Lideri i opozitës shqiptare i përgjigjet pyetjeve të Klan-it: Tirana pas 8 majit dhe pse viti 2013 do të sjellë rotacionin politik në vend. Çfarë mendon ai për Nanon si President dhe pse nuk i kushton vëmendje Aleancës Kuqezi apo partisë së Bamir Topit

Kur nisa kontaktet e para për t’i “rrëmbyer” një intervistë Kryetarit të Partisë Socialiste, nuk e kisha menduar se kalvari mund të zgjaste mbi një muaj. E dija ngarkesën me të cilën duhet të përballej lideri i opozitës shqiptare me fillimin e 2012-ës, por prapë se prapë, nxisja veten, ai duhet ta gjente një orë kohë për t’i kthyer përgjigje pyetjeve. E këtë e bëri në prag të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak orë përpara se të merrte avionin për në Mynih, e mandej në Nju Jork e Uashington. Mësohet se gjatë kësaj vizite në Departamentin e Shtetit do të takohet me zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit, Filip Riker, pa detaje të tjera. 

Në këtë intervistë ekskluzive për Klan, Edi Rama është treguar konçiz, i drejtpërdrejtë dhe fjalëpak, jo sepse nuk di të bëjë të kundërtën, porse duke folur shkurt arrin të thotë më shumë. Ndoshta, edhe Twitter-i, rrjeti social të cilin ai e përdor çdo ditë e për të cilin thotë se nuk i merr asfare kohë nga përditshmëria e aktiviteteve politike, mund të ketë pakëz gisht në këtë mesele. Ai tregohet i sigurtë kur e quan të mbaruar dhe të dështuar misionin e qeverisë aktuale: “S’ka asnjë shans për një mandat të tretë dhe s’do ketë më mundësi që për të dytën herë të vjedhë mandatin e saj qeverisës”. Ndërsa, në Tiranën të cilën e udhëhoqi për 11 vjet radhazi, pas gati një viti nga zgjedhjet e 8 majit, shikon veç shenjat e para të rënies dhe keqadministrimit. 

- Z. Rama, po afrohet një vit nga zgjedhjet e 8 majit, pas të cilave ju u larguat nga Bashkia e Tiranës në mënyrën që tashmë dihet. Gjatë këtyre muajve, kur ju ndodh të ecni nëpër Tiranë, si ju duket ajo? A ka ndryshuar shumë nga Tirana që bëtë dhe latë ju pas 11 vitesh? 

Nuk më duket, përkundrazi, sepse Tirana ka humbur sheshin e saj qendror dhe kështu edhe një pjesë thelbësore të trashëgimisë e të identitetit të saj urban e kulturor. Për të tjerat s’shoh asnjë ndryshim në mos shenjat shqetësuese të rënies së cilësisë së mirëmbajtjes së rrugëve, trotuareve, sipërfaqeve të gjelbra, Parkut të Liqenit, të cilat shpresoj të mos kthehen në plagë siç ndodh me qytetet e keqadministruara përgjithësisht. 

- Në dy vitet e fundit, por edhe sot e gjithë ditën, PS-ja, opozita në tërësi dhe ju personalisht fajësoheni nga mazhoranca dhe Kryeministri Berisha si arsyeja kryesore për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE të Shqipërisë. Sigurisht, kjo s’ka se si të jetë plotësisht e vërtetë, përderisa qeveria përgjigjet përpara çdo dështimi. Por, në të gjithë këtë histori, a i njihni vetes qoftë edhe një gabim apo mosveprim politik që mund të ketë ndikuar në refuzimin dy herë të statusit? 

Të them të drejtën jo! Zgjedhjet që janë edhe në krye të listës së shqetësimeve e të rekomandimeve nuk i vodhi opozita. Krimin e korrupsionin nuk e lufton konkretisht opozita që vetëm mund të flasë për to. Sistemin e drejtësisë nuk e bën funksional opozita që vetëm mund të bëjë propozime për përmirësimin e tij. Kush mendon se pa këto Shqipëria mund të merrte statusin, thjesht gënjehet nga propaganda e shfrenuar antiopozitare. Sa për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në procesin e ligjvënies kjo nuk ka munguar, përkundrazi kemi miratuar të gjitha kodet me 3/5-at, por statusi mbetet larg pikërisht sepse marrja e tij nuk është vetëm çështje e lidhur me çfarë miratojmë në letër, po në radhë të parë me çfarë jetësohet në realitet. Dhe është pikërisht realiteti i gjërave që nuk e favorizon marrjen e provimit të kandidimit për BE. 

- Zgjedhjet për kryetarin e PS-së në Tiranë ju i keni cilësuar si një model i demokracisë brenda një partie politike. A është sot Partia Socialiste partia më e hapur në vend, pavarësisht kritikave që keni marrë për të kundërtën nga disa eksponentë politikë? 

Besoj se realiteti i gjërave në këtë aspekt flet vetë. PS-ja nuk është e përsosur, s’ka parti politike të përsosura, por është e vetmja parti ku ka jetë demokratike, debat të brendshëm, zgjedhje të lira e të ndershme si ato të Tiranës. 

- Ju është dashur të reagoni disa herë pas disa titujve në gazeta për sherre dhe pakënaqësi në PS, se asgjë nuk është e vërtetë. Megjithatë, disa pakënaqësi janë vënë re, sidomos pas delegimit të deputetëve në qarqe të ndryshme nga ato ku janë zgjedhur, siç është rasti i z. Braçe, çka më pas sqarua. Cila është mënyra që ndiqni për të ruajtur “ekuilibrat” në PS? 

Ekulibri në PS garantohet pikërisht përmes debatit, ballafaqimit të mendimeve, përputhjes së qëndrimeve individuale mbi bazën e vetëdijes së përbashkët e të dëgjimit me durim të njëri-tjetrit, jo mbi bazën e diktatit gojëmbyllës. 

- Ingranimi i një grupi të rinjsh në strukturat e PS-së, pas një përvoje të tyren në jetën publike e politike, çfarë rezultatesh i ka sjellë partisë dhe çfarë prisni ende prej tyre? 

Eshtë proces i natyrshëm për PS-në, e cila sot është ripërtërirë në një masë të konsiderueshme në një fazë ndërrimi gjeneratash. Sot në drejtimin e PS-së ka shumë të rinj që punojnë në harmoni me ata me më shumë jetë të gjatë partie e prandaj edhe me një eksperiencë më të madhe që është shumë e çmuar për ne. 

- Jeni shumë aktiv në Twitter, qoftë në publikimin e reagimeve tuaja, por edhe në leximin e atyre që ju shkruajnë. Sa kohë ju merr kjo gjatë ditës? Dhe pse ju duket interesant fakti i komunikimit online se sa ai nëpërmjet kamerave? 

S’më merr asnjë kohë, është pjesë e të jetuarit të ditës politike dhe nuk e përjashton asfare komunikimin e drejtpërdrejtë para kamerave apo njerëzve pa praninë e kamerave. Eshtë një mjet më shumë që na e ka dhënë koha që jetojmë dhe paragjykimet apo keqgjykimet për përdorimin e këtij mjeti vijnë thjesht prej faktit se është një gjë e re, me të cilën jam i bindur se njerëzit do të mësohen shumë shpejt, ashtu sikundër ata që merren me politikë do ta përfshijnë më shumë herët sesa vonë në mjetet e tyre të komunikimit. Kur sheh një burrë të moçëm si Presidenti izraelit Shimon Perez në rolin e protagonistit të një videoje si ato të MTV për të lançuar faqen e tij në Facebook, s’ka se si të mos e shohësh edhe hendekun e madh mes kohës që jetojmë dhe atyre që këtu në Shqipëri flasin broçkulla për këto mjete të reja komunikimi. 

- Eshtë vënë re një aktivizim i shtuar i juaji në Kosovë e trevat e tjera shqiptare, ku duhet thënë PS-ja ka patur mungesa dhe ku z. Berisha gëzon një autoritet të konsoliduar. A duhet ta kishit nisur më herët këtë aktivizim; si e shihni reflektimin që politika shqiptare ka mbi Kosovën? 

Mbase, por ndoshta mbingarkesa e punës me PS-në dhe me Bashkinë e Tiranës nuk ma ka mundësuar aktivizimin e plotë në hapësirën e politikës rajonale të PS. Ne po punojmë me shumë pasion për të plazmuar një vizion rajonal të partisë sonë dhe për ta pasur nesër një qeveri që në harmoni me partnerët tanë të mëdhenj, SHBA në radhë të parë, jo vetëm të mishërojë shembullin e përpjekjeve për integrim europian ndër vendet e rajonit ende jashtë BE-së, por edhe të nxisë me energji pozitive mirëkuptimin e bashkëpunimin rajonal. 

- Mazhoranca ka nisur një goditje reale ndaj Presidentit Bamir Topi dhe drejtuesit të Aleancës Kuq e Zi, sipas disa zërave, sepse Kryeministri Berisha i sheh formacionet e tyre si potencial rrjedhjeje të votave të djathta. A mendoni se këto dy personazhe mund të rrudhin votat e mazhorancës në 2013-ën? 

Tanimë s’jemi vetëm ne, opozita shqiptare e rreshtuar në Aleancën për të Ardhmen, por edhe faktorë të rëndësishëm brenda të djathtës në pushtet që kanë ngritur zërin e tyre për keqqeverisjen dhe keqvajtjen e punëve në vend. Kjo nuk mendoj se është një çështje personazhesh që janë rebeluar djathtas, por e një fryme rebelimi brenda të djathtës për tradhëtinë shumëplanëshe që qeveria e PD i ka bërë ideve dhe zgjedhësve të lidhur më shumë me të, pronarëve, të përndjekurve, të ardhurve që janë bërë mish për top dhe kanë mbetur me letrat e legalizimeve në dorë, por edhe të gjithë atyre që në tërësi kanë shpresuar e votuar djathtas. Sidoqoftë, rrudhja e votave për PD-në e për Saliun për shkak të këtyre forcave të reja që po marrin jetë në kampin e djathtë, nuk është dhe nuk do të jetë në fokusin e vëmendjes sonë në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me Aleancën për të Ardhmen dhe do të qeverisim me programin tonë për një Rilindje Shqiptare. 

- Do ta pranonit një aleancë me LSI, Aleancën Kuq e Zi apo partinë e re që pritet të krijojnë mbështetësit e Presidentit Topi, në rast se mënyra e vetme për të rrëzuar me votë nga pushteti kryeministrin Berisha, do të ishte bashkëpunimi me një nga këto formacione politike? 

Pushtetin e Sali Berishës, pjesë e të cilit është edhe LSI, do ta largojë vota opozitare dhe jo aleancat imagjinare me forca që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Dy PD-të e reja mund të krijojnë kushte për rithemelimin e të djathtës në opozitë, por as janë as do të jenë një parakusht për ndryshimin e qeverisë me votë. Kjo qeveri e ka mbaruar misionin e saj, ka dështuar tërësisht dhe çdo ditë që kalon sjell dëme që rrisin faturën e borxhit të saj ndaj shqiptarëve. S’ka asnjë shans për një mandat të tretë dhe s’do ketë më mundësi që për të dytën herë të vjedhë mandatin e saj qeverisës. 

- Në kuadër edhe të presionit ndërkombëtar për një kandidaturë të pëlqyer nga të dyja palët, a do të dalë PS-ja me një emër konkret të kandidatit për president në të ardhmen e afërt? 

Qëndrimi i PS është i qartë. Vendit i duhet një President që sipas kushtetutës duhet të mishërojë unitetin kombëtar. Ai s’mund të jetë presidenti i një partie dhe aq më pak i Partisë Demokratike. 

- Sa shanse ka që ky emër të jetë ai i z. Fatos Nano? 

Për këtë duhen pyetur të gjitha palët. Ne nuk paragjykojmë askënd, por gjykojmë se cilidoqoftë emri duhet të jetë shprehje e vullnetit të palëve për t’i dhënë vendit një President të Republikës së Shqipërisë, jo një zëdhënës të Oborrit të Saliut në Presidencën e Republikës. 

- Thuhet se në karrierën tuaj politike, pra pas marrjes së PS-së dhe deri më sot, keni pasur dy shanse për marrjen e pushtetit, por nuk keni mundur për një sërë faktorësh, përfshirë edhe gabime tuajat politike: I pari, pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit; dhe i dyti, me ngjarjet po aq të rënda të 21 janarit. Pas shtatë vitesh në krye të PS-së, mund të themi se janë pjekur kushtet e nevojshme dhe të domosdoshme t’ju shohim Kryeministër në vitin 2013? 

S’kam bërë asnjërin nga dy gabimet që përmendni ju. Shumëkush mund të vazhdojë të mendojë e të thotë se tragjedia e Gërdecit ishte rasti për të rrëzuar qeverinë, ndërsa unë vetë, sikur koha të kthehej mprapsht do të sillesha po ashtu. S’është as në vizionin tim as në mënyrën e të qenit të Partisë Socialiste, hedhja e valles së interesave politike mbi gropën e një tragjedie kombëtare. Në 21 janar opozita u vra me armë dhe ky nuk ishte gabimi i saj, po krimi i qeverisë dhe të mos harrojmë, ndërkohë që janë hetuar e ndëshkuar ligjërisht shumë protestues, ende nuk është hetuar deri në fund dhe ndëshkuar siç e meriton asnjë vrasës dhe asnjë urdhërues i vrasjeve. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për një Rilindje Shqiptare sepse shqiptarët nuk do të votojnë për Rrënimin e Mëtejshëm. 

- Duke patur parasysh situatën ekonomike, mes komunitetit të ndjekësve aktivë të politikës, analistëve etj, ekziston një mendim jo pak i përhapur, se edhe në rast fitoreje të ardhshme elektorale, kjo e juaja mund të jetë një “fitore si e Papandreut” në Greqi. Ndonjë koment mbi këtë? 

S’ka lidhje. 

- Në këto vite të fundit aktiv në politikën opozitare, a keni pasur ndonjëherë një çast të vështirë, kur edhe mund të keni menduar, qoftë edhe për një sekondë të vetme, të përsërisnit fjalët e Konicës së madh: “Shqipëri…s’të kuptova asnjëherë”? 

Jo, sepse modestisht, unë e kuptoj Shqipërinë dhe nuk është faji i Shqipërisë pse shqiptarët që e qeverisin e kanë katandisur këtu ku është sot.

______

Titulli i ppu

51 Komente

Monda, a e ke te drejten te nderrosh titujt e shkrimeve? Mendoj se vetem editori, dmth bossi i Renatos, dhe vete Renatoja e ka ate te drejte. Po pyes nga ana etike. Eshte njesoj sikur t'i shtosh ca syze roze portretit te Mona Lizes, apo te vendosesh nje ashensor mu ne mes te Bazilikes se Shen Pietrit, qe te te çoje afer mjaftueshem afreskeve te kupoles sa qe te mund t'i prekesh ato. Te duket se i ke t'gjitha keto te drejta? I don't think so! 

 

Nqs do me transmetu pikpamjet tuaja, mundesh me shkru your own sh*t. Po qe se nuk je ne gjendje, I'm very sorry, we all are, por nuk ta kemi ne fajin, aq me teper Renato. smiley

Mos ja vi re Mondes. Nuk ka besim qe Rama do i fitoje zgjedhjet prandaj e ka nderruar titullin. Eshte munduar qe ta nxjerrin kryetarin e vet me te embel, me te dashur, me te paqem, me modest, me sypatrembur etj etj etj. Kanadaja sikur i leton icik robt

Pse a keka transferu ne kanada a? Une kam mendu se asht itu afer meje; ne bronx, mes zezakeve e spanjolleve. Lol

Praktika e pershtatjeve te titujve nuk eshte e re ne PPU.  Per me te fundit, kliko ketu. Po ashtu, nuk e di ku i pe pikepamjet, se s'jam shprehur akoma per kete interviste.

Per te tjerat, per te ta kthyer perafersisht me te njejten monedhe ... jo, varja se s'ia vlen. 

Lol te gjithe ti dijme pikpamjet, fjalet tuaja jane te teperta, tashma. smiley

Mire. 

Kjo nuk te jep te drejten me ndrru tituj, as ty e as atyre qe i nderrojne pa marre leje. deri dhe fotot ilustruese jane te zgjedhura me shume kujdes nga foto editoret e gazetave jane vendose per te plotsu disi nje vizion apo qellim te caktuar. Nuk mundesh me e preke ate vizion apo me ndryshu qellimin. Asht revista Klan, te gjithe i dime titujt kryesore, akoma pa u printu. It's called common sense. smiley

Hoppa, mos e paragjyko Monden. Eshte komuniste me seder dhe idealiste. Lere se si ka shpreh akoma pikepamjet per intervisten. Shih kur  ta shaje Ramen ta beje rezil.

Edi o i modh.

Qëndrimi i PS është i qartë. Vendit i duhet një President që sipas kushtetutës duhet të mishërojë unitetin kombëtar. Ai s’mund të jetë presidenti i një partie dhe aq më pak i Partisë Demokratike. 

Sipas kushtetutes gjithashtu, presidenti mund te zgjidhet me nje shumice te thjeshte ne raundin e katert dhe te peste te votimeve, pasoje kjo e ndryshime katastrofike te prillit te 2008-tes bashkeautor i te cilave jeni dhe ju z. kryetar.

Edi asht hipokrit. 

 

_________

HIPOKRIT mb.

 

  • 1. Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët; që mban qëndrim me dy faqe, që nuk, është i çiltër, që nuk e zbulon fytyrën e vërtetë; shtiracak, shtinjak; që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e vërteta, që bëhet për të mbuluar qëndrimin e qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët; kund. i çiltër, i sinqertë. Njeri hipokrit. Fjalë hipokrite. Qëndrim hipokrit. Sjellje hipokrite. Buzëqeshje hipokrite.

  • 2. si em.~,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Njeri hipokrit, njeri me dy faqe. Nuk u besoj hipokritëve.

     

+1 Same shit different arsehole

Nuk e di vallai se c'mund ta percaktoj Edin.  Edi cirret ne blog e twitter per fashizmin oriental te Sales, per kapjen e ketij te fundit te te gjitha pushteteve nqftse presidentin e nxjerre nga partia e tij por harron qe ishte ai dhe partia e tij qe po e mundesojne fashizmin oriental te Berishes.  Valle cdo te thonte njerzia nqftse do te ishte Edi ne pushtet tashme, e do te kishte mundesine te zgjidhte presidentin e si rrjedhoje kryeprokuroren e gjyqtaret e gjykates se larete e kushtetuese? Apo Edi meqe eshte Edi, meqe eshte tirons e jo vicidolas, meqe eshte piktor/basketbollist/shkrimtar/antikonformoist mund te besohet me kete sasi pushteti, e s'do krijonte fashizmin e tij oriental apo s'do i kapte te gjitha pushtetet?

Apo Edi meqe eshte Edi, meqe eshte tirons e jo vicidolas, meqe eshte piktor/basketbollist/shkrimtar/antikonformoist mund te besohet me kete sasi pushteti, e s'do krijonte fashizmin e tij oriental apo s'do i kapte te gjitha pushtetet?

Thank you! 

Ta kisha thane une kte, do me kishin quejt malok. Por tashi qe e the ti, dhe ti nuk flet gegnishten e malokeve, do te t'therrasin fshatar. smiley

E lexova, asgje e re nga fronti, te hidhemi tek intervista tjeter. 

edi nuk flet per fshataret e ardhur ne tirane se nuk ka mentalitetin e tyre 

si e kupton Edi modestisht shqiperine,te betonuar???

Me pelqeu intervista,kishte sinqeritet,por nje gje nuk e kuptova:

" Nuk do lejojme vjedhjen e votave per here te dyte"

Me fal,kush po te te pyet ty more zoteri qe do lejosh apo nuk do lejosh vjedhjen e votave ? Pse ti e ke ne dore kete? Po e kishe ti ne dore kete pse e lejove dy heret e tjera? A te lutem shume keta jane kopetencat tona.

Brado, te lutem mos bo me keshtu humori se nuk eshte ofenduese per ate Krietarin qe ben si i forte, po per popullin qe ngrihet ne mengjes e voton me shpresen per nje dite me te mire.

Pf-je. Po mire mor dak. E zejme se fitoi Rama. Pastaj kur te ngrihet populli ne mengjes, sipas teje do jete me e mire dita? Se kam pershtypjen qe vetem emrat ndryshojne mer dak. Rri 8 vjet njeri mbush xhepat, rri 8 vjet ne opozite i zbraz, pastaj 8 vjet ne pozite i mbush prape.

Orban, une nuk gjykoj se pse e ben populli votues nje gje apo nje tjeter. As nuk me plas nese tallni menderen me politikanet. Thjesht mos u tallni me popullin qe diten e votimeve cohet me mjes, vesh rrobat me te mira dhe rri ne rradhe si qingj per te votu. Ashtu si e meno ai.

Thjesht mos u tallni me popullin qe diten e votimeve cohet me mjes, vesh rrobat me te mira dhe rri ne rradhe si qingj per te votu. Ashtu si e meno ai.

...mire or mire ...por nuk o mo ai populli i pare qe ti ma men ,ka kohe qe ka ndryshu .... 

PF kjo nuk ben asnje diference. Nese "bagetia" voton gjithmone per ujqerit nuk ka shume rendesi liria e zgjedhjes. Perfundimi eshte i njejte megjithese koncepti jot eshte i drejte.

Une nuk kuptoj, pse per here te dyte. Ky duhet te thote per here te trete, apo ka pranuar 2009?

O Brado as vjedhja s'ju bo mo fajde. Maksimumi qe do arrini tu vjedh do jete qe do fusni ne burg ca fakire komisionere.

Ti shif te rrish ne Gjermani se mos te del emri kot per komisioner e merr veten m'qafe.

 

Kreu Partisë Socialiste Edi Rama ka pasur sot disa takime me kongresmenë amerikanë. Lideri i opozitës është pritur nga Eliot Engel, Gary Peters, Gregory Meeks, Robert Aderholt dhe Heath Shuler.

Rama shkruan në “Tuiter” se ka pasur “një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engel e Peters” ku shton se ka diskutuar me atë ”për programin e ri të PS-së dhe gjendjen në Shqiperi përgjithësisht”.

Sa i takon takimit me kongresmenin Meeks, lideri i opozitës thekson se “folëm për Shqipërinë si aleat i palëkundur i ShBA-së dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonë”. Ndërsa në takimin me Heath Shuler, Rama shprehet se ka diskutuar për programin lidhur me sportin në shkolla.

Më herët, kreu i PS-së ishte takuar me zv.ndësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Europën Philip Reeker. Takimin në të cilin jashtë diskutuar çështje të cilat kanë të bëjnë me proceset integruese të Shqipërisë

smileysmileysmiley

C'fare fotografie mor aman. Sikur eshte Sartre duke menduar per librin e ri, mbi nje ure, ne nje dite te ftohte...

Yea, ja ka ba Monda. smiley

Më herët, kreu i PS-së ishte takuar me zv.ndësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Europën Philip Reeker. Takimin në të cilin jashtë diskutuar çështje të cilat kanë të bëjnë me proceset integruese të Shqipërisë

  ...duket qe ka reflektur sepse i qenka  holluar shume  zeri krietarit

http://www.top-channel.tv/video.php?id=9255

Se trash dot aty zerin krietari, se ja akordojne mire kordat andej

Valle t'u kete fole dhe atyre te departamentit te shtetit ne kete menyre? Nejse, shyqyr qe nuk flasin amerikanet shqip, qe ta kuptonin muhabetin e krietarit ne kte video. Shikojeni dhe degjojeni me vemendje nga secondi 0:13 deri tek 0:40, pastaj fundin e videos. Ky asht kryeministri i ardhshem, potencial. Çdo sekonde nga kjo video, deshmon per cilesin e larte te barit. Fundja ishte takim i randsishem, nuk pihet ç'te te dali perpara ne te tilla raste. smiley

 

Tashi qi po e shof dhe nji here, ka shum mundsi qi ja ka fut acid. A e shifni se si shikon e zgerdhihet, duket sikur ja kane terheqe vemendjen objektet perreth. Fundja kujt sdo ti bente pershtypje nje peme qe te sugjeron ti kapesh bythen gazetares. E paska njit nji pulle n'gjuhe me duket. Hajt gzuar! Lol

Ca do i kete thene valle zevendes/ndihmes/sekretari i shtetit/ per europen?

Do i kete thone qe e fito Barca Champions League.

Ku eshte butoni mbrapa?

Jo per Ramen, per Peshkun, butoni qe te conte tek shkrimet me te vjetra te faqes kryesore.

zevendesi i ndihmesit te sekretarit.....Si i bie ky titulli se nuk po ja kap dot fillin? smiley

E paskan begenisur me zyrtar te dores se katert....Hajde arritje hajde (...)[cit]

I ke ber gabim llogarite nuk eshte dora e katert.

1- Hilari Klinton, (sekretare e shtetit)

2- Zevendesi i Hilarit

3- Sekretar i shtetit per europen ( ne departamentin e  shtetit, ku ka sekretare per c'do rajon apo subkontinent)

4- Zevendes sekretari i shetetit per Europen

5- Ndihmes sekretar i shtetit per Europen ( ndoshta te tille ka me shume se nje, nuk do te ishte cudi pasi ndihmes eshte, pak me shume se nje keshilltar)

6- Dhe pastaj vijme tek zevendesndihmesi i sekretarit te shtetit per europen.

Pra ne shkalle hierarkie i bie njesoj si nje CEO i nje kompanie me nje nga ata qe i hapin deren kur hyn brenda. Rreth 5-6 shkalle kan edhe ata midis tyre.

Ku qe Hilari, se s'me doli kund ne fotografi? smiley

Po ca Hilari thu mo Hoppa, ate mezi e ka prit zevendesi i ndihmesit te sekretarit per europen. Ti thu Hilari... Ka shku edhe tek nje fabrike ku priti oren e pushimit per te fol me Xhim Kanoqen, menaxher departamenti ne zberithimin e karigeve te riciklueshme, dhe folen gjate (15 minuta deri sa mbaroi pushimi) mbi gjendjen ne rajonin e ballkanit.

Si i paskam ne kohe te gabume? 

po klikoje linkun i here smiley

Komenti im ishte thjesht citim i komentit te bom te tema e vizites se Bashes ne US, i cili paska pas taku te njejtin rob. Nuk kishte te tilla reagime atje smiley

Nuk e kuptoj ku eshte gabimi im ne kohe ketu, edhe ne ate teme nje qendrim te ngjashem kam pas..

Nuk me duket, sidoqofte ska lezet me u zgjat...

Nga te vetmet lajme qe vjen i Paster ...E takoi ( sipas PD-isteve nje njeri pa vlere ne shtetin pa vlere USA ) sipas lajmit (nje Funksionar i nje rangu te caktuar ne DSH te USA ). Kemi nevoje per saktesime te tilla jo si per ata te Jozefickes qe dalin ne fotografi me Senatore dhe me pas ja shalojne Jozefperckes qe i vetquan Senatore . Ose akoma me skandaloz Lajmi ku qejfprishura Jozefpercke ,  ua shalon Sheikeve me mAtoor ne shkretetire dhe Lajmi  i pershkruan si vizite ne vende te veshtira se si "Instalohen Tubacionet ne Brendesi " per te patur uje smiley Apo i babasqapit si shtypes butonash me pagese ( me duket 17 $ ora ) qe e bejne maitenanc e Nasda-QIT dhe e paraqisin si NDER i Modh qe u behet Shqiptareve .

Eh Vuvuzeleria , dhe ne keto raste nuk shpetoi dot nga Gjelpera qe u ka injektuar babasqqapi duke u thene mos u tremni se e kom te lehte si Cpim GJEMBI  smiley

Turqeta i zoti shpise . Merhaba Ju te qeret !

Lexoje njihere dhe na trego nese kupton se çke shkruar. Lol

Odrizi osht i thelle. Flet ne menyre te koduar, i ka ngja fiks ne mythe shokut Taras.

Sot ka nje takim shume te rendesishem me sozine e Obames ku do te diskutohet per problemet e rajonit si dhe per mundesite qe kane Bullsat per te mundur Miamin ne playoff

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).