E vërteta e breshkës dhe e lepurit

Malli më i shtrenjtë në botë, në kohën e teknologjisë digjitale është e vërteta. Një onc të vërtete shpesh paguhet me jetë. Nganjëherë, paguan dhe një komb i tërë. Ka një perceptim, që Rama do të hedhë themelet e shtetit. Nisemi nga një premisë e gënjeshtërt, ajo që na mësojnë që të vegjël si vlerë të madhe, sesi breshka ia futi me zgjuarsi lepurit. Në një garë shpejtësie, lepuri ia futi gjumit i sigurt në fitore, breshka ia kaloi dhe arriti e para. Ka dhe një version tjetër, që breshka vuri të motrën binjake në finish dhe lepuri kur shkoi e gjeti atje. Në xhiron e kthimit, gjeti breshkën e parë te nisja, e kështu në çdo xhiro, ai gjente breshkën që kish “mbërritur” para tij. Kjo përrallë është krejtësisht e gënjeshtërt, pavarësisht moralit të shëndoshë që përcjell. Nuk dua të merrem shumë me përrallën, sesa me marrëdhënien me të vërtetën.

Po ç'hyn Rama këtu? Rilindja në  vetvete ka shumë poezi, shtet-ndërtimi ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të vërtetën.

Kush ia komplikon të vërtetën Ramës

E vërteta mbërrin te një lider përmes mediave, përmes njerëzve të besuar dhe përmes sondazhit personal në terren. Ky i fundit duket i pamundur, sepse edhe sikur ta kishte ndër mend, do më dukej e vështirë që Rama të bënte si kryeministrat nordikë, të maskohej si taksixhi për të marrë vesh se çfarë duan njerëzit. Njerëzit e besuar, kushdo qofshin, kanë tendencën të filtrojnë informacionin me filtrat e tyre. Edhe berberi i besuar. E vërteta e një berberi çfarëdo ndryshon nga ajo e berberit të Kryeministrit. Vetë liderët, i fusin një filtër personal çdo këshilltari. Këshilltarët vetë janë të kufizuar në përthithjen e informacionit mbi të vërtetën. Ata mund të qarkullonin si taksixhinj të maskuar, por as duan e as ia kanë ngenë. Ata mjaftohen me atë që u thonë njerëzit që janë në kontakt, ose mediat. Njerëzit në kontakt, kryesisht janë ata që kanë të vërtetat e tyre. Për shembull, një këshilltar mund të marrë informacion nga biznesmeni, nga regjisori i oborrit, nga njerëz që kanë akses dhe ky akses vetiu kufizon informacionin që sjellin. I vetmi burim që ngelet është media.

Çfarë i thonë mediat Ramës

Janë thënë e stërthënë, por ka gjëra që duhen përsëritur vazhdimisht, për t'i rezistuar tru-shpëlarjes. Media, është armiku më i madh i shoqërisë shqiptare. Shteti vetë është makinë shtypëse, por, njeriu e di që e ka shtetin përballë. Media, është e presupozuar të jetë aleati i publikut, në të  vërtetë është aleati i pushtetit, për të shtypur publikun. Për të vazhduar me metaforat me kafshë, media është gjarpri në gji. Unë dyshoj që Kryeministri aktual të ndjekë mediat. Dhe mirë e bën. Por, kam frikë se janë mediat që e ndjekin atë. Ai mund të mos e dijë se cila gazetë është më e shitura në treg, por, dikush ia pëshpërit këtë informacion nga pas në vesh, dhe kurrë s'do dimë se si ia përcjell. Ai mund të mos e dijë se çfarë tha filani në intervistë, por, dikush do i bëjë përmbledhje me sms, dhe kurrë nuk do ta dimë se çfarë mbeti pa u shkruar në atë synopsis me 160 karaktere.

Kur them që media i shkon nga pas Ramës, nuk nënkuptoj një edicion lajmesh, një kryeredaktor apo një lajm specifik që ndjek nga pas Kryeministrin për t'i diktuar një prioritet informacioni. Media, është një tren i tërë ku udhëtojnë interesa të forta biznesi, interesa personale, fshehje të vërtetash, deformim realiteti, i cili synon të jetë mjeti i vetëm informativ me të cilin udhëton Kryeministri. Në atë tren mund të takosh shumë njerëz, që nga kaligulat e deri te damirfazlliçët e rinj. Kryeministri, duket si i detyruar t'i hipë atij treni. 

Treni mediatik për në polin e veriut

Kryeministri, dhe këtu nuk e kam fjalën thjesht për këtë kryeministër, është i detyruar të hipë në atë tren, sepse trenisti, njëkohësisht dhe pronar, biznesmen, politikan, njeri me lidhje, me lobingje, me interesa të tjera veç medias, dikton (ose besohet se dikton) të vërtetën e vet te zgjedhësit. Unë vetë e shoh me dyshim këtë maksimë, sepse, pavarësisht mbështetjes së mediave më të mëdha në vend, z.Rama arriti të zgjidhet Kryeminsitër, kur publiku vendosi jo të mbështesë imazhin e tij për shtetin e pushtetin, por të godasë imazhin e z.Berisha për shtetin e pushtetin. Unë ndjej që mosbesimi ndaj mediave është i madh, sepse, ndryshe nga ç'mund të besohet, ky popull nuk është idiot e nuk tërhiqet dot (i tëri) prej hunde. Megjithatë, media bën sikur e ka zënë këtë popull prej hunde, sepse, ka arritur ta mbjellë këtë perceptim te politikanët.

Ai tren mund të çojë drejt ëndrrës ekonomike apo të pushtetit disa njerëz, por në të vërtetë çon për një Aushvic të vërtetën e shoqërisë. Ka një mënyrë që Rama të mos hipë në atë tren.

Shpëtimi i drurëve duke “prerë” mediat

Mediat mbahen në këmbë falë financimeve, shpesh okulte që marrin nga privatët dhe nga shteti. Kemi pasur mundësinë të ndjekim në të shkuarën e afërt denoncimin e mediave të persekutuara për fondet shtetërore që merrnin mediat e privilegjuara. Kemi dëgjuar sesi pronarë të këtyre të fundit po tentojnë të kalojnë matanë, kur përmbyset pushteti. Mediat dikur të persekutuara, tani po e kthejnë klepsidrën përmbys. Por, klepsidra funksionon vetëm duke e përmbysur vazhdimisht. Pra, pushteti tjetër që do vijë, do e përmbysë përsëri dhe pushtetin mediatik dhe të ardhmen e tyre financiare. Klepsidra, në fund të fundit është thjesht “dava rëre”. Media është shndërruar në “dava rëre”. Ato konsumojnë drurë duke harxhuar letra me gënjeshtra, ato krijojnë kancer në tru duke mbushur ajrin me valë të dëmshme, ato shkatërrojnë të vërtetën me edicionet mashtruese. Z.Rama mund ta ndryshojë këtë. Ai, mund të mos hipë në atë tren kompromentues e korruptues njëkohësisht, duke ndryshuar raportin e vet dhe të shtetit me të vërtetën.

Mëngjeset me gazetarë, jo me gazeta

Gjëja e parë që mund të bëjë kryeministri nuk është të nisë të lexojë gazetat. Ai nuk ka pse të lexojë shkrime që duan të çojnë “ujë” në një mulli të caktuar. Por z.Rama mund të nisë të hajë një mëngjes në javë me gazetarë apo eksponentë sa më të pavarur. Mund të ftojë dhe Kadarenë, dhe Visar Zhitin. Gjëja e dytë është të nisë një investigim politik të vërtetë, për të parë lidhjet e politikës me mediat. Sa konflikte reale interesi ka aty. Këto lidhje mund të këputen shumë kollaj. Kushdo i di këto lidhje, përveç shtetit shqiptar.

Kryeministri duhet të iniciojë hetimin e burimeve informale të financimit, kostot e fshehura, punën në të zezë, lidhjet okulte financiare. Kryeministri duhet urgjentisht të transformojë mënyrat e financimit mediatik. Transparencë totale mbi shikueshmërinë dhe lexueshmërinë. Gazetat që shtypin 5 mijë kopje dhe shesin 300, nuk mund të pretendojnë se kanë tirazh 5000 kopjesh. Televizionet duhet të maten me auditel, dhe shpërndarja e parave të privatit e të shtetit duhet bërë në bazë të shikueshmërisë, dhe jo në bazë të njohjeve personale të gazetarëve me biznesmenët.

Tirazhet, shitjet, audienca duhet të matet në mënyrë të përjavshme dhe transparente për këdo. Për shtetin, për agjensitë e reklamave, për z.Rama.

Nëse Kryeministri ka guximin ta bëjë këtë do shpëtojë jo vetëm shtetin, por edhe veten.

Ai mund t'i heqë vetes mbështetjen okulte të grupeve mediatike, por, njëkohësisht, do ndihmojë që presioni i mafias ekonomike ndaj politikës dhe publikut të ulet shumë. A nuk është kjo që ai do? Nëse e vërteta perceptohet jo si ajo që pronari do t'u shesë shikuesve e lexuesve, jo si heshtja që pasanikët e kompanitë blejnë nga media, ai ka ndihmuar publikun të çlirojë mendjen. Një publik pozitivisht perceptiv, mund t'i bëjë punë atij më shumë sesa një publik me shami në sy që duan ta heqin prej hunde.

Pasi ta ketë bërë këtë, ai mund të nisë të lexojë gazeta.

E çfarë është e vërteta?

Shumica e manipulatorëve mediatikë, kanë arritur të besojnë edhe vetë ato që fabrikojnë. Madje, nuk janë as thjesht gjysmë-të vërteta. E vërteta e tyre e deformuar, akoma mban emrin “e vërtetë”.

Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë të vërtete pres unë nga mediat, kryeministri, apo mafia.

Duke prerë lidhjet financiare që diktojnë atë çfarë gazetarët shkruajnë apo thonë, përmes transparencës së shifrave e audiencës, është njësoj si të ngasësh një taksi duke dëgjuar të gjitha palët, pa diskriminim. Dhe ku, kostoja e taksisë është e njëjtë për të gjithë.

80 Komente

të nisë një investigim politik të vërtetë, për të parë lidhjet e politikës me mediat smiley smiley

 

 

smiley  Do investigoje veten

Me duket se autori shkruan nga Lazarati. smiley

mire e ke Tirona...,  autori, Koloretoja dmth,  me ''mall'' e paska hapur shkrimin..smiley

Malli më i shtrenjtë në botë............

...., do ishte taksixhiu me i gjate ne bote..smiley

dhe nuk do merrte bakshish 20% smiley

Ore akoma vazhdon me kte vesin ai? Po ate shendetesine falas kur do ta beje? Po ato 300.000 vendet e lira kur e ka ne plan ti hapi? Apo do merret me heqje portretesh e censurim faqesh online?

Pyetja jote ka te beje me kulturen. Prisni ne line ...smiley

Shendetesia falas per te gjithe do te filloje muajin tjeter. Ose me mire te them qe duke filluar nga muaji tjeter asnje i punesuar apo i vetepunesuar nuk do te paguaje me ne shtet kontrubut per sigurimin shendetesor. Nje gje shume e mire kjo ne kushtet e Shqiperise.

Kete artikullin e lexova dje nga revista Klan dhe doja ta postoja tek Peshku/adminet, mirpo ngaqe kisha postuar tregimin tim, pershtypje nga Shqiperia per kete shtator qe isha, nuk guxoja te postoja me, duke ruajtur nje fare respobiliteti me Peshkun. Mirpo po e shoh se ndonje admin po e pengoga qe tregimi im te futet ketu. Me duket se paska ardhur koha per tu larguar nga Peshku. Ndonse kam patur oferta nga nje blog tjeter, qe e ka kuptuar se une terheq si magnet shum klikime, kam preferuar te rrij me Peshkun, nderkoh qe nga ana e Peshkut s'ka asnje reagim per tregimin tim. 

c'jane keto mendime te zymta, Pjerro?!  smiley...thua e ka fajin gjalpi me teperice, apo levozhga e domates se lare?!

Etnik, persa kohe adminet (ose ndonje admin/e) nuk do qe zeri jot, mendimi jot te ndigjohet, perse duhet te rrij. Une as atakoj njeri ne tregimin tim, as fyej njeri, pse duhet te mos nxirret ketu, kur tregimet e te tjerve nxirren. 

Mirpo po e shoh se ndonje admin po e pengoga qe tregimi im te futet ketu. Me duket se paska ardhur koha per tu larguar nga Peshku.

 

.smiley.smiley

Belul, Etnik, ata as nuk kthejne pergjigje, te me thone; Pjero ketu a mund ta rregullosh pak, ta reduktosh pak. Se ne fund te fundit une jam njeri luajal, njeri qe i pranoj kompromiset ne interesin dypalesh. Megjithse tregimet i bej ne ate forme qe te mos atakoj rende asnje pale, asnje njeri. Te pakten keto vitet e fundit.  Tek VQ psh, une kam shkrime te renda, qe atakojne rende ambasadore apo qeveritare te ndryshem, ndersa keto vitet e fundit e kam ndryshuar doren, stilin e te shkruarit. 

Pjero na e nis ne privat se e shperndajme vete ne. 

Kam kohe qe te them Pjer se je i djegur politikisht qe kur takove Bradin dhe pranove te fusesh ne shrkimin tend akuzat e Bradit per Ramen! Ti nuk me besove, urdhero tashti as shkrimet (qe garantojne +200 komente) nuk ti nxjerrin me! Te patem paraljmeruar si une si emigranti per rrezikun politik qe te kanosej nga takimi me Bradin. 

bo bo bo...ksaj i thone ti qaj hallin ukju dashit.

E patem paralajmeruar! 

Paralajmerimet tona i gjen kollaj fare ne arkiv! 

U be vegel e Bradit pa e kuptuar. Une dhe emigranti e dime qe Pjeri nuk e ka bere me qellim por Bradi e pat mashtruar. Une dhe emigranti e dime te verteten problemi eshte se te tjeret nuk e besojne! 

Ron, me duket se nuk ne rregull nga trute e kokes, ç'lidhje ka ana artistike me anen politike, se nje tregim, pershkrim ka te beje me anen artistike, dhe une jam asnjanes, kritikues vertet i ashper i Buall Mavrise, kritikues i lehte i Rames, dhe njeri aspak me pretendime politike.  Pastaj une kam takuar edhe Ramen, rastesisht tek Bashkia aty jashte, mos duhet te ngrihet Bradi tani e te thote se je djegur politikisht se u takove me Ramen, ne vend qe ta devijoje. Une jam takuar edhe me Graven, qe njihet pak a shume si simpatizant i te majtes e i PS dhe me miq te shumte nga e majta (si Bradi me te djathten e PD) , mos duhet te ngrihet Bradi tani e te me thote se,  je djegur politikisht se je takuar me Graven. Po ç'jan keto budalliqe a derzi. Ti sikur pi noi simulant qe te demton trurin. 

Pjer le te mbetemi te faktet dhe mos te hallakatemi ne supozime te kota shfajsimi! 

Fakti eshte se shkrimet e tua nuk po publikohen me!

Pyete veten Pjer, perse po ndodh nje fakt i tille?

eshte rasti me duket ti kerkojme Graves pershtypjet e tija nga takimi me Pjerin...e keshtu PPU nuk do kete kurre fund smileyNejse Pjer ,me duket se eshte koha te besh nje salto pertej oqeanit ,atje te krijosh lidhje me diasporen e vertete.Te rene e te vjetren.Me duket se atje idete e tua te ekonomise se tregut mund te jene me te kuptueshme...mandej verdalle edhe takon ndoj Hillary apo Sarah Palin...Dy emra te rastesishem keto...Ma do mendja se ke se ça te thuash sidomos me duket interesante oblig.e co2

Jo Pjer, nuk duhet te pranosh asnje kompromis.

shkrimet e tua shijohen me te mira ashtu ... organike, te pasperkatura me "kimikatet" e admineve.

kjo eshte e tepert!!Adminet nuk nxjerrinketu se ç'sjell Pjer!!!E me teper qenka per pershtypje nga Albanie......ndoshta Pjer ka nxjerre te verteta te padesherueshme,ose ka analizu ndoj peco groso se nuk ka si shpjegohet.Une personalisht po them te bejme nje si minireferendum per adminet...ju lutem sillni sa me pare tregimin e Pjerit...ndryshe asgje nuk do kish sens smiley Pjer ma dergo ne privat po munde,do e lexoja me kenaqesi

Zana , Deion, po pres edhe pak, sonte, mase e nxjerrin, jane dy pjese vetem, dhe neser them t'ua shperndaj te interesuarve. 

Shkrimet e Pjerit duhen konsideru si raportimet e vezhguesve te KSBE-së. Dokort qe flene nje nate me to, po ne mengjes populli pret transparencen. 

Pjero e ke provu me nei shishe vere nga ato te mirat. Se dhuraten e prano dhe mbreti. smiley

Kush ka censuru Pjerin? Pjeri eshte shtylle e peshkut. Pjer presim tregimet e tua, ne mos ti publikofshin, dergoji me mesazh privat. Do kete aty ndonje gje te forte qe i ka tmerruar censoret e peshkut te kuq.

Pjer, besoj i ke qendru te njejtes linje, kreshendo..! Vec ne se...." sfungjeri izolues " e hudh helmin mi dal ne opozite alidemsit.
Thuju pra ke pi ven me te mire se ajo e prodhuesit popullor, alidemsi?

Zana, per pake desh shkrova ... Mos tall " ato " ! Mirepo u kujtova dhe ...e lashe ta shtjelloje situaten Pjeri

Pjer, kjo eshte tipike e kultures te majte. Censura, demaskimi, shtypja e zerave te lire, mentaliteti kolektivist. Lere c'thone, gjoja distancohemi nga komunizmi. Komunizmi eshte forma me ekstreme e se majtes, por mbetet e majte. Ne krahun tjeter eshte ndryshe. Ne radhe te pare liria dhe individualizmi. Ka vend per te gjithe. smiley 

po mire mo pier botoje tregimin pjese pjese neper komente

ke me e kqyr ti si do ta perpijn ,,,,komente

akoma s' e ke kuptuar ti Pjerro qe PPUja funksionon si shkolle nate: 1 smiley , 2 smiley ...smiley

"tajsixhi i maskuar"-   `taksi-xhi!!` jo po arixhi teneqexhi, shoferxhi, qoftexhi .. dhe punon ne media,  tjeteri, kur shqipja duhet te shkruhet e kulluar! smiley 

Ajo e kryeministrit nordik doli e stisur, mqrf. Kishte paguar aktore.

Hajde Kulureto hajde. Shkrim nen tymin e hashashit te Lazaratit.

Ore se kam harruar. A ka marre ndonje admin LSI ketu? smiley 

C'i do lsi adminat? Tani qe mban ne kembe qeverine Rama mos u merzit se keta e dine vete detyren per lsi. Ke pare me te flitet per te?

Shih kur te heqin Monden si Gjiken e ta zevendesojne smiley Dhe ai i LSI do ti beje komentet me leke. Me shume se 5 ne dite, paguhet. Hahahaha do ta ropin Idrizin. 

lsi ka plane specifike per peshkun qe per momentin jane te klasifikume.

kaq.

ou, tani ka kuptim gjithe ky pr ilirit. papapa sa te thella punet

Po te thoje per finisterre edhe ta besoja. Ka brume ajo cupe, ka pak shpyrt. Pa kjo tjetra.....aha... lexo cshkruante para 23 qershorit dhe cfare shkruan tani. Me duket se lexoj Sajmir Tahirin.

Çfarë i thonë mediat Ramës??,

po çerrat e ppu ça i thon rames? smiley smileysmiley

Duhen shume perpjekje per te provuar guximin per durim e matje ne capat perpara.Njeriu kurajoz, me tu ngjitur ne karrigen e larte te drejtimit dhe ashtu te politikes , nuk i duhet te bjere ne vorbullen e pandalshme; me ta kuptuar se situata behet per here e me shume .. e dyshimte , ne fakt e rrezikshme, ai ben hapa pas( jo per te " pilotuar" nje taxi) , pa u kthyer mbrapa, terhiqet si thote emo, per Lsi, ne maje te gishtave, per te zene vendin e sigurte...per vehten dhe qeverisjen.
Mua me duket se cifuteria , keshilluese, kete i kane sygjeruar...Kete sygjerim pati edhe Pjeri ne misionin e te fundit...

dy hapa para, nje hap pas, ka thene ai shoku i Pjerit.

 

Titulli eshte i pershtatur nga nje 'kalemxhi " me talent por qe ka Huazuar K.Blushin ose Blushin snjr. Dikur ai e paralajmeronte Berishen e Pare per "Hjeksit " e krahines tij ose Kallauzet e pjeses tjeter te vendit .Nje zanat i ngjashem sot me Informacionin ( mediat ) dhe keshilltarin .

Rama do beje mire sic e kanisur ...

Te mos i kthej pergjigje Berishes duke e vleresuar sikur nuk ka ekzistuar Kurre ...dhe te afroje me shume per Kompromis Bashen . Arsyeja per te mos mbajtur ne Tension Popullin . Gjithashtu te pregatitet sepse aismiley Lideri i Madh , nen ze neperjet "na kem Fejsin e Bukit or tie " tani ka filluar te 'turbulloje " per te paralajmeruar protesta per "Rendin e Madh" qe propogandoi Huitleri ! Mbrojtjen e Administrates dhe Luften kunder Krimit smiley

Le Pople e quante S.Maleshova Popullin .Dhe ne shqip ka kuptimin lab te Poples ose Devolli te  Plisit ...dhe e mbyllte " e vendosim ku te duam " Nga keto enderrat letrare me shtyp e Media qe mendojne se me Dmeokracine , "Nje antar Nje Vote "smiley populli si teresi ka marre vlere dhe duhet "degjuar " vlejne per te Hoxha ose prifti per ti spjeguar se si eshte e ardhmja !

Gjithashtu po qe se e njeh Historine e Shqiperise duhet te mos jete kaq "ideal " .Rrotacioni ne keto sisteme eshte Norme .Do vijne Prap Turma e Barbareve te Berishisteve me Lider tjeter dhe do shpien si zakonisht Ne HALE Gjithshka ! Vidh , Shkatrro e Grabit !

Bo bo boi cfare Ferre ....

Roni i eshte qepur Pjerit me buke ne traste. O do e diskretitoje o nuk i flihet gjume. Por me habit indiferenca e Emigrantit. Nejse, per postimet e Pjerit nuk habitem, se njhere kam ngrene paralajmerim kur tentova t'i postoja me nickun tim. (Dhe une s'jam me hero nga Shen Pjetri, zgjodha mangallin).

Por me habit indiferenca e Emigrantit.

E ka thene tijen dhe emigranti, hic mos ki merak z. Kavir!

Pjerin e pakthyeshem ktheu (shte fjala per Bradin)
me ferrari na e bleu
me brinje qingji na e joshi
mbeti nje thele kokoshi
ja keshtu arriti puna
s'ka mo aht e s'ka mo cuna
fryhet vjosa derdhet buna
dhe nje vere e lashte belgjike
esht pune qejfi, s'esht pun frike,
nji nga nji firuan burrat
punojne nat e dit strukturat

smiley 

 

Te jete e vertete kjo, apo fjalemontazh i joti?  Edhe Emo ne keto ujera? 

Nejse, edhe sikur ta kete thene Emigranti, (se mua me duken si vargje te montuara keto), ky eshte qendrim personal i Emigrantit, dhe jo qendrim zyrtar.

ne do te ndjekim nje rruge tjeter.

nuk do rrime urte.

U bere nje me Rono leckamane!

ne popull rrenjet

Po cilin popull, kur ju sulmoni njerezit me te mire te popullit?

Kur te shihni majen e veshit (ti dhe Roni bashke). 

Kritikat tona objektive ju i quani sulme!!!

Tipike kjo per nje ballkanas si puna juaj z. Kavir!

po te shohesh para, para do te shkosh. Po te shohesh prapa, prapa do te shkosh.

Ramis Alia 

E paralajmeruam!!!

Nuk na degjoi!!!

Tashti le ti vuaj pasojat e qofteve me salc kosi dhe birrave te ftohta buz Adriatikut me Berishiste te perbetuar!

 

Ti mor djale nuk sheh me larg nga hunda jote. Prandaj nuk mund te kuptosh qe toleranca dhe njerezilliku jane pertej ngjyrave dhe bindjeve partiake. Ketu qendron edhe madheshtia (por edhe veshtiresia) e tyre. 

Ti as mund ta kuptosh kete, lere me te arrish aq lart.

Po ty te falet, se helbete moshe e re, ke kohe te mesosh. Kurse Emos, nuk i falet, me gjithe respektin.

Po kjo eshte hipokrizi mor zoteri!!!

Ju z. Kavir nuk e ftuat Pjerin qofte dhe per nje kafe te vetme ne ministrine tuaj. Kurse sot na hiqeni si njeri i mire, si njeri ashtu, si njeri keshtu, qe te hedh doren ne qafe! 

Hipokrizi!!!

Cjane kto skena vulgare qe vini ne skene te nderuar zoterinj. Dihet mediatikisht qe jeni pjese e te njejtes gjelle te prishur, te njejtes meze te mykur, te njejtes fuci vere te cfrymosur, si Roni, si shoku Kavo, si Emigranti. Nuk ka pelhure partiake qe e mbulon kte turp...

Sikur Rama te ishte taksixhi do kishte bo tatiazh ne zemer aldo bumcin

Me duket se fjala korrekte eshte taksist jo taksixhi.Si shkoi muhabeti i atyre 24 korrektonjesve letrare, nje ne cdo ministri.kush jane nga jane te kujt i kemismiley

jo moj korbe, quhet 'shefi i taksise'

Mua nuk me intereson çfare na tregon Coloretua. Mua po me shqeteson kjo çensure qe po i behet te vetmit personalitet te ekonomise(mikro Dhe makro) specialistit te financave, shpjeguesit me te kuptueshem te ingranazgeve te burses, por me kryesorja rrefenjesit me te besueshem te realitetit shqiptar evropian dhe me gjere. Une protestoj. Jam dakord qe Pjeri te perdori dhe komentet e mia qe kam ne dispozicion ketu ne forum dhe ti denoncoje fort keto manovra alla Hrushoviane. Turp per adminet.

Turp dhe per ata qe mundohen ta bejne Pjerin te ndihet fajtor sepse ka takuar nje perfaqesues te opozites. Pjeri eshts ure bashkuese midis kaheve te ndryshme te politikes.

Pjero ma dergo mua ta postoj, nuk i ben zemra administratores ta ndaloj se kemi qene ne nje shkolle Dhe buken e kemi blere ne te njejtin dyqan.

Ah po Vlora ...mbetet guri i proves, ne Vlore ka nisur c'do risi, ne Vlore eshte zenra e c' levizjeje porogresive, me vlonjatet u hodhe ne det " Dy perandori" ...jo me ata qe bllokojne artin e te shkruarit thjesht, Qarte, kuptushem, me nje llaf , do thosh Beluli " bukur" ...
jepi Vlora!

kur i del gjumi muzes, thurr levdata per Vloren smileysmiley

Me duket se po bejne thiatro keta.ndertesa qe hodhen ne ere ne vlore kishte qene e braktisur nga pronaret me kohe plus aty do kaloje rruga e re.

Edhe nje here. Qe te mos futemi ne te thella e te ngatarrohemi kot. Te jete e qarte: Rama nuk eshte taksixhi.

Tashti ne menyre artistike dhe mund te jete. Po te jete Shqiperia taksi, ky taksixhi eshte. Ne fund te fundtit eshte me lart se shofer autobuzi. smiley

sikur te ishte, po thuhet o Fiqo smiley

Nje shoku jone militant socialist kur ishte ne opzite, na thoshte: sa te fitojme, do filloj ne dogane dhe ju do ju marre ne pune t'me palosni 50 mije lekshet. smiley

Kesaj I thone te ardhte nga mos e pandehshsmiley

haha,du t'mi palosni e t'mi rregulloni mire,thoshte,perndryshe s'kam ca t'ju baj,shoke ju kam, po do ndjek parimin e meritokracise masanej. smiley (paskam ngatrru temen)

E mer se ka makina tashti per ate pune. Pastaj ju keni sy e goje, pa permend gishta per tastiere. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).