Nga facebook:
"Gjatë protestës së 21 janarit, para tre vitesh, shkrepa këtë foto (foto lart) 

Kësaj gruaje dukej sikur s’i bënte syri tërr për çfarë ndodhte rreth e qark … 
Pas tre vitesh, ajo është sërish aty, tek ura, në të njëjtin vend, me të njëjtin xhup jeshil, të njëjtën karrocë…! Duket sikur s’ka ndryshuar asnjë gjë për të…
Mia L"

69 Komente

as për të,

as për ne

shume uje ka rrjedhur nga ajo dite dhe plaka ende stoike.

Migjeni do ta nxirrte nji vjershe nga kjosmiley

po çfare duhet te ndryshonte..?

 

nuk besoj se Mia mendon aq thelle. 

Ata qe ishin ne qender te 21 Janarit i nderruan xhaketat, besoj me kupton. Plaka vazhdon me te vjetren, tu ndenj perjashta ne shi.

shiko, xhaketa mund te jete vertet e vjeter, por  si duket   eshte e trashe dhe e ngrohte per dite Janari.. ben punen me  nje llaf..smiley

tamon, ku do shkote ky muhabet pa ket syrin e mprehte te xha belulos

po mor xhaketat i ndruan por ça ndryshon nga kjo ? me plaken qe nuk e nderroi te sajen ?

ti blend kur do i ndryshosh pikepamjet, kur do na behesh i djathte e partizan per berishen apo bedriun ?

 

Jon rrit cmimet.

Propagande 2-lekshe, se as 50 metra me tutje, ndryshimi ja ben muuuuuu, jon heq palmat, jone vone evergreen. A e ma men mi none qi ska pas harte Evrope?

E RE! Tani edhe me Porsche Panamera, eh mi none nga te fry era.

Ka nderruar sfondi ne foton e dyte.Gruaja ne foton e pare eshte me koken e rene.Ne foton e dyte koken e ka lart, shikimin drejt horizonteve te reja.Pra ndryshime ka.Ndryshimi eshte shpirteror. Ka shprese.Dhe shpresa nuk mund te fotografohet nga ciniket.

Qafsha komentuesin je i madh!

Ja e shef qe tu be fiksim komentuesi.Mision i arritur. smiley

Cupa duhet cuar tek Cekja.

ajo vjen nga kamera qe e ka perballe dhe qe ndodhet vetem. ne foton e pare eshte rrethuar me njerez, normal qe do struket.

s'ka te beje me kameren.ndryshimi eshte i nivelit simbolik.ne foton e pare eshte e strukur, e ndrydhur ne vetvete prej atmosferes autoritariste.Kurse ne foton e dyte duket e cliruar.Ja ky eshte ndryshimi.

Ndryshimi cilesor ose hopi ndodhi ne 23 qershor per ti hapur rrugen ndryshimeve sasiore te cilat nuk konvertohen menjehere ne impakte cilesore. Qasja eshte mekanike.Pas aparatit qendron fotografia me syrin subjektiv dhe manipulues.

Lol nese ne foton e pare si trembej syri sic thote dhe fotografja, pse nuk do ishte e cliruar ne thojza tani?! Kur s'kish cte humbte atehere, cdo humbi tani ?!!  Asnje qasje ska aty pervec faktit- she doesn't care  about life anymore. Interpretoje si te duash tani. Jo po Rilindje Jo po derrci e verrci. smiley

Komenti im ishte per te thene se ashtu sikurse kjo cuca qe ka shkrep aparatin kerkon te luaj me imazhin, edhe une mund te luaj me fjalet. Ne koncept eshte naivitet dhe bllof te kerkosh ndryshimin social permes nje personi qe ska ndryshuar asgje.Aq me teper kete ndryshim ta shikosh nga jashte. Po ja , te them une, pse nuk fotografon nje tregtar te mesem , eshte si para dy vjetesh, me te njeten veshje, me te njeten makine. Pra sipas logjikes spekulative te fotografes asgje nuk ka ndryshuar.Nderkohe tregetari ndryshimin e ka ne konton bankare te cilen ajo se fotografon dot. Ja pra si behet manipulimi emocional nga fotografet amatore smiley

 

o spiritus, gjyshja ime thoshte qe njeriu e ka jeten te shkruar ne balle qe kur lind. dmth qe asgje nuk do ndryshoje per kete plaken ose ti apo une, sikur bota e tera te permbyset. (jo me pa lujt gje fare, perveç nderrimit te xhaketave sipas blendit)

lypsi po lyps do ngelet, e patroni po patron do ngelet se i kane te shkruara fatet. 

hypur ishte sala me edin ne kohe te enverit, hypur ne fron gjenden perseri, e po njesoj sikur te kishin edhe nja 300 shpirtera te tjere. ndersa kjo gruja e fotos, keshtu ishte ne kohe te dulles, keshtu do jete ne te sotmen e sikur te jetoje dhe 1000 vjet po keshtu do te vazhdoje te jete.

dmth ti aty ne qendren e botes nuk beson tek teoria e mobilitetit social. ke te drejte. pesimizmi aty eshte mode.

une pesimist ti optimist, kemi 10 vjet qe diskutojm ne peshk; ku eshte ndryshimi social ? 

kush eshte me i lumtur, i burgosuri apo roja e tij ? kur te dy jetojne ne burg.

patroni apo punetori i tij, kur te dy jetojne ne pune ? 

Edhe kjo qendron. Kendveshtrime te ndryshme. Po a kalon neser aty, e a pyet ca ka aty poshte qeseve? C'ka shet. Pse ka 3 vjet aty? si eshte puna?!! Thuaji ke shku n'emer t'peshkut pa uje, prandaj dhe ke gjithe ato pyetje. Ok Spiritus? Yes?! Oh thank you smiley 

ne foton e pare eshte duke pare diçka nen plasmas. nuk mund te baziohesh dot tek nje shkrepje (ne te qinden e sekondes) per te komentuar nje person te rastit.

shkohet e jetohet me te, e pastaj komentohet. po juve ju rrofte shpresa qe vdes e fundit.

Gruaja ne foton e pare eshte me koken e rene.Ne foton e dyte koken e ka lart

Jo vetem lart, e ka me te lare koken, s'e shikon si i ndrit?

Ndryshimi eshte shpirteror.

Ja vlejti kostoja me nje llaf.

Ke fol tamam, ja ke plas n'fytyre realitetin shpirteror ketyre cinikeve.

Specialistet e leshit i dallojne kto detaje.

poeti i partise

you're gonna see some serious shit from Miaja... 

Edhe reklamat mbrapa plakes..gervish tek plaka dhe fiton. smiley

smiley  Justifikohuni sa te doni por edhe "diktatura e pameshirshme" nuk i katandisi ne kete faze shqiptaret e gjore....

i paske harruar fotot e asaj epoke ti. gjej foto te korese se veriut se jane pothuaj njesoj me tonat atehere. dhe beje diferencen me korene e jugut, nje popull me ta.  

te njejten diference kishim dhe ne me kosovaret, ne ate kohe. 

Po kishte varferi, por nuk flinte njeri rrugeve....Pyete ca ate plaken e gjore qe fle rrugeve sot dhe qindera te tilla neper rruget e Shqiperise se besoj fare mire se ne kohen "e Korese" jetonte si qenie njerezore...ndersa sot e kane flakur rrugeve (se ka dale ishpronari i shtepise me origjine nga Mexixa por dembabaden Tirons..kupton ti)    smiley

as ajo nuk flen gje rrugeve. rrobat  dhe materialin qe perdor i ka te pastra.

Nuk e di historine e kesaj te moshuares ne foto, por i bera nje paralel me keto historite e dhimbshme smiley

pse ne thonjza, Art? si mendon ti, viktime e ciles kohe eshte ajo plaka? kushedi sa vite ka punu dhe sot detyrohet me punu rrugeve...nqse "diktatura e pameshirshme" do kishte qene vertet e meshirshme, nga pikpamja financiare asaj nuk duhet t'i kish ndryshu gje

E gjora grua, me kujtoi shitesen e shkrepseve 

Ajo qe ligeshton eshte zhvendosja e gjendjes psikologjiko-shpirterore e shqiptarit nga nje humnere ne tjetren

shkatrrim smiley

fotot jane mese normale, asnje gjendje shkaterrimi nuk duket ne to. qyteti eshte si çdo qytet normal perendimor. na trego nje foto te lagjes ku banon (me duket se ke postuar nje here) nuk eshte gje me i bukur ambjenti tek ti.

Mbetet per t`u vleresuar syri i mprehte dhe zemra e bute e fotografes, e cila si shume pak njerez qe kalojne perdite ne ato rruge qe nuk i ngrene syte per te pare apo qe sduan tia dine per te tjeret, vendosi t`i perkushtohet kesaj nene qe eshte shkaterruar nga ana trupore dhe shpirterore aty. Mos e lidhni aq shume me politike, por e verteta eshte se fakti qe nje grua e moshuar detyrohet te punoje ate pune dhe ne ate gjendje, tregon shteti nuk ka ndryshuar aq shume dhe varferia mbetet e njejte... te pasurit e kane shtuar, te varfrit akoma me shume drejt gropes!

Sakte!

Ke ndonje shkop magjik ti per ta zhduk varferine per 24 ore? Se keshtu retorika bejme te gjithe.

nuk duket e varfer ajo grua, ose ti nuk ke pare te tille dhe i ngaterron. 

varferia eshte pastaj relative. 100 here te fitosh para me shume se ajo grua, dhe te jetosh ne vend te shtrenjte (banesat me qira 1000 - 2000 € muaji) je me i varfer se ajo dhe vret veten, jo me te shesesh ne rruge. 

njoh nje shqiptar ketu qe shet vizatime ne rruge, ka dy apartamente ne Paris dhe nja kater ne shqiperi, me kete pune. robt si ty, e marrin sigurisht per te gjore qe eshte tu vdek per buken e gojes. 

Po ka ndryshuar dicka. Muri eshte mbushur me reklama bajate per lojra fati,  te cilat kryeministri kishte plan ti krasiste ose ti bente te jashteligjshme. Si me thene , vetem shanci mund t'ju ndihmoje tani.

koment pa lidhje.

u ndaluan dyqanet ose kazinot lojrave e fatit prandaj ato shiten ne menyre ambulante. sikur te kishim portokalla ne vend te llotos, ajo gruja do shiste te tille. pra do bente nje bisnes qe ecen, ose ka gjasa te eci.

por kjo nuk ndryshon asgje me gjendjen e saj, si shitese ambulante. do ndryshoje ne momentin kur policia mos ta leje më te punoje ne rruge, siç te ndalojne ketej ne perendim, keto shtetet ligjore per te cilat ka mjaft partizone ketu tek peshku, sidomos ketu.

ky ndryshim do te jete fatal dhe per plaken. ajo jo vetem nuk do fitoje me leke, po s'do jete me e lumtur. ndoshta ndonje lek te madh nuk fiton as sot, por eshte e lumtur me punen qe ben, se hyn ne pune per diçka. 

eshte shume e rendesishme per njeriun kur sherben per diçka, sikur deren vetem te luje. ai vete perfiton, ndoshta sistemi jo. por njeriu eshte me i rendesishmi.

Kush tha qe kjo shet lloto? Mendoj shet te njejten gje qe ka shitur para 3 vitesh, duken si libra. Them se reklamat prapa nuk jane te lidhura me te.

Nuk dime gje per gjendjen e kesaj gruas, te them te drejten mua s'me ngjall asnje kuriozitet ngaqe me duket nje pamje e zakonshme ne shqiperi; reklamat me bene pershtypje.

Ndersa komentet tuja edhe pse lidhen me personazhin e temes jane me teper ne funksion te teorive te tua sesa te temes. Nuk dime asgje per kete grua ose situaten e saj.

nuk ka pra rendesi fare se çfare shet. tek kjo teme fakti qe shet ne rruge, e ben te gjore, te shkrete e te rrenuar.

ke ardh ti Fjala ndonjehere ne Paris ? jane ca bukunista (bouquin = liber) qe shesin libra e kartolina e kujtime nga parisi etj gjera, pergjate gjithe senes (lumit qe pershkon parisin) dhe qe jane me fame (kerko ne google per foto). si kjo ne rruge jane, punojne. a mund te themi se jane dhe ata viktima te shoqerise dhe presin ndonje ndryshim ? ndryshim per mire sigurisht. 

si dhe per çfare teorirash behet fjale ?

Une nuk desha te beja krahasime (me ata te Senes), thjesht po mendoja qe femijet e saj nuk do te ishin shume krenare nese e shohin fototn e mamase se tyre duke u komentuar ne nje blog, nga njerez (si ne), qe ndoshta nuk e dine fare se cdo te thote te jetosh ne nje situate te tille. Kaq po mendoja...

prandaj bota i ndalon foto te tilla pa lejen e personit te paraqitur ne to, te shfaqen dhe diskutohen ne publik, kur personi nuk eshte figure publike. teme tjeter per diskutim kjo. 

u fshihet te pakten fytyra. 

por mos harrojme se ne komerce, asaj mund t'i behet dhe reklame nga nje shkrim i tille, qe t'i sjelle me shume te ardhura. dhe ndoshta ajo dhe familja e saj deshiron pikerisht kete gje. a s'eshte morali i nje shoqerie kapitaliste LEKU ?

nejse, puna eshte mos marrim paragjykimet tona, per ligje te universit. bota eshte shume ngjyreshe (po ta shohesh me optimizem, dhe e erret, po ta shohesh me pesimizem) dhe e çuditshme, psikollogjia njerezore akoma me shume. te dyja e tejkalojne mendjen tone te vogel, e plot halle. se dhe ne jemi per t'u qare, te gjithe, jo vetem ajo gruja shitse ambulante.

tani jam dakord me ty, prape une nuk e di nese neser dikush nga peshku kur te kaloj perpara gruas, do e pershendes, apo do bleje dicka...dua te mendoj qe do ndodh, s'e di...

ne une jam dakort me ty, sidomos po te jesh femer akoma me shume smiley

dmth qenke dakord ME PAKsmiley

O Profil, shoqeve te kesaj plakes I cajne kockat afer vatres ne mot te tille, jo me me ndejt jashte per ore te  tera ne ftohte e shi. Kur shikojme njerez qe s'kane as moshe as takat (pleq, femije) qe punojne ne kushte te tilla reagim njerezor me duket te ndjesh keqardhje.

Prandaj argumenti yt, dhe paralelet qe heq me bukinistet dhe artistet e rrugeve te Parisit me duket I forcuar. Ne Shqiperi ne rruge shesin shume njerez qe nga fruta perime, veshje e orendi, byrek e qofte dhe nuk mendon ndonje njeri te gjoret keta. 

Edhe kinezeve po t'ja tregosh kete foto them se do reagonin si komentuesit ne kete teme, ngaqe ne gjithe boten vec hallexhinjte I nxjerrin femijet dhe pleqte me punu ne rruge.

 

Kush mendon se s'ka ndryshuar gje nga 21 janari 2011 e ka gabim. Kryeministri Rama sqaroi se pervec gardhit qe eshte hequr dhe perdeve qe jane zevendesuar ne Kryeministri, Metes i eshte katerfishuar pushteti, keshtu qe drejtesia tashme do ece me shpejt.

Mark Nika nga ana tjeter duket se kerkon dicka me shume sesa optizmimi i prjektuar tek kokat e ngritura te shitseve ambulante dhe tek uniformat e kopsitura mire te policeve; do drejtesi dhe thote qe familja e nipit te vrare ne 21 janar eshte gjithashtu keq nga ekonomia dhe shpreson qe shpallja deshmor e Aleks Nikes t'i lidhe nje pension familjes.

Blendi tu lujt futboll???

ehu, shqipot duajne te bejne filozofi dhe atje ku ka monotoni. e ceshte kjo ''filozofi'' e madhe? jetojme ne kapitalizem o njerez. dikush ka dale te shese ne rruge. that's it. jo po filozofi xhaketash ...

fakti qe eshte nena e dikujt dhe grua ne moshe shtron pyetje ne mendjet tona. mirepo fakti qe nuk lyp po shet (per me teper gjera qe i blen dhe nuk i ben vete ose i shkul diku), tregon edhe qe gjendja e saj nuk eshte kritike. 

O xhibo kape icik Spiritusin te ajo fotoja pare me xhakete te zeze me dure ne xhepa, perballe atij me xhakete bojkafe.

Marre vesh qe sot kane qene edhe perfaqesues te Ell ES I ne ceremonine e rastit. UNe nuk e kuptoj si mund te funksionoje, cfare kane keta  njerez ne mendje...jane normal?

fotot e Blendit mund te merren si tregus i asaj qe tha dhe avokat Ngjela. Qe dasmoret festun se u martu Sinani, i cili mori te njejten nuse qe kish pas. Qe e perkthyme do ishte, pavarsisht qeverise, plaka prape ka per te shit te rruga.

(t'mos mori mundimin njeri me m'sqaru se ala nuk jane bere 100 dite dhe se jo cdo gje rregullohet per kaq shpejt)

Mia, ala ke ura e varfer sa ska me, si shumica e shqiptareve, ne rruge te madhe te Lana !

 Sala, ala ke ura aty ka ngel tek "revolucioni" Demokratik,  tek Lana! !  

Rama, ala  ke ura e Lanes, kur kish pas pastru Lanen nga kjoskat! Aty ka ngel, te Lana! Sukseset! smiley

Nena shet libra, jo mend, ndaj ka ngel ne vend.

Trishtim! Te duket sikur jo nena , po Shqiperia vet eshte ulur ne ate ure, poshte te ciles rrjedhin ujerat e te njejtit llumi, ndonese koha ka ngel pezull mbi qenien e saj.

Nichi Vendola per nja 10 vjet!!!!

Spitting image

ne sfond te 2011-es, duket nje burre qe ben quenellen (qe ne fakt e kemi shpik ne shqiptaret), profecia e tij po duket se po del pas 3 vitesh, 

haha bravo, s'ma zuni syni kete. 

Blend,a u tha ajo gropa me uje qe te shqetesonte,nqs jo sille akoma,nqs po ,kenaqem qe paska fillu puna!

Po ca t'bonte kjo gruja, te vdiste qe mos vinte puna t'perdoreshe si metafore nga pjeshkat me facebook? 

blendo, kjo quhet "cheap shot" ne frengjisht. 

It also cheapens the day of the fateful event and it cheapens this blog, do kishte shtu ai francezi po pastaj nderroi mendje

e shkreta ajo gru, qe rrezikonte jete ne ate dite per me fitu i cop buk.

Foto e dyte nuk o me 21 janar 2014. Qorro, ti qorr je po jo aq sa mos shifshe shiun me 21 janar 2014. E pra ne ate foto ene toka eshte e thate.

Po kjo s'ka pike rendesie per mesazhin. Shqiperia pesoi nje krrak te madh me 21 janar 2011. Qe atehere nga "fitorja" ne "fitore" po shkojme drejt Rigroposjes. Nje psikopat plak e zevendesuam me nje psikopat me te ri. Nje krye.are e zevendesuam me nje kryehajdut. Kurse hajdutet dhe injorantet me ca hajdute, injorante dhe cupulinka te krahut tjeter.

Po rendesi ka qe plaka shkrete ne foto ka shprese ore se ka ngrit koken. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).