S’dua kuptim me ty,
dua përmendësh,
një tjetër ushtrim
pos teje
do më bënte mbetës.

Nxënësi me medalje ari,
çantë me bukurshkrime,
kostum kuadratesh
që u di sipërfaqet,
gjen gjatësinë e pritshme të flokëve të tu
në funksion të kohës,
fibonaçin e bukleve të tua
shpjegon,
të vërteton
dhe ikën ngadhënjyes.

Mbes me dogmë druri në duar,
gdhendur jashtë 
e brenda nga tenja mijëvjeçare,
altari më hedh petla -
jam shtrati i dy lëkurëve 
dishruar të duhen,
ndijim mirëfilli
pa fjalë nëpër fill,
besimtar në gjuhën që s’di
hundëkuar nga pseja.

Ishte një pse e njëjtë që vriste sepsetë teleskope,
gjersa erdhe ti
e njëjta përgjigje
që mbylli ciklet, spiralet
në rrethrrotullim,
vinili gërryer në të njëjtën luginë,
hipnozë e pasditeve që më s’kërkonin kuptim,
vetëm ca re për pak turbull ëndrre
dhe racionin falas në mensa të aksiomave
(retë qenë shtëllunga nga çibukët e të lumurve, 
sekt që rron pas malit 
në vigvame vëllamësh).

Trekëndëshi yt më merr me të gjitha qendrat,
ku përplasen mesoret
e llogaritë ngatërrojmë unë dhe Pitagora.

7 Komente

Mesorja bie te mesi trekendeshit. Aludim per ate venin? E forte. Vetem pse i ben kaq te gjata? 

Ne trekendeshin dybrinjenjehem,pergjysmorja e kendit ne kulm,eshte MESORE dhe lartesi,kendet ne baze jane te barabarta. smiley

Nje trekendesh ka shume qendra smiley  dhe cdo qender ka nje histori smiley

Paska pas kodoshllik kjo. Dhe u dukte e pafajshme nga fillimi. 99nc je. Apo duhet me thene 69nc? Kjo i lihet interpretimit te lexuesit besoj. 

Jo, Emigranti si agnostik relativist qe eshte ka dash me thone kete:

http://www.cartoon-expo.com/Demo/50_year...

Kjo eshte kryesore dhe thelbesore, pastaj 69-shi eshte nje mbledhje bashke e dyjave vizioneve per boten, njeri qe sheh kendej dhe tjetri qe sheh andej.

Sa anej-knej dmth, ose edhe anej edhe knej, ose as anej e as knej. Mund te llogaritet me teori probabiliteti e gjithe çeshtja.

Poezia e rende dhe e pakuptueshme e Emigrantit, m'duket se i ngjan teorive te mia makro-ekonomike , ku lexuesi pyet ; ç'a ka dash me thon me kete gjo ky,  apo,  ç'a jane keto ...,  dhe interpretimi pastaj i jepet sipas kaplloqes apo (mos)kuptimit. 

 

 "Ishte nje sepse e njejte qe vriste sepsete telskopike..."

Plako cfare do te na thush ne kete paralogjzem rremuje dhe te pakuptimte..?

Nese deshiron te na thush gjona te bukura,te rendesishme.. dhe madheshtore..perdor me mire fjalet dhe vargun e thjeshte...sepse kjo duket si nje paralirime e nje te dehuri anormal qe pasi ka kthyer  dy-tre gota eshte shashtisur e cakerdisur fare .

Nuk e kuptoj perse duhet patjeter  te botohen ketu  te gjitha marrezite dhe lajthitjet e cdo "endacaku te dehur me vere surrogato"... Kam lexu edhe vjersha shume  bukura dhe mbreselenese nga ky autor ...dhe i kam  pelqyer..por ky eshte vetem nje vargezim i ngaterruar me lojra fjalesh dhe halucilacion kuptimor..Kthehu  serish ke krijimet e bukura  e me vlere...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).