Dita e Verës ej ti.  Ne ngriheshim që me natê nê ora 5 ishte nisja nga shkolla Trasja e përgatitur një natê më parê bukë djath vez, pala fiku, arra, e patjetêr ballokume ose revani dikush dhe të dyja. Ne të vegjlit që e kishim afër ullishten dhe nga një tufë me karakafte a me Manushaqe për mësuesen. Nisja fillonte 5-5e20'max. Në rrjesht të çrregullt e tê lirë merrnim drejtimin e rrugës së spitalit kalonim nga kisha e Shën Thanasit dhe ngjiteshim përpjatë ullishtës drejt Godoleshit.Tê tjera shkolla kalonin nga ana e Manazjeres, kalonin nëpërmes lagjes së arixhijve, përmes Rrapishtes dilnin tek Kisha e Shën Thanasit duke iu bashkuar kolonës tonë. Rruga ishte e vështir jo vetêm për ne tê vegjlit por dhe për më të rriturit ngjitje ma nga Kisha deri në Camurr. Kur arrinim në Cammurr zbrisnim me hare e të lehtsuar shpatin e tij, ai që duket nga rruga kombëtare drejt Librazhdit Kush tê arrinte më shpejt në pllajën e valzuar të Rrapit të Mansit. Nuk më kujtohet Rrapi dhe tani po them si ka mundësi që s'më kujtohet kishte apo s'kishte rrap ; Teqja po më kujtohet.

Puna e parê uleshim dhe hapnim trastat shumica e fillonin me Ballokumen megjithse mësuesja na fliste tê hanim bukë njëherê e po kujt i thonte? Qytetarët e familjarët vinin nga rruga e Parkut të Mallrave ngjitnin Menglin dhe arrinin shumica kur ne e kishim mbaruar të ngrênit. Bëhej festê muzikë hare lojra s'dije ku tê shkoje më pare. Kjo deri nga dreka pastaj një pjese mirê shpërndahej e shkonte pranë familjeve që kishin shtruar piknikun e tyre, zakonisht bêheshin dy tre familje bashkë. Burrat pinin raki e ... dihet ma rakia sillte këngën e vajtje ardhje. Këngë të bukura plot dashuri por dhe dhimbje. Gjithmonë më bënte përshtypje sa shumë vuajtje për dashurinë. Ehhh kohë tê tjera.

Kur Rrapi i Mansit u bë zonë ushtarake, çfarë gomarlliku, prishi një tradite qindra vjeçare me një çafësht të ndonjë debili, shkonim në Byshek dhe atje bukur kalohej buzê burimit me ujë tê ftohtë e nën hijen e rrapave (e urrej fjalën rrepeve mê duket një shkërdhim i rrapit në rrepë.) Dhe më i madh e sidomos pjetar i rakipirje shkonte dhe më bukur. Por dalëngadalë ca nga varfëria por dhe mbyllja e njerzve kjo festë humbi madhështinë e saj tê magjishme për fëmijët e mjaft hareshme për tê mëdhenjtë. Një vit, ne 2009 njerzia vinin vërdallë nëpër bulevard a nga parku Rinia ku bëhej muzikë. Një pjesê në grupe tê vogla shkonin në natyrë larg rrëmujës e miletit. Por bukuria ishte që tê gjithë grumbulloheshin nê një vend tek Rrapi i Mansit dhe Bysheku por vend i vogël për gjithë qytetin. Ehhhh.

Këto mê vijnë ndërment sot pasidhe e dashmja ka shkuar me festu e unë tek peshku shkruaj gëzime që më përmallin e zemrën ma përvlojnë mijra flakëza e njëkohësisht shpirtin ma paqtojnë hareshëm për kte Ditë Vere tê munguar.

8 Komente

e unë tek peshku shkruaj gëzime që më përmallin e zemrën ma përvlojnë mijra flakëza e njëkohësisht shpirtin ma paqtojnë hareshëm për kte Ditë Vere tê munguar.

smiley Na perlote prizren... hajde Gezuar!

 

Ket e di që je e ndjeshme dhe e brishtë ! Gêzuar! 

Nga zaranika je ti merr shejtonsmiley

Gezuar Diten e Veres

Tirana mund ta bej fasaden e festes shume here me bukur se Elbasani,por brenda fasades eshte e ftohte ...si ai makiazhi i bukur ,qe  rri ca ore ne fytyre dhe iken pasi e ka kryer funksionin e saj.

kurse ne Elbasan dita e Veres ka shpirt,gjallon ne cdo shtepi ,ne cdo rruge ,ne cdo qoshe .Ndihesh emocioni dhe gezimi i festes qe me dite perpara.Ehh!

I kam ca kujtime te bukura dhe ne foto, por s'i hedh dot ketusmiley

Jo çne .Po nxirri ato fotot se sido që të jenë ti bukuroshe mbetesh. 

gezuar

une s'ika dot ne elbasan per dite vere sivjet, por me erdhen ata te shtepise, me sollen dhe ballakume smiley

Prizrenzaranika, flm per keto kujtime.

Une kam kapur kohen kur shkohej ne Byshek, e pastaj, kur u bene robt me makina, andej nga kerraba.

Gëzuar cne! vetëm ti qenke nga Elbasani !?

O admi, por unë i kisha vënë një titull që ishte një urim për tê gjithë dhe qëllimi kryesor i postimit kurse ti e ke nxjerr tek të rejat nën titullin e "Supë me qofte tê vogla" .I fortë vallahi i fortë çer vizioni tê qart ke tregu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).