Pse përdoret fjala "Gjalmëzi, gjalmëzezë" për dikë që është i zoti e zonja? Çfarë ishte gjalmi i zi apo për çfarë përdorej që më mbas u përdorë për të personifikuar një person të shkathët, trim , të papërtuar etj etj veti të tilla? http://youtu.be/ClrW9NdDsV0

35 Komente

Qëparë postova një pyetje por s'mora asnjë përgjigje se përse, e fshinë fare. Siq duket gjalmëzeza paska qenë më e vlerë, ok dakort? Po përse admini e fshiu fare pyetjen time? Me ç'të drejtë? Faqja ime është e imja dhe jo e  pmusaraj,  Blendi Salaj, Monda apo finisterre. Nuk e kuptoj ku e gjeni këtë të drejtë. Unë ju bëra dhe ms në privat por jeni të zenë dhe s'ktheni përgjigje. S'ë paku jepeni atë në wall për të gjithë. Pa më t'voglin respekt; peshku i kuq !

Peshku, nuk ecet perpara duke i thene plac apo pa piken e respektit nje personi qe pret te te sqaroje. Mendimi im personal ky, po mund ta kem edhe gabim. Edhe perqendrohu tek nje nik, qe mos haperdahen edhe keshillat.

peshku I kuq ti po merresh me gjera aw te vogla, saqe po behesh pak i besdisur smiley

I dashur Godo, pergjigjen e pyetjes suaj e gjeni ketu:

Krymbi i mëndafshit

Fijet e bardha të mëndafshit ndahen prej zemrës së krymbit që vdiq vetëm në pallatin mbas malit. Asht koha e korrjeve: edhe ara xhveshet përpara dimnit plak e jo ma nusja para djalit të ri! Asht koha e pleqnimit më vete.
Nuk janë caqet që përcaktojnë kohën, por mosha e njeriut të urtë! Rëmimi fillon me nji gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s’më ndihu të shoh me kohë fillimin e sosjen e fijeve në gjalm e mbeta nën hijen e sendeve. Në vjeshtë kundrova besëlidhjen mes jetës e vdekjes prej punëvet të parëve mij që ruenin petkat e mira për mort dhe hynin në nji vorr brez mbas brezi:
Eshtna ndër eshtna ndër shtresa petkash të leshta! ( Martin Camaj )

 

 

 

peshku I kuq ti po merresh me gjera aw te vogla, saqe po behesh pak i besdisur 

Ku u besdise ti mer? Ç'punë kisha me juve?  Gjalmën po elejnë jashtë adminët për njeri - tjetrin mesa duket, me e pa petka të mira.. 

 

Peshku synon të mbrojë të drejtat e autorit. Çdo shkrim në këtë faqe që vjen nga një burim tjetër duhet të identifikohet si i tillë, dhe brenda mundësive, të ketë dhe një link drejt shkrimit origjinal. (Nëse hasni shkelje të këtij rregulli, ju lutemi të na kontaktoni.) 

Mua ma fshinë shkrimin? Sigurisht që unë në rastin në fjalë isha autori no?

Mire pra ju kerkoj te falur juve smiley...petkat i keni keqkuptuar Juve! Nuk te ve faj se mesa duket gjyshi a gjyshja nuk te kane lene ndonje sunduk me petka. E mua, PO mor mik, ma kane lene. E hap shpesh ate sundukun dhe i puth me endje ato petka te leshta!

Të fala edhe nga neve, pse bo si podhac xhanëm smiley

se me shkojne me se miri smiley ( i leshoj pa karar, kur jam ne humor; sot nuk eshte dita) smiley

 

 Godo ,

GJALMËZEZË f zakon.
1. Gratë labe, të cilat lidhnin opingat pas këmbëve me gjalmë të zi. Gjalmëzezat e Labërisë. 
2. fig. Grua trime, trimëreshë që lufton krahas me burrat. Bijtë (djemtë) e gjalmëzezave.

 

gjalmëzi, gjalmëzezë nuk  kam degjuar  ndonjehere te them te drejten,  por gjalm  sikur i thone  fillit te leshte...   no-ja ime psh, kur thurte ndonje triko leshi, dhe i largohej ai  topi i leshte poshte divanit, me thosh mua:  mblidhma njeçik  gjalmin   te keqen nëna..smiley

Ne Vlore me gjalm kuptohet filli i leshit ,po ne fjalor eshte keshtu:

GJALMË m.
1. Fill i trashë, që bëhet zakonisht prej disa fijesh leshi të dredhura ose rrip i hollë prej lëkure, që përdoret për të lidhur diçka; lidhëse. Gjalmë i fortë (i trashë, i hollë). Gjalmë leshi. Gjalmat e opingës. Gjalmi i çorapit. Lidh me gjalmë. U këput gjalmi. Shtrëngoj gjalmat. 
2. Pe, fije. 
* Bëhet gjalmë dobësohet, hollohet. Iu bë gjalmë dikujt iu qep pas dikujt e nuk iu nda, iu bë rrodhe. E bëri gjalmë e zgjati shumë diçka, e bëri tërkuzë (bisedën etj.). Gjalma nëpër këmbë pengesa e ngatërresa, kokëçarje, punë të pazgjidhura që të bezdisin. Ia ka mbledhur gjalmat shih te MBLEDH. I mbeti gjalmi nëpër këmbë ka akoma mjaft pengesa e telashe, nuk ka shpëtuar nga hallet e telashet. Lidh këmbët me gjalmat e mi ngatërrohem vetë në një punë pa qenë e nevojshme, e fut veten në telashe kot; i lidh duart vetes, pengoj vetveten.

c'eshte keshtu si po degjojme

shqipetaret po leftojne

nje mbret dyzet miljone

po me se leftojne valle

dyfeket lidhur me gjalme smiley

 

hallall se me kish dale nga mendja fare. Ketu gjalme duhet te jete ajo qe thuhet ne fjalor -rripa te holle lekure te perdredhur bashke.

Po ate kolopucen e sabahut e di?

po me se leftojne valle
......

 

 

...me sepata me hanxhare,
dyfeket lidhur me gjalme..smiley      

 

p.s, me duket se keshtu eshte e plote..smiley

ekzakt!!!

 

.... ne popull muhaxhir ecim neper shi,-ka thene ( s'po me kujtohet emri) smiley...e di qe ajo Vlora e ndritur e Belulit ka edhe nje shprehje tjeter "kur pi uje, kujto burimin"...por ja qe s'ndodh gjithmone si na Vlora smiley

në mu kalbtë rripi i pushkës  (da da dam, da da dam)

nënë moj, në shi e në erë (da da dam, da da dam)

do e lidh ke gjalmi mushkës (da da dam, da da dam)

do e lidh ke gjalmi mushkës etj etj

shumë faleminderit belul

dyfeqet me gjalme

cobanet mbi gjenerale smiley

Thuj nonjona Gur..... Gur ... Te....Nuk shkon xhaje ...S'ka gjo . E coj une ..tha xhaja !

smiley
Meushkurë a derëbardhë smiley 

Gjalmezeza..! Separi gjalmi eshte filli prej leshit i lare mire e mire te deleve, i krehur me Llanare, i bere lemsh dhe i vendosur ne furke, nga ku me boshtin qe dredh e zonja, kthehet ne fill duke kaluar gradualisht ne dy pulqeret e saj e mandej ne boshtin qe levizet me te djathten.
Ky gjalme ngjyhet ne katran "mazie" ( kokrave te vogka te lisit dhe perzjeresh tjeter.Behej ne te zi sterre dhe beshin me kete gjalme fanella te zeza, bluza te zeza, per tu veshur e mbajtur ne trup sa here humbiste jeten burri.Ajo grua merrete rolin e burrit dhe e rriste djalin apo djemte te behej puntor, sederqar, trim. Sepse e ushqente me te gjitha vetite qe vetem nena e mrekullushme i don ti kishte evlati i saj.Keta lloj femijesh duke qene jetime beheshin sic dobte zenra e nenave te tilla.Ketyre u kane thene: " Djale gjalmezeze"

Emertim kuptimplote!

I vetmi problem eshte se fjala 'rrip' e spostoi menjane. 

pas 5 mujesh munge tek ppu u ktheva

ja vlen vetem per koment-shpjegimin e grava smiley

mendoj se shumica e djemeve shqiptare jan rritur ng& ''gjalmenzezat'' pamvarsisht baballareve biollogjike

Ke ngatërruar vendet e veprimeve. Krihet leshtë njëher me ata kërhërët me dhëmbët e gjatë e të mëdhenjë si dhëmbë dinosaurësh. Janë si gjilpërerë të ngulur në copë druri dhe janë çift. Mbas krehjes bëhen shtëllungë duke e shtruar leshin e krehur mbi një dërrasë të mbushur me dhëmbëza më të shkurtër se kërhërët më lart .E ke parasyshë si janë shtëllungat si ato ëmbëlsirat si lesh i barëdh majë cipenjëve smiley. Shtëllunga shkohet te furka dhe tirret duke kaluar mes gishtave, dhe përfundon te boshti që dridhet duke u kthyer në fill/gjalm. Mbas kësaj bëhet varok e ke parasysh varokun që e bëje ose ulur duke e shkuar rreth gjynjëve ose si bënin në qytet burrat që ndihmonin grat duke mbajtur duart para smiley. Mbasi bëhet varok përfundon në kazan përtu ngjyer. Zakonishtë vinte Rabia arrixhofka nga Korça që jeton në Kotë me Saliun e saj smiley. Për ngjyerje përdorej arrë ose barut nga gjylet e ngelura nga lufta. Pastaj bëhej gjëlm i zi smiley. Pra gjëlmëzinjtë ose e kanë përdorur për pjesë të veshjes së tyre gjalmin e zi, ose e kanë përdorur për të lidhur armët e tyre. Dhe njerzit filluan ti thërrisnin gjalmëzinjë, ndoshta se trimëria e tyre ishte e pashoqe dhe një gjë e till i bënte të veçantë. 

ma mori mendja qe kish te bente diçka me zine ,me stigman e dikujt qe ka humbur dike ....po me kujtohet ne Shkoder kane pa thene:rrezikbardhe eshte kush vdes para gruas,rrezikzi kujt i vdes gruaja e qyqar kuj i iken gruaja smiley  (qe eshte edhe shkallame e larte e fatkeqit)
 

Po me kot xehesh me mu, se vec per mire flas e keshtu vec ... meson e dituna!

ndoshta ka lidhje me rrypin e zi te karatese...!

Une e dija si tip ushkuri, pikerisht sepse perdorej per dyfeqet. Dyfeku i te varferit ishte me gjalme smiley Tani ushkur nuk do i thoshin se nuk i ka hije dyfekut ai emertim smiley

Ore ushkur fjale shqipe eshte? Si fjale turke tingellon por edhe si shqipe kush e merr vesh smiley

1oora, i thone " oshkur " dhe jo ushkur.Eshte shqeto shqip.Kuptimi eshte, i shkuar rreth mezit.Perdormi eshte shume i hershem, qysh ne kohet e ftohta, ku grate te cilat per ndertimin biologjik te organizmit te tyre, se me se shumti ftohen nga poshte, u perdoren veshjet e mbyllura, diku tumanet diku lloi tjeter i malsoreve, gjithashtu te mbyllura, u duhej te mbaheshin fort rreth mezit me nje lloj "rripi"ku ne vend te tij u gjet gjalmi i thurur prej leshit per ta " shkuar " rreth mezit e lidhur fort...Ky ishte ....Oshkuri !

Grave.. prandaj ka ngelur qe i thone ne vlore me tallje ndonjerit   'lidhi breket me oshkur' smiley

Pastaj kur thua femrat ftohen nga poshte ku e ke llafin ti nje here, perse tregohesh kaq seksit smiley

Jo more 1 oora, nuk eshte ceshtje seksistit kjo e shprehur, por fiziologjiko- ndertimore.Nuk i ke pare keto kocet e reja qe ne vjeshte( ku jane vjeshta keto te sotmet me 20 grade C.) lene kater gishta siper e po aqe poshte kerthizes, xbuluar? Dhe pastaj ankohen kur u vjen siraje ..se nuk meten mrata! Burrat e varfer hallosen, hallosen se mberthehen mire.
Grate ftohen nga poshte.Burrat nga siper! Fiksoi keto dhe karfosu mire ne gushe e larte ne te ftohtat...!

Grava.. fjala duket qe eshte shqip Oshkur, veshur, ngjeshur, me qindra e qindra fjale qe ka shqipja me prapashtesen UR. 

Nje studim qe kam lexuar ne fakt thoshte qe meshkujt ftohen nga kembet dhe femrat nga koka. Pra meshkujt duhet ti mbajne kembet ngrohte kurse femrat duhet te mbajne koken ngrohte gjat te ftohtit.

More 1 oora! Nuk ka shume nevoje per studime e studjues, kur te gjithe e dime se njeriu ftohet ne ..."venet e hapura" Tani, sa kam une njohuri nga pervoja, grate nuk i kane ne koke ...ca gjera.. Te hapura..Degjove mo lanet!

grava

Kur thua "venet" e hapura e ke gje gegnisht? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).