Testet e ADN-së të kryera nga autoritetet bullgare konfirmuan se një grua 35 vjeçare, rome e Bullgarisë është nëna e vajzës misterioze të Greqisë, të njohur si Maria. Profili gjenetik i Sasha Rusevës u përputh me atë të vajzës, tha Svetlozar Lazarov, një zyrtar i ministrisë së Brendshme të Bullgarisë

Ruseva tha se kishte lindur foshnjën katër vjet më parë në Greqi kur punonte si emigrante në mbledhjen e ullinjve dhe e pati braktisur atë sepse qe tepër e varfër.

Maria u zbulua nga policia gjatë një bastisjeje të një kampi romësh në Greqi. Policia e pa vajzën si bionde me sy jeshile dhe qe e bindur se ajo nuk i përkiste familjes rome ku u gjet.

Lajmi shkaktoi një histeri kolektive në Europë. Në Serbi, gangsterë rrugësh u përpoqën të rrëmbenin një fëmijë rom me arsyetimin se ngjyra e lëkurës të bënte të dyshosh se nuk qe rom por një fëmijë i rrëmbyer. Në Irlandë, autoritetet rrëmbyen dy fëmijë bjondë me sy blu nga familjet e veta për të njëjtën arsye.

14 Komente

Lajmi shkaktoi një histeri kolektive në Europë. Në Serbi, gangsterë rrugësh u përpoqën të rrëmbenin një fëmijë rom....

 

po kush i  formulon keto lajmet mor aman...?!   histeri kolektive ne Evrope, thote...  e pastaj thote: ''ne Serbi'', si perfaqesuesja me e denje e Evropit..smiley

ishte nje lajm  disi i vecante qe shkaktoi njelloj cudie, por jo histeri..   nejse, meqense e ndoqa, kjo familja  rome bullgare, kishte edhe nja  5 a 6 femije te tjere... nder ta, ishin edhe 2 qe femije, 1 djale dhe nje vajze, qe ishin gjithashtu bjonde, nderkoh qe femijet e tjere dhe prindrit ishin  rome tipik, lekurzinj..   me ckuptova,  diku ne linjen gjenetike familjare  duhet te kete qene nje  ''albino''  sepse djali i vogel  i familjes, nuk ishte thjesht bjond, por albino..  keshtu ndofta spjegohet  qe kjo vajza dhe motra e saj kane dale disi bjond te shartuar..

Ndoshta ndonje gabim i gjyshes apo stergjyshes smiley

edhe ne shqiperi kishte arixhofka me sy bojqielli .  policet bjonde shqiptare turnin e trete me arixhofkat qe pastronin rruget,,

sa per arixhiomanine ne jemi i vetmi vetmi vend ne europe qe kemi minister per arixhinjte dhe invalidet,keshtu qe na takon te bertasim

shyqyr jemi rrit ne kohe te tjera thuaj, une i kisha bjonde pjestaret e familjes dhe vete se di si kam dale e zeze smiley

Une i them nipave te mi, njonit; o black nephew, e tjetrit; o white nephew smiley

Në Irlandë i morën dhe doli se ishin prindërit e tyre biologjikë. Tani janë futur në një problem që besoj se shteti do ta zgjidhë me dyer të mbyllura me familjet smiley

Drejtesi Hyjnore!

Mediat perendimore mezi po prisnin qe kjo vajze te dilte me origjine diku nga evropa veriore dhe te bucisnin mediat per zogun e vocerr bjonde me sy bojqielli qe e kishin marre arixhijt e zinj. Race e poshter djallezore. Ptuuuu, racista te felliqur. 

Kam pershtypjen se ti sa here shef nje evropian ne rruge i thua:

Ptuuuu, racista te felliqur.

Dmth nuk eshte se i thua, se mund te hash ndonje laper turijve, po ja e mendon intensivisht dhe vjen e shkruan ketu ne blog, ne çdo tre komente.

Ik more injorant. 

PS. Sa per saktesim per te tjeret jo per injorantin me siper, e kam per median dhe menyren se si mediat trajtuan ngjarjen ate koment.

Jo vetem injorant i felliqur, une jam edhe racist i felliqur, dmth evropian i felliqur qe ka coptuar Shqiperine (tamam tamam anglez i felliqur, nenshtetas i kurves plake londineze). Por me ndryshim qe nuk ja vesh ne laper humanisteve te medhej qe takoj ne rruge.

Ne rregull te jesh me shendet. Tashme mundesisht me mua mos bashkebisedo me.

Sa per laper turnjve meqe me ngacmove nuk ka lindur akoma ndonje pith robsh qe mund ti shkoj ndermend. Bashke mundesisht, miqesisht, dashamiresisht, te lutem ti kursejme bashkebisedimet ne te ardhmen.

E kush eshte duke bashkebisedu ketu?, ketu vetem peshtyhet, kercenohet, ofendohet, shahet me shume dashamirsi.

Ne rregull.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).