Dashunova prrallën e Narçizit me të tânë hovin e gjakut tim prendveruer. E gjithëkund e gjithëkah kerkojshem pasqyra ku m’u pasqyrue.
Narçiz e quejta veten ndër ditët e rinís së parë, tue mos parandie asokohe sa trishtim mâ vonë do të më shkaktonte ky emën luluar. Po a s’janë të freskëta edhe lojnat e fëmijnís dhe të shëndetëshme dhe të pafajshëme. Mandej, kur rritemi në moshë, a nuk i përsërisim me tjera mênd, don me thânë përnjimênd? E atëherë nuk zhvillohen të njoma e të pastra si dikur, por të turbullta e turbulluese edhe dobsuese të trupit e të shpirtit.
Qyshë në fminí dashurova ujnat si të rrjedhëshëm ashtu t’amullt, valët pasqyruese, sipërfaqet kristalore shumë tërhjekse për Narçizin ëndërrtar.
Mbaj mend nji natë kah gjysma e majit. Nji natë pá hânë. Shkodrën e kishte mbulue an’ e kând errësija, nji errësi e rrasët qi nuk lênte me pá nji pëllambë para vetes. Oborri i shtëpís kishte humbë si i mbytun në fundet e nji deti në ngjyrë karaboje me gjith manda, me blî shatorr e me tândë. At errësí e dendësonte edhe mâ tepër heshtimi qi mbështiellte gjthëshkafen si në nji mbulojë të murrme. Erëza gjethësh e bimësh gufuese, mbi të cilat zotnonte fryma nxitëse e lulemustakut, rrijshin si pezull në paluejtësi t’ajris.
Pak net mâ përpara nën rrezet e hânës, qi prarojshin kopshtije e mure, lagjet e Shkodrës kumbojshin nepër valavitje galduese të shrregullave. Tashti qi Shën Gjergji i parë e i dyti kishin kalue, qyteti pushonte në paq të plotë, si i lodhun prej qejfit të valleve. Vetëm qielli vlonte plym me hyj, mbi at errësi të pamasë: hyj me drita të largëta qi shndritshin heshtazi, nalt, shum nalt, në hapësína eprore prej kah asnjë rreze nuk arrin me ndriçue dhén. 
M’u duk se në largësí po tingëllonte si një zâ i marrun, por depërtues. U vûna në dëgjim. Nuk zbritte ai zâ prej rrathve të qiellit ku Byku i Kumbarës shkëlqente bardhulluer në gjasë të nji udhe misterioze, shtrue në pluhun margaritarësh. Prej kah vinte atëherë? As unë nuk e kuptova. Sigurisht nga nji largësí e madhe apo ndoshta edhe prej nji vendi t’afërm, t’afërm fort: prej thellësís të shpirtit tim. 
Më dukej se njofta n’at zâ shushurimën e ujnavet qi përshkojnë kryq e tërthuer tokën shqiptare. 
Shqipní, nuse e ujnave, âmbëlsija e gjallë e jote freskon ândrrat e netve të mija.
Zbresin gëzueshëm prej bjeshke në jallí Drini e Mati e Arzeni e Semeni e Vjosa tue endun valle si krushq djalosharë të kapun dora dora. E kurr kânga e tyne nuk mên. Edhe në ditët mâ të zeza mjerimi, ajo kângë kumbon e përhapet si nji epithalm urimtar. 
Nji lum tjetër më rrëmbei papritmas në shkulmat e vet të turrshëm. Gjaku shqiptar qi nuk shterret kurr, por, si ecin valët e Drinit prej grykës në grykë e prej lugjes në lugje, edh’ ai rrjedh prej katragjyshave ndër nipa, mot në mot. Lum i pasun qi nga burimet mâ të lashta të fisit njerzuer shkumbon përherë bujar e i fuqishëm n’ âmë shênjue nga vetë gishti i Perendís. 
Unë e ndjeva veten si për shortí pjesë e atij lumi.
Dada, qi rriti në gjûj të vet prindin tim njëherë edhe mâ vonë mue, më tregonte:
“Nji natë maji të fali Zoti mun ke rrâja e drandofillit qi lulzon afër pusit. Nuk dij mirë kush të solli n’ oborr tonë. Ndoj engull i bardhë tue rrëshqitë gjatë njâj rrjeze hâne a por Floçka e Pusit qi njef udhat e nëndhéshme dhe ua bjen nânave fmit nga mbretnít e largta t’ Agimit. Unë, në të zbardhun të dritës, kur dola me mjelë lopën në kullë të sânës, të gjeta tue kjá, lakuriq rrâzë drandofilit, krejt i ndragun me dhé të rîmë prej brymës së mëngjesit. E të mora e të çova te nâna jote qi të pritte. E të kemi lá dhe të kemi lidhë në djep të ngjyrshëm punue në Krye të Pazarit dhe të kemi mbulue me bohçe të kuqe.”
Buzëveshkun, gojë pa-dhâmbë, dada plakë ia ndolli gjumin kërthînit n’at djep, tue i urue ndër ninulla mâtë ndritëshmin fat edhe ia praroi, kur u bâ camërdhok, shtigjet e para të jetës me dritë ari prallash. Kush do ta ligjërojë lavdín tuej, o plaka arbnore? Ju me tregim gojëthânash krenare ia bâni të madhe zêmrën nji populli të vogël.
E n’errësin e rrasët dhe në heshtimin e thukët të natës së majit m’u kujtue papritmas tregimi i dadës dhe zbrita n’oborr. Tue u drejtue n’terr me hamendje, shkova deri te pusi, si i ngrehun nga nji fuqí shortare. 
Ndiejshem në terr pranín e drûjvet me degë të rrëfatuna mbi oborr nepër të cilat i kërthndezët qarkullonte tharmi i prendverës; ndiejshem frymëmarrjen e gjethet të rij; ndiejshem harén e ndrydhur të kokrrave qi rriteshin të strukuni në njomsinën e gjethet edhe lëvizjen e pazâshme në zêmët të pêmve të lângut qi ëmbëlsohej e shëndrrohej në musht; ndiejshem tyftajën freskët qi nepër grykë guri të skalitun lëshonte uji i thellë i pusit. Me pá nuk shifshim kurrnjisend. 

Por, çuditnisht, ndiejshem e ndëgjoshem pa e pá, në terr t’asaj nate së vokët prendvere, edhe Shkodrën qi shtrîhej përtej mureve t’oborrit si e rrëmbyeme nga një ândërr parandiesí tragjike nën hyllësít e largeta qi dridheshin në hapësinat e pamatura të kupës qiellore. E përtej Shkodrës, ndër male të Shqipnís, veshi dallonte në heshtim zânet e ndryshme të krojeve, të shénavet, të lumejvet.
Me duer në ndême para meje, tue shëndrrue hapat me kujdes, kërkova grykën e pusit. Kah e përkita, rrasa e ftofët më dha nji të dridhun andjeje në trup. Gjaku u tund nepër të gjitha gjymtyrët e mija. Ai új i pusit nepër udha të nëndhéshme vinte nga malet. Përziheshin në tê vala e Kirit dh’e Drinit. E Drini mbledh prrojet e maleve të Toskënís e Shqipnís së mesme. 
Edhe unë ishem pus dhe zêmra e ime nepër vijë breznish jetike mblidhte gjakun arbnuer prej hapsanave e prej moteve mâ të latgëta. 
Aty afër, pranë nji drandofilli të lilzuem, në nji mâj të dikurshëm, kishte zânë fill stina ime njerëzore.
Ndiejshem shpirtin tue u zgjâ prej atij oborri, rrethue e ndry në ledhe të nalta, tue u zgjâ nepër lagje të Shkodrës, nepër fusha e male të Gegnís, nepër krahina të Toskënís, edhe nepër vise të huaja ku jetojnë njerëz të gjakut arbnuer. 
Por s’ishte nji ndiesi e qartë. Si nji mjegull e hollë e mbështillte. Zêmra këndellej në fuqín e saj nësa mendja tepër e ré lodhej në përpjekje me ia përfshi madhënín, nji dashuní e hapët dh’e panjoftun ma joshte zêmrën tue e shqetësue. 
Vuejtja, vetëm vuejtja i dhuron dritë përvojës, jo krenaja qi kërkon në moshë rinore burimin e endireve dhe të mirakandeve.
Urtí, Urtí hyjneshë e moshë së pjekun, vetëm ti na shpëton prej rrëmbimeve të trillit dhe na qet në hullín e arsyes. Por pjekunija qi ti na sjell paguhet me shum lot e therorzime. 
Asokohe, në stinën e lulzueme të rinís, kot i bâjshem thirrje ndër tundime të ngjyrëshme Urtís sepse vesket e botës dilshin përherë mâ të forta e ngadhnjejshin. 
Në kundërshtim me Urtín e cila mëson me qênë i përvûjtun, Narçiz unë dikur e quajta veten, pse ky emën i hérshëm m’u duk se i përshtatej poezís seme qi kërkonte burime xixilluese për me kundrue bukurín e ândrrës seme. 
Vonë, shum vonë, tue këkue ândrrat krenare në pasqyrat e panjohura të jetës, gjeta papritmas fytyrën time të vërtetë. E, n’ato t’imta, emni i âmbël i Narçizit mori nji shije t’idhun në buzët e mija. 
Urtí, Urtí. Hyjneshë hijerandë qi agon nepër nji dritë të ftoftë shi njatëherë kur prêndojnë ândrrat, mos të qofsha mirnjohës për tisat e lylyvertë qi shkjeve kur ma zbulove jetën lakuriq. Brita: – Rrnoftë ândrra e bukur qi gënjen. Rrnoftë besimi n’ândrrën e bukur qi gënjen.
Sot jam ndoshta i mjerë pse rrêhem me vishtirsí. Zjarmi i epsheve të holla ma dogj mishin në shtat, por ma poq edhe shpirtin t’e vona. Nji dridhje e stërkândëshme veçse mbet në shtat e në shpirt, dhe grumbulli i vjetve, tue randue në mue peshën e tyne, nuk e zhduku: mbet hiri i kângës në buzët e mija. 
Ari i ândrrave të rinís u zverdh, por midis shpirtit, e mërtisun në degërmija të bórta, lëshon reze të pashkueshme fytyra e nji hyjneshe: fytyra e Poezís, nuse e shpirtit tim. 
Por nuk e thrras unë veten Narçiz sot qi krenín s’e njof mâ si vërtyt timin kryesuer. Sot mytin e atij qi rá e u mbyt n’uj pasqyrues të bukurís së vet nuk e adhuroj si dikur gjatë prendverave të njoma të jetës por prap se prap nuk e përbuz sepse më ka ndihmue me gjetë fytyrën time të vërtetë. 
Në nji natë errsim-plotë dhe heshtim-plotë të gjysmës së majit, afër pusit n’oborr të shtëpís atnore, ndjeva në terr, qi s’më lênte me pá, tue u avitë kah fytyra ime nji fytyrë tjetër, e ngritë por e lëmuese plot butësí ledhatare. Ishte Floçka e Pusit? Foli? Zâ nuk dëgjova. Por disá fjalë pa tingull mrekullisht jehojshin në thellësít e mshefta të shpirtit tim: “Mos e mbyt n’idhënin e përvojës hirin e Poezís qi të falen Zânat zêmërbardha. Kërkove veten tue rrahë shtigjet e ashpra të jetës. Kërkesa e lumnís të hodhi mbi vrrije parrizesh të gënjeshtërta. Pa u rrysun ndër gabime e mundime nuk arrîhet prehja në limanin e qetë t’ Urtis. Ti jépinjuell i një fisi të mjeruam. A s’e kupton se në dishirin tand vlojnë dishiret e breznive qi nuk njofton asnjë ças hareje në jetë? A s’e kupton se gjaku arbnuer, qi s’mujt me lulzue në haré gjatë kavaljetave të territ, orvatet në ty me pasë hisen e lumnís qi deri tash i âsht mohue? A s’e ndien në buzë të tueja etin e stërgjyshave qi u linden e u shkimen në mote krajatash e zezonash, etin përvëlues fatbardhësije qi ia zhurit shpirtin e e dishruem? Zymnimet zbresin mbi shpirtënt e Shqiptarvet si tubë korbash qi ndiellin zí. Hapi syt e djeshëm, syt e Narçizit ëndërrtar. Kërkó fytyrën e vërtetë. Përpiqu me gjetë lumnín qi lypë gjaku yt. Por mos harró qi gjaku i dejvet të tú shtrîhet si dét an’ e kand jashta teje. E ti jé vetëm nji shkulm i atij deti. Largó zymnimet e léne dritën e shpresës të derdhet nxituese në shpirtin tând prej syve të nuses Poezi, hirin e së cilës as zhgënjimet mâ mizore as pakuptimi njerzuer mâ dâmtues nuk mujten me cenue.”
Ishte terr. Tash e kuptoj se po m’ishte dhânë mundësija m’u pasqyrue n’ujin atje në fund të pusit, asi shtegu unë do ta kishem ndoshta fytyrën time të vërtetë.

 

Ilustrimi: Narcisi, Caravaggio

49 Komente

Mbeta pa fryme nga menyra e te shkruarit, nga embelsia dhe pasuria e gjuhes gege! E gjithe proza m'u duk si nje poezi qe nuk te lodh s'e lexuari. Flm Monda! smiley
 

/
 

E shijuam njefaresoj dhe rame dakort qe  eshte  shume poetike dhe me gjuhe  te pasur. Ai qe hiqet si kurd abstenoi. E vetmja leter dashurie  qe  ka marre ne jeten e tij ka qene ne gegnisht. Megjithate sec kane nje patetizem lodhes keta  autoret  qe  shkruajne ne gegnisht. Edhe mjeshtri Koliqi  perfshire. Bashkuar edhe me penelata  atdhetare  behet akoma me alarmant  patetizmi i tyre.

"Po  Migjeni pse nuk  tingellon patetik?", do  pyeste Sashenka dhe kjo do te ishte pyetja me e veshtire e saj  pas pyetjes  'cfare ngjyre eshte  ciklamini?".

shume bukur...sa dashuri per Shkodren ,gjuha e mrekullueshme...

Si perfundim ky ishte bashkpuntor i fazhizmit apo jo?

ja sa te vijne ketu ca me kujtimet e alfred U çit na e ftillojne kete pune...

Alfred Ucin e kam njohur ne stanet e Abas Serkos. Do i zinim vet i dyte prite autokolones gjermane. Mirepo ata se nga e muarr vesh edhe s'erdhen. I kish lajmeruar nje kolaborator i fashizmit, thane me vone. Te merzitur u kthyem ne stan. Abazi na vu kos te leshte me buke misri. C'te hanje...

e ma mori mendja qe do ish diçka keshtu...nejse sot a je ai i verteti apo ndonje prej tyne qe perdorin nick-un tend ?

ja me ate qellim e bera ate komentin poshte.

kurr s'i besohet gjarpnit komunist. smiley

 

Eh mer pus, mer pus...

Gjuha e shkruar shqipe i eshte borxhlie Koliqit.

Sa per art te madh pastaj, ajo eshte tjeter pune, aty kemi Migjen.

jam krejt dakort me kete.Koliqi eshte profesori ,mendjae kultivuar,e ne nje mendje te tille ka pak vend per sentiment ....

Letersia shqipe ka pat nevoje jetike per Koliq, Lasgush dhe Rreshpje. Sic ka nevoje nje gjelle per yndyre. Puna eshte te mos teprohet me ta. Dhe te lihen atje ku jane, tek panteoni i merzitshem i klasikeve - me fal qe mora nga Qosja, se ma merr mendja qe nuk para e don smiley 

po te heqesh militancen edhe ti nuk ke pse e don Qosen smileyproblemi eshte se me keta qe permende me siper eshte tepruar ne harrese,injorim ,ndalim...

Une nuk e kam qejf Qosjen. Me duket i mbivleresum. Mirepo e ka ate status, dhe nuk duhet ta kete kot. Njerezit shohin tek ai gjera qe une nuk i shoh. Njeriu i shkrete sheh me kend 120 grade. Kurse bota eshte tre here me e madhe se aq.

Duhet perkthyes. 

po ta sjellesh ne standard pjesen, i ikin 90% te vlerave. OK, po e bej 85, se dikush pa me inot. Asnji centeze me pak ama.

ne standart kjo nuk ka vlere.keta qe kerkojne standart ketu e demek me zhele ironie qe duhet perkthyes jane injorante.eshte problem i tyre qe nuk dine me lexu gegnisht

Edhe në ditët mâ të zeza mjerimi, ajo kângë kumbon e përhapet si nji epithalm urimtar. 

Si perkthehet kjo ne shqip?

ça nuk kuptove?krejt fjaline?

Zonja Zana, nuk kuptova kete fjalen epithalm.

Un s'e perkthej dot fjalen epithalm. Mbase psalm? nuk e di. Mbiemri "urimtar" eshte vlere pastaj - nuk e kemi ne shqipen standard, me sa di.

Per mbiemrin kemi te ngjashme : mergimtar , shtegtar etj etj te ngjashem qe nuk duken me melodioz sepse jane te standartit.

Kur nuk kupton nje gjuhe duhet perkthyes, kur nuk kupton nje fjale duhet FJALOR.

Ne rastin tend kam pershtypje se fjalori eshte esencial sepse ti ngaterron edhe fjale te thjeshta fare si urimtar qe ka te njejten rrenje (urim) ne te gjitha dialektet e shqipes.

Dakort me fjaline e pare, po pse me je drejtuar mua me fjaline e dyte nuk ja dola dot ta marr vesh, megjithese nuk kishte nevoje per fjalor.

eshte me afer epitaf....eshte epitaf vertet ,prandaj ka vene mbas urimtar se epitafne vetvete nuk eshte ogurmire ,eshte mbi varreza.pra si nje e shkruar permbledhese e koncize siç jane epitafet ,por ne kete rast urimtare

Epitaf urimtar ? Je ne vete/metro ?

Besoj e di ceshte epitafi e qe nuk besoj se ka lidhje kund me urimtar. Nejse. Qellimi u arrit. Edhe vete gegtaret kane probleme me gegnishten.

E une Muc Nano nuk behem dot edhe te dua. smiley

Dmth qellimi jot ne jete asht me demasku geget?! Rujna zot smiley

epike

humori i burgut bëhet ca kate më poshtë, shko tek tema e Stalkerit, dhe pyet për Belulin.

 

mire. ja do e shuaj po e pata akoma ate mundesi.

mos u merzit. smiley

 

ps. u kry.

Nuk ke faj. Fajin e kanë latinët që shtrembërojnë gjuhën e bukur greke. smiley

 

me vjen keq qe nuk e mesova dot gjuhen e bukur greke. tora kalla, do te flas shqip smiley

smiley

Në Lavrio, në një zonë të Athinës, ka pasur miniera prej nga nxirrnin metalet skllevërit. Normalisht kur hynin brenda, u merrej fryma, dhe dilnin jashtë e aty qëndronin pranë tuneleve (hapjeve) më të mëdha, që të freskoheshin - më saktë të merrnin frymë. Tuneli ndryshe quhet agogos - dhe ka kuptimin e përcjellësit, më shumë. Dmth të asaj gjësë abstrakte të identifikuar nga ana vëllimore, që përcjell gjëra duke i shoqëruar (udhëzuar) ato që përcjell. Dmth frymën. Këto quheshin agogoi psyhous. Përcjellës të frymës - rrymës, freskisë. Psychagogia sot ka kuptimin e "marrjes pjesë në eventimentet e përnaltësimit të njeriut, nëpërmjet artit". Argëtim, rëndom.  

 

Fshije kete spjegimin se zonja Zana, si gege 25 karat qe eshte thote qe eshte epitaf.

ah a ka qene emocionuese te shihje ne fushe Ballgjinin e Pernasken ?smiley

Mire me mire, po asgje nuk e ndryshon faktin e epitafit.

Ti si vajze e re qe je te vjen turp me thane qe ke pa Sabah Bizin. smiley

Jo Bizin nuk e kam pa e as Din Zhegen ndjese paste po hys Zmijanin e Roland Luçin po.Them i kam pa keshtu ne menyre figurative se nuk kam shku ndonjehere ne stadium ne Shkoder.Kur isha e vogel ne fillore na paten çuar me pa kinezete mandej per demek olipiade.Ne kompensimne 91 kam pa ne olimpico ne Rome van basten gullit e rikjaardsmiley

Mire zonja Zana po qe mos me ngelet merak mu se ti ke problem me shqipen e ta kam sjelle ne gjuhen e te pareve te tu : 

L'epitalamio è un canto nuziale, un sottogenere lirico greco imitato più tardi dai Romani, destinato a celebrare in versi un matrimonio, presso la camera degli sposi.

I afrohet epitafit. smiley

Tesh po iki me pa Sulejman Demollarin se po flet per ndeshjet e kupes se kampioneve

ky sul dinamoviti pra sigurismi i vjen anash krejt sules tem milanist    pa rrena kjo smiley

Emigrantit ..ka mudesi se cfare ke kuptuar ne strukturen e rrefenjes ? Pervec pershkrimeve .Pa e gjyku mendimin tend ti vej krahas Timin .

Shtojzovallen e di qe asht e habitun prej madheshtise se paane te Ujrave te Kirit ...qe mbushin Drinin prej Toskenie ...Isha tu smiley  hapa dhe PPU , per me knu shtypin .

sapo e marova kafen, i nderuar. 

pa shume deme te medha smiley

Sepse duhej fashist nuk e kuptova , kur kemi nga V.Buharaja me te kuptueshme per Kohen .Ne kope Gomeresh / devese i bejne ndere .

Kadareja per Koliqin ne ftese ne studio thote:ishte rasti kur talenti i vene ne sherbim te nje ideologjie te gabuar....!!!por kur mendoj se sa ka thene Kadareja...tha edhe qe jena kombi ma i emancipuar...e mandej talenti ne sherbim te ideologjise.!!!!po a nuk eshte ai nje shembull i panjolle?

I tesh shtojzovalle jam tuj pertypun mejtimin tuej per nierin e ri te soc .dhe them me mendje se Zana e ka shume mire .Njaj façizma i studiote keta bababaret e Kombi te talentuem jo si komunizma "nierin e ri ! por i studionte "nierin e kulturuem " Viva il Duce Viva il Re .

Po me që jemi ke posti a ka mundësi me thanë çka dash me thanë  me kyt ! Se dhe emo e paska pismiley....

nuk te kuptoj idriz se ça deshte me pyt

Nuk pyta , sqarova tuejen si e kuptoj për Koliqin çka kini thanë nga kadareja ..

Por edhe Pyta ..Çfarë ka dash me thënë me kët "Pusi " Jo për gja por me që je më afër dialektit e shumë thellsina të shprehurish nuk i vlerësoj sa duhet ! Ma mirë shka ke kuptue ne ta !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).