Pas vendimit të federatës së koshit që ekipi kombëtar iu meshkujve të mos marrë pjesë në eliminatoret e kampionatit europian, kanë reaguar lojtarët kryesorë të përfaqësueses, të cilët kritikojnë ashpër këtë vendim dhe akuzojnë drejtuesit e federatës se kanë keqmenaxhuar basketbollin në tërësi. Në grupin e atyre që mbajnë një qëndrim kritik është dhe basketbollisti ynë më i mirë, Ermal Kuqo. Kapiteni kuqezi komenton gjatë këtë katrahurë të ndodhur me basketbollin tonë dhe kërkon ndryshime të shpejta e në interes të basketbollit. “Fatkeqësisht sporti është lënë pas dore në Shqipëri. Shoqëria jonë ka vite që i ka kthyer kurrizin aktivitetit sportiv dhe është kthyer në një shoqëri të antivlerës, një shoqëri moskokëçarëse dhe pa vizion, një shoqëri që nuk e ka idenë se sa jetik është sporti për imazhin e një vendi, sa pozitiv është ai për rininë, një rini që fatkeqësisht është në një gjumë të thellë dimëror dhe qe prioritet ka kafenetë dhe pabet. Por jo shumë për faj të saj. Shteti, media dhe drejtuesit e shoqërisë sonë në përgjithësi kanë kohë që e kane lenë pas dore. Sa faj ka shteti për sportin në përgjithësi, aq faj ka edhe federata e basketbollit për gjendjen në të cilën ndodhet ky sport në këtë moment, ndoshta pika më e ulët që nga trazirat e 97-ës.  

Keqmenaxhimi dhe paaftësia e njerëzve me të cilët presidenti i kësaj federate z. Ponari ka rrethuar veten, kanë çuar në rrënimin dhe falimentimin e basketbollit në Shqipëri. Me duhet të pranoj një gjë, që z. Ponari e do vërtet basketbollin, por këshillohet në një mënyrë shumë amatoreske nga njerëzit që ai vetë i ka vendosur rreth vetes, njerëz që nuk i kthejnë përgjigje, që i shkojnë pas me verbëri. Ai nuk do opozitë, nuk do zëra ndryshe, dhe kjo në fakt e ka kthyer federatën e basketbollit në pronë private të tijën, dhe ndoshta ai pa e kuptuar ka ndihmuar në rrënimin e këtij sporti. Megjithëse ka investuar, për mendimin tim ato janë para të harxhuara kot dhe është për të ardhur keq se mund të ishin përdorur shumë më ekonomikisht dhe në mënyre shume më efikase. Mbledhjet e federatës i ngjajnë atyre të byrosë politike të kohës se diktaturës, kurse zgjedhjet e saj përfundojnë me 100% te votave pro, pavarësisht ç’do lloj gjëje që mund të jetë propozuar. Nuk ka trajnerë të kualifikuar, nuk ekziston asnjë lloj programi për kualifikimin e tyre. Mungon një transparencë totale e federatës për çdo aktivitet të zhvilluar prej saj. Kampionati i të rriturve është në nivele mjaft të ulëta, ku nuk bëhen as 20 ndeshje gjatë gjithë vitit.

Si mund të pretendosh te përballesh në mënyre dinjitoze kundër ekipeve gjigantë evropiane, lojtarët e të cilave luajnë të paktën 45-50 ndeshje në vit. Ndërsa lojtarët tanë paradite s'vijnë dot në stërvitje se janë në punë. Pra, kemi një sistem amator dhe presim rezultate kundër sistemeve profesioniste. Një pjesë të fajit e kemi edhe vetë ne basketbollistët, sepse nuk jemi të bashkuar. Sidomos djemtë që luajnë në Shqipëri duhet të kuptojnë që pa ata nuk ka basketboll. Nuk e kemi ngritur zërin që në fillim, kur shenjat e mospërfilljes dhe të shfrytëzimit nga ana e shtetit dhe e federatës ishin jo te pakta dhe jemi kujtuar shumë vonë të lëvizim. Madje edhe tani jemi shumë të shpërndarë. Nëse duam një revolucion te sportit, duhen ndërmarre hapa konkrete, duhet ta marrim vetë situatën në dore. Pagesat e lojtarëve të kampionatit shqiptar janë qesharake, gjithashtu edhe përfitimet e tjera janë pothuajse inekzistente. Sikur te bashkohen të gjithë lojtarët dhe ta bojkotojnë kampionatin, në mënyrë të organizuar ama, burokratët nuk kanë nga t'ia mbajnë veçse të pranojnë kërkesat e sportistëve. Prandaj duhet urgjentisht të krijohet pranë gjykatës një lidhje e basketbollistëve qe të mbrojë të drejtat e tyre dhe e cila të ketë përfaqësuesin e saj në bordin drejtues të federatës.

Gjithsesi, gjëja kryesore është nxjerrja e një ligji efikas për sportin dhe sponsorizimin e tij. Për këtë barrën më të madhe e ka qeveria dhe parlamenti. Fakti që kryeministri është një ish-basketbollist për mua nuk ka asnjë rëndësi. Edhe ish-kryeministri është mjek, por gjendja e spitaleve dhe e mjekësisë në përgjithësi dihet se si është. Duhen larguar njerëzit pa vizion dhe dembelë nga postet drejtuese sportive. Nevojiten njerëz me një energji pozitive dhe me horizont, të hapur ndaj kritikave dhe punëtorë. Ku ka vullnet dhe dëshire ka edhe zgjidhje. Duhen afruar sa më shume specialistë, njerëz që kanë kontribuar për basketbollin”, përfundon Kuqo. 

18 Komente

ore, po Ermal Kuqo sikur zgjodhi te luante per kombetaren e Turqise,apo e ngaterroj me ndonje tjeter une...

Flamurtari gjithmone ka qene protagonist ne basketboll per femra, hunter..smiley   bile per nje 10-vjecar te mire vetem  17 Nendori, me pas Tirana,  ishte konkurent i denje..

Petrit Stefa, trajneri i pasionuar i Flamurtarit, qe nga mesi viteve 80-te  krijoi jo vetem nje ekip te mire, por nje shkolle  basketbolli  vlonjat  qe pati dhe ka akoma vazhdimesi...   profesor Stefa  per ekipin e basketbollit te femrave  ne Vlore,  ishte njelloj si Kreshnik Tartari  i volejbollit te femrave te Dinamos..smiley

Muina Kuqi, Pjereta Cika, Eleni Beli ... dhe nji qe lute topin, me komet si shtangiste, ia harrova emrin. Ka pas gallate me verte, Belulo. Kam qene nji here ke stadiumi i hapur, pa u bo pallati sportit, me ca kusherinj. Vlora-Tirona. Sec i bone albitrat me hile Vlores ( gje qe ndodhte shpesh ... or so they thought ... dhe filloji gjithe stadiumi : Vaso shkerdhata, Vaso Federata ( Traineri Tirones Vaso Shaka) ... na thane ishte nigju deri matona Axhensise udhtareve. Vite te bukra.

shtangistja (organizatorja)   ishte Laçaj, Qemolo..  ke harruar dhe qendren e ekipit  Leta Çala..smiley  se kishte 5 ekipi, apo jo..smiley

ti po flet per kendin sportiv Spartak,  ka qene stadiumi i hapur per lojrat me dore ne Vlore, aty ku sot eshte busti i Avni Rustemit.. por  une e mbaj  mend si neper te, se kam qene i vogel  dhe nuk me kujtohet te keme pare ndeshje atje.. une jam brezi i pallatit te sportit.. eh çfare kujtimesh kur organizoheshin  finalet e kupes se Republikes ne Vlore.. feste,  mbushej pallati 3 ore para..

Me sa di kane disa vite rresht, qe ekipi i femrave te Flamurtarit dominon ne kampionat. Kurse per meshkuj, ncuk, dobet, kushedi pse. Per meshkujt prej tre vitesh fiton rresht Kamza Basket, por te pakten hahen me Tiranen dhe Vllaznine. 

ne basketboll per meshkuj hunter, Vlora ka qene historikisht dobet.. ka pasur nje fare kulmi diku nga vitet 70-te thone,  koha e te famshmit Viktor Papavangjeli, nje gjigand ky  rreth 2,10 i gjate.. kuptohet ka qene edhe lojtar i kombetares, por me pas,  a ha... dobet fare!
 

Belul ne basketboll, ndryshe nga futbolli, lejohet te nderrojsh kombetare edhe pse mund te kesh lujt me nji ekip tjeter. Kuqo lujti disa vjet me Turqine, nen emrin Kurtoglu. Kur nuk kishte mo takat atje, u kthy te riluje me Shqipnine.

po pra bb,  mire e dija une..smiley    dhe me cmbaj mend ka  luajtur ne kampionatin turk, qe eshte goxha i forte,  me Efes Pilsen..

Fiks me ate. 

Po Kuqo ne fakt nuk e ka abandonuar asnjehere Shqiperine, biles ishte organizatori i grumbullimit te kombetares. Iku e para se u zy vazhdimisht mf federaten, e dyta per shkak te siguracionit qe kerkonte Efesi qe ky te luante me kombetaren. 

Ishte periudha qe u permend se mund te kalonte ne NBA me Toronton. 

Gjynah qe nuk marrim pjese ne eliminatore europiani. I ka eklipsuar futbolli sportet e tjera.

e pra, mire qe futbolli jone ka ecur aq shume perpara, se keto sportet e tjera jan kot... smiley

Cope cope fgm edhe futbolli, por ta kam fjalen, ndonje biznesmen qe ka nder mend te hedh leke, vetem per futboll maksimumi se per sporte tjera, rralle. Gjynah.

  E ndoqa intervisten e Ermalit....i acaruar me shume te drejte, per 150.000  euro shqiperia nuk perfaqesohet ne basketboll,e mbetet jashte kualifikueseve,nuk gjenden.Pergjigja ishte se ekipi nuk i juftifikon keto para me rezultate...me pak fjale jemi kot.Pertej edhe te tjerave qe permenden ne shkrim, me habit vertet si mund te jete nje justfikim serioz kjo puna e rezultateve?

Basketbollist e keni KM,ndoshta ai i kupton me mire keto probleme.

turp i botes!

pse nuk i kerkojne rames te behet trainier i ekipit se mbase rilind edhe shportetopismiley

mjek i ekipit te behet miraklli dhe shofer i autobuzit 7%-shi.

jo jo, i thone koshtopi.smiley

po  fjaline e pare e kape..?

Pas vendimit të federatës së koshit .smiley ........ te plerave..

p.s po mazazhator i ekipit kush do behet, Dulja..smiley

per masazator e ben mire ai,,se ka kaq vite qe e ka gishtin brenda tek vrimat e integrimitsmiley + mund te nderhyje te velai qe te na huazoje  ndonje karipidhi  andej,,,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).