Të lënduar në vendin e punës, tashmë invalidë të përjetshëm dhe pa shpresë së mund të punojnë sërish për të siguruar kafshatën e gojës, janë dhjetëra ish-punëtorë të kompanisë “Bechtel- Enka”, e cila është duke e realizuar projektin më të shtrenjtë që nga paslufta në Kosovë, që kap vlerën prej rreth 1 miliard euro.

Punëtorët e kësaj kompanie detyrohen të punojnë punë të rënda fizike nga 12 orë në ditë, ndërsa një orë pune u paguhet vetëm 1.35 euro. Ata guxojnë të hanë vetëm një herë në ditë bukë, duke u ballafaquar me presionin e vazhdueshëm nga punëdhënësi.

Punëtorët shqiptarë përpos që janë të diskriminuar në paga, krahasuar me punëtorët tjerë, ata kanë vetëm një ditë në muaj pushim, në kundërshtim me Ligjin e Punës në Kosovë, përderisa detyrohen të punojnë edhe punë të tjera jashtë profesionit të tyre.

Aty kuzhinieri detyrohet të punojë edhe si shofer, e ky i fundit edhe pastrues. Punëtorët obligohen të nënshkruajnë një vendim jashtëligjor, ku kompania “Bechtel - Enka” nuk merr përsipër nëse ata lëndohen pas tetë orëve punë, ndërkohë që nëse refuzojnë të nënshkruajnë, punëtorët humbin vendin e tyre të punës.

Ata tregojnë tmerrin që kanë përjetuar dhe shumë të tjerë që nga zori vazhdojnë të punojnë në këtë kompani, ku u shkelen të drejtat e tyre pa mëshirë.

Jo vetëm vdekjet e disa punëtorëve në “Bechtel – Enka” në Kosovë, në vendin e tyre të punës kanë kaluar në heshtje, por edhe dhjetëra raste të lëndimeve ku tashmë punëtorët kanë mbetur invalidë të përjetshëm fshihen nga zyrtarët e kësaj kompanie.

Kurse ata punëtorë që kanë bërë kërkesën për të formuar sindikatën e punëtorëve, pos që nuk u është lejuar, ata janë larguar nga puna.

Dhjetëra ish-punëtorë që tashmë kanë mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore të larguar nga puna, rrëfejnë detajet e historive të tyre rrëqethëse për gazetën “Zëri” .

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Ela Ruci, vlerëson se me rëndësi është kryerja e punëve para kohe. Ndërkohë që zyrtarët e Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës (BSPK) e konfirmojnë zyrtarisht se në “Bechtel-Enka” ndodh një anarki totale e diskriminim i punëtorëve nga punëdhënësi në mënyrat më të këqijat...

 

(Shkrimi i plotë në numrin e sotëm të Gazetës Zëri)

9 Komente

Vellau Erdogan e di kete muhabet?

Mediat dhe sindikatat duhet te ngrejne zerin dhe te sensibilizojne ter qeverine dhe shoqerine shqiptare. 

Betchel e rrugeve, Kurum e celikut, ata te Kromit ne Bulqize, ata kanadezet e naftes, ai lordi anglez me gjetjet arkitekturore, Ceket e CEZ, austriaket e kanalizimeve. Gjithe burimet kryesore te lene ne dore te ujqerve. Te gjithe vijne per te vjedhur e per te shfrytezuar korrupsionin dhe mungesen e shtetit. Shqiptaret duhet te mesojne t'u tregojne deren te huajve kur s'bejne pune, sic na e tregojne ata ne shume kollaj, sidomos punetoreve ketu dhe andej. Dhe Rama ia ka fut kot qe ka futur angleze ne dogana. S'mjaftojne keto vjedhje prej te huajve, duhen dhe aty. Po qe per te vjedhur, me mire te vjedhin tanet e te mbetet leku ne qarkullim.

e si mund te jete ndryshe.   vetem ne shtetet shqiptare  diskrimininohet vendasi.  ne gjithe boten i huaji paguhet dhe mbrohet me pak ,ndersa ne shqiperi ndodh e kunderta.  diskrimiminim pozitiv e quante polloja. kur ty te diskriminon shteti yt c'pret nga turku &co!  pse ne shtetet shqiptare te gjithe duan te deklarohen pakica?  pergjigjia e kesaj sqaron edhe temen me lart.

Edhe beduinet e Arabise jane me te mire per ate pune.
 

E drejte. Vjedhin keta te huajt dhe nderohen, ndersa shqiptaret i keqtrajtojne, nderkohe qe vete i kane shpikur metodat e vjedhjes per te cilat akuzohen shqiptaret. 

Kush lodhet per hallet e punetorit,pash zoten!?Ne nje vend ku nuk kane degjuar per kontrate pune,e ku marreveshjet ende behen ne oda me "te çakne te dores" ,nuk ke çka pret me mire.Sikur shteti te mbahej me drenicake,atehere bushmanet do te kishin 5 shtete.

Shqiptaret jane bere zezaket e shekullit te 19-te. 

Django Chained.
 

Aksidentet duhet te hetohen dhe  kompania te hidhet ne gjyq e te gjobitet nese nuk ka respektuar rregullat e sigurimit teknik si dhe ligjet e punes.Te gjitha aksidentet duhen regjistruar prane shoqates se sigurimit teknik e nese ato jane nje numer i konsiderueshem kompania te mos lejohet te operoje me ne kosove ne ate ardhmen te pakten ne projektet me fonde publike.cilando drejtori  qe eshte ekuivalenti i OSHA duhet te kryeje kontrolle e te leshoje gjoba nese gjenden shkelje te rregullave te sig teknik si dhe te pezulloje punimet derisa shkeljet te korrigjohen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).