Banda e tritolit, i penduari N.GJ. trokiti tek Gazeta Shqiptare: Nuk po më marrin seriozisht

"Kam frikë. Ai do më vrasë. Dua të tregoj krimet, por policia më merr për të çmendur". Tejet i shqetësuar, me një veshje që linte për të dëshiruar, një djalë rreth 30 vjeç, trokiti në dyert e "Gazetës Shqiptare", për të rrëfyer për veprimtarinë kriminale, të një bande, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Atë ditë nuk e dija se njeriu që ishte penduar, është i njëjti me "të penduarin" e drejtësisë shqiptare N.Gj., i cili pak ditë më parë u vu në prangat e policisë dhe rrëfeu të gjitha krimet që kishte bërë banda e tij, me në krye të dyshuarin si vrasës serial Julian Sinanaj. 

N.Gj. ditën që trokiti në derën tonë kishte shkuar në Policinë e Durrësit për të bërë një denoncim ndaj një personi shumë të rrezikshëm, i cili e kërcënonte prej disa kohësh se do e vriste. Por, paradoksali i kësaj historie është fakti se askush nuk e kishte marrë në konsideratë denoncimin e bërë nga i penduari N.Gj., duke e konsideruar si të çmendur. Mbase policia po ta kishte marrë seriozisht atë ditë denoncimin, mund të ishte parandaluar edhe vrasja e biznesmenit Xhemal Çela, i cili u hodh në erë në 23 janar, 6 ditë pas denoncimit që N.Gj. kishte bërë në Policinë e Durrësit. Por, sipas "të penduarit", në Policinë e Durrësit askush nuk e kishte marrë seriozisht këtë person, i cili i ndodhur përballë kësaj situate vendosi që të tregojë historinë e tij në "Gazetën Shqiptare" dhe "News 24", si e vetmja mundësi për të jetuar. 

Takimi me të penduarin 
Ora shënon 19:55 minuta, data 17 janar, kur më thërrasin në redaksi se jashtë më kërkonte dikush. Dal në korridor dhe tek sekretaria shikoj një person që në pamje të parë të jepte përshtypjen e një njeriu pak të çuditshëm, ashtu siç ishte edhe historia e tij, të cilën do e mësoja pak më vonë. I jap dorën dhe fjala e parë që i them është "Më kërkuat? Si mund t`ju ndihmoj?" Dhe personi që kisha përballë, i cili nuk ishte më shumë se 30 vjeç më thotë: "Kam frikë për jetën time dhe të familjes sime". Pas u mundova ta qetësoj pak, ulem me të diku dhe i kërkoj të më tregojë historinë e tij. 

Biseda me të penduarin 
Nuk ishte hera e parë që unë takoja njerëz të cilët duan të rrëfejnë në gazetë historitë e tyre me shpresën se do gjejë zgjidhje. Por, N.Gj. nuk ishte si të tjerët, ai ishte njëkohësisht i frikshëm, por edhe shumë i frikësuar, madje aq shumë sa edhe emrin e tij kishte frikë ta tregonte. 

Më thuaj, pse ke kaq frikë? 
N.Gj: Kam frikë se ai njeri do më vrasë. 

Qetësohu dhe më thuaj çfarë ka ndodhur? 
N.Gj: Sot në mëngjes kam trokitur në Policinë e Durrësit për të denoncuar një person se më ka kërcënuar se do më vrasë. Por, në komisariat më morën për të çmendur dhe askush nuk e mori kallëzimin tim. Prandaj unë erdha sot këtu tek ju, sepse nuk di se ç`të bëj tjetër. 

Pa merak, po më thuaj. Kush është ky personi që do t`ju vrasë? 
N.Gj: Nuk ua them dot emrin, sepse ai më vret. 

Ju si e keni emrin? 
N.Gj: Nuk mund t`ua them se nëse e merr vesh ai, më vret. 

Pse kërkon t`ju vrasë ky person
N.Gj: Para një viti bashkë me atë jam përfshirë në një vrasje në Vlorë dhe unë padashje jam bërë bashkëpunëtor. 

Si jeni bërë bashkëpunëtor? 
N.Gj: Nuk mund t´u them më shumë. Por, tani ky person më kërkon që unë ta ndihmoj për vrasjen e një biznesmeni në Durrës dhe unë nuk dua. Por, ai më kërcënon dhe unë kam frikë se do më vrasë mua dhe familjen time. Unë kam një fëmijë të vogël. 

Kush është ky biznesmen? 
N.Gj: Nuk mund t`ua them emrin. Unë dua të tërhiqem nga kjo histori dhe prandaj shkova në polici që ta denoncoj, por policia nuk më mori parasysh. Unë erdha këtu tek ju që t`i tregoj policisë se nuk do lë gur pa lëvizur për të shpëtuar jetën time. 

E pyeta pafund për historinë e tij, por për çdo fjali që thoshte kishte frikë dhe nuk jepte detaje. Pasi diskutuam bashkë dhe vendosëm se cilat ishin fjalët që do thoshte para kameras së 'News 24', pasi çdo fjalë duhej të peshohej mirë, operatori nisi regjistrimin. Në këtë moment, N.Gj. e merr në telefon një funksionar i lartë i Policisë së Durrësit dhe kur i penduari i tregon se ku ishte dhe se çfarë po bënte, funksionari i tha, "Eja në Durrës se do e zgjidhim këtë situatë". Pas kësaj, N.Gj. u largua dhe vetëm pak më vonë do arrestohej nga policia si i përfshirë në një bandë kriminale, ndërsa ai personi që do e vriste, ishte pikërisht i dyshuari si vrasës serial, Julian Sinanaj.

I penduari N.GJ.: Me Sinanajn u prishëm për hakun e një "porosie"
I penduari" N.Gj, ka pranuar ditën e djeshme para oficerëve të policisë se ai ka qenë vetëm furnizuesi dhe sekseri me lëndë eksplozive i bandës kriminale të shkatërruar dy ditë më parë, ndërsa eksperti i montimit të tyre ka qenë 31-vjeçari, Julian Sinanaj. Ka qenë konflikti mes këtyre të dyve, ai që ka sjellë edhe zbulimin e të gjithë anëtarëve të bandës së eksplozivëve. Burime policore bëjnë me dije se disa kohë para se të arrestoheshin, Julian Sinanaj i kishte premtuar N.Gj. një apartament pas një pune të mbaruar, të cilin nuk ia kishte dhënë.

Kjo ka qenë arsyeja se pse, N.Gj. i ka deklaruar 31-vjeçarit se nuk pranonte që të punonte bashkë me atë dhe pas kësaj Sinanaj e ka kërcënuar se do e vriste. Pas këtij kërcënimi, N.Gj. e ka denoncuar në polici dhe pas kësaj policia e ka vënë në pranga Julian Sinanaj, para pak ditësh në zonën "21 Dhjetori", ku me vete i është gjetur edhe një armë e mbushur, si dhe dy granata. Por, pas verifikimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se pjesë e grupit ka qenë edhe N.Gj, i cili është arrestuar dhe pasi ka vendosur që të tregojë lidhjet e grupit, policia e ka marrë në mbrojtje. Nga ana tjetër, edhe vetë Sinanaj ka rrëfyer para grupit hetimor vrasjet që ka kryer, pasi atij i është gjetur me vete edhe një aparat fotografik, me të cilin fotografonte viktimat. Edhe i penduari tjetër, N.Gj, ka rrëfyer para grupit hetimor listën e personave që ishin në listë për t`u bërë viktima, radhën e të cilëve e kishte një biznesmen nafte nga Durrësi.

"Çudia", Berisha e dinte... 
Që ish-kryeministri Berisha ka ende të besuar të tij në Policinë e Shtetit kjo merret me mend lehtë. Por, që ai di detaje të hetimit për bandën e tritolit, ngjan pak "e çuditshme". Ja çfarë tha dje Berisha në parlament: "Nga informacionet që kam dhe ju e dini që unë i kam informacionet e sakta, ky person shkoi të depononte në polici. Ka qenë në takim edhe një nga zv/drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Por dëshminë e tij nuk e kanë marrë seriozisht dhe i thanë çfarë i ke këto. Ai u ka thënë se do shkoj të jap intervistë në media. Dhe në momentin që ai do fliste në media e kthyen nga rruga".
  
Ekspertët: Skema, ja pse viktima s’e di kush ia ka vendosur tritolin
Cili është mekanizmi i vrasjeve me pagesë? Çfarë formash paralajmërimi ndjekin vrasësit me pagesë? Ekspertët e policisë rrëfejnë se në përgjithësi për të gjetur një vrasës me pagesë kërkimet nisin nga të sapoliruarit nga burgjet, apo edhe nga vetë të burgosurit, të cilat kanë lidhjet e tyre me banda të fuqishme kriminale. “Një skemë ‘e zgjuar’ është ajo ku vrasësi me pagesë nuk kërcënon paraprakisht, por vendos bombë kërcënuese pa paralajmërim. Në këtë mënyrë, biznesmeni nuk e di kush ja vuri bombën. 

Pas një jave apo 10 ditësh, autori bëhet i gjallë duke deklaruar se tritoli këtë rradhë do të jetë vdekjeprurës. Bomba pa paralajmërim vihet: 1. për të evituar denoncimin paraprak të viktimës dhe 2. për ta bindur viktimën për seriozitetin e kërcënimit”, bëjnë me dije ekspertët. Në shumë raste, vrasësit me pagesë lidhin kontakte me biznesmenët, të cilët kanë rivalë të fuqishëm në treg. Nëse ndonjëri prej tyre bëhet pengese, atëherë biznesmeni porosit vrasësit që të ekzekutojnë rivalin. Por, vrasësit me pagesë nuk paguhen vetëm për eliminimin e biznesmenëve. 

Në shumë raste, të interesuarit në bazë të lidhjeve që kanë bien në kontakt me vrasësit me pagesë, duke iu premtuar shuma marramendëse parash. “Për një vrasje me pagesë çmimet nisin nga 20 mijë euro deri në 50 mijë euro, varet nga rëndësia e personit. Siç ka raste që paguhen edhe 100 mijë euro, për personat shumë të rëndësishëm”, thonë specialistët. Të njëjtën skemë ka ndjekur edhe Julian Sinanaj, i cili dyshohet se në shumë raste paguhej nga politikanë dhe njerëz me pushtet, të cilët pasi binin në kontakt me atë, e paguanin sa kërkonte 31-vjeçari. Sinanaj ka qenë në përgjim prej dy vitesh nga policia, por nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta prangosur.

52 Komente

Une besoj se ajo cfare kemi lexuar sot eshte jo vetem tragjike, por ne thelb eshte vet tragjedia e ketij vendi! 

Edhe sa grupe te tjera kriminelesh me pagese jane te lire ne Shqiperi? Kush i paguan ata? Si ka mundesi qe asnje vrasje per motive mafioze dhe politike nuk eshte zbardhur akoma ne Shqiperi? Pyetjet mund te jene te pafundme; une te pakten shpresoj se do te kete nje perpjekje per te marre ne pandehur urdheruesit e vertete te ketyre vrasjeve, politikanet dhe biznesmenet e ketij vendi, ata 55 milioneret qe kane ne dore realisht ekonomine kombetare te Shqiperise!

Keto kriminelet me pagese jane ne te vertete njerezit me te parrezikshem ne kete mesele. Ata nuk vrasin po nuk pati nje porosi. Pra, edhe me dorezimin e ketyre, siguria publike eshte njesoj e rrezikuar si me pare, deri kur te kemi perpara drejtesise autoret e vertete te ketyre ngjarjeve, biznesmene, politikane te kujtdo krahu qofshin qe mbase kontrollojne dhe mbajne peng shtetin dhe politiken ne pergjithesi. 

Sidoqofte kjo nuk eshte hera e pare keto muaj qe degjojme qe denoncimet e qytetarit ne polici jane shperfillur nga autoritetet perkatese. Eshte mje TURP i madh. Faqja e zeze dhe mallkimi perkates!

Eshte per te ardhur keq kur mendon se sa jete mund te ishtin shpetuar neqoftese autoritetet ne kete rast do te permbushnin qofte dhe minimalisht detyren e tyre.

Po behen nje varg skandalesh nga me tronditeset, ne nje kohe tmerresisht te ngjeshur, duke filluar qe me arratisjen e krimineleve nga burgu i sigurise se larte dhe deri tek ky rast akoma me skandaloz, ku si emerues i perbashket eshte gjithmone paaftesia, neglizhenca dhe mosveprimi i qellimshem i autoriteteve perkatese.

Dmth ky është rasti për një krim të rëndë, tritol, vrasje etj.

Tani, për të nënvizuar edhe më tragjizmin e gjësë, imagjinoni një femër që shkon në komisariat, dhe kërkon të denoncojë të burrin apo edhe të dashurin që "ka abuzuar"...

smiley

Shpresoj te kete ndonje hetim tek Policia (se paku hetim te brendshem), nese ishte thjesht neglizhence/4llik apo dicka tjeter kjo; ne nje kohe kur ndodhin 5+ aksione tritol-shperthyese ne muaj, shkon dikush ne Polici te denoncoje pikerisht kete gje dhe Policia i tregon deren!

Sinanaj: Mora 20 mijë euro për prefektin  

 

...Sipas burimeve policore, për vrasjen e Dervishit janë paguar 30 mijë euro, nga të cilat 20 i ka marrë Sinanaj dhe 10 mijë euro i ka marrë furnizuesi me eksploziv. “Jam paguar 20 mijë euro nga Marion Mitro për t’i vënë eksploziv prefektit Dervishi. Nuk i kam njohur viktimat, thjesht merrja porositë”, mësohet se ka deklaruar i penduari i dytë i drejtësisë shqiptare para grupit hetimor. [Balkanweb]

xhib,  diku lexova qe ky Sinanaj  paskesh  marre 7500 euro per te  vrare deputetin   Kollozi..  tashi, nese eshte e vertet,  shume  pak me duket  per nje deputet..  cheap,  ca ka me shume prefekti   nga deputeti, qe e paskerka cmimin 30 mije euro..?.smiley

Nuk besoj te jete me kile si per gjene e gjalle; mbase eshte me mase pushteti/fortesie. 

Flitet gjithashtu qe do hetohet dhe per faktin qe vetem Berisha dhe Tropizma e dinin dje qe dicka nuk shkonte me kete mesele, teksa ne populli pergezonin me sinqeritet policine.

Mire ne, po Mr Tahiri, as ky s'dinte gje fare kur i pergezoi policine duke thene ky eshte shpirti a dicka 4llek te tille? I bie qe me shume dinte Berisha sesa Tahiri dje per kete operacion smiley

leji tashi keto pordhe - se ky djali nuk lindi dje po aty ka qene edhe ne kohe te berishes ... ky plehra qe i ka informacionet e sakta pse ska bere gje 

Pikerisht Xhib kjo eshte ajo qe e ben Berishe kriminel. Nese te tjeret nuk jan te afte te kryejne punen si duhet, ky kriminel del se ka pas informacion te mjaftueshem dhe nuk ka marr asnje asnje hap per zhdukjen e bandava te tilla. Me kete rast une vertete e pergezoj Tahirin qe eshte futur ne nja valle te cilen e udheheqin njerez shume te forte si te se majtes ashtu edhe te se djathtes. Situata duket vertete serioze ne ate vend qe mafia ka vepruar pa asnjefare pengese viteve te fundit.

Pêr Kollozin s'ka pas kërkes për vrasje por veç presion  prandaj çmimi i ulët.

Me kete klase politike qe kemi, me keta zyrtare qe merren me zbatimin e ligjit ne Shqiperi, mos prisni qe te zbardhen ndonjehere urdheruesit, pasi jane ata vet! 

Keto gjera i ka ditur e gjithe Shqiperia, te gjithe e dine se kush eshte urdheruesi i disa vrasjeve ne Shqiperi...

Te gjithe pershperisin nen ze se kush eshte sponsorizuesi (po e them ne menyre te zbutur) i vrasjes se gjyqatarit Konomi ne Vlore. Dhe te gjithe heshtin... deri sa tu vij rradha atyre! Mallkim!!!!

Edhe pastaj e ka fajin SHISH qe nuk informon.

Sdq kjo eshte shume e rende. Shpresoj prokuroria ti shkoje deri ne fund. Vetem me status te penduarit dhe rrefime nga brenda zbardhen keto pune.

Banda e tritolit përplas Prokurorinë me Policinë, hetim për nxjerrje sekreti 

 

Në një deklaratë për mediat, dy ditë më parë drejtori i Policisë së Tiranës tha se janë shpallur në kërkim dy persona, të cilët nuk u arrestuan. Po ashtu burime të rezervuara thonë se edhe dy persona të tjerë mendohet të jenë përfshirë në vrasjet dhe atentatet me eksploziv të ndodhura në qytetet e Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Por të katër këta persona nuk janë arrestuar për shkak të rrjedhjes së informacionit nga radhët e policisë. 

 

...Dyshohet se personat tashmë të shpallur në kërkim nga policia mund të jenë jashtë vendit duke përdorur dokumente të falsifikuara. Skemë kjo që tentoi të ndjekë edhe shtetasi Marjon Mitro, i cili u arrestua në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar në Itali [Mapo]

Ashtu de! Jo po se ankohen per shkarkimet ne polici pastaj.

po qe cdo dite ne shtyp japin te dhena qe s'duhet t'i japin. o s'dine, o e bejne me qellim, qe kush fshihet pas vrasesve te marri masa dhe te shpetoje.  e ka marre lumi, duhet nje ''dull'' i djathte ai majte, s'ka rendesi.

Banda e tritolit, i penduari N.GJ. trokiti tek Gazeta Shqiptare: Nuk po më marrin seriozisht

po ky  me mire te kish vajtur te  ndonje institucion  me serioz  me low profil  qe ben punen pa shume   buje,  p.sh  Visho Ajazi..smiley

smiley

#Ritahiri

Punon policia punon. Aq shume punon sa edhe denoncimet llokum per krime te renda nuk i pranon. Kapja e kesaj bande paske qene me shume fat, bingo se per policine kjo bande do vazhdonte te vriste njerez sic po vazhdojne tritolat perseri.

E kupton se gjithcka ka ndodhur, kush vrau dhe pse vrau, nga kush u vra, i kujt eshte ky, i kujt eshte ai, te gjitha dihen, te gjitha i dine, por askush nuk flet? E kupton se kur ka vajtur ky i "penduari" ne polici, dikush ka marr ne tel dike lart... gjithcka jane perpjekur ta kalojne me nje lloj injorimi kriminal, se ky qenka i cmendur?? 

E kuptoni se figurat me te zeza te krimit boteror jane engjej para ketyre monstrave qe i kemi ne qeveri, parlament, polici, gjykata, prokurori...?!!! 

 

Plotesisht dakort. Asnje presje nuk i heq. Ne na qeveris krimi.

Vetem prokurorise kesaj rradhe duhet ti japim kredit. Po te mos kishte qene prokuroria kjo pune do ishte mbyllur me kohe nga policia.

+1

Ketu ke nje fragment nga nje tekst qe kam shkruar pothuaj nje vit me perpara. Me beso se ky monolog eshte i vertete! 

Burrat e Drejtësisë
 
Kush i njeh Burrat e Drejtësisë në Shqipëri? Njihni ndonjë prokuror, gjykatës apo avokat që nuk ka qenë i përlyer në diktaturën komuniste? Po ndonjë të tillë që t'i ngjajë sadopak, me një gjest të vetëm  Xhovani Falkones? Mos po pretendoj shumë me këto pyetje? Me siguri që po! Që të jem më i drejtëpërdrejtë po sjell këtu një monolog të vërtetë me një prokuror shqiptar: unë nuk mund të shkruaj këtu emrin e tij, prandaj mbetet vetëm të më besoni se të gjitha këto që po shkruaj janë ashtu siç i kam dëgjuar. 
 
"Kur rifillova punë si prokuror thosha me vete se sido që të vejë puna, unë do të përmbahem disa normave elementare, të paktën nuk do të marr njerëz në qafë. Por nuk ishte e thënë që të ishte kaq e lehtë! Shumë shpejt, të njohur të vjetër dhe të rinjë më zunë derën, për çeshtje nga më banalet deri tek ato më të rëndat. Pothuaj i kam liruar nga akuzat kriminelë të deklaruar dhe të provuar. Gjithmonë gjendet një kleçkë që një provë ose rrethanë të mos merret si e tillë. Në fakt në punën time kam shumë shokë, bashkpunëtorë; të gjithë punojmë në një drejtim, duke vendosur çmime dhe pazare për çdo veprim tonin. Unë e di se çfarë ka bërë njeri ose tjetri prokuror, njëri ose tjetri gjykatës, çfarë ka bërë njëri ose tjetri hetues i prokurorisë. Të gjithë, pa përjashtim të gjithë jemi të zhytur deri në grykë. Çeshtjet shkojnë shkallë shkallë duke paguar tarifën e nevojshme, tek ne si organ akuze, tek gjyqtari i çeshtjes, tek avokati, tek strukturat e policisë kur duam që të zhvlerësojmë një provë ose rrethanë të caktuar. Kjo situatë i ka inkriminuar të gjithë, pa përjashtim. E di se kush merr zakonisht dënimin e merituar? Ata që nuk kanë bërë kushedi çfarë, vjedhje të vogla, sherre të rinjësh, përdorues droge, fshatarë, në përgjithësi ata që nuk kanë mundësi të paguajn. Ndonjë herë tjetër do të të tregoj gjëra që do të lënë pa fjalë! Dhe unë jam pjesë e kësaj maskarade… “ (Çdo ngjashmëri me persona të caktuar është krejt rastësore! Ed Martini)
 
Ndersa linkun e ketij telsti e ke ketu:

http://www.peshkupauje.com/2012/10/burra...

Ueeee ca plerash, ka shku tjetri ne polici me denoncu gjithe skemen e krimit, dhe ato e kane qit per bythesh perjasht. Duhet hetu kjo , ca interesi ka pas policia qe keto robt mos kapen.

Legenat, lujn me jeten e njerezve!

Ketyne po i vje rradha me hy prap ne pune. Nga shiu ne bresher.

Kjo ngjarje eshte me se e vertete, teresisht e vertet dhe te tille "druvare " nuk ka pse te kene vend ne polici.Duhen qeruar nje minute e me pare!

Nuk po merrem me permbajtjen e lajmit, po ky titulli, me duket cmenduri. E para paralelizmi i lepurit me ate njeriun qe po e kercenonin me jete me duket mungese e madhe respekti. E dyta, kur do mesojme ti duam pak me shume kafshet (se sipas kesaj po te erdhi lepuri ne dore duhet ta kapesh e ta hash??)...E kuptoj qe gazetarjq dueht te kete taban te forte popullor, po i mungon tabani i forte i formimit...

E thote prej shprehjes frazeologjike "e kap lepurin me qerre". 

Po pra, po si pak e tepruar me duket, per paralelizem me kete rastin, jo?

Ju paska hedhe nje Kocke Xhibolja turfullusve .. Amen Ja paskan shtru muhabetit vence ne Derstile !

Poshte Qeveria e krimit smiley

Sa bythe te zgjuara ka gazetaria dhe ne sherbim te Policise , llalles e  Vishos as ne tufen e babsqapit nuk ka . E cfare ka thane or tie njajo gazeta  Shqiptare ? Ato qe i thone Policet apo ato qe i thote Xhibi ? Dmth strateget e Ruajtjes rendit te babasqapit ku autoret kane bere qindra Krime jane si pune qerre me ljepuj .

Tahiri qe ka 4 muaj , aq sa nje Xhibolje nuk i heqin sisen e gjirit ,e  paska degjeneru policin dhe po te mos ishte Gazeta Shqiptare as per tu zbulu kishin keta smiley...Keta nuk jane as femije qe tu futesh nje shpulle e nje shqelm bytheve e tu thuash "ik or lbjeri fyellit ne ven tjeter "

Xhibolja te kishte pru ate mesazhin e Nanos do kishte bere me mire per ta njohur Tahirin se " nuik e dinim ne se cfare mut muti eshte "

Xhibole mos komento me se te del edhe posti me ate ngjyren kafe .Boll me postin them se ti ua di lloin e kullotes ketyre .haVall smiley

Ueee ca legeni. A ka ftyre ky minister? Genjen qytetari thote qe ka mare policine ne telefon. Qe qytetari me telefon ne dore me ze dhe figure, tregon thirrjen qe i ka bo policise me ore me date.

Ca jane mer keto rob skandaloz qe kane ne dore jeten dhe sigurine e qytetarit.

Vari teneqen o shok. A e pe Supergolin e dyte te Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti kondra Shtutgartit ? Ate thuj.

 

E kom bo scren saver, ket edhe golin qe i boni Myleri Barcelones. Edhe ste thote dot njeri mo pse rri pa pune. smiley

Who would you rather be right about now : Crack smoking Rob Ford or the lying pig Chris Christie ?

Uee, uee me rob Shpie, sa rrot k.....ri eshte Tahiri, qe kap vrasesist serial dhe shko tek KLani per tu pergezu.... Po cer do me Artan Hoxhen o kastrangul, shiko ore punet e rendit.

Po ce derguesish VIP kerkoni ju? Bosat e klanit jane gjithashtu kriminelet e politikes Shqiptare me ushtaret e tyre anal ista.

E ka thon Lubonja, jane te gjithe plehra, por i Lebetitmi e ka renditjen ndryshe... Saluku....Nano ....bosat e Klanit. 

Leni more lepujt jashte karroces, ce gjeti Sali qenin me Kulishet, qe si preken 8 vjet me rradhe vrasesit. Te kish qen Kulici i Salukut keta te penduarit do ishin ekzekutu e shit per lek tek bosat e mafies shqiptare. Po Saluku pse nuk e kapi per kaq vite ate vrasesin dyfish te Lames me bombe me celular????

Le qe keta i paskan vu mine paralajmeruese Kollozit...pse si kapi Saluku atehere?

Si tha Saluku me Lubonjen : prefektit ja ka vu palloshi bomben. Lubonja kuptohet me elegant kerkovi Prokurorine te bente hetime per perfektin..... Pse nuk kerko Lubonja Prokurorit te shqyrtoje financat e Klanit se leke shqiptaresh kan vjedh edhe ata...

Kot i kapen keta zaret e Vlores, ti kishin lene te lire se mos kesaj rradhe i vinin bombe jo-paralajmeruese Kollozit.

Te kish qen Kulici, kish per te bo lek me keta cunat e jo te dilte si fatos ne televizor e tu mburrte si Tahiri. Po kujt i mburresh o kackavall, Tan Hoxhes e Andi Bushatit apo zhejit. nejse zhejit ka per tja heq likja breket prej kokes se eshte i ronde Zheji sum.

Even a blind squirrel finds an acorn once in a whilesmiley

Kujdes mos i bohet qejfi Tahirit re, se kapi keta vrasesit...aty e keni ju. Apo kujdes se mos i rritet reputacioni qeverisjes Rama...e thene ndryshe.

A e pate Salukun ne parlament??? po mesazhet e analisteve nga Saluku e co a i lexuat? E po do na mbushni mendjen te mos perkrahim Tahir Squirrel Qorrin po te ham ate m..tin e Shpellarit? 

Keni gjetur kohen e gabuar dhe telefonin e gabuar....

e mo mire tani se u kapen 4-5 vrasesa nga mijera qe ka shqiperia me informacion te ardhur nga pala greke e do i fusin ne nje nga ato burgjet e shqiperise qe jane bo si holiday inn.

 ata 55 milioneret qe kane ne dore realisht ekonomine kombetare te Shqiperise!

...nga te cilet 27 jane me imunitet,deputete te PS ne parlament  smiley 
 

As qe mund te imagjinohet se cfare monstrash kemi ne ne ball te vendit. Thjesht jane perbindesha, qenie qe vijne prej ferrit! Akoma se keni kuptuar se cfare gare te shfrenuar bejne kush te vjedh, te mashtroj, te vrase me shume se tjetri?! Dhe keto nuk jane fjale ashtu kot, ne pergjithesi, por me fakte reale, qe te gjithe i dime!

Inkriminim total i shoqerise ne cdo segment....ajo qe permend ed martini funksionon kudo....ne mjekesi, administrate te cdo niveli rroga nuk eshte burimi kryesor i te ardhurave...shitje, vjedhje medikamentesh, prishje e qellimte e aparaturave,...shitje e informacionit nga cdo zyre e shtetit...arsyet jane te thjeshta, makuteria si dhe politika e ndjekur ne keto vite....secili llogarit jam ne pune vetem 4 vjet pastaj nuk dihet....

Per cfare Policie e ka fjalen artikulli? dhe pse pikerisht tani po perhapet me shpejtesi fjala "Banda e Tritolit" ???? Nuk mbulohet djelli me shoshe jo ....Korbet e kupoles kane filluar ti nxjerrin syte njeri tjetrit !

Kulla e barit nuk do te digjet !

Nëse doni të dini se si rilind policia e shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë.
Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997.
Ardian Lici ka qënë një nga ushtarët e Zani Çaushit, dhe kushdo mund të futet në you-tube e ta verifikojë këtë që po themi ne.Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.

Wellcom to Ramastan !

What happens in Youtube stays in Youtube smiley
 

s'gjeta gje ne youtube

titullli shume interesant, porr i shkruar nga nje gazetare, eshte thjesht nje qelbesire tjeter.... nese policcia nuk e kupton, pasi ka shume pak te penduar qe shkojne e rrefehen njesoj si tek prifti.... po kjo gazetarja, perse nuk e bessoi, apo perse nuk e hulumtoi me teper kete ras...??? Se po te ndodhte keshtu, me siguri qe e kishte qa Pulizerin kjo.....Por ne kerkojme qe te shofim qimen ne syrin e tjetrit, paçka se nuk na le trau qe kena tek syni jone....

Qite bre vetem per nje moment koken nga prapanica e Rilindjes se tu morr fryma lol

Titullin ja vura une ashtu; nentitulli eshte titulli origjinal i artikullit. Presjet i ka vene gazetarja ne artikull...

Gazetarja po te thote qe ne momentin qe ky u be gati te jepte intervisten ne News 24 e morri shefi i Policise ne telefon...pastaj cdo gje u be publike nga gjithe mediat, perfshi emrat qe Policia ja dha mediave duke i prishur pune hetimeve.

Ty prap gazetarja ta ka fajin, se ajo e ka per detyre te beje rend dhe hulumtoje krimet? Ky qe thelbi i ketij skandali qe e lidhe ti gomarin ke gazetarja, apo Saliu, apo leshi apo preshi?

Po flisni mer nje here te vetme me mendjen tuaj se s'behet qameti. Kur vjen puna per politike, s'u merzitet gjithe jeten duke u sjelle si spermadozoide te Rames e Berishes? lol

Ty prap gazetarja ta ka fajin

Mos harro dhe pronaret e TV

Ne fakt ai eshte ne vijen e pergjithshme te Peshkut. Sot ne vend qe kryeartikulli te ishte dicka tip kush fshihet pas krimeve te Sinanajt dhe sa e perfshire eshte politika ne keto krime (hello Mr Gjika), eshte vrasesi merrte dhe prishte shume para lol

Lela's got the right idea:

A ka fije të botës së krimit që të shpien te politika, qoftë edhe ajo lokale?

 

Dhe, mbi të gjitha, sa vlen jeta e një shqiptari: i pasur a i varfër qoftë; kriminel apo jo; zyrtar, biznesmen, afarist apo çfarëdo?

Une per vete nuk e pergjithsoj dot qe bleresit e sherbimeve te Sinajt kane qene te gjithe politikane. Nese ka 2 raste ne 22 qe jane te lidhur me politiken, nuk eshte kryesorja. Por, sigurisht qe duhen pare dhe lidhjet politike per krime te caktuara. Nje pjese, nga c'po lexojme deri tani, kane qene per prishje biznesesh, etj.

Ti e pe qe para 3 diteve tha me te zeza (pra me vendosmeri dhe konfidence shume te larte) qe ndertimorja s'varet nga pushteti lokal, e te nesermen gazeta #rilindase Shqiptarja e nxorri qe ishte i lidhur me Gjiken.

Po pse duhet qe te kene qene te gjithe politikane qe te quhet politika e perlyer? Apo duhet patjeter qe te kene vrare e porositur vrasje politikanet qe te kete lidhje te politikes me krimin?

Lajmi ketu s'qendron tek personi qe paguhej per te bere vrasjet, aq me pak te lulkat e parave te tij, po tek kush fshihet 'ke foleja e leprit', cfare dinte e s'dinte Policia, para dhe pas nderrimit te pushteteve, nese tritolet qene koincidence apo jo me nderrimin e pushteve (lufte klanesh te lidhura me politiken) sa te tjere jane arratisur tashme apo jane zhdukur ndryshe nga radari i hetimeve pa lene gjurme, etj. 

Si dhe, c'u be me deklaratat e qeverise se tritoli ishte terrorizem dhe se SHISH s'po bashkepunonte me Policine? As ne Afganistan s'ben vaki qe te beje qeveria deklarata te tilla dhe te harrohen te nesermen, a thua se behej fjale per petlla.

Ne fakt, nga e folura, forma dhe permbajtja, ai te linte vertet te mendoje se ishte ndonje i semure mendor, dhe une nuk i vej faj as policise e as gazetares. Personi ka qene kaq i tronditur, sa ka qene shum e veshtire te zhbiroje ne brendesi te tij, dhe cirkulimi i fjaleve te tij ne nje rreth te ngushte pa dalje, i ka bere keta (policine dhe gazetaret) te mendojne se kane te bejne me nje te semure mendor apo te "çmendur", siç quhet rendom nje person me sjellje dhe fjale te çuditeshme/anormale. 

Thuaj shyqyr qe nuk ishin ne polici gjate deponimit, specialistet e Kulicit por polici tipik injorant i paafte por i pa komplikuar ne krim i Tahirit. Pastrimi i policise se Kulicit i hoqi krimit nje aleat pavaresisht ineficences fillestare. Per kete eshte tremb PD se nuk e kane me policine nen kontroll si me pare. Pale po qe perfshi gjykates e prokuror te larte ne kete mesele, do te shohim te forta, se Palloshi paaftesisht ta fut.

"
Policisë i kërcen lepuri në qerre, e hedh nga qerrja

"

Si u la, e hodhi lepri qeverrin a jo? A ra me, apo ashtu?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).