Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme.

Para shumë muajsh, nuk e di pse, isha në pritje të një “pranvere shqiptare”. Jo pranverë të vërtetë, me heronj e me barrikada, por një “diçka” rizgjuese. Nuk ka. Nuk ka për të patur. Është shumë e vështirë të zëvendësosh një “pranverë shqiptare” me çfarëdo procesi tjetër zhvillimi. Ndoshta jemi në këtë pikë të dëshpëruar sepse nuk patëm një revolucion të vërtetë në vitin ’90. Patëm një inat të verbër me një bust, dhe kaq. Ama, atij busti i punuam qindin, por na ranë shpejt nervat. Bishtpëllumbsat që e tërhoqën zvarrë bustin kushedi ku heqin zvarrë ditët të bërë çyryk nga shiringat gjermane. Ndoshta në ’90 na duhej një revolucion i vërtetë dhe jo një “hapje” me anë të pardesyve të bardha. Dhe s’kam kujt t’ia vë fajin. Ramizi iku pa treguar asgjë, dhe iku madje me të shtëna topi. 

Kanë dënuar me 10 vjet Nazimen. Simbolin e vajzave të vogla të dhunuara. Në fotot e gjyqit, mbase është përshtypja ime personale, por ishte e vetmja qenie me fytyrë të butë në sallë. Punonjësit e sistemit tonë gjyqësor, publiku e policët kanë adaptuar pamje egërsie, në pamundësi për të na dhënë një sistem të rreptë por të drejtë. Fytyrat e tyre janë të vrazhda, në pamundësi për të qenë të drejta. Nazimja – e vetmja fytyrë njerëzore në ato foto. 10 vjet për të. Dhe dëgjova që “qenkemi ndarë mirë” se mund të “hante” më shumë. 

Duke gjykuar nga fytyrat në dritaret e autobusit, shkruan Lubonja, më shumë se autobus i rilindjes (...me të vogël! Me të vogël! Nuk kam për ta shkruar kurrë me të madhe rilindjen e 1 prillit) ai është autobus i konfliktit të interesit. Pak ditë më parë, një blogiste thuajse i lutej Lubonjës që të bënte diçka alla Beppe Grillo (!!). Nuk mund të ketë dëshpërim më të madh se kaq. Përmendet shpesh fraza e Montanelit, “do votojmë me hundën mbyllur”. Gënjejmë veten. Atë frazë e kemi kaluar që më 2005. Tani jemi Nazimet që votojmë për Fiqirinjtë, dhe marrim nga 4 vjet dënime të njëpasnjëshme. 

Kanë vënë një bust të Sabri Godos diku. Nëse Godo do meritonte një bust, do ishte sepse ka shkruar “Skënderbeun” dhe ”Ali Pashë Tepelenën”. Këta libra, pa ekzagjerim, dikur i kam lexuar me 10-ra herë. Kryetari part time i Tiranës e cilësoi si “politikani që...”. Godo - të më falë familja - nuk mund të ketë një bust si politikan. E vetmja vepër e tij politike (pa folur që na la në derë Mediun) do të kishte qenë kushtetuta – dhe ata që e ndërtuan mund të kishin qenë etërit e kombit. Por, të njëjtët që i ngritën bustin ishin ata që ia hoqën mundësinë të hynte në histori si një nga etërit e kombit. Kushtetuta e tij u përdor si zhele nga 2 vetë, dhe të tërë dhanë nga një dorë. Kushtetuta nuk u gdhend në gur, po u shkruajt në rërë. S’ka më etër, edhe pse ka buste. Kushtetuta, e vetmja vepër e tij, nuk i thotë askujt, asgjë. 

Argëtimi më i madh këto kohë janë llogaritë elektorale. Të gjithë, edhe ata me akses në informacione “të brendshme” edhe me ata në akses vetëm në tituj gazetash, bisedën më të përzemërt kanë atë të llogarive elektorale. Kaq këta, aq ata. Ky mandat, ai mandat. Del 8 me 3 apo 7 me 6. Shpirti ynë prej bixhozxhiu e tejkalon atë prej qytetari. Nëse kemi patur ndonjëherë shpirt qytetari. LSI-ja e ka marrë tashmë legjitimitetin e të qenit opozitë dhe rilindje njëkohësisht, dhe kurioziteti ynë është te mandatet. Mandatet, alias, lepujt. 

Njoh njerëz që janë shumë të bindur që PD dhe Berisha na kanë ndërtuar rrugë, na hoqën vizat e na futën në NATO. E besojnë realisht. Nuk shtiren. Jemi një komb i mpirë. Edhe ata që nuk marrin drogë marrin shumë rrezatim tv. Blogjet të mbushura me shqiptarë të verbër që vetëm presin dhunshëm sa majtas-djathtas. E vërteta është një elefant i madh në dhomë. 

Nuk kanë për ta vënë kurrë bustin e Lirak Bejkos. Nuk e vënë as ata që po ikin e as ata që po vijnë. Heronjtë e vërtetë sot nuk kanë buste. Kanë pirgje me gurë. Ne duhej të kishim vënë të tërë nga një gur aty ku u dogj ai.“Ne kush?” është pyetja që më dhemb. 

Rama nuk hap telefonin. Ashtu e mendon ai bashkëpunimin. Sa të firmosësh, pastaj... shhhht, kam punë të tjera. Më kujtohen bisedat e Ngjelës me Pollon në 2005-n (s’di se kush i rrëfente në një libër) që në mitingjet e aleatëve të lumtur e të barabartë, shihnin gjithmonë para vetes shpinën e Mediut. Trenisti, nxirrte te lokomotiva të preferuarin e tij. Kur treni është nisur, nuk mund të kërcënosh njeri se do hidhesh nga dritarja. Edhe po u hodhe, nuk të sheh njeri. 

Prej vitesh numëroj xixëllonjat në maj. Dhe çdo vit, pakësohen. Në rrugicën time kam parë vetëm njëckë këtë vit. Nja 2-3 vjet. Kishte me qindra para 10 vitesh. Efekti i çimentos. Shoh pallate të ngritura me ngut, para se të bëhen zgjedhjet. Me letra, mund të jenë të tërë në rregull. Por mbrapshtinë urbanistike të tyre nuk mund ta justifikojë asnjë letër. 

Katedrale e xhami betoni që i bëjnë karshillëk njëra tjetrës. Kush ta ngrejë më të lartë, kush të derdhë më shumë beton. Xixëllonjat dinë më shumë. Mostra të një zelli fetar në një vend të mbushur me paganë e të pabesë. Godzilla që kanë zënë hapësira publike në emër të “tolerancës fetare”. 

Koço Kokëdhima në TV, që deklaron se nuk i ka askujt borxhe. Që e thërret “Saliun” “doktor”. 

Skënder Tufa, i rrethuar me policë kudo që shkon, sepse është “public enemy” i vërtetë e i vetëm. E ruajnë se ai godet me vezë Kryeministrin. 

Është maj. Në netët e verës, sidomos vonë, kur makinat janë rralluar, vërtet nuk ndjehet aromë lulesh por ka një lloj gëzimi e jete në ajër. Shoh njerëzit që mbyllin dyqanet, për të shkuar në familjet e tyre. Biseda të gjalla në trotuar. Ka biçikleta. Ka miq që mblidhen për një birrë. Ka djem që mbështeten pas murit e flasin për sportin e për femrat. Ka të qeshura me zë të lartë. Sepse, është verë. Njerëz të thjeshtë, që përpiqen të bëjnë sikur jetojnë në një vend normal. Njerëz që as dinë, e as kanë si korruptohen, që paguajnë taksat, që kanë një ëndërr të vogël, e kujdesen për fëmijët e tyre. Doja para ca muajsh që në një kohë si kjo, t’i shkruaja një letër të hapur (që sigurisht as e merr mundimin t’i lexojë) Edi Ramës. Një letër ku t’i bëja vetëm një pyetje. Çfarë do t’u ofrojë këtyre? Dakord, kishte diçka për t’i ofruar dhe Kokëdhimës. Po këtyre njerëzve? Këtyre që nuk korruptohen?? ÇFARË DO T’U OFROSH KËTYRE NJERËZVE? 

Kush i vë bustet në këtë qytet? Kush e hedh idenë, kush e merr vendimin? Asgjë nuk dimë. Vënia e busteve ka nevojë për debat publik. Por, debati publik është kthyer në një nevojtore të papërdorshme publike. Dhe e kanë sabotuar me qëllim. Nuk duan të dëgjojnë zhurmën e qenve në rrugicë. Në këtë qytet nuk bëhet asgjë që ka lidhje me shpirtin e qytetit. Këtu dhe bustet vihen me një telefonatë. 

Beppe Grillo? Pa qenë ekspert, besoj se Grillo është këtu ku është, sepse para 15 vitesh, italianët paguanin biletën për të dëgjuar monologët e tij (anti)politikë. Duhet ta ndihmosh të mbijetojë atë që do të artikulojë për ty të vërtetën. Ata pak – sa pak kanë mbetur – gazetarë shqiptarë që do të donin t’i qëndronin sistemit e të flisnin të vërtetën, e vetmja mënyrë që të jetojnë është të marrin rrogën te X-i apo Y-i që nuk dihet se nga i marrin lekët. 

Skënder Tufën nuk e lanë të kandidonte i pavarur. Do doja shumë të votoja për njeriun që gjuan me vezë. 

Është pranverë në Shqipëri, por asgjë nuk mban erë pranvere.

36 Komente

10 Kolorete!. hartimin tend mund ta kopjoje ndonje maturant tani ne sezonin  eprovimeve. Perse te mos e kopjoje kur edhe partite kopjojne programet enjera tjetres ne sezonin e zgjedhjeve. Edhe pse nuk eshte si ai hartimi Q.Stafes qe ti mesiguri e lexoje ne shkollen e mesme dhe mendoje: edhe une do te behem nje revolucionar per te shembur murin tone me myk shekullor. Por ti nuk je revolucionar Koloreto. Ti je mikroborgjezi i vogel i metropolit te vogel te nje vendi te vogel sa nje gogel.

Spiritus, te paskan vjedhur passwordin.

e di Sol, e di.sikurse dhe ti e di qe jemi shifra , kode dhe gjuhe numerike e deshifruar. jemi surf-ista ne shoqerine valore.artet marciale nuk praktikohen me.sikurse    di gjithashtu  qe mikroborgjezi vogel shfryn mbi sivellain mikroborgjes ne boten pa passworde.

Mikroborgjezi i vogel dhe redundant e ka kapacitetin te shohe e te kuptoje se koco kokedhima nuk eshte vasko rosi, edhe pse ngjan gjithnje e me shume si ai, nga floket dhe nga fjalet.

Nga ana tjeter, cilido qe e proklamon ndergjegjen e vet politike publikisht, del nga korniza klasike e mikroborgjezit.

A eshte zgjidhje te shkruash, apo te thuash te verteten? Jo. A ka nevoje vertet njeri qe t'i thuash te verteten, duke qene se ne fakt e dine te gjithe? Jo.

Por te thuash te verteten eshte disipline, eshte premise per ta patur ndonjehere zgjidhjen.

lol dhe une qe vrisja mendjen por jo veten, natyrisht, se me ke me ngjan koco koka nga koka. por  me vasken me ke prek thelle sepse u ne e dua ate dreq por kjo nuk nenkupton te dua gjithe te ngjashmit e tij ne fizike por jo ne metafizike.

pershendetje revolucionare! ne  tirane bie shi!

http://www.youtube.com/watch?v=KyUMRz1-JFo

Edhe ne Prishtine bie shi, dhe per me teper youtube nuk lejon te hapet video qe dergove, se ka "restriksion" mbi Serbine.

Moti po ben cmos qe te permbylle integrimin tone te plote ne hemisferen e jugut, si te mos mjaftonte ekonomia dhe sociologjia.

Po ku je more sol djali

se per ty na mori malli smiley

me qe yuo tubi nuk hapet anej, ne kendej te nisem kengen e Vaske Kolecit : Siamo (tutti) Soli

Moti eshte i levizshem, no fatalita, do vine mote me te mira. SpeS, ultima Dea.

Moti eshte i levizshem, no fatalita, populli eshte stoik, fatalita. Nihil ex nihilo.

 smiley te uroj tan t mirat e prishtines por edhe te huajes mos i qendro larg. dicka eshte perhere me shume se asgje . Vjen njeriu i shiut.

spiritus i dashur, po ç'ke o i uruar me Koloreton. Artikulli qendron, fenomeni qendron, eshte nje artikull qe do ishte mire qe te gjitha gazetat ta botonin, te gjitha tv ta lexonin, me qellim qe te gjitha delet ta ndigjonin. 

nuk thua shyqyr qe ska "pranvere shqiptare".. ja shiko arabet, p.sh.. "pranvera arabe", tha.. mirepo ka nja dy vjet qe jane futur ne nje stine te cuditshme, qe as emrin nuk ja gjen dot... as dimer as vere...pranvere jo e jo..

e meqe ra llafi, edhe ne ketu jemi ne pritje te pranveres hollandeze..smiley fundi i majit, data 23.. shiu ka dite qe nuk pushon.. temperatura ne kete moment rreth 10-12 grade...smiley

Eh mer Belul, skizofrene ne, skizofrene edhe koha, njeriu modern, epoka moderne, perzjehen stinet, shyqyr qe kemi Vivaldin. Vetem lulet e pranveres kane mbetur po ato te kohes se Keopsit, çfare merzie, shkelqim bosh. Shyqyr qe ne epoken moderne kemi lule artificiale trans-humaniste thuaj, lule me vese pranverore mengjezore te tejdukshme prej floriklorurvinili eksportuar nga jashte shtetit.

Sol na ka marre malli per ty ore smiley welcome back to ppu 

Bishtpëllumbsat që e tërhoqën zvarrë bustin kushedi ku heqin zvarrë ditët të bërë çyryk nga shiringat gjermane. 
 

Pse kaq i idhet mer Ngjyrus. Apo s'iu del inati me robt qe iken me bo jeten e tyre ne liri dhe iu lane ne deep shit ku ju nuk po ia dilni te jetoni? Po ato bishtpellumbsat qe kane ngel ne Shqiperi, edhe ato me shiringa jane? Apo jane ato qe po ua fusin ju shiringen sa po iu dalin syte venit. Eh mer Ngjyrus Cukaliot, sa e ngatarrume eshte kjo bot'.  Vazhdo mallko ato qe iken ti edhe prit sa te shkrije bora knej nga Toronto se do vijme ne si diversanta te hedhim pushtetin e blunjte. Mos e hiq shpresen nga shpirti dhe gjellen nga zjarri.

Urime kryeministermadhit te ri qe sapo filloi nga detyra.

Te henen votohen 3 LIGJET.

Ilir Meta per Faraon: TutKaptinmodhi i Trete.

Trupin ne Tirane, masken ne Skrapar ?

Mesazhi okult i shkrimit :

TA GEZOJME SALEN dhe 4 vjet te tjera sepse eshte e keqja me e vogel 

smiley

Mesazhi edhe me okult, pataforik i shkrimit (dhe ky eshte komenti im i fundit per sot, se pushoi dhe shiu dhe nisen kengen laureshat):

Sala do te fitoje edhe nese do te humbase, permes procedures mistike te konsubstancionit dhe komunionit metian.

ate e dime edhe ne: Edi nuk do ta fusi Xenin ne burg se ka fut mik Meta

permes procedures mistike te konsubstancionit dhe komunionit metian.

Kur më thoshte baba, mëso o bir, unë vidhja kumbllat e Xhelalit. Na tani, nuk arrij të kuptoj dot as gjuhën e thjeshtë të peshkut sol-nocturnus

mirë ke bo që je rebelu ndaj babës, ne shqiptarët njihemi si popull që e do lirien.

Ky koloreto mos eshte spiropali se per hartime i-u vjen dora

Është pranverë në Shqipëri, por asgjë nuk mban erë pranvere.

Vallaj me kete kohe... duket si vjeshte. Na cmeni.

duan ''pranvere'' shqipot nga lubonio grilosmiley

u marrte purtha shalet!(shprehje e vjedhur nga gjysherit) .

po nuk pati nje levizje te forte kombetare do te  keni gjithmone salimeteramen dhe lu-grilon qe do vleresoje here pas here cilesine e treshes.

Po ky sikur ishte me Kreshnikun ca kohe, pse u ckreshnikeros tani? 

Ndonje lajm nga Greqia a ke mo Kolo*, se nuk dime gje se cfare behet ne ketej. Na e kane ndalu internetin. 

*kolo i thone bythes ne greqisht. Mbase per kete Koloja i ka inat greket.

"Cukali" në greqisht do me thënë "enë prej balte" ose "vorbë". Mesa duket inati për grekët rrjedh nga ky kuptim thuajse banal i mbiemrit të tij në greqisht. Po te kishte ndonjë domethënie me fisnike mbase dhe qëndrimi i tij do te ishte ndryshe.

Borizan i grekve! S'ka asnjë lidhje me greqishten. Fjalë shqipe që fillojnë me Cuk dhe Çuk, janë aq shumë, sa mund ta mbushin atë "enë prej balte" ose "vorbë", plot. Po mali Cukal në shkodër, na ndihmo ta kuptojmë se si e shpjegon greqishtja?

Tani n.q.s do nje shpjegim shkencor ne greqisht e gjen ketu. fjala rrjedh ose nga italishtja "zucca" - kungull ose nga sllavishtja "tšukal" "čukalo" tani sa per malin e Shkodres zgjidh e merr.

Vënia e busteve ka nevojë për debat publik.??????? Po vur buste sa te duash .Gjithmone do kete Plane rregulluese dhe Cpronesime Publike .Sidomos ne kohen qe nuk ka as Hale Publike Po pse te duken parendesi nuk e kuptoj ? Na kem dhe te Ahmet Zogut !!!!

Por, debati publik është kthyer në një nevojtore të (pa)përdorshme publike....

Ate (PA) duhet ta kishe vene ne kllapa , ja e vura une .Eshte i vetmi qe eshte shndrruar ne NEVOJTORE te DOBISHME ! Eshte ngritur ne DERSTILE Gjigande ne Shqiperi ku lahet e tirret Lesh sa , as  ne Persine e Lashte ku  beheshin Qilimat e Famshem   nuk eshte bere ! Biles ketu tek PPU ne se e lexon kemi dhe DREJTORESHE qe debaton e pergjitheson !

Eh ketu ma mbaj Kalin . Keni mbi 20 Vjet qe shperthyet me Debat Publik me ne krye "dashnorin e fjales se LIRE "......Dhe cfare eshte ?  ...me i madhi paradoks .....smiley.Vetem grope Septike , ku kush te munde ben dicka dhe e le mbrapa si shprehja "une tund koken time " Dhe nuk eshte cudi me qe ne jemi shndruar ne GROPE Septike edhe per te Huajt qe na kane ne zemer e Relaxohen kur kalojne ketej pari .

Ca emri ; Koloreto? lol 

Vallaj me kete ere qe vjen (edhe nga komentet eremire), me e thone llafin si tek ajo barcaleta e famshme, vetem nga ai materiali ngjyre bojekaf pritet te bjere nga re ne brekushe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).