kushedi pse,

më pëlqejnë pritjet në stacione të shkreta trenash...

më pëlqejnë edhe njohjet e reja me ata që s'të njohin kurrë

ose të njohin me shikim të parë

deri në skutat e shpirtit

e dua botën e madhe dhe s'rri dot pa të...

 

(kam frikë nga njerëzit,

dua që

të mos e dinë se

unë jam fëmijë që dashuroj

yjet në netët e bjeshkëve,

plepat në kënetën e përmbytur

poezitë e poetëve të vegjël;

e pikturat që si marr vesh dashuroj,

dashuroj linjat e kodrave sa linjat e një femre

dhe çeljen e një gurre dashuroj

e s'ndalem së dashuruari

lumenjtë e

sytë e përgjumur të punetorëve të orës 6

ecjen e lodhur të punetorëve të orës 22

grataçelat e rrugët me drita neoni

edhe asfaltin edhe baltën

edhe gjithçka dua.)

 

do të ik

në jetë ka kaq shumë për të provuar sa është mëkat të duash

vetëm diçka,

është mëkat edhe të duash diçka me shumë se diçka tjetër

 

e unë

e ti

e ai tjetri që shkruan poezi

e ai që pikturon

apo bën muzikë

jemi kaq të brishtë sa kemi frikë;

kemi frikë të jetojmë

sa gjithnjë ikim

e themi

se të gjithë kanë faj

e duam ta kuptojnë sa fajtorë ndihemi ne...

4 Komente

dashuroj linjat e kodrave sa linjat e një femre

guxove ?! 
...gjithe kjo pune, u prish vetem nga kjo fjali o burr smiley

eh!

Ose smiley kur shikoj kodrat, sikur shoh vithet e femrave smiley 

Poezia Shkinas me pelqeu, ishte e thjeshte dhe plot ndjenje smiley

Je i perzgjedhur nga Zoti,qe dashuron gjthshka,i lumtur qofsh gjithmone!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).