Sot eshte dita perkujtimore kur burri me i madh i kombit, Fan Noli u nda nga jeta. Kombi humbi demokratin e pa arrire, gjeniun e letrave dhe te introdukteve, njohesin e rralle te shume gjuheve, themeluesin e Gjuhes Akademike Shqiptare, perpjekur si pak kush per vendosjen e demokracise ne kete vend kur edhe sot e kesaj dite nuk po arrin te zere guri vendin qe deshi t'i jepte ai burre.

Duke qene themeluesi i Kishes Ortodokse Autoqefale, Imzot Noli meriton mirenjohjen dhe respektimin e figures se tij, prej cilitdo atdhetar shqiptar.

Lavdi te perjeteshme ketij kollosi te kultures se kombit shqiptar !

91 Komente

Keq me vjen po kjo teme ka shanse te medha te mos kaloje 10 komente. Jo per gje por qe temat te kene sukses duhet te permbaje sharje dhe kritika, dhe sidomos te kete lidhje me ndonje postim ne tweeter apo ndonje fjalim bombastik (gjithmone me sharje e akuza per mosmarrje status-kandidatesh) ne perurimin e ndonje .kanali qe nuk ka uje ne fshatin e radhes.

Kavir,e shef qe i kaluan 10 komentet?smiley Jo per gje por pak rendesi ka sa komente behen per Nolin,e rendesishme eshte qe njerzit edhe per 3 sekonda te kujtohen per kete figure historike.

Grave, me qe ra fjala( per figurat historikesmiley ), dua te Falenderoj, per sjelljen te ketij shenimi ne kete faqe.Keto dite eshte dhe 100 vjetori i Vatressmiley Ta gezojme edhe ate.

I ndrite emri per sa te jete jeta e ketij kombi!

 

 

“Vetem deget kemi leshuar ne dhera te huaja.Rrenjet i kemi ne Shqiperi. “  Fan Noli

 

Kristo Thanas, Imam Vehbi Ismaili, Fan Noli, Baba Rexhebi, Anthony Athanas, Boston 1959

Lavdi e nderim ! Një vigan i shqiptarisë , demokrat liberal, antifeudal i paepur, gjeni i letrave shqip e përkthyes i paarritshëm po shqiptarêt e kohës së tij nuk e meritonin si drejtues politik e shpirtror pasi ishin e janë me mentalitet feudali e bujkrobi. Dhe sot Noli do ti bënte nder shoqërisë shqiptare si udhheqës shteti. Historia i ka dhënë vendin e merituar .Veprat e tij i kanë dhënë pavdeksinë. Noli është figura si duhej të ishin pushtetarët e shtetarët e Shqipërisë. Ndëgjojeni;

http://youtu.be/Wtf7JZCyiAI

Noli ishte personalitet i madh po nuk bente per politikan.Ndoshta mund te ishte i pershtashem andej nga danimarka apo suedia ku njerezia jane te bute si dele e marrin vesh me te urte.Urata nuk mund te qeveriste ne shqiperi ku po nuk vare apo  pushkatove nuk te bindet njeri.Zogu pavaresisht se ishte gjysem analfabet ishte njeriu i pershtatshem per shqiperine e asaj kohe ku cdo fund jave behej nje kryengritje.Si i shkruante konica nolit"diktatura e tij ndonese e merzitshme eshte me e mire se anarkia jone.."

Noli ishte njeri i madh atdhetar i pallodhur, i ditur i gjithanshëm ,diplomat , politikan e burrë shteti i madh si askush pas Skënderbeut.Nqs ti kupton me politikan një cub apo një gangster e hajdut sigurisht ai nuk ishte ashtu.Në kohën e Zogut nuk bëhej asnjë kryengritje kryengritja e fundit ishte uzurpimi ishtetit nga Zogu me ndihmën e 10000 rusëve vrangelistë a ç'dreqin ishin.Anarshinë e krijonin vetë feudalët si Zogu që s'donin reformën agrare dhe ndërtimine një shteti jo feudal .Mbretria ishte një shtet feudal.Ne kemi mbetur një shtet me mentalitet feudal Noli dhe sot ështê politikani i vetëm demokrat liberali shqiptar. Për mua dhe Konica politikisht bën pjesë tek feudalët.

 

E ashtuquajtura "Kryengritje e Qërshorit" ishte si një lloj grusht-shteti që u bë kundër qeverisë nga dy regjimente ushtarakë. Vrasja e Avni Rustemit shkaktoi tronditje kudo dhe manifestimet e Vlorës e nxehën mjaft atmosferën, aq sa aparati i shtetit u paralizua në disa qytete. Por një kryengritje me armë nga ana e popullit nuk pati, përveç ndonjë grupthi të djemurisë së "Bashkimit" dhe lëvizjes së përhershme të Bajram Currit në rrethin e Tropojës e të Krumës. Djalëria e Vlorës, me anën e një pritjeje të bujëshme dhe duke e quajtur "Mustafa Qemal" të Shqipërisë, mundi t'i frynte mendjen kumandarit të garnizonit ushtarak të Përmetit, nënkolonel Kasëm Qafëzezit, një pijanec që s'merrte vesh se ç'bëhej, gjersa e bindi të ngrihej me regjimentin e tij kundër qeverisë së Tiranës. N'ato ditë ishte shpallur kundër qeverisë edhe kumandari i regjimentit të Shkodrës, nënkolonel Rexhep Shala. Dy nënkolonelat me regjimentet e tyre u bënë boshti i "kryengritjes", rreth të cilit u mblodhën fuqitë e Bajram Gurrit dhe ndonjë grup i vogël vullnetarësh. Qeveria u zu në befasi dhe s'mundi të bënte qëndresë, mbasi u sulmua nga veriu e nga juga. Disa merçenarë që dërgoi në Berat, u thyen brenda dy ditësh prej fuqivet ushtarake të Përmetit dhe vullnetarëvet të Skraparit që i kumandonte kapiten Riza Cerova. Pasi qeveria s'bëri dot qëndresë as në veri dhe aparati i saj u çthur, Ahmet Zogu me një pjesë të rrethit të tij dhe me nja 500 merçenare u arratis në Jugosllavi, ndërsa krerët e tjerë të partisë qeveritare u hodhën n'Itali ose kaluan në Greqi. Fuqitë kryengritëse, domethënë dy regjimentet dhe një turmë e mbledhur rreth tyre, hynë në Tiranë më 10 Qërshor 1924.

Çdo gjë që fitohet lehtë, nuk ka shumë vleftë as rëndësi. Kjo u vërtetua edhe me "Kryengritjen e Qërshorit". Një qeveri u formua në Tiranë nën kryesinë e Fan Nolit, me dy nënkolonelat si ministra, njëri i Luftës, tjetri i Punëve të Brendëshme, Sulejman Delvina, i Punëve të Jashtëme, Luigj Gurakuqi, i Financavet, Stavro Vinjau, i Drejtësisë dhe i Arësimit, Qazim Koculi, i Punëvet Botore dhe i Bujqësisë.

Përveç dy nënkolonelavet që bënin provën e parë në jetën politike dhe Stavro Vinjaut që ishte djalë i ri, katër të tjerët ishin të njohur si atdhetarë të vlefshëm dhe njerës që kishin mbajtur mbi shpatulla përgjegjësi të rënda kombëtare në të kaluarën. Prandaj një qeveri e bërë prej tyre u prit mirë dhe gëzoi të gjithë ata që donin t'a shihnin Shqipërinë të përparuar e të lumtur. Fan Noli, për shërbimet që i kishte sjellë deri atëhere atdheut, e meritonte vendin që zuri. Të qenët e tij në krye të qeverisë, dhe ndoshta më vonë në krye të shtetit, ishte një rast shumë i mirë për t'a nxjerrë një pjesë t'Orthodoksvet nga ftohja shekullore kundrejt Shqipërisë dhe për t'a bërë që të hidhej më me besim në veprimtarinë kombëtare.

Por mjerisht, këto shpresa mbetën të thata dhe s'kish sesi të përmbushëshin. Kryengritja e Qërshorit kishte qënë një ndërrim i përciptë i qeverisë, që s'kishte ndërruar asgjë në strukturën dhe në kuadrot drejtonjëse të shoqërisë shqiptare. Populli shkonte gjithmonë pas krerëvet që kish pasur deri atëhere, të cilët kishin mbetur me të njëjtën mendësi dhe mbanin të njëjtat lidhje me klasën sundonjëse të mëparshme. Reformën agrare e kuptonin dhe e kërkonin disa shkollarë, por jo fshatarësia për të cilën duhej të bëhej. Mandej kuadrat e administratës së shtetit (të larta e t'unjëta) dhe të forcavet t'armatosura mbetëshin ato që ishin, dhe s'mund të pritej spastërimi i tyre prej dy nënkolonelavet, të cilët ishin edhe vetë prej asaj balte. Sa për shkollarët, ata po e shihnin tani se në disa punë që lidhen me strukturën ekonomike e shoqërore të një vendi, është shumë më kollaj të flitet se sa të veprohet. Dhe ata kishin folur aq shumë për reforma, sa që s'dinin se nga t'a kapnin fillin e tyre tani që ndodhëshin në fuqi, prandaj mbetën pa bërë asgjë.

E vërteta ish se "reformatorët" kishin ardhur në fuqi si ca fletë të këputura që i sjell vala, dhe s'kishin se me çfarë force t'i ndërronin kuadrat drejtonjëse të shtetit dhe të shoqërisë, as me se t'i zëvendësonin. Sepse iu mungonin kuadrat e reja, iu mungonin mjetet, kapitalet... Natyrisht, këto pengesa nuk ishin të pakapërcyershme sikur Fan Noli ose Kasëm Qafëzezi të kishin qënë "Mustafa Qemali" i Shqipërisë. Por mbasi Mustafa Qemalët nuk lindin më çdo qoshe rruge, kishte fort të ngjarë që "Kryngritja e Qërshorit" të kalonte si një aventurë dhe punët të këthehëshin përsëri në gjendjen e mëparshme. Sa për djalërinë e Shoqërisë "Bashkimi", ajo bëri mjaft zhurmë nëpër qytetet, tregoi sjellje rrugaçësh në disa raste duke iu dhënë vaj ricine ca kundërshtarëve, por nuk shkoi më tutje. Mbasi nëntëdhjetë për qind të popullsisë e përbënin fshatarë e malësorë, ku djalëria e qytëtevet nuk kishte asnjë hyrje, merret me mend se roli i kësaj ishte fort i kufizuar, dhe bërtimat e saja s'e tronditnin dot aq thellë strukturën e brendëshme shqiptare.

M'e keqja ishte se "Kryengritja e Qërshorit" dhe qeveria që dolli prej saj nuk kishin njeri në krye; Fan Noli ishte si një "figurë nderi", i cili as ishte i zoti të kumandonte, as kishte fuqi sunduese. Në qeverinë e tij gjithkush bënte pas kokës së vet. Shumë nga ata që kishin thirrur për reformat, në të vërtetën nuk i donin, sepse këto preknin interesat e tyre, dhe i tërë aparati i shtetit përbëhej prej elementesh që kundërshtonin njëri-tjetrin. Fan Noli vetë kishte një kompleks psikik nga ata që janë të dënuar të dështojnë gjithmonë kur është punë vepërimi; sepse nuk janë të zotët që të vendosin kur duhet dhe siç duhet, ose bëjnë gjithnjë të kundërtën e asaj që duhet bërë. Pazotësinë e marrjes së një vendimi e tregoi në punët e brendëshme, dhe prirjen nevrotike për të bërë të kundërtën e asaj që duhej bërë e tregoi në politikën e jashtëme. Ky "flamurtar" i reformavet, mbasi s'kishte as dinte se ç'të bënte në krye të qeverisë e shkonte kohën duke përkëthyer Omar-Khajamin ose duke mësuar t'i binte fyellit! Më në fund, kur dështoi me të gjitha, përqafoi komunizmin, për t'i sjellë Shqipërisë ato që ky regjim i pruri më pastaj.

Pak ditë pasi u formua, qeveria e re shpalli, më l9 Qërshor, programin e saj prej 20 pikash, ku premtohëshin në vija të përgjithshme përmirësimet dhe reformat që ishin folur deri atëhere dhe që nuk u vunë kurrë në zbatim. As kish sesi të zbatohëshin, kur qeveria nuk e sundonte dot gjendjen, kur në gji të saj filluan menjëherë kundërshtimet, sepse të shumtët e atyre që erdhën në fuqi s'kishin pasur asnjë qëllim reformash. Vetë Sulejman Delvina u përgjigj se reformat që kërkonin të rinjtë ishin "gjepura". Qeveria nuk shpalli dot as zgjedhje të reja për të "legalizuar" të paktën vehten e saj. S'kish guxim t'i shpallte, sepse nuk besonte në përfundimin e mirë të tyre.

Mbasi nuk kish se ç'të bënte në Shqipëri, Fan Noli u nis me ministrin e Financavet, Luigj Gurakuqin, për në Lidhjen e Kombevet, me qëllim që të kërkonte ndonjë hua ndërkombëtare nën garantinë e Lidhjes. Me atë rast desh të kërkonte edhe përfundimin e çështjes së kufijvet (mbasi Greqia mbante akoma 14 fshatrat e qarkut të Korçës dhe Jugosllavia Vermoshin e Shën-Naumin) dhe të ndalonte shpërguljen e Shqiptarëvet myslimanë të Çamërisë, të cilët Greqia po i përfshinte si "Turq" në shkëmbimin e popullsivet.

Disa vjet më parë, Fan Noli kishte bërë përshtypje shumë të mirë në Lidhjen e Kombevet duke mprojtur çështjen shqiptare me zotësi dhe urtësi. Këtë radhë nuk u prit edhe aq mirë, jo vetëm sepse Lidhja e Kombevet s'e merrte me gjithë mend shtetin shqiptar, ku s'pushonin kurrë kryengritjet, po dhe vetë Fan Noli shikohej si kryetari i një qeverie të pa "legalizuar".

Atëhere Peshkopi i ynë hipi në tribunë, nga mbarimi i Shtatorit, dhe ia numëroi të gjitha Lidhjes së Kombevet se ç'ishte e tek ishte, sesi e përdornin fuqitë e mëdha për interesat e tyre nën një mbulesë fjalësh hipokrite, sesi punët e saja ishin flluska sapuni, sesi ajo ishte zhytur në një burokraci të mërzitshme, me komisione e nënkomisione, dosjet e të cilëve flinin nëpër sirtarët ku i mbulonin cergat e merimangavet, dhe tregoi se demokracia s'ishte veçse një mashtrim për popujt dhe zgjedhjet e lira, një komedi. Natyrisht, të gjitha këto mund t'ishin të vërteta - dhe s'ishte Fan Noli ai që i zbulonte për të parën herë - por këtë lloj të vërtete mund t'a thoshte një shkrimtar ose një filozof, dhe jo një kryetar qeverie që kishte vajtur për të kërkuar ndihmën e Lidhjes së Kombevet. Fan Noli, si mendimtar, duhej t'a kuptonte që, nëse punët e popujvet shkonin ashtu si i tregoi ai, kjo do të thotë se ashtu është edhe natyra e lidhjevet njerëzore, të cilën nuk do t'a ndryshonte fjalimi i tij. Pastaj Lidhja e Kombevet diçka kishte bërë për Shqipërinë në dy-tre vjetët e parë, dhe Shqipëria, e shtrënguar prej fqinjëvet s'kish se ku të gjente një tjetër strehë përveç asaj. Jugosllavia u tërhoq prej Shqipërie më 1921, sepse e kërcënoi Anglia nëpërmjet të Lidhjes së Kombevet. Por çdo të bëhej tani që Zogu ndodhej në Jugosllavi duke pregatitur me Pashiçin grushtin që do t'i jepte qeverisë së "reformatorit"?

Fjalimi i Nolit, i cili ishte edhe i bukur nga ana letrare, u botua me bujë prej shtypit t'atyre shteteve që ishin kundër Lidhjes së Kombevet, si Rusia bolshevike, Gjermania etj., por u përbuz prej qarqevet frënge e angleze; dhe ishin këto dy fuqi që mbizotëronin atëhere n'Evropë dhe në botën e Mesdheut.

Prej këtij akti të parë, Fan Noli kaloi shpejt n'aktin e dytë të dramit të tij heroikomik: lidhi marrëdhënie diplomatike me Rusinë komuniste. N'atë kohë, Rusia sovietike nuk kishte pozitën ndërkombëtare që ka sot, ku shumë shtete jo-komunistë, sidomos t'Azisë dhe t'Afrikës, duan të përfitojnë prej lidhjevet me të, qoftë për të marrë ndihma lëndore e teknike, qoftë për t'iu qëndruar ndërhyrjevet të Perëndimit. N'atë kohë bolshevizmi shikohej si një murtajë, dhe fuqitë perëndimore donin t'a mbanin larg Evropës, larg Ballkanit dhe Mesdheut. Anglia, Franca, Italia, Austria, Suedia dhe Norvegjia e njohën Bashkimin Sovietik vetëm më 1924, kurse shtetet e Ballkanit s'kishin akoma asnjë lidhje me të. Merret me mend nëse këto fuqi do të lejonin që Shqipëria të bëhej një vatër e bolshevizmit në Mesdhe, për të kënaqur fantazinë e Fan Nolit! Në këto vepërime Hirësia e tij u tregua si i frymëzuar prej Don Kishotit, kurse mund t'i kish vlejtur më shumë urtësia e Sanço Pançës. Njeriu me të cilin u këshillua Fan Noli për të lidhur marrëdhënie me Bolshevikët ishte Kostandin Boshnjaku, një aventurier prej Durrësi, që kish qënë më parë tregëtar n'Odesa dhe, pas revolucionit komunist, ish kthyer në Shqipëri si agjent i Rusisë. Kështu, në një ditë të Dhjetorit, misioni diplomatik rus, i përbërë prej 18 vetash, zbriti në Durrës. Por me ndërhyrjen e rreptë t'Anglisë, qeveria shqiptare u detyrua t'a përzinte pas dy ditësh. Sa keq për një qeveri që s'e kish parashikuar dot këtë gjë!

Siç shihet, aventurat e Fan Nolit e shpejtuan përmbysjen e "regjimit të Qërshorit", i cili do t'ishte shpartalluar sigurisht edhe pa ato. Por pas atyre ngjarjeve, Anglia e shtyti Jugosllavinë, si edhe Greqinë, që të përkrahnin këthimin e Zogut në Shqipëri. Nga ana tjetër, frika e bolshevizmit dhe e aventuravet ndërkombëtare i trembi shokët e Nolit, të cilët filluan të ndahëshin rremba rremba dhe të formonin "partira", që në të vërtetën s'ishin veçse emra të zbrazët "Radikal-Demokrate", "Nacional-Demokrate", etj. Por çthurja kishte nisur edhe më përpara, sepse i tërë ai grumbull ishte si një tok prej kashte që s'e lidhte asgjë. Dy nënkolonelat, që ndodhëshin në krye t'administratës dhe të forcave ushtarake, ishin dhënë pas dëfrimevet dhe s'interesohëshin për gjë tjetër. Kështu kuadrat e larta t'ushtërisë dhe t'administratës punohëshin prej agjentëvet të Zogut dhe të Jugosllavisë, të cilët vinin rreth lirisht në Tiranë dhe nëpër malësitë e veriut. Njëkohësisht, Zogu po pregatiste në Jugosllavi fuqitë e sulmimit, i ndihmuar prej Ceno Kryeziut, i cili hynte e delte në Belgrad si në shtëpinë e tij.

Pashiçi, që kishte derdhur gjith atë gjak Shqiptarësh më 1913, siç pat futur në Shqipëri Esad Toptanin më 1914, Marka Gjonin më 1921, po fuste tani Zogun duke i dhënë mjetet që i duhëshin. Dhe ia la trashëgim Dushan Mugoshës që të krijonte më vonë partinë e Enver Hoxhës. Nga këto kuptohet se çfarë roli të rëndësishëm ka lozur Jugosllavia në punët e brendëshme dhe ndërrimin e regjimevet të Shqipërisë.

Përpara se të niste sulmi, Jugosllavët kishin përqendruar trupa gjatë kufijvet dhe filluar nga provokimet. Me të hollat që i dhanë Anglezët (Shoqëria Anglo-Persiane), me armët dhe municionet që i dhanë Jugosllavet dhe me forcat merçenare që pregatiti në Jugosllavi, ku mblodhi Rusë të Bardhë e aventurierë, Ahmet Zogu e sulmoi Shqipërinë nga mesi i Dhjetorit 1924. Një regjiment i ushtërisë së rregullt jugosllave shkeli kufirin shqiptar për t'iu hapur udhën bandavet merçenare që kumandonte Ceno Kryeziu. Njëkohësisht hynë nga ana e Kakavisë, në jugë, Myfit Libohova dhe Koço Kota me bandat e pregatitura ne Greqi. Qeveria shqiptare, përveç disa përpjekjesh të vogla, nuk bëri dot qëndresë, se çdo gjë ishte çthurur që më parë: nuk kishte as kumandë, as plan, as drejtim. Një qëndresë që bëri Elez Isufi, në Peshkopi, u thye, dhe ai vetë u vra. Po ashtu mbaroi edhe qëndresa e Bajram Currit. Pasi mblodhi fuqi të tjera në Dibër e Mat, Ahmet Zogu hyri në Tiranë më 24 të Dhjetorit 1924. Fan Noli me qeverinë dhe me një grumbull "demokratësh" hipën në një vapor, në Vlorë, dhe u degdisën n'Itali.

Përmbysja e aq shpresave për t'a bërë Shqipërinë të zonjën e vetvehtes, siç ishte programi i lëvizjes së Qërshorit, ka qënë një humbje e madhe dhe pati pasoja të rënda në jetën kombëtare: e para, sepse Shqipëria nuk u zhvillua dot nëpër dritën e mendimit të lirë, ndërgjegjia e Shqiptarëvet mbeti e ndrydhur. E dyta, sepse disa nga të rinjtë e Shoqërisë Bashkimi, pas tronditjes që pësuan dhe duke mos pasur se në çfarë ideje të pështeteshin, ndoqën shembullin e Fan Nolit dhe u kthyen nga Rusia sovietike, krijuan kështu një klimë pro komuniste, që vazhdoi si shpuzë e mbuluar gjatë regjimit të Zogut, por që mori flakë rrëmbyer porsa gjeti kohën e përshtatshme.

çfar shkrimi i kendeshem,çfar arkitekture e mahniteshme e gjuhes ton

"diktatura e tij ndonese e merzitshme eshte me e mire se anarkia jone.."

 

Lol pas kesaj, Zogu i ofroj pune. Interresant, se sa larg ka pa Zogu. Mbasi s'ka lane gja pa shkrue per te, ai perseri i ka ofru pune sepse e ka pa se kritikat e Konitzes kane kene me qellim instruktues dhe perparimtar. Zogu, perhere e ma teper me duket si Sala. smiley

U kujtofte dhe mos u harrofte nje nga Gjenite e Kombit ne Njohjen e Thelle ndoshta me te thellen e Njohjes se Popullit te tij , Kultures , Traditave , Zakoneve e Historise se tij . Atij Poulli qe e deshi me shpirt dhe sakrifikoi gjithe Jeten per ta ndicuar ne cdo Pozicion . Personaliteti me I Larte dhe me i Padiskutueshem ne Fushen e Letrave Letrare si krijimet ashtu dhe Perkthimet !............deri sa te vijne ATA ...../ Baltosesit qe do rishkruajne Historine !

.....Allla o rezil e katil Allalla ! 

Ti na shtyp e na shtrydh e ti gjakun na pi

ti na ther e na grin e per qejf na bemn fli

Posht Nol komunisti !

 

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë, 
O vënd e vatr' o nën' e babë, 
Lagur me lot, djegur me flagë, 
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani, 
S'të trëmb Romani, as Venecjani, 
As Sërb Dushani, as Turk Sulltani, 
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që linde Shën Kostandinin, 
Pajton Islamn' e Krishtërimin, 
Çpall midis feve vllazërimin, 
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u lavdërove 
Dhe në furtun' i funtmi u shove, 
Me Malon prapë lart vrapove, 
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj përdhè u shtrive 
Me zjarr e zi u ndeze u nxive, 
Po çdo mizor me shpat' e grive, 
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë prie Shqipërinë, 
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, 
Diell për vllanë, yrnek për fqinë 
Për botën ëndr' e qjell i ri.

Nderi e respekte ketij burri te madh te kombit shqiptar, i cili me analizat e tij e ka konfiguruar kete popull, me mire se çdo kush tjeter..... Analizat e tij jane nje koncentrat me perqendrim te larte i cilesive, virtyteve dhe veseve te ketij   populli. Askush me mire se ai nuk i ka bere nje vleresim kaq realist ketij populli. 

ja nje nga perlat e tij.....

http://www.youtube.com/watch?v=jE_nX_SSPKM

........dhe mos me thoni se nuk eshte edhe sot 100 vjet me pas kaq aktuale

 

Kjo vjershê më kënaqte pamasë dhe tani më jep kënaqsi po në një kah me Plakun.

 

Plak Topall dhe Ashik

Dale, moj, se kam një fjalë, 
Se më rjedhin djersët valë; 
Dale, moj, se s'jam më djalë 
Dhe më s'ecënj dot.

Dale, moj, se më kapite, 
Më këpute, më sfilite, 
Prite, moj, ashikun, prite 
Që të vjen me not.

E arriva dhe ia thashë, 
Asnjë gur pa tundur s'lashë, 
Dhe mëgjunjazi i rashë, 
Ç'u mundova kot.

Hapi gojën, dhe vajtova, 
Qenkam plakur, e kuptova, 
M'ardhi keq, po s'e mohova, 
Syri m'u-përlot.

Dhe nga jeta u mërzita, 
Dhe nga lumi u vërvita 
Që të vdes, se u korita 
Dy-tri herë sot.

Po ti, Zot, më ngushëllove 
Pas një tjatre më lëshove, 
Dhe nga mbytja më shpëtove, 
Lavdi paç, o Zot.

Dale, moj, se kam një fjalë, 
Se më rrjedhin djersët valë; 
Dale, moj, se jam i çalë 
Dhe më s'ecënj dot.

Ja dhe vargjet që gjithmonë i kam lexuar si Elegji për vehten etij.

Nëno moj, ç'është përpjekur 
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur, 
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, 
Ky Vigan Liberator.

S'duhet të ketë gjimnazist shqiptar që të mos bëj një hartim(krijim) me kto vargje

Rent kudo, dyke bërtitur, 
Nëpër shekuj faqe-ndritur, 
Se i vogli shtrin viganin 
Dhe i shtypuri tiranin, 
Veç e tok, 
Tok, or Marathonomak!

prizren

cmi kujtove keto vargje ,besoj i kemi ber nga klasa e 6

rend o rend edhe u thuaj 

se u çthur hordhi e huaj,,,,,

Ja dhe për të gjithë pushtuesit e banditët e pushtetit 

 

Marshi i Barabajt

Allalla, o rezil e katil, allalla, 
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, 
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, 
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, 
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fè, 
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, 
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

0 stërnip i Kainit, tepdil si bari, 
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi, 
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli; 
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Në budrum, nëpër llom' e kufom' u mallkofsh, 
Në skëterrën, katran e tiran, u harbofsh, 
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u shurdhofsh, 
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!

0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu, 
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju 
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, 
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla, 
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, 
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma, 
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Ke konflikt interesi,nuk duhet te prononcohesh.

smileyE ke gabim ajo s' po kërkon favore dhe ka të drejtê të krenohet me paraardhsi e emrit tê saj rrenc

Pse e ka rrenc emrin thueee,e i paskm rene kot ne qafe.

smiley .DoraNoli emër i bukur por rrencsmiley

Po pse kaq skeptik mor burre,mund te jete dhe shkurtim i emrit Doriana.

O Brad dhe ti se po e përflasim vajzën por unë më shumë e kam për mbiemrin Noli .Bën vaki por s'kam ndëgjuar as nga larg se ka ndonjë familje ndoshta ka që e kanê përdor.

Dhe një her për dashurinë. Për pleqtë por më shumë për të rinjt që do bëhen pleq :

 

 

Sofokliu

Sofokliu ishte budalla, 
Kur u mplak, edhe Kupidi e la, 
Tha: "Shpëtova nga një maskara!" 
Goja, pra, iu tha.

Sofokliu nuk e kishte mirë: 
Plaku s'ka takat, po ka dëshirë, 
Gjalpë s'ka po ka një pus me hirrë, 
Furrë dhe trazirë.

Kam Ferid Asllanin si shahit, 
Tetëdhjet' e pesë vjeç ashik: 
Amerika, Evropa u-çudit, 
Nuse desh kur vdiq!

Flamurin që la e trashëgova, 
Nat' e ditë çupa, gra kërkova, 
Se ç'u batërdisa, se ç'u shova, 
Se ç'u përvëlova.

Kur të vdes, dhe kur të më mbuloni, 
Çupa, gra, në varr mos më vajtoni. 
Do t'ju dua prapë, siç më doni. 
Dolla! Mos më zgjoni.

priz

jam kurioz te di ne i fameshmi F .Noli,a ka shkruajtur ndonjeher per mostren e.hoxha?nese ke diçka mos ne a kurse

flm paraprakisht smiley

Ja dhe ajo ¨që ka sjell Alidemsi por në letër

Nga një fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924 

E para. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e 
një populli pagan. 

E dyta. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një 
shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga 
oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve. 

E treta. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. 

E katërta. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot
dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej 
ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e 
Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë
e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor
e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të 
prokllamohet patriot i madh. 

E pesta. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara 
të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet 
më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me 
kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që 
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, 
atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i 
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin.     

 

Nje personalitet aq i larte e fuqishem per boten shqiptare sa as dulles nuk ja mbajti te krruhej me te.

Figura ma e ndritun e kombit? 

thuje i fjale per Nolin, masanej griu me prursin...

Jo, jo nuk kam asgja kunder, thjesht po u mundosha me e kuptu drejt.

Konitza me paret e shqiptarvet ka jetu ne Mayflower per kushedi sa vjet. Noli me paret e shqiptarvet ka jetu n'luksin e po te njajtave permasa pothuaj gjate gjithe jetes. Kane shkrue ne shtypin e kohes, ma s'shumti kunder njani-tjetrit, duke mbrojte idete personale, me idete perfaqesohen dhe nevojat dhe interresat eventuale. Nga ana akademike kane kene ne majat e akademikeve te kohes (botnor), edhe pse per mendimin tem, Konitza nji fije ma nalt. Permenda dhe Konitzen sepse sikur nuk qindrojne pa njani-tjetrin. Permenda paret e shqiptarvet, jo sepse jam kundra qendrimit te ambasadorit te shqipnise ne rezidencen me luksoze ne D.C., mbas Shpise 'Bardhe -- ne t'colin kane jetu dhe shum kongressmene apo dipllomate te kohes; te cilet, kur organizoshin ballo apo festa (nga ato mondanet), te gjithe e donin Konitzen qe te ishte prezent sepse konsiderohej si dipllomati me i ditur ne D.C., dhe dijet e tija "enciklopedike" ne art dhe kulture e benin ate qender vemendjeje dhe entertainer perfekt. Dmth, nuk e donin vetem grate, por kishte simpatine edhe te burrave. Konitza pati fatin e keq qe me pushtimin e shqipnise, Zogu nuk mundi ma me e pagu ate apo hotelin, fatura e t'cilit kishte shkue ne $5-6.000 (te kemi parasysh se makina me luksoze e Oldsmobile kushtonte diku tek $1.000) te papaguara dhe nuk lejohej te lihej hoteli pa pagu. Pas disa letrash ne te cilat i kerkonte Zogut qe te pagunte hotelin, te cilat u ignoruan pothuajse plotesisht nga Zogu, ai e kercenoi se do ia kerkonte parate Italianeve, dhe keshtu beri. Dhe Mussolini i dergoi $7.000 me duket. Ky rast asht marre si tradhti ndaj atdheut. 

Sidokjoft, preferoj Konitzen. smiley

 

Dhe pyetja siper ishte thjesht per te arrit me kuptu, vete, pa ndihmen e kujt, se sa e c'duhet te besh per te te quajt figuara ma e ndritun e kombit. smiley

Nuk shihen therrimet ne dasem smiley 

Meqenese Old-in e qiten ne pension me 2009, le te themi qe duke marr parasysh se nje Cad-i bo ke 60k, ne 6 Kada i hudhim ne plena vetem me bo do foto para nasdaqit.. smiley 

Pra ene iher, thuje i gjo per Nolin, ene masanej tillo e percakto etalonet..

Ps: T...omi, ti je mo? smiley 

Nuk di c'te them man. He appeared to be too... idk... too soft, maybe. Por qe nga ana tjeter he was good at accepting as fair and right the act of enjoying himself spending (not his) money. You know, qingji mire pin cice n'dy nana. C't'i bash qe nuk me pelqejne shume kto qingja. Une jam black & white guy. It is either black or white, nuk ka grey, apo tonalitete tjera ndermjet. smiley

 

P.s. Nuk e kapa kte postscriptin. smiley

Dridhe grave dridhe,deri dje thoje qe ishte Enveri figura me e shquar e kombit,sot na del tek Noli,po e ka fallco Dora mbiemrin po thone keta mor burre.

BURRE I MADH E I ZGJUAR SHQIPETAR

Keshtu eshte ne rrgull.

S'ke faj ti Brad. Deri aty ku nuk cenohet AI i Vetmi e i Pashoqi Juej Partia ka porosit "le te thone cfare te duan , por kurre me i MADHI smiley  .Le te mbajne  mbiemra fals . Na kem giuhen e Jozefperckes smiley Po Grava ku eshte ?

Po ajo pra eshte,skam faj une.

per ndeshjen e ke llafin,2 me 1 ka mbaru per Shqiperine.

 paskam harru me e shkrujt, po mire qe u kujtove ti smiley

I madh ,por dhe nje cik pucist ka qenesmiley

Kush flet per Puciste.

Nuk e mohoj ,josmiley

Ne gjurmet e njerezve te medhenj si Noli do ecim dhe ne

Come on venus, nje cike apo nje cike si shume? smiley

Nga koha kur Noli dhe Zogu ishin ministra ne te njejten qeveri.

Kapo po keta te tjeret cilet jane...????

Përshëndetje Pakap ke humb;  Foto e rrallë sikur të ishin dhe emrat Flm.NJë përzierje e mrekullueshme  e feudalit me  kohën .:

Zogu i kapardisur me një pallto shumë tê mirê dhe moderne  , për ti dhënë peshë vetes barkun e vogël e ka  nxjerr përpara dhe mbi kokë ..festen turke. 4 feudalë turkoshak 3 perêndimor dhe një ushtarak  , 6 shqiptar të kapardisur dhe dy  më tê përmbajtur.   

 

Nga e majta ne te djahte:>>

Mehmet Konica, Spiro Koleka (dajua i madh i Edvinit dhe minister i puneve publike, me vone nen monizem byroist per 33 vjet zv. KM, nenkryetar presidiumi etj etj), Theofan Stilian Noli, Haki Tatzati, Xhafer Ypi, Ahmet Zogu, Hysen Vrioni dhe Kole Thaci.  Sa per Zogun, s'ka nevoje ti jap pesh vetes duke bere ndonje gje specifike.  Si me i gjate mbi te gjithe, dhe i mireveshur duket qarte autoriteti dhe pesha qe ka.  Fezi eshte simbol statusi nga periudha osmane qe vishej nga te gjithe meshkujt me status, pavaresisht krahines apo fese.  Si cdo kund tjeter ne vendet ish perandorise osmane, ishte ne ditet e fundit te perdorimit.>>

Dmth myslimanët me feste e bastun dhe ortodoksitme republikë .Mehmet Konica vëllai i Faikut , Noli flet fjalë tê mira për të që e ka mbështetur dhe ndihmuar .Ka pas ndikim në "Klan" ku bënte pjesë dhe Zogu.Spiro Koleka  po më çudit Pakap ? .

prizrenzaranika, 

Ky ne foto eshte Spiro J.Koleka, kurse ai 'dajua' i Edi Rames quhet Spiro Th. Koleka.

Po Te Pakapshmit i jane errur syte,pune militantizmi, i duket prifti gomar...

Rrofsh Loloto ,  se i bëra dhe llogarinë e moshës e më dilte Spiro koleka nja 100 vjeç .

Nga cili militantizem me qekan errur syte?

Koleka dhe Noli me bowler.  Thaci (katolik) me republike.

Eshte spiro koleka plaku.ai qe ka qene antar biroje eshte i riu.

Zogu eshte buri numer 4 duke filluar nga e majta ne te djethe, ne krah te majte te Nolit.

I Pakap nuk ka humb, por mbasi e mbaroi misionin tek PF-ja (ku e perjashtuan per imoralitet) ju kthye bukes se vjeter, por edhe ketu perkojhesisht.

ku e perjashtuan per imoralitet

Ca thua mo mavri?

 

Zogu eshte buri numer 4 duke filluar nga e majta ne te djethe, ne krah te majte te Nolit.

Numro dhe nji here se mbase ke kapercy ndokend. lol

Zogu eshte buri numer 4 duke filluar nga e majta ne te djethe, ne krah te majte te Nolit.

Levize syun edhe nja dy me tutje, te ai me i gjati.

hahahahahhhaa, po pse sta mbush syrin ty ai numuri 4? Apo i ke qejf palla te gjate si Edi? Epo po qe per palla shif njehere ate pallen numer 6-te, ai qe duket si kar i nref.

Nuk diskutoi njeri per mbushje syri apo palla - por flm qe perforcove opinionin publik qe ju Grekerve, edhe pse Shqip-foles, aty ju shkon dhe rri mendja smiley

Tani une te drejtova tek Zogu i vertete meqe s'ja kishe haberin, ti po perserit ate qe te thashe une?

Puciste jane ata qe perdorin cadra e stilolapsa Pistolete . Noli perdori Shpata e Pushke . Nuk kishte as Bulevard as Lavire rrugesh , as Jozefpercke. Madje madje nuk kishte as Televizor qe ta vertetoje . Historia u provua qe eshte e manipuluar dhe do rishkruhet !

 

E fillove seriozisht ti mo,hajd shnet.

I madh Noli, ky kalores i çeshtjes kombetare!

Noli mes atdhetaresh diku ne Boston

gjithashtu ne Boston

Kongresi i Triestes

me Anthony Athanas

Belulo, ndonje emer per ata qe kane dale ne foto me Nolin...???

alidems,te ajo fotoja e pare dhe e dyte ,je kureshtare per te gjithe?smiley

hahahahaha, dukesh qe je  myzeqare ti.......looooool

hahahahahha!kkisha nje pedagog qe i gacmonte shume myzeqaret,ndonese ishte dhe vete i tille, dhe u thoshte :"ju jeni nga vendi i kallamave ",kurse mua me thoshte :"edhe ti (venusismiley  ),afer kallamave je ,s'je larg"smiley

Ku i paske shku mendja Venuskë , i poshtêr paska qenë

alidemso, e mban mend ate skeçin e estrades se Tiranes, me duket..  (nder te tjera)  ne provim ishte vajza e njerit qe e kishin inat pedagoget se i kishte kritikuar ne gazete..  pyetje nga pedagogu:  kush eshte kryeqyteti i Japonise.....   - Tokio, pergjigjet vajza-    sa banore ka Tokio, pyet serish pedagogu....    -11 milione banore ,pergjigjet vajza qe ishte e pregatitur....   hemm,beri pedagogu i nervozuar.  me thuaj emrat e banoreve te Tokios?smiley,  pyeti pedagogu duke pare krenar nga koleget: e kapa me ne fund..smiley

O Belulo, se po me bohesh ene ti si venuska....... po nuk te thashe per staduimin mer daj, jo, po per tribunen VIP.......??????lol

Estrada e Durresit.

 

Fan S. Noli - Ikona e Kombit

Librin e tij, për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, Fan S.Noli e fillon me këto fjalë: “Çdo hero në histori kalon në tre etapa, atë të lavdisë, të rrënimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë që në fillim ai ngrihet në qiell nga admiruesit e tij, pastaj rrënohet nga kritikët, dhe më së fundi… me durim, me mundim dhe me keqardhje rivlerësohet, përsëri nga historianë që janë esëll dhe jo të verbuar nga fanatizmi i admiruesve të heroit dhe as nga tërbimi i kritikëve të tij”.

Dhe, për ironi, edhe Theofan Stilian Noli, si të gjithë njerëzit e mëdhenj, do të ketë kaluar gjithashtu nëpër këto tri etapa shqyrtimi.

I lindur më 6 janar 1882, në Ibrik Tepe, një vendbanim shqiptar në Thrakën lindore të Turqisë Europiane, arsimuar në gjimnazin e Andrinopojës, themelues i Shoqatës Besa-Besë në Boston, drejtues i meshës së parë në gjuhën shqipe më 22 mars 1908 në Boston dhe themeluesi i autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare, -Për këtë Faik Konitza do të shkruante: 'Dita që ai dha meshën e parë shqip është një pikë kthese në historinë e Rilindjes shqiptare. Ne nuk mund ta harrojmë këtë dhe nuk mund t’i lemë të tjerët ta harrojnë…'-, kryeredaktor i gazetës më të vjetër shqipe “Dielli” në Amerikë, themelues dhe President nderi gjatë gjithë jetës së tij i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, diplomuar në Universitetin e Hawardit, botues i “The Adriatik Rewiev” dhe “Republika”, përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, anëtar i Parlamentit Shqiptar, ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër i Shqipërisë, i diplomuar Doktor i Filozofisë nga Universiteti i Bostonit, për disertacionin mbi heroin kombëtar Gj.K. Skënderbeu, autor i veprës “Bethoveni dhe revolucioni Francez”, si dhe “Historia e Skënderbeut”, botues i shumë veprave shqip mbi liturgjitë fetare, i nderuar nga Presidenti amerikan Lindon B. Xhonson, si dhe nga kompania e Radiodifuzionit Britanik në Londër(BBC) etj, etj.

Adhuruar nga pasuesit dhe respektuar nga shokët, për gjithë këto vlera dhe merita të pa diskutueshme, Fan Noli është parë si një personalitet i shquar që ndihmoi të restaurohej identiteti kombëtar i shqiptarëve, i cili ishte shtypur nën thundrën e pushtimeve osmane për rreth 5 shekuj. Si kishtar, burrë shteti dhe studiues, Noli u shqua në shumë fusha dhe bëri që atdheu i tij të njihet në spektrin ndërkombëtar, i dha dinjitet atij dhe e pasuroi gjuhën e popullit të vet. Me pak fjalë ai ishte instrumenti për të siguruar qëndrueshmëri dhe besim për lëvizjen shqiptare në rritje, shekullin që lamë pas. Ndonëse të tjerë shqiptarë të mëdhenj e paraprinë atë në zgjimin kombëtar, ai e pa atë të marrë formë dhe emri i tij u bë një pikë bashkimi, kryesisht më tepër se kudo në Amerikë, ku komuniteti i shqiptarëve ishte në gjendje të zhvillohej lirisht.

... ai mbeti një humanist i shquar dhe një reformator energjik, i logjikshëm, i përpiktë dhe plot ankth për të ruajtur atë që besonte të ishte e drejta e patjetërsueshme e popullit të tij. Ai me modesti ka pohuar se: “Arritja ime më e madhe politike ishte pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve…”. Sepse ky akt themeltar vendosi një herë e përgjithmonë, kufijtë e Shqipërisë dhe i dha asaj njohjen nga e gjithë bota.

Ndonëse Shqipëria e kishte shpallur pavarësinë e vet qysh më 1912, është i njohur fakti që pa përpjekjen kolosale të tij në Gjenevë më 1920, kombi shqiptar zor se do të kishte mundur të ekzistonte si një etnitet koheziv në atë vit ogurzi për të gjithë shqiptarët. Për këtë gazeta e mirënjohur angleze “The Manchester Guardian” e atij viti shkruante: “Fan Noli është një një njeri që do të ishte i shquar në çdo shtet. Një diplomat i përsosur, një ekspert në politikën ndërkombëtare, një debatues i talentuar, qysh prej fillimit bëri një përshtypje të thellë në Gjenevë. Ai i hodhi poshtë kundërshtarët e tij ballkanikë në një mënyrë mjeshtërore, por gjithmonë me një buzëqeshje. Ai është një njeri me kulturë të gjerë që ka lexuar çdo gjë të vlefshme që duhet lexuar në anglisht dhe fërngjisht”. Lordi anglez Cecill i shkroi atij: “Si përfaqësuesi kryesor i mbrojtjes së vendit tuaj, është e mjaftueshme të thoni vetëm se jeni shqiptar...”.

Enciklopedia e Madhe Greke, V. XVII, fq. 818-820, Athinë 1933, shkruan ndër të tjera për të se: “Fan Noli është një nga shqiptarët më të shquar në fushën e letrave…dhe një nga personalitetet më të fuqishme politike të Shqipërisë… Aneksimi i Epirit të Veriut nga Shqipëria ishte rezultat i politikës së mençur të tij. Në saj të kulturës së tij, njohjes së shumë gjuhëve dhe aftësive të tij gazetareske ai është bërë udhëheqësi dhe mendja frymëzuese e Rilindjes Shqiptare dhe kampioni kryesor i saj nëpër botë”. Ky përkufizim i shkruar në një vend, që e shikonte atë, si një nga kundërshtarët më të mëdhenj, është një vlerësim i madh për të besuar, në gjenialitetin e një njeriu të jashtëzakonshëm.

Jeta dhe vepra e tij, dëshmojnë dukshëm, se është një enciklopedi brilante, dhe në një artikull përkujtimor, është e pamundur të evidentosh ngjarje dhe vepra të tëra, sepse do të duhen vëllime pa fund për të përshkruar jetën e këtij titani të Rilindjes Kombëtare. Vepra e tij në çdo lëmë, si në atë patriotike e fetare ashtu edhe në atë politike e letrare është një monument i pavdekshëm. Fan S. Noli është apostulli i Shqipërisë, ai vetoi në qiellin tonë si meteori shkreptues.

Dhe për ta mbyllur mund të themi se: Tërë jetën me Moisiun në gojë, Fan Noli e ka përfunduar jetën si Moisiu. Tokën e dashur së cilës ia ka falur tërë rininë, tërë fuqinë dhe tërë zjarrin krijues, ai ka mundur ta shikojë vetëm prej mërgimit.

(pjese nga nje shkrim i Kastriot Frasherit)

 

 

 

 

 

Flm Loloto e mirê përmbledhur.

Tërë jetën me Moisiun në gojë, Fan Noli e ka përfunduar jetën si Moisiu. Tokën e dashur së cilës ia ka falur tërë rininë, tërë fuqinë dhe tërë zjarrin krijues, ai ka mundur ta shikojë vetëm prej mërgimit.

Prandaj gjithmonê Elegjinë për Gurakuqin , strofën  e fundit sikur e ka shkruar për veten e tij.

Prandaj gjithmonê Elegjinë për Gurakuqin , strofën  e fundit sikur e ka shkruar për veten e tij.

 

Hahaha komedian mar, komedian! smiley

 

Hoppa ke të drejtë.Gabim dore:

 

BE prizrenzaranika - 14 Mars 2012 - 10:27 

Ja dhe vargjet që gjithmonë i kam lexuar si Elegji për vehten etij.

Nëno moj, ç'është përpjekur 
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur, 
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur, 
Ky Vigan Liberator.

 

Keto vargje mund ti quash "universale" ngaqe i pershtaten shune figurave historike; qe nga Moisiu, e deri tek Garibaldi apo Che Enver Guevara. Por qe, fatmirsisht, paraprihen nga nji titull ne krye, me Gurakuqin ne te. Amkuptoo? Lol

 

 

 

 

 

çudi i vetmi burre qe nuk eshte share nga 2-diktatoret e fundit.

ne fakt ky nuk isht burre ,ish dicka me shume!

semirati i vend.   "...ne fakt ky nuk isht burre ,ish dicka me shume!..."

Gjitheçka, me shume.E ke thene bukur!

Paste nderim te perjetshem figura poliedrike e Nolit! Mirenjohje pa fund per vepren dhe pasurine e paperseritshme qe i ka lene historise dhe kultures se kombit tone.

Respekt per vepren e F.Nolit.

Ndoshta burra si ai veshtire se kane shansin per te patur serish kombe te vegjel si i joni. Fatkeqesisht, kur ata ekzistojne fizikisht, antivlera kjo cilesi shekullore e popullit tone, arrin t'i imponohet dhe madje t'a mbyse perkohesisht, por vetem perkohesisht ama...

Ndjej respekt per kete figure te çeshtjes shqiptare. 

Fan Noli,ky atdhetar,shkrimtar,politikan,folozof,por mbi te gjitha Shqiptar par excellence

Nuk besoj se ndonje shqiptare tjeter mund te krahasohet me kete gjigand, Noli i erdhi shqiperis si meteor,qe ndrijn fuqishem por per nje periudh te shkurter,

flm grava qe kujtohesh dhe shkruan per kete idhullin tim

Te  gjitha introduktet qe na la, kritika gjer  sot nuk ka mundur te na veri perballe tyre nje model te dyte. Se ka marre ne analize figura te medhaja te kultures botrore.I beri  ata te  flasin shqip...!Dhe kete e beri vetem e vetem te perfeksiononte shqipen.Lexoni dokumenta te kohes se vet  po ne shqip dhe i krahesoni introduktet e veta.Ai beri revolucionin ne gjuhen shqipe.

 Por se mos vetem kaqe.Lexoni ju lutem studimin e tij per Muhamedin a.s.  E mahnitshme analiza e tij, per kete figure  madheshtore te  historise besimeve!

Per mendimin tim busti i  Fanolit do te  duhet te jete i barabarte  me  ate  te ..."Nenes Shqiperi."

Sapo pashe Exclusive-n per karten e atllantikut, mbase shtysa e ksaj teme. Interresant se si edhe ksaj here Konitza dilte me lart se sa Noli, per punen e lobimin deri ne frymen e tij te fundit, per pranimin e Kostë Çerkezit si perfaqesues i shqipnise (per te kene dikush i pranishem e me ba firmosjen). 

Se s'po nisi te flas per tradhtite ndaj kombit qe ka ba Enveri ne konferencat e Mukjes apo Bujanit. 

 

 

FAKTI/ Ja 4 vargjet që e bëjnë Sali Berishën, të urrej Fan Nolin Nga: Kledian Lula

 

Po e nisim vëzhgimin tonë, me një ngjarje të përpara afro 19 viteve:Në datën 19 nëntor 1993, Sali Berisha atë kohë President Republike, kishte organizuar në Hotel “TIRANA” një “Tavolinë përkujtimi e nderimi për veprën e shquar letrare, publicistike, shkencore, fetare e politike të Fan Nolit”. Po në këtë ditë, madje në të njëjtën orë, nëpërmjet një skenari tipik “intrigë” prej GESTAPO-je, Sali Berisha kishte vërsulur SHIK dhe policinë e tij në Hotel “DAJTI”, që të përzinin Leka Zogollin dhunshëm nga Shqipëria, si një “qen rruge”, tamam sikur të ishte futur në “bahcen” private të Saliut.Kemi vënë re në këto 20 vite, një “striptizëm” të pështirë publik të Sali Ram Berishës në lidhje me figurën e Fan Nolit. Duke zbatuar skemën e tij tradicionale e gjenetike familjare “Përça e sundo”, Sali Ram Berisha ka inskenuar e ka vendosur Nolin në raport ballafaqimi herë “vlerësues” e herë denigrues përballë figurës së Ahmet Zogollit e anasjelltas. Këtë nuk e ka bërë për shkak të “provave të reja historike”, por sepse e ka ideuar dhe realizuar qëllimisht, thjeshtë dhe vetëm për interesa personale sundimi politik e qeverisës në pushtet dhe opozitë. Duke injoruar faktet historike, Sali Ram Berisha ka vijuar “striptizmin” e tij prej “laviri” publik me figurën e Nolit edhe 88 vjet pas konfliktualitetit politik me Ahmet Zogollin e 47 vjet pas vdekjes së tij. Po japim tre fakte, të evidentuara gjatë javës së fundit:FAKTI i PARË: Kryeministri Sali Ram Berisha, ka kërkuar shpjegime dhe do të jap ndëshkime ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore, ndaj Kryetarit të PD dhe Prefektit të të Qarkut Korçë, mbasi këta zyrtarë të pushtetit të tij, në datën 7 Mars 2012, në përkujtim të Festës së Mësuesit e kanë çuar Sali Berishën për ceremoni zyrtare në Universitetin “FAN S. NOLI”, ndërkohë që nuk kishte dëshirë të ishte në një institucion arsimor që mban këtë emër “puçisti” të vitit 1924, të cilën e ka mnaifestuar me qëndrimin e tij publik, ku nuk e përmendi asnjë herë emrin e Nolit, por thoshte vetëm “Universiteti i Korçës…”.FAKTI i DYTË: Sipas burimeve nga kupola e qeverisë, kryeministri Sali Berisha i ka dhënë urdhër krushkut të tij, drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Luan Maltezi dhe ekipit organizator ndërministror, që figura e Fan Nolit, të anashkalohet dhe paraqitet sa më zbehtë në afishimet dhe përkujtimet e figurave të 100 viteve të shtetit shqiptar, duke dhënë porosi gjithashtu, që për periudhën 1922-1928, të propagandohet fuqishëm figura e Ahmet Zogollit.FAKTI I TRETË: Në datën 13 mars 2012, në orën 7 e 30 minuta, Televizioni Shtetëror (TVSH) i pushtet-Saliut e hapi programin e mëngjesit, me rubrikën ”KALENDAR”, ku figura e vetme që përkujtohej dhe nderohej ishte Fan S. Noli, me rastin e 47 vjetorit të vdekjes së tij. Në këë rubrikë, u lexua një biografi e zgjeruar e  Fan Nolit, në të cilën ai cilësohej, si: “…personalitet i shquar në politikë, në letërsi, në përkthime, në veprimtari fetare, në politik, në shkencë e si kryeqeveritar demokrat”. TVSH theksoi disa herë në kronikë, se Fan Noli ishte: “…realizuesi i një revolucioni të shquar demokratik, me të cilin përmbysi me revolucion popullor, regjimin varfërues, mesjetar, anakronik e anti-popullor të Ahmet Zogut”. Më tej, TVSH theksoi në këtë kronikë, se: “… Fan Noli edhe pse erdhi në pushtet në vitin 1924 me revolucion e qeverisje demokratike, nuk mund ta mbante gjatë pushtetin, mbasi Ahmet Zogu dhe klika e tij serbe e përmbysi me dhunë, me ndihmën ushtarake e financiare të agjeturës Serbisë, me të cilën Ahmet Zogu, pas ardhjes në pushtet, krijoji aleanca e bëri pazare kundër çështjes kombëtare”.  Nuk  dimë nëse TVSH ka lexuar ndonjë “biografi” të Nolit, nga ato që lexoheshin gjatë viteve 1944-1950, por kemi të drejtë të pyesim: A mundet, që TVSH e drejtuar prej ”krye-ushtarit” Petrit Beci, ta ketë bërë këtë kronikë qëllimisht kundër “drejtor-pronarit real të TVSH Sali Berisha? Apo Sali Berisha vijon lojën e pështirë, herë duke e denigruar dhe herë duke e “nderuar” figurën e Nolit dhe anasjelltas?! Kështu ka vepruar e po verpon këto 20 vite dhe me figurën e Ahmet Zogollit. Përgjgija është: – PO! Sali Ram Berisha, po sillet me këto dy figura historike kombëtare, si sharlatan shoqëror, politik e qeverisës. Eshtë aq i paskrupullt në qëndrimin prej kameleoni me 1000 fytyra që mban ndaj Nolit e Zogollit, sa tashmë i ka dalë kallaji. Ai kërkon t’i shfarros nga historia shqiptare të dy këto figura. Në pamundësi, po bën denigrimin e tyre me “rotacion”, duke vijuar t’i mbajë akoma publikisht në “luftë” me njeri-tjetrin edhe 88 vjet pas revolucionit të qershorit 1924. Po pse? Sepse Zogollin e ka sulmuar dhe e ka penguar të mos kthehet as në Shqipëri, me qëllim që “mbreti” të mos promovohej e të mos votohej si tillë, mbasi që prej 1992-shit “mbret i ri” ishte vetë-shpallur Sali Ram Berisha. Ndërsa Fan Nolin, sharlatani Berisha e ka urryer dhe e urren jo si politikan, as si intektual potencial perëndimor dhe as “revolucionar” që përmbysi Zogollin, por thjeshtë dhe vetëm për 4 vragje, për një strof poezie të bërë për tropojanët që në vitin 1924, ashtu si për çdo zonë të Shqipërisë. I madhi Fan Noli, në poezinë e tij me titull “Merr e zgjidh”, përcakton karakterin e banorëve të zonave të Shqipërisë, për çdo rreth. Në këtë poezi, ku janë të pasqyruara karakteret dhe bëmat e çdo zone, nga veriu në jug të Shqipërisë, ka edhe një strofë me 4 vargje për tropojanët e viteev ‘20, vargje këto që sa herë përmenden e tërbojnë dhe mbushin me urrejtje ekstreme, tropojanin Sali Ram Berisha të vitit 2012. Dhe sa herë i dëgjon, i lexon, ose i kujtohen ato vargje për “tropojanët” (për veten), Saliu del e vjell vrerë publikisht e egërsisht kundër personalitetit të Fan Nolit, duke e quajtur atë edhe… “komunist e diktator”.     Ja vargjet e Nolit për tropojanët 

  • A të duhen sharlatanë
  • Që lëpihen në çdo sahanë
  • Që të përçajnë vatanë
  • Ke sa të duash tropojanë

  Shtrojmë pyetjen: Duke njohur veprimtarinë e jetës së Sali Ram Berishës së vitit 2012, a rezulton që ky “ekzemplar” prej Viçidoli-Tropoje, të ketë ato karkteristika që përcakton Fan Noli për tropojanët, që në vitin 1924: 

  1.  A është Saliu, njjeri i pabesë?
  2.  A është Sali, njeri sharlatan?
  3. A është Saliu, njeri sahanlëpirës si larot?
  4. A është Saliu, përçarës i kombit shqiptar?

 

Noli u pajtua me zogun pas njefare kohe.kur u semur i kerkoi para dhe zogu ia dergoi.kur e pyeten ai tha:ahmetit te shqiperise ia kerkova jo petros se serbise.

 

A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burrerore
Shkon ne kukes i ken ne dore

Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane

A do njerez per aheng
Per tryeza e e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne shkoder

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
qe te bejne muhabet
Keta jane mjeshterit dibrane.

A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene t mos flene
Per tre mirditore bej bene

Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbarre
Nuk bejne tjeter vec per xhandar

A te duhen genjeshtar?
Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fare
Mer krutane dhe je i lare

Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dore

Po qejflinj a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,
vec Elbasani i rrit

Ne do burra llafezane,
qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rruges
Nga keta gjen plot ne Durres

Po kerkove koke palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
shko e merri ne Kavaje

Kerkon hoxhe e kerkone prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
i gjen vetem ne Berat

A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine

Do per pune,nje korcar?
i ke bujq e ustallare,
me gra bashke e hapin varre
krah e koke su ka te share

Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.

A do te ruash florine?
katandine e shtepine?
Me dy qofte mbush sinine
Ec e mere Gjirokastrine

A do te hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si per mbret
pasterti e per yzmet,
te tille gjen vec ne Permet

Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra per mend
Duan kudo te jene te pare,
ne mexhlis e ne kuvend.

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru

Ore te gjore,harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i vene kapak.

F.Noli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).