Projekti energjitik i “Fushë Lukovës”

Zyrtarët e Bankës Botërore në Shkup i thanë Zërit të Amerikës se, me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, Banka Botërore po punon për projektin energjitik të “Fushë Lukovës”, i cili synon përmirësimin e punës së hidrocentraleve egzistuese dhe ndërtimin e një hidrocentrali të ri. 
 
Banka Botërore është duke bërë ende vleresime për projektin e paraqitur që prej vitit 2011, e sipas të cilit, sasia e ujrave që parashikohet të devijohen në kaskadën e Mavrovës do të jetë më e vogël se 2 metra kub për sekondë, që sipas burimeve të Bankës Botërore është më e ulët se sa parashikon marrëveshja për administrimin e ujrave midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
 
Por meqë ky devijim ujrash prek edhe vendet fqinje, si Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë, sipas rregullave të Bankës Botërore, këto vende duhet të vihen në dijeni.
 
Projekti, që ende nuk është miratuar nga Bordi i Drejtorëve, ka ndeshur në vështirësi për shkak të konsideratave mjedisore dhe kundërshtimeve nga banorët në Maqedoni, meqë ai pritet të ndërtohet në një park kombëtar. 
 
Për këtë çështje, e cila ka ndezur debate të shumta dhe në Shqipëri, foli sot kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po manipulon politikisht:
 
"Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë. As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare", deklaroi zoti Rama.

39 Komente

"Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë. As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare", deklaroi zoti Rama.

E keni degjuar shprehjen: "E ka kaluar hija planin"? Dmth sa te zihemi ne ka apo nuk ka projekt, kam frike se do vihemi para faktit te kryer: projekti miratohet ne menyre te nje anshme, punet ecin...

Megjithate une besoj se ky projekt mund te destabilizoj Maqedonine, pasi shqiptaret atje nuk do te pranojne. Mund te bjere qeveria, pasi BDI nuk do te behet pjese e ketij projekti antishqiptar. Te shohim.

smiley Ca bohet kshu mer. Lajme negative njera pas tjetres. Fill pas takimit Rama - Topi i paskan rujt?

Projekti, që ende nuk është miratuar nga Bordi i Drejtorëve,  
 

Asgje e re. Fiks cfare eshte thene ne lajmet ne Shqiperi. Pala maqedonase thane qe eshte thjesht ide dhe s'ka ende asgje konkrete. Pala shqiptare tha qe ende s'ka plan konkret e BB s'e ben dot pa leje. Plani eshte thjesht nje ide qe i eshte dhene bankes boterore, banka boterore po punon me idene, sepse banka boterore s'e ben dot pa lejen e shqiperise e vendeve te tjera. 

Banka Boterore nuk merret me ide. Ajo merret me projekte. Me ide nuk merren as bankat e nivelit te dyte ne Tirane, lere me Banka Boterore!

 

S'e ka miratuar pra projektin. E ke te shkruar dhe tek ky lajm. Pasi miratohet, kthehet ne projekt. BB ka thene se po punon per ta bere projekt, por jo se ka projekt, e s'e dime cfare detajesh ka ai projekt. Fiks cfare eshte thene. Kush e beri zbulimin e titullit? lol S'po them qe gjerat s'mund te shkojne aty ku po perhapen fjalet, por qeveria s'mund te veproje pa pasur nje projekt zyrtar, vetem me fjale mediash.

Sigurisht qe se ka miratuar projektin, kete e morem vesh. Por une thash se sic duken gjerat kjo nuk eshte thjesht nje ide, pasi BB nuk merret me ide. Ajo merret me projekte. Te jesh i sigurte qe ne Banken Boterore ndodhet projekti i depozituar, per te cilin ajo duhet te kete bere nje varg pyetjesh... 

Ideja eshte kjo: pse dicka e tille behet problem vetem pasi del ne media, dhe nuk eshte vet qeveria qe te informoj publikun, qofshin edhe vetem ide. A nuk ishte problemi i armeve kimike qe u kthye ne bumerang per qeverine sepse thjesht mbajti publikun ne terr informativ? 

Po c'gjera po duken mo zoteri? Ka nje jave qe te kane thene mediat qe banka boterore po merret me kete ide, por ende s'ka projekt konkret e s'dihet se si jane menduar gjerat. Nuk eshte se po duken gjerat tani. Kur te dale projekti, do te studiohet e atehere protestoni, nese shqiperia thote "po" dhe nese na demton. 

Ne fakt nuk eshte qellimi im te hyj ne asnje debat, thjesht them mendimin tim. Kur them "sic duken gjerat" e kam fjalen se projekt apo ide, quaje si te duash, kur permendet BB, kur per kete qellim eshte bere edhe nje takim mes dy ministrave ne Pogradec, do te thote se kam frike se punet kane ecur me shume se sa thote qeveria. Nuk kam fare frike a do te behet realitet ky projekt apo jo. Sepse Maqedonia pothuaj gjysmen e popullsise e ka shqiptare, dhe ata me siguri do ta detyrojne qeverine e tyre te heq dore nga ky projekt. 

Problemi eshte tek menyra se si menaxhohen ceshtje te tilla shume te ndjeshme. Sepse ajo qe ndodhi me armet kimike ishte absolutisht amatore. Nje terr informativ i panevojshem, i mistershem deri ne budallallek, njerezit i zuri paniku sikur do vinte fundi i botes. Kur ne fakt une mendoj se armet duhet te vinin, pse ne vetem perfitime do te kishim. Nderkohe qe humbem shume, jo thjesht nga mospjesmarrja, por nga refuzimi kur plasi bumerangu i "sekreteve shteterore" qe duheshin ruajtur!

 

Tipave si puna jote jo vetem qe nuk ju vjen keq per ato 1300tonehelme qe nuk erdhen por per menyren se si reaguan njerezit...Duhet te dilnin te buzeqeshur me pankarta "Duam Armet tona" dhe te kontribonin per paqen boterore vullnetarisht

A e kuptoni se sa karagjoze jeni shendrruar kur akoma flisni per perfitime dhe tani qe i keni breket ne fund te kembeve? Te vinin 1300tone helme ne nje cope vend i cili smenaxhon dot ujerat e zeza ju e sihni si dicka normale. 

 

Ju lutem thjesht kujdes me fjalorin, pasi nuk njihemi. Mos keqintepreto ato qe kam shkruar, pasi une nuk po flas per asnje lloj perfitimi. Menaxhimi i shkaterrimit, dmth shkaterrimi i tyre do te realizohej nga ekspertet e huaj. Une thash se gjithcka u menaxhua shume keq. Te pakten duhet ta pranosh se Rama realisht i pranoi armet, pastaj u detyrua te refuzonte nen presionin e protestuesve, te cilet nuk i informoi per asnje cast. Pike. 

Megjithate ne mund te kishim perfitime. Por ti leme perfitimet, por realisht Shqiperia u demtua sepse pasi pranoi armet, refuzoi. Sjellje amatoresh delirant!

Ne fakt sulmi nuk ishte personal kunderjt teje por kundrejt llogjikes se "Somalezit" qe mbart ti dhe tipa "pseudoglobalistesh" si puna jote..Domethene kjo jo-ja qe thame na paskerka demtuar me teper se sa 1300tone helme qe do perpunoheshin ne token shqiptare sipas teje? 13000 raste me teper kancerogjene cdo vit...ja si perkthehen ato 1300 tone helmet. ketu Kemi gjithe superfuqite e globit qe po i thone jo ndersa ti pret qe supet e rropatura te Shqiperise ti thoshin po? per hir t cfare? te budallalleku? Akoma me perrallat e eksperteve te huaj ti? Nuk flitet per pune ekspertize por landfilli se per pune ekspertize ishte me kollaj se kudo ti conin direkt ne SHBA apo Rusi ku i kishin te gati te gjitha bazat e shakterrimit te armeve kimike smiley ..Tani jane katandisur dhe po helmojne Mesdheun per hir te impotences se politikes se jashtme te Obames (edhe peshqit nga ana tjeter skane goje te ankohen)...Me tipa si puna juaj ai vend nuk ka per te pasur as dinjitet dhe as shprese

Nese me lejoni te nderhyj , meqe jemi dhe nen nje flamur,  kam pershtypjen se Ed Martini per armet kimike po e diskuton Pre factum ,kurse ti Art Post-Factum.smiley

Hahaha, vertet per te qeshur. Nuk jam globalist, une kam nje mendim qe e shkrova, megjithate zakonisht kur bashkbisedoj me tjetrin nuk i them "tipa si puna juaj!". se cka nje lloj ngarkese fjalori juaj, sikur une kisha gje ne dore dhe nuk e bera! Une thjesht kam mendimin tim, dhe kam te drejte te kem nje mendim, apo jo??! 

Une thjesht po them se Edi Rama kishte mundesi qe kete proces ta menaxhonte me mire! Po crendesi ka kjo? Se cfare mendimesh kam une, po pate durim, lexoje kete link:

http://www.peshkupauje.com/2012/11/njeri...

Dora, jemi edhe "nordik", vertet nuk ben te zihemi! 

Jo moj Dora po kemi nga ata qe dalin ende sot dhe vene kujen...Obobo si na i ken ato armet nga duart..Obobo na u prish biografia globale se i thame JO SHBAve smiley

Edo, Rames ne fakt ia lane topin ne dere edhe i thane te luante futboll nderkohe qe eshte basketbollist ...Jane dy sporte krejt te ndryshme smiley Pershendetje, por tek kjo ceshtja e armeve nuk i jap fare te drejte pales tjeter 

"Nuk ka projekt! Sepse projekti në këtë rast, nuk quhet një ide apo një skicë-ide e një qeverie tjetër, por quhet një projekt-zbatimi që e ka në tryezë edhe qeveria jonë, përderisa përfshin apo prek edhe Shqipërinë. Por as ne nuk e kemi një të tillë, as qeveria maqedonase nuk e ka një të tillë. As Banka Botërore nuk e ka financuar një të tillë. As bëhet fjalë që një projekt i tillë të financohet nga Banka Botërore apo nga cilido institucion financiar ndërkombëtar pa miratimin edhe të qeverisë së Shqipërisë dhe në respekt të marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare", deklaroi zoti Rama.

eh mor i shkreti Edi Rama "çte mbjellesh do te korrresh" thote populli

kur ishte ne opozite Edi Rama kishte ne mendje vetem protesta

Kur qeveria e mepareshme, ne emer te bashkepunimit rajonal, beri kompromis me Greqine per ndarjen e detit u akuzua si tradheti e larte ndaj atdheut

Tani qe partia socialiste me ne krye Ramen eshte vete ne fuqi dhe ka nevoje te beje kompromis me fqinjet per lumenjte, populli nuk e pranon, se i eshte ngulitur nga vete PS koncepti i "mos shitjes se ujrave".

E dashur Laura, mos lexo vetem titullin si gjibi, por edhe c`ka thuhet brenda.

Ne vitin 2011 Kryeminister i vendit ka qene Sali Sheqere Berisha. E Banka paska fillu pune per tja u fut shqiptare qe atehere, pra qe ne kohen e detit. smiley

E kam fjalen qe ti japim hakun kujdo , po jo per gje. smiley

 

Ajo qe po perpiqem te them eshte qe titulli i ketij artikulli eshte keqkuptuar, sepse ju s'i lexoni te gjitha lajmet por i lexoni vetem kur del tek VOA, me kaq dite vonese. Maqedonia ka thene qe e kane diskutuar me banken boterore, dhe banka boterore ende s'ka dhene asnje projekt konkret, por po e studion. Dhe duke mos pasur asnje projekt zyrtar, s'mund te dihet se cfare do te ndodhe. Dhe shqiperia kete ka thene, qe ende s'ka projekt zyrtar, por s'ka thene qe BB s'po merret me ate pune. Shqiperia s'mund te dale te kundershtoje dicka qe ende s'ekziston. Por ne castin qe do te dale projekti zyrtar, do te pyetet edhe Shqiperia, edhe fqinjet e tjere, sepse eshte detyrim sipas ligjeve nderkombetare qe te pyeten. Dhe Maqedonia tha qe nese Shqiperia nuk pranon, ne s'do ta bejme dot. Dhe s'do te behet asgje qe mund te demtoje shqiperine, nese shqiperia mendon se do ta demtoje. Lajmi i VOA s'ka asgje te re qe s'eshte thene ne Shqiperi te pakten qe nga java e shkuar, dite per dite. 

Mbase, por Shqiperise nuk ja ndalon njeri te thote qe "nuk ka projekt, por po pati, ne do jemi absolutisht dhe me terma krejt joekuivoke KUNDER". 

Apo e kam gabim une? 

Se si shume po i heq kembet osh ky me keto frazat "ne kete rast" dhe "me sa di une". 

Po ate pra ka thene. Po pati, s'do lejojme asgje qe te demtoje interesat tona. Doli ministri i energjitikes qe te henen lajm i pare. Dhe ministri maqedonas tha qe po s'deshi shqiperia, s'do ta bejme. Sot eshte e enjte. PAstaj doli rama. Tani pas nje jave u kujtua VOA. Mesila dode vazhdon protesta si "qytetare" me floket me gersheta si te timoshenkos.\

http://news.al/lajme/artikull/iden/10475...

S'po di, s'po di!

Ishalla ke t'drejte! 

Athere paska qene, shum zhurme per asgje. 

epo kur ta mbledh edhe maqedonia,s'ka bythe ku te rrije.  duke patur parasysh inferioritetin e politikes shqiptare ndaj cdo te huaji,them se vetem reagimi i shqiptareve ne  maqedoni mund ta pengoje projektin maqedonas.  teorine e zero problemeve me fqinjet, ata e kane kuptuar shume mire si beni cte doni,ne nuk flasim.

Nese Shqiptaret e Maqedonise jane kunder ketij projekti Banka Boterore nuk do financoje pa aprovimin e tyre. Nje perplasje fizike midis qytetareve ne Maqedoni dhe Qeverise e dekurajon investimin.

Cfare ka bere shoqeria civile per kete projekt ide 2 vjecare? Apo prisnin Palloshin ne Qeveri te zgjoheshin?????

 

Mos harroni qe burimi i ketij lumi eshte ne Kosove, dhe Ministri kosovar doli e tha qe s'do te lejohet ndertimi nese Shqiperia demtohet, por shtoi qe Shqiperia ka 10 vjet qe bllokon ndertimin e nje hidrocentrali ne Kosove, dmth edhe ne tete vjet me Salen, dhe qe me qeverine e tanishme kane rene dakord ta zgjidhin kete situate.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=27...

Ta shohim cdo te dale ne fund.
Mire per kete ska projekt. Po per devijimin e vjoses ne janine ka info???

Takimi me Ministrat e Maqedonise nuk do te thote miratim te projekteve ! Mos e merr si te tille! 

Qe ka projekt kjo as nuk diskutohet. Por sigurisht qe nuk ka projekt-zbatim sepse po pati kete dmth cdo gje eshte miratuar dhe nuk ka se cfare te protestojme.lol. Nese eshte e vertete kjo qe thote BB-ja se do te merren me pak se 2 m3 ne sekonde nga lumi i mavroves atehere po prape sipas tyre nuk ka pse tu merret leja e fqinjeve. Keshtu qe ne kot llapim si gjithmone. Krimineli i fali det greqise si ta kishte mullar bari te vetin tek kulla e Vicidolit, nderkohe i kerkon llogari qeverise per nje pune teresisht maqedonase. Ptu kriminel i shperfytyruar!! Te vrafte gjaku i 21 Janarit.  

Duhet te kemi parasysh faktin, qe ideatoret profesioniste te shtetit Maqedonas, jane te vetobliguar te paraqesin ide, skica, vizione , projekt idera per zhvillimin energjetik te vendit te tyre.Ashtu sikunder tek neve ku vetem per Vjosen ka mbi 16 te tilla.Profesor Radovicka gjat tere jetes se tij si mjeshter i projektimeve per shfrytezimin e burimeve ujore per prodhim energjie, la me qindra projekte.Por..
Per seicilin jane diskutuar detajet qe nje projekt ide e kthejne apo jo ne Projektzbatimi.Nga 16 te tille qeveria Carcani miratoi vetem dy.
Edhe rasti ne teme nuk mund te justifikoje zhurmen prej te ciles synon te perfitoje politika.Sidomos ne kete rast kur nuk kemi te bejme vetem me maqedonas, por me shume me shqiptaret, qe jane pese e shtetit maqedonas.Une i kam degjuar dhe vazhdoj te ndjek sa thone ata, autritetet shqiptare atje.Eshte e habitshme por fasin me me shume kulture se ketej ! Si e kuptoj une kur them; me me shume kulture? Se pari thone qe nuk ka shtrim te problemit per vendimmarrje.Ka vetem nje projekt ne fazat studimore ( te fizibiliteteve ).Normale, per punet e nje qeverie serioze, te nje shteti qe funksionon mbi baza institucionale.Ne nuk do japim miratim ne nje projekt qe ka ndheshmeri negative mbi ne dhe mbi Shqiperine- thone autoritetet shqiptare ne Maqedoni !
Maqedonasit nuk jane pa mend qe te shkelin marreveshjet e neneshkruara me neve dhe sdoms kartat rajonae e nderkombetare per burimet ujore.Ne to eshte thene qe prekja e ujerrjedhave lumore me me shume se 2 meter kub prurje ne sekonde nuk mund te behet, pa miratimin e shteteve perkatese ku ajo rrjedhe kalon!
Shteti maqedonas e miraton projektin me prekje te rrjedhes se Radikes me 1.99 meter kub ne sekonde kush ka te drejte ta ndaloje? Asnje!
Dua te thom qe nje projekt ne rrugen studimore te fazave drejt kalimit ne projekt zbatimi, nuk mund te sherbeje si baze per sherre.....pervecse ne koken e mentalitetit Sali Berisha dhe te fansave te tij.Ndersa kur vjen puna, qe me nje firme ti kalojne grekut 353 km siperfaqe ujore...AI burre i madh, ja valoi !

Ceshtja ne fjale nxjerr ne pah nje problem madhor: mungesen e nje plani zhvillimi te qendrueshem rajonal. 

Zhvillimi ekonomik, me nendeget e energjise, industrise, tregtise dhe turizmit, ceshtjet e sigurise dhe ato te mjedisit jane padyshim te gjitha ceshtje qe kerkojne qasje dhe zgjidhje te perbashketa dhe te integruara. 

Mua me duket se per shume ceshtje sahati ka mbetur ne kohen e izolimit, kur cdo gje behej me forcat tona dhe ne funksion te mbajtjes ne kembe te shtetit-kala. 

Nuk e di por me duket absurde qe sot, nje shtet qe aspiron BE-ne, Maqedonia ne kete rast, te kete ne sirtare nje projekt-propozim ekonomik, qe bie ndesh keqas me interesat e fqinjit. 

Dakord me Ramen qe nuk kemi ende nje projekt-ekzekutiv (projekt-zbatimi), por cilido qe eshte marre ndonjehere me projekte e kupton mire se po u arrit tek projekt-zbatimi, cdo gje eshte vendosur, pasi eshte pranuar me pare projekt-ideja, qe udhezon per linjat e pergjithshme pergjate te cilave do te zhvillohet (zbatohet) projekti ne fjale.

Ne konkluzion, politika e jashtme e Rames po shfaq limite te dukshme, sidomos per shkak te paaftesise per te artikuluar ne veprime konkrete vizionin e fqinjesise me zero probleme qe e frymezon. 

Si u bo? Ka projekt a ska projekt?

Car projekti me... Ka nji (projekt-ide) ide ne zhvillim per ndertimin e nji dige ne lumin Radika qe (projektohet) eshte llogaritur te perfundoje ne qershor. Pas perfundimit te kesaj duhet pa (projekt-buxheti) buxheti i Bankes Botnore a do kete fonde per me e financu mot. (Projeksionet) Parashikimet e eksperteve thojne qe nuk do te realizohet dot.

Edhe ne paste projekt, do e bojme nji kunderjekt ne.

Me kerkese te qeverise se Maqedonise thote kjo :

http://www.balkanweb.com/m/kryesore/drej...

Dmth projekt paskerkerkerka pas patur, dy kryeministrat jane taku 4 here ne 4 muj, a thu te jete permend fjala dakortesi e mirkuptim kshu si pergjithsisht? As une nuk e besoj.

Obi, te bej nje plotesim? Edhe kur projekt zbatimi eshte i perfunduar, nuk do te thote se eshte baras me vendim marrjen per lejen.Ja nje shembull konkret: Firma ime ka perfunduar nje projekt te plote per nje 8 plus 1 kat ke cepi i siperm i fushes Alidemi.Paguam vleren e plote te projektit dhe disa shpenzime te tjera dhe e dorezuam ne Bashki, per leje.Deri ne kete faze patem shpenzuar 236.000 Euro( perfshire disa parapagesa pronareve te truallit.)
Ish kryetari, Rama, nuk na e miratoi se pa e ditur neve, ne planin studimor Carcani, ne cep te njolles futej 2.4 metra e nje zone te lene per e gjelbert...!Pra na shkuan per dhjame qeni...Dhe sot e kesaj dite projekti dergjet ne Bashki.Me fjale te tjera neve na ngrin gjaku pa u hedhur firma e vendimmarresit per lejen e ndertimit.Dalin qindra klecka kur projekti kalon ne siten e tere atyre ing. Dhe tere morise pengesave.BIlez edhe si eshte marre leja prape dalin klecka.NJe te ngritur ca banore te Dibres dhe i thone Gruevskit ...te pjercim vendimmarrjen ! E jo me kur ka te beje me koke shqiposh qe edhe vezen e kuqe e bejne me klecka, jo qe ne kete rast kemi arresye. POR:
Sapo po shjruaj po degjoj dy ministrat shqiptare te qeverise Maqedonase qe thone : Nuk ka projekt zbatimi. E fill pas tyre doli ALdo kopetenti dhe u tha...:" ka ore ka po kundini gje juve..! " Eshte i madh, vallahi !

Ka apo s'ka projekt? E c'rendesi ka kjo per neve? Nje gje ka rendesi per Shqiperine, sa m3/s kane ndermend te marrin nga Radika dhe cfare mekanizmash do kete per monitorimin e kesaj sasie nese eshte e pranueshme. Behet gjithe kjo zallamahi per nje projekt ne Maqedoni smiley Qasja e qeverise shqiptare ndaj ketij diskutimi eshte komplet pa lidhje, hedh sazani nje gur ne radike dhe nuk e nxjerrin dot 100 vete. Po mer, ata kane planet e veta, me leket e veta, ne zonat e mbrojtura te vetat, me kredi qe i paguajne me leket e veta e ca pastaj? 

Une pergjithesisht nuk jam shume pro HEC-eve, por qe te behet diskutim publik ne Shqiperi nje HEC i Maqedonise nuk ma kishte marre mendja kurre. Nese preken shqiptaret e Maqedonise (duke supozuar qe ne s'prekemi se ne Drin nuk do kete ndonje efekt kushedi marrja e 2 m3/s) ata kane perfaqesuesit e vet ne qeverine dhe parlamentin maqedonas, s'kane nevoje ti marri perdore sazani

Swed, e ke mire por ku rri Berisha pa yshtur nga keto...qe te sfumoje malin e krimeve qe ja bere.Dhe qe po nxit ne cdo prononcim struktura te larguara nga polica militante, per krijimin e nje situate " kolumbiane "! Ka filluar te belbezoje Luli, njesoj si Berisha...!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).