O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të
vdes përsëri.

Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
Për varkat e lotve.

Po shkoj dhe shirat po i lë të kyçura.
Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që të dua.
Unë kam qenë trishtimi i botës.
O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të
vdes përsëri!

 

45 Komente

 

 Epersosur...! Me tingellon shume profetike  dhe teper domethenese  duke kujtuar me mall,dhimbje dhe admirim fundin e mjere, deri  tragjik te ketij gjigandi ,te poezise boterore,sepse F.RReshpja eshte nje poet i nivelit planetar..nuk eshte e mundur ta nxe nje shqiperi kaq e vogel...I kam te gjitha botimet e tij pa asnje mungese.Do te doja te shfaqej me shpesh edhe ne faqen letrare te ketij blogu...Nuk besoj se eshte pune e lodheshme per tu bere.

poezia e shkurter qenka vertet depresive, por madheshtore ne shprehjen e deprimimit te ndjenjave. 

Dihet qe me Romantiçizmin kjo eshte gara, kush eshte me i deprimumi nga te gjithe, kush eshte kampioni qe zhytet me thelle ne ferr.

 

 Bah! Po ku e gjetet depresionin mer jahu  e ke cu ke psiqiatri per diagnoze?

A ka lamtumire  me te hijshme,me dinjitoze,me lakonike e me te dhimbshme se keto vargje?!

Jeta dhe vdekja ketu shkruhen e njesohen ne nje "addio"sinteze te paperseritshme ku edhe vete natyra me"shirat e kycur" dota nderoje e dota percjelle me dhimbje dhe mirnjohje...

Rreshpja  si poet i perket "brezit te humbur" qe u gjymtua dhe u torturua burgjeve te diktatures dhe internimeve...Melankolia dhe fryma pesimiste ne poezite e tij  jane ndjenje te natyrshme dhe te justifikueshme nga perjetimet dhe frymezimet qe i "ushqyen"ato vargje.Por ne shumicen e tyre "feks"si rreze dielli nje fill i ndritshem shprese dhe optimizmime te cilin poeti ishte i cmesuar dhe skeptik....

 

Nuk ka as pesimizem dhe as depresion ne poezite e Reshpjes.Ka vetem trishtim te fisem. Po kjo "vdekja perseri" c'te jete valle? Te shenjtet e blogut mbase na japin ndonje shenje shpjeguese.

ps: postona ndonje poezi ku feks optimizmi

 

                                  FAT

 Une per fatin tim pikellohem vete,

S'dua te pikellohet kush per fatin tim.

Me ndjek pas Perendia e humbjes

Me mermerin e thyer ne luftra pa kuptim.

 

Mirpo une jam pagan i vjeter;

Pa kete fat te keq nuk ndjehem mire.

Cdo njeri  e ka nje fjale ku ve kryet,

Kam edhe une nje prehje per dhembjen time.

 

E cdo te preferoja tjeter pervec luftes,

I ndjekur pas nga ky fat budalla?

Vertet kam fituar shume pak ne kete jete,

Por humbjet i kam patur te medha.

 

S'dua te trishtohet kush per fatin tim,

Se per fatim tim trishtohem vete;

Mermeri i thyer i Perendise se Hmbjes,

Tere lavdia ime kjo dote jete!

Sipiritus, nuk te heq presje..Pse duhet qe sembimin ne zemer ta kthejme ne dhimbje?
Lotet vershojne edhe kur duam t'i permbajme, ama duke rrjedhur e zbusin te shkreten zemer...!

 Grava, Orhan Pamuk tek "Stambolli" ka nje syth per "Huzun", trishtimin i cili me teper ka te beje me nje ndjenje pikellimi te vazhdueshem,keqardhje, pamjaftueshmeri dhe pafuqi per te ndryshuar fatin,rrjedhen e jetes. Edhe trishtimi Reshpjes nuk eshte dhimbje bie fjala per vdekljen e dikujt apo humbjen e dashurise .Eshte nje stil te jetuari. Nuk ka te beje aq me dhimbjen dhe humbjet se sa me melankoline, brishtesine  e shpirtit te poetit i cili boten e ashper e shiokon si permes nje xhami te veshur me avull.

 

 Ja pra ku e ke nje  vjershe  me ate optimizmin e permbajtur,  me teper dote thosha dinjitetin dhe krenarine qe e karakterizonte Rreshpjen.Por  une dote beja edhe nje paralelizem me keto dy vargje;"Vertet qe kam fituar shume pak ne kete jete

                                              Por humbjet i kam patur te medha."

Me strofen e I.kadarese.."Ju qe dote vini,

                                     Me punet,grindjet tona,

                                      Mos guxoni

                                      Te talleni o te gjore,

                                       Ne qofte se krevatet i kemi pasur te zekonshme,

                                       Varret doti kemi madheshtore..."

Nuk e di nese mund ta vereni ketu ate optimizem teper ambicioz(pas vdekjes)qe te therr ne vesh me ate britem dinjitoze  qe sfidon humbjen dhe vdekjen thjesht duke i pranuar ato me  burreri dhe stoicizem te pashoq  dhe me besim tek madheshtorja qofte kjo humbje (Rreshpja)qofte kjo fitore. Pa shifeni njehere se mos e ndjeni edhe juve...se mos e humbet rruges  dhe nuk te postoj te tjera...jemi ne periudhe krize tani ..hajt pra me shnet!

.

Nuk kam degjuar gjekundi e as kam lexuar se drejt vdekjes shkohet me...optimizem.Vetem komunistet e benin kete.M.Shyri duke kenduar me litar ne fyt,(ndoshta kendonte per te mposhtur friken)  Vasil Laci kerkoi nje kreher(kishte degjuar se Karonti plak kishte vdek dhe varken e vdekjes e kishte trasheguar e bija). Madje as shenjtoret e Nemesis dhe te Heretikut nuk e presin vdekjen me optizmizem, edhe pse jane te bindur se do shkojne ne parajse.

 Madje as shenjtoret e Nemesis dhe te Heretikut nuk e presin vdekjen me optizmizem, edhe pse jane te bindur se do shkojne ne parajse.

shenje barazimi e pavlefshme,nemesis-heretik.

heretiku nuk beson ne dogma. menimi im

Pa dogma jetojne vetem kafshet. Eshte vetem e njeriut aftesia te niset nga nje pohim ose mohim themelor per te per te kostruktuar çdo gje, nje gjeometri (dogme=aksiome), matematike - fizike shkence, nje sistem filozofik, nje sistem teologjik, dhe çeshte me e rendesishmja nje menyre jetese.

Te thuash qe ekziston bota tjeter eshte po aq dogme (ose aksiome) sa te thuash qe nuk ekziston. Mbi te dyja keto dogma mund te konstruktohen (si vertet ndodh) dy menyra te ndryshme jete.

Kurse te thuash qe une jetoj pa dogma eshte, nuk e di çer me thene me pare se ç'eshte, por e para fare eshte se eshte nje dogme ne vetvete, dogma e dogmave. Deshmi tjeter qe mendimi logjik ne vetvete ka strukture dogmatike (aksiomatike). 

 por e para fare eshte se eshte nje dogme ne vetvete, dogma e dogmave. Deshmi tjeter qe mendimi logjik ne vetvete ka strukture dogmatike (aksiomatike). 

ndoshta eshte keshtu si thua ti. ky filozofi eshte mosbesues besimtar,nuk e di ç'mendon por po ti heqesh garnituren fetare njidrejtimshme,lexohet me qejf.

 

Ky nuk eshte mosbesues, ky beson, por ndryshe nga dogma zyrtare, dmth per nje ateist ky eshte dogmatik. Duket si modern, por historia eshte e vjeter, eshte nje kostante ne historine e Vatikanit, nuk eshte vetem historia e Campo dei Fiori.

Shnet pac!

as shenjtoret e ... Heretikut nuk e presin vdekjen me optizmizem, edhe pse jane te bindur se do shkojne ne parajse.

Nice. smiley

Per shenjtoret e Julit nje here tjeter smiley 

Juli eshte duke eksperimentuar, sa te gjeje tabanin.revolucionaret e deshperuar fillimisht eksplorojne hyjnoren smiley

Meqë po flasim për poezi... 

Në fund të filmit Pulp Fiction, Jules, pasi e ka recituar disa herë atë pasazhin e Biblës nga Iezekiel (25:17)

Këtë këtu dmth:

The path of the righteous man is beset on all sides by the inequities of the selfish and the tyranny of evil men. Blessed is he, who in the name of charity and good will, shepherds the weak through the valley of darkness, for he is truly his brother's keeper and the finder of lost children. And I will strike down upon thee with great vengeance and furious anger those who would attempt to poison and destroy my brothers. And you will know my name is the Lord when I lay my vengeance upon thee.

 

Herën e fundit që e citon, shton:

See, now I'm thinking: maybe it means you're the evil man. And I'm the righteous man. And Mr. 9mm here... he's the shepherd protecting my righteous ass in the valley of darkness. Or it could mean you're the righteous man and I'm the shepherd and it's the world that's evil and selfish. And I'd like that. But that shit ain't the truth. The truth is you're the weak. And I'm the tyranny of evil men. But I'm tryin', Ringo. I'm tryin' real hard to be the shepherd.

So, Spirituso, Im trying to be the shepherd.

 

mire o mire, shepherd behu por mblidh cangadhet smiley

Shenjtoret e mij e presin vdekjen gati njesoj si Qemal Stafa, sepse jane te bindur se nuk shkojne ne parajse pa jetuar me pare ne toke ne parajse.

Kurse ferrit mbi toke (me per pasoje edhe ne qiell, dmth ne boten tjeter) eshte zgerdhirja me gjera qe jo vetem vete nuk i kupton dhe i keqkupton, por i ndalon edhe per te tjeret me zgerdhirje poetesh te medhej mer jau ne sallonin luksoz me shkelqim bosh te sinjora Bertinit, i admiruar nga kokloqet, qe konsiderojne me te rendesishme nje poezi se jeten e tyre dhe te dashurve te tyre.

Po çke qe nxefesh o rob zoti smiley Po spat ardh poezija ke ty ket her, do shkosh ti i dit ke kjo poezija simosmepatjeter. Aty ka me te prite n'cdo ore tvone, anipse ke i me rreshtu rrenat si shishka farmacie smiley

 

Prit nje here se kemi nje lufte per te bere kunder realizmit socialist qe nuk na len me bo poezi te modhe mer jau.

Ne beteja te ra kem me ra fli.

Po mire, presim smiley

Po ekzorcizohesh nga fjalori rruges  qe ti hapesh vend frymes hyjnore.po purifikohesh por pse e ben pis muhabetin mer gajdur.

Ti vetem pislleqe flet vazhdimisht, sepse budallalleqet pislleqe jane, shume me te medha se nje fjale e nyte.

mos bre se merzitet dhe sinjora Bertini .

smiley

je flori ne mushama.

Ahahahahaaa....

Poezi e madhe, shume e madhe.

Para se te flisni budallalleqet e zakonshme per shenjtore nga pijetoret ku jeni, i fusni nje te lexuar jetes dhe krijimtarise te ketij te krishterit obskurantist qe ka krijuar Romanticizmin, dmth ju ka mesuar belbezimet e para poetike.

http://en.wikipedia.org/wiki/Fran%C3%A7o...

 

Frederik Rreshpja

 

 

kopshti

 

Është kopshti ku kënga ime ka një statujë.

Luanët e thyer të fëminisë

Pinë ujë te pusi i vjetër,

Mbi zjarret e trëndafilave ngroh duart Saadiu

 

Shpesh nga mitet dalin satirët

Dhe hapin dyert e mbyllura të hijeve

Vështron shtigjet e natës jasemini

Dhe drita e bardhë i rrjedh nga gishtërinjtë.

 

Narçizi nxjerr supet nga gonxhet,

I pikëlluar nga magjia e vet

Hëna dhe zanat fshihen

Dhe vështrojnë pas gjethesh.

 

Është kopshti ku kam një statujë

Bërë prej ngjyrash e gjethesh,

Ndiej në ballë daltat e pranverës

Që, nga bari, sytë e mi gdhend.

 

përditë ikin stinët

 

Fluturuan tri rosa në qiell,

Shpirtra të pyjeve të harruar,

Tingulli i këmbanës, si gjëmim hane

Këndoj rekuiemin e yjeve të rrëzuar.

 

Një vetëtimë e plagosur ra diku,

Si shpata e një klithme,

Mbi tokën e lodhur prej qiejve

Verbuar nga bronxi i shirave.

 

Fluturuan tri rosa në qiell,

Tri re dhe tri erëra.

O ju, shpirtrat e pyjeve,

Mbështjellur me dimrin e dhembjes.

 

Ç’të bëj në këtë peisazh?

Shpjermëni tek lumi që vdiq,

Në se kufomën e tij s’e kanë shpënë,

Erërat në qiell.

 

O Zot! Nga ç’qiell ra tërë kjo dhembje,

Që hënëzoi këtë dimër?

Përditë ikin shpirtrat e botës,

Përditë fluturojnë stinët.

 

 

 

vjeshtë 1990

 

Qan dreri në korie dhe lotët bëhen shi;

Trishtohet era mbi shkëmb

Nuk ka më gjethe të gjelbra. Po bien,

Ëndërrat e pyjeve një nga një.

 

Ikin zogjtë nga shkretimi i drurëve;,

Lamtumirë, o pyje të Ballkanit!

Veç nën një ferrë kaltëron ende

Vjollca e fundit e këngës së bilbilit.

 

Ardhtë një vjeshtë pa shtegtim zogjsh!

Ardhtë një Zot, vëntë dorë mbi stinët!

 

 

 

poezia

 

Në atë shteg ku kaloj unë e ka kasollen vjeshta

Bile të gjitha stinët janë fqinjë.

Një beng, si stradivarius,

Më mëson mua folklorin e zogjve.

 

Kasolle prej hëne! Nën qiellin tërë shi

Pikë-pikë mbi çatinë e kaltër

Trishtimi i djalërisë…

Mbeti tek xhami i plasur i dritares sate

Vështrimi im i thyer.

 

Unë vetëm u bëj nga një vizitë stinëve, o njerëz,

Kurse zemrën e kam tek ju.

 

 

          vinjetë

 

Një shelg i vetmuar, mbuluar me dimër

Braktisur nga zogjtë dhe gjethet:

Era, si ketër, kërcen mbi drurin

Me boçen e shiut ndër dhëmbë.

 

Netët e lumtura, si zilka

Tringëllijnë në degët e kujtesës…

Vizatihen në sfond të vetëtimave

Hënëzat që hëngrën dhentë e vjeshtës.

 

Rënë nga xhami i thyer i qiellit

Kristal’ i akullt yllëzon netëve

Dhe mbi pastelet e borës mardhet

Shelgu i trishtuar, fatkeq si Serembe.

O aria di sera avvolgimi, è giunto il momento di morire ancora.
Quando si chiuderanno i miei occhi, non ci sarà più mare
E le barche delle lacrime si areneranno nella secca.
Vado e le piogge le lascio serrate
Ma tornerò in ogni stagione per amare.
Sono stato la tristezza del mondo.
O aria di sera avvolgimi, è giunto il momento di morire ancora. 

Me anë të një procesi të thjeshtë gjuhësor, metafora ngrihet në nivelin më të lartë të ndërlikueshmërisë poetike. Te Rreshpja ajo na shfaqet si:

a)      brenda një shoqërimi fjalësh njëra humbet kuptimin e zakonshëm dhe përdorimi i ri fiton një informacion më të madh kulturor, si në format – folklori i zogjve; itakat e legjendave; shtëpia e gjetheve

b)      animizim i natyrës (metaforë folje), si në format – fshihet era në legjendë; hëna vizaton; shqetësohet zogu i pritjes; flenë stinët;

vallëzon mermeri i legjendave

c)      krahasim që bëhet në mendjen tonë, përtej krahasimit të zakonshëm, si në format - reja gri si mall i harruar; dëbora si një perëndi ilire

ç) metaforë epitet (epitet metaforik), si në format – druri i trishtuar; dëbora e thinjur; hëna e pikëlluar

d)     nga kuptimi i ngjashmërisë, si në format – unë kam qenë trishtimi i botës; një mjegull quhet akuarel i lëvizshëm

            Kemi edhe disa cilësi të tjera të poetikës manieriste dhe baroke te ky poet, ku rreshtojmë:

a)      katakrezë – mermeri i thyer i Perëndisë së Humbjes; kënga e artë e lamtumirës

Epitetet i thyer, e artë rigjallërojnë disa forma që po shkojnë drejt gjuhës së folur.

b)      oksimoron – o e verbra madhështore; o fat budalla; një kalë i vdekur vrapon nëpër shpat; rri sonte te unë/ sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur;

Është e qartë për të gjithë se bashkimi i veçantë i fjalëve ka shmangur kuptimin e njohur të dy elementeve që përplasen, pasi logjika nuk e pranon të vrapojë një kalë i vdekur.

c)      Sinestezia – Megjithatë e di: erdhi një trëndafil me shall/ Dhe ishte një vajzë që çeli gjethe tek porta… Shohim të priten dy rrafshe ndjesore, të cilat e nxjerrin lexuesin nga një ndjeshmëri e zakonshme. Ngatërrimi i sferave të ndijimit bëhet qëllim estetik i poezisë.

Bukur smiley

 

Libri i parë i Rreshpjes titullohet Rapsodi shqiptare dhe është botuar më 1968. Atëherë poeti ishte njëzetetetë vjeç. Më pas vjen romani Zëri i largët i kasolles, botuar më 1972 ndërsa një vit më pas, më 1973 del në qarkullim vëllimi i dytë poetik i tij Në këtë qytet.

Në vazhdim një heshtje e gjatë derisa më 1994 shfaqet me Erdhi ora të vdes përsëri. Dy vjet më pas boton përmbledhjen Lirika të zgjedhura, ndërsa më 2004 dalin njëra pas tjetrës dy botime të poezive, Vetmi dhe Në vetmi. Më 17 shkurt 2006 vdes.

O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të

vdes përsëri.

mund te thuhet:

O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të
shkruaj [poezi] përsëri.

Ora,vecanerisht ne mbremje, kur qenia njerezore sublimohet ne nje shpirt prej ku lind poezia. Vdekja eshte gjithmone e pranishme si nje metafore per te dhene dimensionin e lumturive te thella sic eshte, nder me mistiket, krijimi. Si nje precedent i famshem,a nuk e lindi edhe Zeusi prej kokes Athinen?

 

 

 

Duket e drejtë sjellja në vëmendje e mistikes, nëse bëjmë dallimin midis formës së zakonshme Erdhi ora të vdes dhe asaj të pazakonshme Erdhi ora të vdes përsëri

c'date ka 'zgjedhur' per te vdekur - 17 shkurt.

Nje site a link ku flitet me shume per F. Rreshpjen? qe ka te publikuar nga vjershat e tij?

nuk do me beje mire ta lexoj (sepse 'blue mood', etj), por pikturat e tij s'u dashkan humbur.

 

 

ky shi sonte

 

Qerrja e shiut mbjell pellgje nëpër natë

Dhe ikën pyjeve me vërtik.

Qerrtari i zi nëpër kodra

I bie vjeshtës me kamzhik.

 

Tërë verës portretet tona vareshin nëpër gjeth.

Edhe zëri im varej.

Tani bromuri i argjendit të diellit

Tretet i zbardhur në shi.

 

Lëkundet qerrja e pikëlluar e shiut

Te lumi me brigjet e zhveshura

Dhe rrodhën te varreza e detit

Gjethet që harroi vjeshta.

 

Qerrtari i zi nëpër kodra

Përzë vjeshtën pa mëshirë.

Po vjen perandoria e Ftohtë e dimrit:

Oh! Sa do të ngrijmë, zemra ime!

 

 

 

arlekinët

 

Ikën arlekinët e trembur nën çatinë e përrallës

Kur putha për herën e parë.

 

Qau vajza e vogël: por kushedi

Ndoshta qau fëminia. Në kopsht,

Nga dritarja e përrallës, arlekinët

Vështronin të trishtuar, tërë lotë.

 

Nuk desha t’i tremb arlekinët e mirë,

Nuk desha, por nuk bëhej ndryshe

Se nën çdo mollë, bile nën çdo dru

Kurdoherë një Evë më priste.

 

 
          vera që shkoi

 

Vera që shkoi i pikëlloi qiejt

Si pikëllohem unë për ty.

Mbi plazhet e shkreta, tërë dhëmbje

Ulurijnë rrufetë me kuje.

 

Diku anës qyteteve me mjegull

U shfaqën karvanet e tetorit,

Folklori i harruar i qeraxhinjve

Dhe mushkat ngarkuar me shi.

 

 

Shiroka in the Winter

No more birds. Their flights have been cancelled.
Naught remains but rain's primitive canvas.

At the waters' feet lies the bank, pensive,
As it dreams of the summer just past.
In the sands of oblivion I gather
Your portrait's fragmented ceramics.

How short was this summer, oh Lord!
Just a handful of sand and of sun.
The calendar had but one Saturday,
And all of that day but one kiss.

[Shiroka në dimër, from the volume Lirika të zgjedhura, Tirana: Albin 1994, p. 13. Translated from the Albanian by Robert Elsie]

Ka nje lloj sentimentaliteti dhe vulnerabiliteti ne poezite e ketij qe ben kontrast me natyren tone te vrazhde dhe kryenece. Kjo poezi, ne anglisht, me dhuroi mjaft kenaqesi. Me solli neper mend edhe poetin kinez Li Bai.

bukur loloto e te gjithe te tjeret! Frederik Rreshpja duhet kujtuar!!!... Sa keq kur sheh se sa shume vend kane zene ne PPU dhjetra "krijime" te cunguara!

Po per kamikazi a ke nei menje te na thush se si e hudhin vehten ne ere ...d.m. th ..per ne xhelet ...sipas kuranit se me thone te drejten edhe pse te gjithe shkojne te "prehen"ne te njejten "faltore te zotit(allahut) ,keta kamikazet jane me te privilegjuar se shenjtoret e Nemesis ...sepse jo vetem e dinin qe dote shkojne ne xhelet(parajse)por dhe e kane pare se si osht atje...(i paten vjedhur d.v.d mullait ne teqe qe u shpjegonte citatet).Sa per Nemesiis vetem me te nigjume e kishin ...Pranej nuk ishin aq optimista kur nderroshin jete..
Besome per shpyrt te gjyshes...ka shume ..syresh qe shkojne per te vdekur te qeshur,te lumtur e te gezuar....Ndonjehere vdekja eshte me teper shpresedhenese dhe optimiste se jeta qe jo vetem s'te jep gje ,por te rremben edhe ato qe ke...Nje nga ata fatkeqe ishte edhe i madhi...i pa harruari.. i shenjti Frederik Rreshpja..Dhe mos kalo anej nga Vorri Bomit..se jan' shtu vetvrasjet ...Pac ymer e kismet ...!

flm. per permbledhjen ne blog. Kur meson per jeten e tij fatkeqe (qe me informacionet e para, majtas-djathtas ne internet), kjo ishte cfare vecova:

Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!

 

ndersa ky tjetri, per tingullin pak me te celur, pak me ndryshe nga te tjeret:

       "Ç’është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim"

 

Nje nga te preferuarat e mia nga Rreshpja

Mos e mallko me ndarje kete nate

Mos e mallko me ndarje kete nate!
S'duhet te ndahemi ne kete peizazh me ere,
Nen keto re te qiellit rrenoje.
Argjendi i dhembshur i ketij peizazhi.
Ne shpirt si medalion do te te rendoje.

Se ne ditet me te trishtuara
Te kam mbrojtur nga pikellimi i qiejt me shi.
Dashuria ime mund te behej cati e tere botes.
E cdo vjeshte. E cdo stine.

Jam i trishtuar. Trendafilat e tu
Me mbeten ne duar si plage
Dhe perendimi rend pas molleve me pishtar
T'i vere flaken kesaj nate.

Ndoshta do te kthehesh nje dite,
Por pas molleve e viteve,
Atebote perendimi do te kete djegur cdo gje.
Ah! ne kete bote te madhe, vetem une e ti
Nuk do te jemi te lumtur me...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).