino ta gjesh një femër në atë gjendje... smiley

Ketamina përdoret si ilaç në vererinari, po ashtu edhe disa principe të tjera aktive në mjekësi. Po kjo nuk do të thotë që të ligjërojmë përdorimin e gjerë të tyre në popullatë.  smiley

Dakort jam me ty mer daje po une e kisha per mariuanen...e jo per LSD, Ketaminat, Meth apo qelbsinlliqe te ketij lloji. Keto natyrisht qe nuk duhen leju...

Me duket se po zihemi kot... nejse

smiley

Është e njëjta gjë, të njëjtat pisllëqe pinë njerëzit nëpër diskoteka.

Po ti më duket se je plak, para kohe, dhe ke kohë pa shku në ndonjë diskotekë. smiley

Merre gruan dhe fëmijët (nëse ke) dhe bëj një xhiro sot, Frajdej Najt është, gjithnjë nën bekimin e xhaxha Semit.  smiley

Ne kohe time, bojshin kokaine (kush kish pare), "crack" (hallexhinjte), meth, heroine, LSD.

C'pune kisha une mer me ato, nje cike fernet i perzime me dopio expresso, pak tym ene hec plako.

Me duketse qenkam plak....smiley

Me mall

 

Nevro

Po mund të jesh akoma i ri ose meso-burr në moshë, por plak mund të kesh qenë që në rini në mendje.

Nuk e di, nëse i ke parasysh ca veta që u thonë "o plak!". smiley

Une jam me Nevrikun.

Mendoj qe ka teper indulgjence. Demet ne qelizat e trurit nga perdorimi i vazhdueshem i hashashit eshte i madh, me sa kam degjuar te citojne studime te Org. Boterore te Shendetesise. Sidomos per adoleshentet.

Si puna e duhanit dhe alkolit, legalizimi i mariuanes do jete me kontrolle per moshen 18 ose 21 vjec per shembull. Natyrisht, si cdo gje me teprice, ajo ka dhe pasoja negative, por mbushja e burgjeve me tymosesh e shitesa mariuane as nuk ka zgjidhur gje dhe na kushton te gjitheve, si nga ana financiare, ashtu dhe nga ana shoqerore.

Te Fala.

Nevrua

Ore, më duket se e thith çik si shumë ti... si turqit me çibuk smiley

Drogëra të tilla shaktojnë shtrembërime të perceptimit, haluçinacione, alteracione të funksioneve konjitive, ndijore etj. duke e bërë njeriun të humbasi kontrollin.

Qetesohu mer daje se ke miliona njerez qe e kane perdor mariuanen pa pike problemi qe nga presidentet e amerikes e deri ne inxhiniere, shkencetare, avokate, arkitekt, etj. Edhe alkoli po ate pune ben, krijon halucinacione, alteracione te funksioneve ndijore, konjitive, por NUK ESHTE ILEGAL. Kaq po them mer daje, asnje gje me teper. Perdor te njejten menyre kontrolli dhe per mariuanen, dhe leri te tjerat drogra ilegale....

Me kenaqesi dhe nen efektin e tymit

El Nevro

smiley

Ata qi kishin qëllu para ca ditësh, autobuzin a ça ishte, me hashash ishin dëndur.

Ashtu e duan Shqipërinë ça njerëz... me njerëz me kallashë në duar, që kanë tymos edhe pak hashash e që ia veshin me breshëri tjetrit... Ça faji ka ai, çik hashish ka thith!

Ne nuk respektojmë një ligj për ndalimin e duhanit në vende publike..., jo po duan ça njerëz të ftof nga amerika të legalizojnë edhe hashashin.

 

Na falni per nderhyrjen ne punet tuja te brendshme... ne nga Amerika e mbyllem smiley

" .... Një miku im DJ vuan sot dënimin sëbashku dhe të ndarë me partneren e tij sepse kishte mbi 1.9gram (aq sa për një cigare personale) ndërkohë që po shkonin me pushime në Jug..." 

 

Piksepari, me 1,9 gram, policia ka bere gabim qe i ka çuar ne burg, se deri ne 2 gram eshte per perdorim vetjak, ne shumicen e vendeve. 

Piksedyti, per nje sasi te tille, ka masa administrative, policia ka te drejte te presi fleten e gjobes. 

Piksetreti, me 1,9 gram nuk behet 1 cigare, por 2 cigare e siper, se ajo perzihet me duhan. Te pakten me sa kemi pare kendej. 

Piksekaterti, ajo eshte droge e lehte, por e demshme, kete gje te pakten e thote Organizata e Shendetesise te OKB/UNO dhe organizata te tjera. 

Piksetreti, me 1,9 gram nuk behet 1 cigare, por 2 cigare e siper, se ajo perzihet me duhan.

smiley     nga i di te gjitha keto hollesi ti mo..?      apo, try before you die, tha..smiley

Pjero,  me 1,9 gram  mund te besh 1, 2, deri 5 a 6 cigare, varet sa te ''forte''  e dredh, si ta  pranon organizmi, dmth...smiley

Kam nje hajvan nga afganistani ketu tek puna Belulo, dhe shoh ate, megjithse ketu ne Antwerpen e perdorin shum veta/hajvaner. 

mire ben Pjero, persa kohe eshte mall pa hile...edhe te relakson, por edhe te frymezon. Psh, shkrimtaret, poetet dhe pergjithsisht krijusit (perfshi dhe piktoret), e kane perdor historikisht. Nuk do habitesha nqse do pranoje qe frymezimin per te shkrujt VQ-ne e ke marre pikerisht pas tymosjes se pare. Po qe ashtu, i detyrohemi miqve afgane qe ke aty ne pune.

Historia e ktyre substancave të dëmshme për shëndetin ka treguar dhe tregon se asgjë se ndal përdorimin e tyre bile bile sa më të ndaluara aq më shumë shtohet përdorimi, përkundrazi, çpenalizimi dhe ligjërishmëria e tyre jep mundësi më të mëdha kontrolli dhe propagande pozitive kundër përdorimit si  dhe krijimin e fondeve pë çhelmin e shërim nga varsia e tyre.

Nuk e di e se kuptoj pse përgjegjsit politikë ngulin këmbë si mushka se ësht më mir kështu. Nga frika e votës se besoj se mund të përdorin referendum.

 

Nesër do dal ndonjë kokaino-man (jo Ed Rama) dhe do thotë, pse mos të thithim edhe kokainë nga hunda dhe intravenoze... edhe ato të tjerat drogëra janë...

Po më lart flas për tê gjitha drogat të lehta a të rënda ndryshe nuk kontrollohen dhe dëmet vdekjeprurse janë shumë më të mëdha se sa po të ishin të ligjshme mbrenda një kuadri ligjor rigoroz. 

Alkoli eshte shume me i demshem se marihuana.

E mbaj mend une gabim apo hashashi me marihuanen s'eshte e njejta gje?

Hashashi eshte marijuane e perqendruar/kondensuar. Ke absolutisht te drejte, alkoli, ( do te shtoja  edhe sheqerin) eshte me i demshem. 

Dikur ne Shqiperi hashash i kane pas thene ketyre boceve. Kane qene te thara, boce si te lulekuqeve ne mos gaboj.

edhe kripa, edhe kripa eshte goxha e demshme.. kot sthone:  gjella me kripe, e kripa me karar..smiley

Ja ekspertja. smiley

Canabisi është bima. Hashashi është preparat rrëshiror, dmth i përqëndruar. Ndërsa marijuana është kur thith gjethen.

Dmth hashashi është ekstrakti i përqëndruar i Canabisit. Mariuana "është"  gjethja. E kape?

ne fakt, edhe uji eshte shume me i demshem se marijuana... nc nc nc

Ti nuk dakort me ate qe thashe une?

po ti nuk dakort me ate qe thash une?

Me e rrezikshme nga te gjitha eshte varsia nga interneti.

Derr-derr-derr gjithe diten per vite me radhe, dhe asgje ne traste.

smiley

tiku, kur te fillosh te duash njerezine une do perforcoj idene se mund te kete nje zot. 

Kjo po Heretik, e thone dhe specialistet kendej, se nje panepidemi po kap ter njerzit smiley Interneti. 

çdo gjë e dëmshme e bën dëmin sipas sasisë së përdorimit dhe frekuencës së përdorimit. Dhe gjërat e mira kur përdoren me shumicë të bëjnë dëm psh ëmbëlsirat por dhe mishi. 

Psh një teke raki, një gotë birrë (250cl), një got ver etj afërsisht kanë të njëntën sasi alkoli; dëmi i njënjtë.

Jaa kemi lezet ne,maksimumi nje top hallve e cik nargjile pa qeder

Nuk kisha shume kohe per te shkruar gjate mbi kete teme por tani qe jam me e lirshme dhe ne shtrat duke vuajtur nga pagjumsia, po i perkushtohem. Jam absolutisht dakord me z. Cela qe legalizimi i perdorimit te marijuanes dhe hashashit por edhe i kultivimit te bimes se kanabisit duhet bere, sidomos ne rastin e vendit tone.

Ne rradhe te pare, Shqiperia, siç e shpreh edhe vete zoteria pak a shume, ka nevoje iminente per te perforcuar raportin qytetar-shtet zyrtar dhe nje nga menyrat per t'i dhene efekt esht ligjerimi i aktivitetit shit-bleres te kesaj lende te lehte narkotike. Besoj se te gjithe jane dakord se taksimi eshte nje sistem i domosdoshem per funksionimin normal te nje shteti...

Eshte e vertete qe abuzimi i marijuanes dhe hashashit sjell probleme fizike dhe psikologjike tek njeriu por kjo vlen edhe per duhanin dhe alkolin, konsumimi i te cileve eshte i ligjshem. Shqetesime se do te kete femra qe do te perdhunohen sistematikisht neper rruge, se do te shtohet kriminaliteti, ose me gjeresisht se shoqeria do te degradoje, bazohen me shume nga frika se sa nga realiteti dhe llogjika. Ne vendin tone, por edhe te tjera, ka ligje qe denojne pirjen e alkolit, dehjen, si dhe ndezjen e cigares ne hapesirat publike duke perfshire te jashtmet. Keshtu qe nuk ka pse te mos aplikohet i njejti parim ligjor per produktet e lartpermendura.

Persa i perket atyre qe kane frike se legalizimi i kanabisit do te sjelle pamundesine e eksportimit te tij dhe si rrjedhoje uljen ekonomike te vendit, do t'i thoja se shteti duhet te jete perfundimisht i qarte me orientimin ekonomik qe deshiron te marre, si dhe te kete projekte konkrete bujqesore dhe blegtorale (siç kane vendet fqinje). Eshte e vertete se trafikimi i kanabisit sjell me shume perfitime ekonomike se sa do te sjellte ulliri ose patatja, por mos te harrojme se jane vetem strukturat trafikuese qe gezojne te mirat e ketij sektori informal, jo pjesa derrmuese e popullit.

 Kuptohet, jemi gjithmone ne kontekstin e nje shteti te infiltruar thellesisht nga krimi i organizuar, por qeveria e re, meqenese ka shprehur vullnet per te mposhtur trafikun e droges, dhe per te ngritur nje sistem funksional tatimor, nuk ka se si te mos implementoje ligje paralele qe t'i mundesoje ato praktikisht.

 

 

Se fundi, ka shume qendrime te drejta dhe te padrejta, pro dhe kunder dekriminalizimit total te kanabisit, dhe te cilat bazohen tek ekonomia, morali (etj.). Megjithate, ka ardhur koha qe konsumatoreve t'i garantohet liria e perdorimit te hashashit dhe marijuanes, te pakten brenda dozave 2-3 gram.

Ja, po ju le dhe me nje kenge te bukur qe nuk ka lidhje me kanabisin por sa per ti provokuar ne sensin e mire te fjales konservatoret e PPU-se smiley

 

Ka edhe nji drejtpersedrejti ku robt Ulerijne Mariuana ...po dhe kjo ka copeza , jo ato konget e te vdekmve smiley

http://youtu.be/VuktJ8mppE0

Kte e ka shume inat Left me ....iiiiiii ne fund !

Heroin eshte nje kenge e pavdekshme Idriz, nje klasike e muzikes rok. smiley

Marijuana eshte simboli i asaj ç'ka eshte ne gjendje te beje Amerika kur te shpall lufte, qofte armiku edhe thjesht "nje bime e gjelber".

Personalisht jam PRO legalizimit per te gjitha ato arsyet qe ka permendur autori i shkrimit edhe pse mendoj se ne Shqiperi nuk ka per te ndodhur te pakten jo para se ta legalizojne e ta shfrytezojne ekomomikisht shtetet e tjera - nuk kane per te na lene - u beme ne, qe sapo kemi dale nga veza, smiley.

ekomomikisht shtetet e tjera - nuk kane per te na lene

Cfare do me thene?

Cfare s'do na lene ekonomikisht shtetet e tjera, ate s'kuptova.

po nqs e kultovon ne menyre te ligjshme mund te shfrytezohet per shume prodhime, duke qene se kemi klime te mire e te pershtatshme mund te behemi shume konkurus per te tjeret te cilet nuk kane interes se u cenohet ekonomia e tyre

Me fal per injorancen time: si do na ndalokan vendet e tjera te cilave ju cenoka ekonomia nga rritja legal e Maries ne Shqiperi? Cilat qenkan keto vende qe ju cenoka ekonomia e tyre?

po jo pra s'ke perse kerkon falje, injorant jemi te gjithe ne kete fushe, keshtu  duke hipotizuar flas edhe une, nuk kam bere kerkime shkencore per kete pune

Si e shpjegon Kopshtare sa vjen kjo ore me kujtohen vargjet qe i kendonim nje cuni qe e kishte mami te zgjut . Vone vone ..e leme me vone ..smiley

.Mbase nuk te pelqejne si Vargje po rimen e kane .Edhe pak kuptim kane.

O Ervin surrat pa qime

Sa di ti di botha ime ...smiley

Mundet edhe te gjesh ndonje pasaktesi .Psh qimja nuk eshte ne nivelin e Leshit ! Kur u rrit morem vesh qe e kishte cu baba per fitim ne mergim..... Vone vone ..e leme me vone  smiley.

E kerkove Manu Chaon se e ke dhe me qyltyre Fronse. .I kno Marijuanes bukur !

Si me kenaqe o Idriz. Te imagjinoj duke kercyer lart e poshte nen tingujt e kesaj kenge duke ndaluar nganjehere per t'ja futur nje lexim poezise per delen dhe Das Kapitalit. Ti ke nje mendje floriri o zoteri dhe nje sensibilitet te madh per tregimet e popullit.
Vetem dashuri kam per ty smiley

o plak bythqir! ca kujton se po mrruhet se po thu emrin? apo je bo me paranoje dhe te duket vetja si dedektiv? o u qifsh ne bythe me keq se cje qire, ti dhe ai kurva qe ta beri sherbimin! nuk hyj me emer tjeter une, o baxhelle e konsumume, hiqe prej mendjes!

Mos ma shaj Idrizin te lutem. 

me ke e ke kete Kopshtare me mua ?

a me fal, me Jardin, nuk e kuptova.

Gjerat e kendeshme, pergjithesisht, jane o te demshme , ...o te ndaluara ! Sapo lejohen, u bie e gjithe vlera...

pro legalizimit per te gjitha llojet e drogerave!       

lufta kunder droges eshte e humbur me kohe..    vetem te mendosh se sa para, kapacitete dhe energji shpenzojne shtetet  nepermjet instrumenetve te tyre, kryesisht policia  dhe drejtesia   ne luften   kunder droges...  dhe perfundimi..?     -nje vrime ne uje!    me gjithe  gjoja sukseset per kapje sasirash te medha droge, apo rrjete te tera trafikantesh,   prape kudo, thuajse  ne cdo qytet, ne cdo vend   te Evropes  kushdo qe deshiron,  gjen edhe drogen qe do kur ta doje! 

dhe te mendosh,   ne prioritet e policive  evropiane  lufta kunder droges   qendron shume lart.. mos gaboj ne vend te dyte  pas krimit te vrasjes...  qe do te thot:   lufta kunder droges ka me shume prioritet   nga, p.sh, krime te renda  si   trafikimi  i dhunshem i femrave..smiley    imagjino, kaq shume para dhe  energji  per  nje lufte te humbur, kur shume mire keto kapacitete policia mund ti perdorte   per ceshtje shume shume te rendesishme, lufta kunder trafikimit te femrave, femijeve e plot krime te tjera..

Hmmm... 

Po pra Belul. Hmmmm.... 

 

po he  pra, ce eshte kjo  Hemmmm-ja  jote e zgjatur ndaj komentit tim:   aprovim, mosaprovim, abstenim...    ''fol vogelush, fol''!

mosaprovim i heshtur.... 

aaa, se kuptova une.. dmth ti ''fole  shume''   me heshtjen tende, si  Bamir Topi..smiley      e mire, ca do bejme . ca pro ca  kundra... e ka kete te mire  demokracia..smiley

po po normalisht... 

Bamir Topi??? Nuk mujte me gjete dike tjeter? smiley 

Po  pse mos te legalizoje Ollbenia. High qe high jane, nuk do bej ndonje ndryshim. O burra, get high. smiley

 

I was gonna go to class before I got high
I coulda cheated and I coulda passed but I got high
(La da da da da da da da da)
I am taking it next semester and I know why, (why man?) yea heyy, 
- cause I got high [repeat 3X]

(La da da da da da da da da)

I was gonna go to work but then I got high
I just got a new promotion but I got high
now I'm selling dope and I know why (why man?) yea heayy,
- cause I got high [repeat 3X]

 

 

Exactly! Te pakten keshtu moshat sensitive 14-22 mund ta blejne marijuanen apo hashashin tek pika shitjesh te sigurta pa u perzier ne rrethe shoqerore me probleme nga me te ndryshmet...

per cfare efektesh do te duhet  ta blejne?

Do te duhet ta blejne?

 

do te duan,

Eufori...

Pse pyet? Dmth, ku do te dalesh?

do me dit, ku ta blej dhe ai. smiley

smiley

Nje ndjenje me thote qe Spiritus eshte kundra legalizimit te hashashit dhe jam e sigurte se do te kishte shkruar mbi efektet negative te tij sikur te mos kishte qene vone. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).