Në shqiptarja.com ish publikuar sot një intervistë me Albin Kurtin. Intervista është e rubrikës lunch.com të gazetares Mira Kazhani, dhe në të Kurti dilte në një dritë tjetër. Kish pranuar të fliste për jetën e vet intime, për të dashurën (norvegjeze me emrin Rita), për nënën dhe ndikimin që kjo e fundit ka pasur mbi Albinin, etj. Por edhe temat politike nuk kishin mbetur jashtë fokusit.

I pyetur lidhur me Tiranën e Prishtinën, ai jep do përcaktime interesante: “Tirana është revolucionare; për shkak të shesheve të saj. Prishtina është guerrile; për shkak të rrugicave të shumta.” Thotë se s’ka ndërmend kurrë të ketë një pronë, as shtëpi. “Për çfarë ta dua një shtëpi?”, thotë. Optikë jo tipikisht shqiptare, apo jo?  Më tej, intervistuesja i fut politikën në bisedë. “Në një farë kuptimi s’do të bëhem kurrë politikan. Por në një kuptim tjetër ndoshta kam qenë gjithmonë”, shprehet ndërdyshazi ai.

Dhe tenton ta masë dhe Vetvendosjen (VV) me këtë kut. “VV, nëse do të vijë në pushtet, do të jetë falë një fitoreje konceptuale të shoqërisë. Nuk bëjmë llogari aleancash dhe koalicionesh. Nëse të duhet të bësh kaq shumë llogari është më bukur të humbasësh. Kam durimin e duhur unë dhe të gjithë kolegët e mi në VV. Ne do të jemi në pushtet në një kohë që shoqëria do të jetë zhvilluar aq mirë sa vërtet unë, apo dikush tjetër do të jetë shërbëtor i heshtur.” Dhe po aty ia ka qejfi të saktësojë diçka: “Institucionet e qeverisë, kryeministria, parlamenti, nuk janë banesa për politikanët. Ata s’duhet të shndërrohen në banorë dhe të rrinë aty si në shtëpi. Kjo është e turpshme.”

Kazhani nuk e fsheh që është i tërhequr shumë nga personaliteti i Kurtit. Kjo gjë duket gjatë gjithë intervistës, por më shumë duket tek mënyra se si ajo e mbyll këtë intervistë. Vesh kostumin e një opinionisteje të sigurtë, dhe thotë: “Më besoni, ky është Albin Kurti. Më besoni ju lexues, por dhe ju politikanë të Tiranës e Prishtinës që lidhni fatet tona në kollaret tuaja të mërzitshme. Por edhe ju ndërkombëtarë që na flisni për forcën dhe shpirtin vital e që zgjidhni të kërceni tango me ngjalat. Ju kuptoj përse distancoheni nga idealizmi, sepse edhe personalisht besoj që ai nuk ekziston, por sonte m’u duk se takova një të tillë. Koha do më japë ose jo të drejtë, por unë gjithmonë do kujtoj se një të enjte të vonë në Tiranë piva verë të athët me një idealist!”

Marrë nga Re.Pu.

 

-----------------------------

 

Albin Kurti, si nuk e keni lexuar kurrë...

Një vit duke pritur takimin me atë. Vjet në pranverë udhëtova deri në Prishtinë për të realizuar një profil për të, aq shumë të dëshiruar nga unë. Ishte e pabesueshme por mu dësh të kthehem pa mundur të flas as në telefon dhe sapo hodha cantën mbi krevatin tim një mesazh rrufeshën përmbysi inatin tim me të.:- Përshëndetje Mira. Takohemi në orën 17 00 tek Grandi? Albini. 

Sigurisht që unë isha kthyer në Tiranë dhe gjithcka u shty. Biseduam dy a tre herë të tjera ndoshta se në shumicën e rasteve mu dësh të flisja me Drenushën asistenten e tij. 
Është ora 11 e mbrëmjes unë po fugoj me makinën time drejt ish Bllokut, ku po më pret Albin Kurti. Mund t’ju duket vonë por ishte mundësia e fundit pasi ai gjithmonë vjen për disa takime të organizuara dhe i duhet të kthehët me natë në prishtinë për shkak të punëve që ka. Nuk kam njohur njeri më të paarritshem se ai. Ai është gjitchka përvecse I zakonshëm!

Ai po pret në një cep të rrugës tek ish blloku dhe vendosim të dy bëjmë një copë rrugë në këmbë për të shkuar në një vinotekë ku do të ishte më qetë e unë mund të mbaja shënimet e mija. 
Si për cudi në Tiranë nuk është as ajo lagështia e ftohtë e as erë e thatë, pëkrundrazi mbrëmjen e shoqëron një fllad si ato kur kanë celur bliret në Tiranë edhe pse blire tani s’ka. 
Çfarë ndjenje të krijon Tirana?
Ai mendohet dhe më thotë se I pëlqen aq shumë, më shumë madje edhe se Prishtina. 
Tirana ka rrugë të gjëra, ka bulevard, është një qytet në funksion të hapësirave. Më duket sikur marr frymë lirisht. 
Po në Prishtinë?
Atje është ndryshe. Rrugë të ngushta, ndoshta edhe kujtime të trishta. Por pikëspari është një cështje që do ta lidhja me frymëmarrjen. Prishtina është e organizuar rreth ndërtesave të posacme që janë aty në llogari të shesheve që mungojnë. Tirana është revolucionare. Për shkak të shesheve të saj. Prishtina është guerile. Për shkak të rrugicave të shumta. 
Nuk ka qënë kështu Tirana, i tregoj unë. Madje ekzistojnë dy përqasje për tiranën.Kanjë palë që thotë se qyteti ka qënë një pazar oriental në vitet -90 deri në 2000. Më pas patëm një kryebashkiak me ngjyra dhe që kish nevojë për ajër. Për fat na dha edhe ne. 
Përqasje tjetër është kritike ndaj qytetit. Thuhet se ai burri që na dha ajër edhe na e betonizoi Tirënën. Në vitet e ’90-ta s’e krahasonim dot Tiranën me vetveten. Kalonim ilegalisht kufirin nga Kosova dhe Tirana ishte liria. Një dekadë më vonë, pamë që edhe banorët këtu merrnim frymë ndryshe. Mbase edhe për popullsinë e Shqipërisë në vitet e ’90 Tirana ishte joshëse sepse ishte kryeqytet, kurse një dekadë më vonë kryeqyteti ishte joshës sepse ishte Tirana. 

Ndoshta kjo është arsyeja që ai nuk blen shtëpi. Madje thotë se s’ka ndërmend kurrë të ketë një pronë. Ndoshta është cështje frymëmarrje, pyes unë veten dhe atë. 
-Jo më thotë, c’ka ta dua një shtëpi. Dhe bën një grimasë injoruese. E të mendosh që shumica e shqiptarëve vdesin të kenë shtëpi. Fakti më futi në mendime, gjithsesi. 
Ndërsa ecim të dy dikush e thërrët dhe ai ndalet ta takoj. Njeriu që po e takon është i ekzaltuar nga rastësia, ndërsa ai është i sjellshëm dhe vetëm kaq. Nuk flet shumë kur takohet me njerëzit. E kam rastisur edhe në një party të VV dhe të gjithë flisnin më shumë se ai. Më bëri përshtypje aftësia e tij në të dëgjuar. Ai dëgjon dhe nuk duket sikur e bën se nuk e di atë që po I thua, mundet ta di edhe më mirë por është I vetpërmbajtur. 
Ngjisim disa shkallë. Ai është një burrë elegant dhe i hedh hapat shumë lehtë. Mban një cantë me rrip të gjatë dhe ka veshur xhaketën e tij, një kafe (e vesh shpesh). Ulemi për të porositur. Kamarieri e njeh menjëherë dhe nuk është i vëmendshëm ndaj meje (edhe pse jam femër) sac është ndaj atij.
Verë të ëmbël apo të athët, pyet kamarieri, një djalë hollak.
- Si e dëshiron ti Mira, më pyet Albini. Unë tha ai, s'e dua të ëmbël.
- E marrim të athët atëherë, i përgjigjem. 
Si është kjo jetë gjithmonë duhet të zgjedhim mes alternativës A dhe B? Por a është kjo liri? E pyes unë. 
-Unë zgjodha verë të athët se s’më pëlqen e ëmbël, përgjigjet ai. Nuk besoj se është liri. Liri është të zgjedhësh mes të pafundmes. Kur të duhet të zgjedhësh mes disa alternativash ke fat sepse nuk zgjedh më të keqen, por mund të jesh pafat sepse humbet më të mirën. 
Albin a je bërë politikan?
Në një formë s’do të bëhëm kurrë. Por në një mënyrë tjetër ndoshta kam qënë gjithmonë. 
Mundohem të mos jem ai lloj politikani që janë mësuar njerëzit të shohin. A e di ti Mira, se cdo të thotë ministër në latinisht? Do të thotë shërbëtor. Maksimumi I karrierrës së një politikani është të bëhet kryeshërbëtor. 
Ju e shihni vetën kryeshërbëtor? 
Po unë përpiqëm të mos shoh veten. VV nëse do të vij në pushtet, ajo do të jetë falë një fitoreje konceptuale të shoqërisë. Nuk bëjmë llogari aleancash dhe koalicionesh. Nëse të duhet të bësh kaq shumë llogari është më bukur të humbasësh. Kam durimin e duhur unë dhe të gjithë kolegët e mi në VV. Ne do të jemi në pushtet në një kohë që shoqëria do të jetë zhvilluar aq mirë sa vërtet unë, apo dikush tjetër do të jetë shërbëtor I heshtur. 
Ai hesht pak dhe vazhdon. 
– E dini, institucionet e qeverisë, kryeministria, parlamenti, nuk janë banesa për politikanët. Ata s’duhet të shndërrohen në banorë dhe të rrinë aty si në shtëpi. Kjo është e turpshme.
Pse është turp? Ne në Tiranë kështu e kemi. Jemi ne pushtet , ose jemi drejtues të një force apo lëvizjeje dhe ajo është shtëpia jonë.
Banorët bëhen pronarë. E pronarë duhet të jenë veçse qytetarët si burim i sovranitetit që janë. Politikanët duhet të shërbejnë në shtetin që paraqet shtëpinë e popullit, shoqërisë, kombit. 
Si është Shqipëria e Albinit?
Ai mendohet disa sekonda. Shqipëria nga njëra anë më vjen si kujtim I brezave, si një tërësi impulsesh. Stërgjyshërit , gjyshërit, prindërit etj. Më vjen si një histori që është bjeshkë. Nga ana tjetër më vjen si ai momenti i zgjimit nga ëndrra në realitet. Por nuk është një ëndërr që ndodhet në kontrast me realitetin por si një ëndërr shumë reale që është pak e mundimshme por që mund të bëhet realitet, duhet të bëhet realitet dhe tashmë disi ka nisur të bëhet realitet. Një ëndërr që mbetet si përshtypje pas zgjimit dhe e transformon zgjimin. 
Po ëndrra shikoni? Kur ishit në burg cfarë ëndrrash shikonit?
S’ma ka bërë njeri këtë pyetje. Shikoja dhe shikoj gjithmonë ëndrra. Kur isha në burg 6 muajt e parë shikoja ëndrra sikur isha I lirë. Më vonë e shihja veten të burgosur por nuk isha kurrë në burgun ku ndodhesha. Ëndrrat më conin në një shkollë, qëndër tregtare, në një shtëpi të vjetër të cilat shëndërroheshin në burg me të burgosur por nuk pashë kurrë një ëndërr në burgun ku qëndrova. 
A ishit agresiv në ëndrra. Ndoshta vrisnit apo rrihnit dikë?
Jo! Ëndrrat nuk kam si zmbrazje. Gjithmonë shoh situata të jashtëzakonshme dhe kur zgjohem në mëngjes ndiej edhe pak përgjegjësi për veten, më thotë ai si me humor por edhe si pak fëmijë. 
E kam ndjekur në një deklaratë të tij në vitin 2000 në burgun e Pozarevacit ne Serbi. Ishte 25 vjec në atë kohë dhe kish një egërsi në sy por përmbajtësi në fjalë. 
Albin, a kishe një njeri që të mungoi gjatë kohës së burgut. Ndoshta nëna?
-Nëna ime ka qënë e ashpër me mua. Ajo ka qënë mësuese dhe të mendosh kur isha fëmijë më dukej vetja me dy mësuese. Në burg humbet ndjeshmërinë dhe nuk jepesh në melankoli. U bera I egër por asnjëherë nuk I inatosa. Isha I qetë. Kjo më ka mbajtur gjallë, tregon Albini. 
Atë e kanë torturuar me ditë e javë. Madje për disa javë nuk mundte as të ecte për shkak të goditjeve në këmbë. E gjitha sepse ai nuk e pranoi kurrë dënimin e tij dhe ata që e dënuan. 

Kur hoqën dorë prej teje? E pyes unë. 
Një ditë u lodhën me mua. Kanë menduar kush merret me këtë të cmendur. 
Në burg flinte në orën 21 të mbrëmjes dhe zgjohej në 5 të mëngjesit. Dhe unë që naivisht e pyes sepse nuk flinte më shumë?
Ai qesh të paktën për një minutë dhe më kthehet. 
Po Mira, atje nuk na kishin dërgu me pushime! Na zgjonin në 5 të mëngjesit dhe ngjitur me krevatin kishim një tryeze dhe një karrike. Ai vendos duart mby tryezë dhe më improvizon sesi duhet të rrinin gjatë gjithë ditës në qeli. Nuk mund të uleshin në krevat për asnjë arsye gjatë ditës. -Tek dera kishte një sy magjik por ndryshe nga realiteti ai shërbente për gardianët që ata mund të shikonin, ne jo sigurisht , më sqaron ai. 
(Imagjinoni të rrish në një dhomë i vëzhguar 24 orë dhe të mos mundesh të shtrihesh në krevatin tënd qoftë edhe për të ëndërruar lirinë.) Krevati, më tregon ai është objekt torture në burg. Ti e ke vetem disa cm larg dhe nuk shtrihesh në të. Kur dola, ndër gjërat e para që bëra ishte të shkoja në lagjen Arbëria për të parë lindjen e diellit në Prishtinë dhe tek Bregu i Diellit kërkova perëndimin. Dielli më zhgënjeu. Jo pse nuk ishte siç e kisha parapërfytyruar, por pse ishte mu ashtu. Shumë gjëra që i kisha mezipritur në ato dy vite e gjysmë burg nuk më lanë përshtyje në liri. Jo gjërat që nuk i kisha në burg, por ato që i kisha në një formë tjetër, më tronditën kur dola në liri. Syri magjik i derës kur tashmë shihja unë dhe jo ata nga jashtë, piruni i metaltë dhe jo i plastikës, dritarja nga e cila shikoja unë dhe nuk më shikonin ata, ishin gjëra me të cilat m’u desh kohë të ambjentohesha. Pra, jo ajo që s’e kasha parë, por ajo që kishte kuptim të përmbysur po më bënte shumë më tepër përshtypje. 
Por, kishte edhe punë që më mbetën përgjysmë në burg e që i vazhdova në liri. Faqet e fundit të shumë romaneve që kisha lexuar (faqet e fundit ishin grisur kryesisht nga të burgosur të tjerë që u nevojiteshin fletët për të shkruar pikët e fituara gjatë lojës YAMB me zare të punuara nga sapuni) i kam lexuar vetëm vite më pas. 
Unë nuk dua ta pyes për torturat sepse kam frikë edhe ti dëgjoj por ai nuk të krijon asnjë pengesë. Ai ka një botë që I bën të gjithë të ndihen ajër dhe të futen në hapësirat e bjeshkës së tij. 
Kamarieri afrohet disa herë dhe interesohet për të na mbushur gotat me verë. Sytë e shumë njerëzve aty rrotull bëjnë një rreth tek tavolina jonë hera- herës. Kam një tundim të ngrihem dhe t’ju tregoj në vesh të gjithëve me rradhë se Albini është i jashtëzakonshëm në të zakonshmen e tij. Dua ta njohin edhe ata ashtu si unë besoj që po e njoh sonte. 
Të paktën tani fle me dikë besoj, e pyes unë me pak dëshirë për të zbuluar nëse ka një femër në jetën e tij. 
Jo aktualisht. Shoqja ime nuk ndodhet në Prishtinë. Përgjigjet ai me një rrjedhshmëri pëfekte. 
Unë as që isha në dijeni të një lidhjeje të tij dhe u tundova në kureshti. Mësoj që ajo është norvegjeze dhe quhet Rita. Duket si emër shqiptar vetëm të dashurin e ka shqiptar. Albinin.. Janë njohur që në vitin 2007 në Prishtinë.
Si ndodhi që u dashuruat?
E dallova që herën e parë. Por nuk ishte dashuri me shikim të parë, tregon ai. Ndërsa më flet për Ritën sytë i shndrisin. Kanë në plan të martohen një ditë por Albini më thotë atë që cdo femër në botë do donte që ta dëgjonte. 
-E di që do martohem por kjo ka pak rëndësi. Ajo është gruaja e jetës time dhe martesa nuk do e bëj më të rëndësishme. 
Sa me fat Rita, i them atij. 
- Jo Mira, vec ta njohësh ti atë dhe do kuptosh se fatin e kam unë. 

Më duket gati surreale që po dëgjoj Albin Kurtin tek flet për dashurinë. Dhe tek më tregon sesa mirë e ka mësuar shqipen Rita duke ndjekur kurs të shqipes në Tiranë. Ne njerëzit jemi gjithmonë viktima në kurthet e stereotipeve që krijojmë në kokën tonë. Duke e parë atë nga larg kisha besuar se është nga ata që s’kanë bisedë tjetër vec atdheut. Albini ka të drejtë kur thotë se situatat i ka të jashtëzakonshme dhe ai di të jetë edhe i zakonshëm tek flet për gjërat e vogla të jetës së tij. Edhe pse telefonin gjatë ditës më së shumti e mban Drenusha (asistentja) dhe ndoshta Ritës i duhet të pres që njeriu i saj i zemrës të mbaroj mbledhjet e gjata apo protestat e pse jo i është dashur të mbaj zemrën me dorë kur atë e kanë arrestuar. Duhet të jetë kaq e vështirë për të fakti që burri i jetës së saj është nje shqiptarë i rrallë (kjo edhe në qoftë e zakonshme , që për mua nuk është, është e vërteta e tij merituar.)

Albini, ka një aftësi për të gjetur arsyetimin më të mirë të mundshëm. Dhe këto vështirësitë e tij si psh, telefoni, protesta, arrestimet, mbledhjet e gjata, takimet e gjata nuk janë pengesë për dy njerëz kur sic thotë ai vetë:” ngjashmëritë në botëkuptim janë ura për mirëkuptim”!
Ndërsa bisedojmë për dashuritë e tij kuptoj se ai nuk është rebeli që ndonjëri krijon në mendjen e tij. Është i urtë dhe mendohet gjatë përpara cdo përgjigjeje. Burgu nuk e ka bërë të ndihet as hero e as viktimë. Ai ka mësuar gjatë jetës në një kohë të shpejtë gati më xhiro të përshpejtuara që të jetë i duruar dhe mendimet të mos i gatuaj mbi gjuhë por në zemër e në mendje. Nga fundi i bisedës unë nuk mbaj shënime më. Vera e athët me disa djathra të ndryshëm ka shoqëruar mbrëmjen e vonë. E kemi lenë që të takohemi në verë diku nga Jali pasi Albini nuk bën kurrë pushimë në vende të tjera përecse në viset shqiptare. Duke u larguar e kam zakon të më kujtohet ndonjë pyetje. 
Albin po si harrova të të pyes nëse ke në plane të bësh fëmijë?!
Po besoj që do kem në një të ardhme, thotë ai duke qeshur lehtë me ato sytë që i rrëzojnë mbi portret një butësi fëmije që duket sikur është rritur para kohe duke parë protestat dhe prej mencurisë së parakohshme dhe karakterit njerëzor ka mundur të mbetet edhe pak fëmijë , gjë që justifikon edhe idealizmin e tij. 
Cfarë do t’ju mësosh mësëpari atyre, insistoj unë.
Është i paparashikueshëm. Ndërsa unë pres një këshillë ai më jep një leksion.
-Nuk besoj se do i mësoj. Kush jam unë që të mësoj fëmijët e mi. Do mësojmë nga njëri-tjetri. Askush nuk di aq shumë sa të mësoj të tjerët. 

p.s Më besoni, ky është Albin Kurti. Më besoni ju lexues, politikanët e Tiranës e Prishtinës që lidhin fatet tona në kollarët e tyre të mërzitshme. Por edhe ju ndërkombëtare që na flisni për forcën dhe shpirtin vital e që zgjidhni të kërceni tango me ngjalat. Ju kuptoj përse distancoheni nga idealizmi, sepse edhe personalisht besoj që ai nuk ekziston, por sonte m'u duk se takova një të tillë. Koha do më jap ose jo të drejtë por unë gjithmonë do kujtoj se një të enjte të vonë në Tiranë piva verë të athët me një idealist!

Mira Kazhani

Marrë nga Shqiptarja.com

61 Komente

Me vjen keq per menyren si eshte shkruar (stilin prej tablodi, drejtshkrimin...), por Albin Kurti mbetet sidoqofte personazh serioz e zbavites njekohesisht.

Një vit duke pritur takimin me atë. Vjet në pranverë udhëtova deri në Prishtinë për të realizuar një profil për të

A Mira Mira... smiley

Hahahha, kam ndalur aty ku kesaj i celin bliret imagjinare nderkohe qe i merr floket flladi qe ka fryre Albini.

Mbase ka dashur te thote "briret imagjinare" smiley

Haha... prit, se duhet thene edhe kjo:

"Rrofsh o Mira se na kerrnaqe!"

Verë të ëmbël apo të athët, pyet kamarieri, një djalë hollak.
- Si e dëshiron ti Mira, më pyet Albini. Unë tha ai, s'e dua të ëmbël.
- E marrim të athët atëherë, i përgjigjem. 
Si është kjo jetë gjithmonë duhet të zgjedhim mes alternativës A dhe B? Por a është kjo liri? E pyes unë. 

Duhet edhe alternativa C: vere e kripur.

fina je shume e poshter eee smiley

Jo, s'jam. Seriozisht ka ca pjese te mira. Per shembull:

"Krevati, më tregon ai është objekt torture në burg. Ti e ke vetem disa cm larg dhe nuk shtrihesh në të. Kur dola, ndër gjërat e para që bëra ishte të shkoja në lagjen Arbëria për të parë lindjen e diellit në Prishtinë dhe tek Bregu i Diellit kërkova perëndimin. Dielli më zhgënjeu. Jo pse nuk ishte siç e kisha parapërfytyruar, por pse ishte mu ashtu. Shumë gjëra që i kisha mezipritur në ato dy vite e gjysmë burg nuk më lanë përshtyje në liri. Jo gjërat që nuk i kisha në burg, por ato që i kisha në një formë tjetër, më tronditën kur dola në liri. Syri magjik i derës kur tashmë shihja unë dhe jo ata nga jashtë, piruni i metaltë dhe jo i plastikës, dritarja nga e cila shikoja unë dhe nuk më shikonin ata, ishin gjëra me të cilat m’u desh kohë të ambjentohesha. Pra, jo ajo që s’e kisha parë, por ajo që kishte kuptim të përmbysur po më bënte shumë më tepër përshtypje. 
Por, kishte edhe punë që më mbetën përgjysmë në burg e që i vazhdova në liri. Faqet e fundit të shumë romaneve që kisha lexuar (faqet e fundit ishin grisur kryesisht nga të burgosur të tjerë që u nevojiteshin fletët për të shkruar pikët e fituara gjatë lojës YAMB me zare të punuara nga sapuni) i kam lexuar vetëm vite më pas. "

Fin, e lexova artikullin ne fillim te ResPublica, dhe thashe t'i hedh nje sy origjinalit, per ta prure te plote ne peshk, pervec kuriozitetit personal.  Por me pune, dhe s'pata kohe.

Me duhet te them qe u shokova nje cik me veten, me intervistuesen, me veten.  Dhe komentet ne fund te intervista.

(Shkeputje: nuk e di nese emocionet e intervistueses jane percjelle edhe tek editori/editorja e shqiptarja.com se sikur me duar qe dridhen e shpirt qe perdellohet eshte hedhur online ai artikull.)

Por pertej peripecise se krasitjes se hartimit per te dale tek fjalet e Kurtit, me pllakosi dhe nje pikepyetje e madhe e frymezuar nga intervistuesja.  Me ka cof idealizmi dhe/apo  ideja e heroit pavaresisht se Albin Kurtin e vleresoj tej mase?  I dhashe derman kesaj pune me kategorizimin gazetari "dreke hesapi" (seksioni lunch.com) apo tekstualisht:

Çdo javë ju sjell një personazh VIP në një bisedë joformale dhe origjinale. Atë që shpesh bisedojme me miqtë tanë në kafe, në një atmosferë të ngrohtë, por dhe pikante gazetareske, jua tregoj përmes protagosintëve të jetës publike shqiptare.

Komentet ne fund ama, te vinin serish ne dileme.

Per t'i rene shkurt, fare mire trop mund te me kishte thene mua "e poshter" smiley.

Disclaimer, post scriptum e gjera te kesaj natyre: Nuk mund t'i mohohet kesaj interviste, hedhja ne drite, apo venia ne pah te disa aneve te panjohura, personale nen formatin "tête à tête" me Kurtin.  

PPS: dhe kjo, per merite te te intervistuarit.  

PPPS: sa "disclaimer" i duhen ngjitur kesaj interviste per meritat e Mires?  

C'te te them? smiley Edhe une e lexova, u habita, u kollita, por pastaj i dhashe dum me klishene e burrave qe qenkeshin nga Marsi a nga Jupiteri, dhe te grave qe jane nga pallati perballe. Si edhe me vajti mendja tek ajo gruaja serioze qe shkoi ne bisedime me kostum dhe doli me fusnote (me thene te drejten ky llaf me kujton perparjen e amvises).

 

smiley

PPPS: Dhe une do i kisha ndryshuar titullin, poshtersisht.

Fin, Kurti ka plot gjera per te thene dhe ne per te degjuar, por nuk ka perse ky te mundohet me vetemohim t'i shkepuse 5 minuta kesaj debiles per te thene dicka te rendesishme. Shpresoj qe neser te mund te gjejme ndonje interviste normale te tijen ku te zbulojme gjera te natyres revistore - nese e kemi vertet te nevojshme ne kete pike te mesojme te tilla gjera, qe zakonisht shkruhen neper biografite 10-20 vjet pas vdekjes- pa vuajtur kaq shume.

Po cfare po diskutojme?! Qe kjo eshte tyryfyçke? Po mire, pune e madhe. C't'i bejme? Hallin e kemi tjeterkund. Hallin e kemi qe te kemi mundesine te propozojme se paku nje figure "te se mires". Se na mbyten Ilir Metat, bijte e Berishes e te Topallit, o Trop. S'kemi asnje figure identifikimi te hajrit, dhe s'behet pa to, sado qe u bie sazeve Lubonja neper studio televizive mbi çmitizimin. Ne jemi akoma shtet ne rritje e siper dhe na duhen metafora identitare (zgjidh e merr, se fundja te mbetet edhe fundamentalizmi religjioz).

Keshtu qe falenderoj Albinin qe piu vere te tharet me ket gocen, si edhe falenderoj shqiptaren pike kom qe s'zgjodhi ndonjeren nga ato motrat me kaçurrela si gazetare, sepse ne vend te Albinit do te kishte intervistuar ndonje nga keta zengjinet e rinj, qe pas ca muajsh dalin me foto te kronika e zeze.

Ne fund fare: rrofte Shqiperia, sepse eshte atdheu qe te ben te presesh gjithnje e me pak nga bashkekombesit.

Me vjen keq qe te paskam shkaktuar nje lloj thartie. Per Kurtin kam respekt te madh dhe i jap mbeshtetjen time te pakten ne cdo argument se ne terren s'mundem. Prej respektit ndaj tij me sikletosi intervista. Edhe nje here, nuk eshte se Kurti nuk del ne shtyp e na ngelet te lexojme c'te gjejme, ai del madje shume.

jo jo e kam te shendetshem inatin kete radhe. jodepresiv dmth.

p.s. per hir te se vertetes duhet te them qe sot ne mengjes u zbavita smiley duke rilexuar nja dy pjese smiley 

Po edhe une tani qe e lexova te reduktuar nga Nanoja u ndjeva pak fajtore, kjo interviste ndoshta mund te ishte shpetuar me liposuksion/dhjamethithje.

Miren s'do e kete zene dy-oreshi i hartimit.  Nje ore per te hartu, nje ore per te bukur-krasit. 

Ne boten e Mires nuk ka gershere, as thika, as tehe cfaredolloj. Ne boten e Mires ka vetem arome bliri.

smiley mos harro gotat e veres dhe diskutimin erudit mbi lirine

Thuaj c'te duash por duhet te jete shume mire te jesh Mira.

skenari ideal sipas meje* eshte ai qe cdo vajze/femer/grua ta kete nje Mire brenda vetes, por cdo mengjes ta marre perballe dhe t'i thote: ik moj llaçke. vetem se ky skenar kerkon edhe vete te tjera me te pelqyera, si alternativa.

* kete mund ta kishte thene edhe Ravi

Une per vete kam nje pike te dobet per meshkujt me kacurrela smiley. Mire brenda vetes shpresoj te kete edhe Albini, se nuk kalohet jeta me vere te athet. Por nuk eshte ceshtja ne duhet te kesh, ceshtja eshte ta zbulosh Miren brenda vetes, do te thoshte Ravi smiley.

Po Albini per te kerkuar Miren brenda vetes do kete vajtur, them une. Halli yne eshte qe ne fund ishte Mira ajo qe gjeti Albinin e vet brenda vetes smiley, por s'pati instrumentet e duhura kulturore per ta per-mbajtur nje zbulim te tille smiley.

Tregojne per nje regjizor deledash (ndoshta ja thone Almodovar) se pergjonte me endje bisedat e grave (edhe ato banalet, thashethemet etj. - imagjino ose me xhezve, kafe turke, perzjer me sheqer, mbeshtjellur me leter gazete e nje furnelle elektrike rrethuar nga kembe mbeshtjellur me corape najloni - majat me llastik- qe dridhen nga gajasjet e pergojimit). Kjo ketu perbente skenar me vete...

kemi ngjala te zgares, te tiganit, dhe ngjala qe kercejne tango smiley

shqiptarja.com, kuptoj, anila basha kjo madame de stael shqiptare!

Trop, po ti, a shikon endrra ti? smiley

Jo aktualisht. I dashuri im nuk më lë të fle gjithe natën. Përgjigjet ajo me një rrjedhshmëri pëfekte. 

: ))))

a lejohet t'perdoret komenti i mesiperm si piknisje per nje kuturisje me Fotaq?

fusnote: nje mospergjigje mbrenda nji afati te arsyeshem kohe do merret si miratim.

posi

I mjeri Albin, ka rënë në duart e femrës së gabuar. 

Unë ia përfytyroj flokët me xhel aty ke fotoja. 

 

Po si nuk na bien dhe ne per pjese femra te tilla si kjo gazetarja qe eksitohen kaq shume nga idealizmi dhe nga ideali per te mos patur shtepi e pasuri. smiley

 

Do te bien,do te bien,mos u bej meraksmileyThey are everywheresmiley

Paj hartimi per Albinin, si hero i diteve tona (nuk ka ndryshuar shume gazetaria nga koha e komunizmit kur ju bente portret kooperativisteve) nuk me impresionon shume, ajo qe me shqeteson eshte se Albin Kurti, nje lider politik i ri, ka nje dore te mire ndjekesish fanatike dhe eshte ngritur ne rrangun e nje lideri te pazevendesueshem qe njerezit bejne be per te sa do te ja kishin zili edhe liderat me te vjeter.  Kjo meriton nje analize me vete. 

Ne fakt c'i duam fanatiket qe te ndjekin per ideale. Na duhen me shume nga ata truboshet qe te ndjekin per nje vend pune, vend te cilin nuk e meritojne, dhe qe shkojne pas ofertes me te mire.

Po ky titlli sikur ishte Albin: sic nuk e keni lexuar, u bo, Albini :nuk kam ngut per te ardhur.. smileyTe tjeret nguten zakonisht smiley Ndaje mendjen Albino.

 

Kam pershtypjen se erdhi koha qe revista Jeta(s'e di a eshte hala!!)nentitullin Albini:Une dhe fashion smiley

Shkrimi me lart,flet me shume mbi dinamikat e marredhenies afatshkurter te gazetares me Albinin sesa ckyc ndonje ane te panjohur.

Nejse per hajer...

Dhe pastaj vjen nje dite dhe pyesim: A i meriton ky popull keto lidera? 

Po mor xhan. Mjafton te lexosh artikullin e kesaj populleshes ketu dhe modestine leniniane te perzier me pak dell artistik pé te Kocit te teto Lefkes te ketij delfinit, qe ta kuptosh qe keto lidera i rrisim ne vete, mu si lulja ne saksi.

E modhe fare kjo video! smiley

Kac Myftarajn e pash aty tu i ra gerrnetes, po u munojsha me njoft ene te tjere, po n´at cast u shfaq ajo bojallesha.

Kisha kohe pa pá golf sintetik jeshil.

Megjithese me thon t´drejten, mu desh me e kthy ene i´her ka e para videon, per me pá ngjyren e golfit. smiley

Heren e pare me mahniti zoni i saj...........ene nja dy gjona t´tjera. smiley

me pak dell artistik pé te Kocit te teto Lefkes

- Jo pikturist zonje, s-k-u-l-p-t-o-r, nje shkalle me lart! Une bej qenër, bej kuaj me cizme meksikane, bej breshka dhe zhaba ne allci. Eh, arti eshte i veshtire zonje.

Ky Tan Tan Marketi hallall gjiza, ka vene goxha filma te plote shqipo ne jutub, ka vene dhe kete te plote.

Perveq ketij, kodosh dhe Pulaha me skenarin. smiley

Kjo gazetarja me kete stil ka bere pune te mbrapshte. Cdo politikan duhet t'i rrije larg kesaj se kjo te pikturon sikur je jashte planetit Toke.

Qe Albini ka ca ide le te themi allasoj kjo dihet, por keshtu si e ka pikturuar kjo gazetarja paraqitet si personazh qe mbart nje perzierje elementesh te romantizmit europian dhe realizmit socialist.

Nje personazh si Albini qe eshte ngritur fale nacionalizmit, biles si figure nacionaliste qe s'pranon kompromise, nuk mund te jape nje interviste ku del si komisar partie gjate luftes nacionalçlirimtare.

 

what's wrong with "komisar partie gjate luftes nacionalçlirimtare"?

Kuptohet lehte ku eshte problemi, 45 vjet diktature.

well, ne lufte nuk kish fillu 45-cja ala.

komisaret jane figura e fitimtarit. ti thush tjetrit je si komisar lufte nac cl, pavaresisht nga se nisesh, po e lavderon mirefilli.

Atyre si Kanan Tafili i heq kapelen, trim me flete, atyre si Komisari i Drites ....

Edhe Esat Pasha e ka firmosur Deklaraten e Pavaresise, po kjo nuk e ben burre te mire, keshtu edhe puna e komisareve.

Jo jo, robt jan shumengjyrsh ne kohe (madje edhe ne te njejten kohe por per probleme te ndryshme). Esat Pasha ka bo shume mire qe ka firmos pavaresine. Hallall per at gje.

Kjo futja e robve ne fole katrore eshte nje mendesi qe e kemi mor sagllom nga ai 45-ci qe thame.

Haka te i zoti!

per te ardh te krahasimi juaj: mund fare mire te kishe kap ndonje sekretar te pare rrethi aty nga viti 1980. Kjo po qe i bie kokes.

Pervec komenteve " me pelqi s'me pelqi " "ka floket me xhel ose kacurrel " "u be dhe kjo te shkruaje me gabime " " si komisar partizan "  etj etj percaktime te inteliDjences se madhe ...

A ka kush ndonje mendim Konkret perse dhe cfare nuk i pelqen ? Cfare teorie po i shkakton " dhimbje te barres " lexuesit kundershtues ? Ne mos po kam mendimin per te tilla raste , te nderuarit admin . le te hapin nje Rubrike me titull "Kush ka dacibaot me produktive " ndryshe nga "vendosni dicituren " dhe "tralalalate" ku me te vertete  shquhen nje varg nikesh ! 

Albini ? Nga intervista kuptojme qe :

per femrat = asht i xanun

per meshkujt = nuk eshte gay aktiv

Per idete kuptojme gjithashtu ate qe shprehet ne titull !

Mua mu duk si nje nga njerzit me kocke kur flet . Nuk e le dhembjen personale ta dominoje perpara Objektivave me te medha te jetes . Kjo nuk e shndrron ne nje qaraman te rradhes ..."kam qene ne burg une or tie " " me kane persekutue mue or tie " ...dhe te tille njerez ,  kam mendimin se jane nga me te perkushtuarit e nje levizjeje per te Miren e te gjithe Shqiptareve kudo qe jane ! Te tilla veti thithin njerez dhe kontigjente te sakrifices dhe ndoshta ( gje qe ja Uroj ) ne kushte te tjera shndrrohen edhe ne pika kyce te Levizjes Kombetare ! Paste Fat!

Oidriso, gjerat qe s'i dija e me lane te pakenaqur jane keto te treja

1-Thotë se s’ka ndërmend kurrë të ketë një pronë, as shtëpi. “Për çfarë ta dua një shtëpi?”, thotë

2-Ajo është gruaja e jetës time dhe martesa nuk do e bëj më të rëndësishme.

3- -Nuk besoj se do i mësoj. Kush jam unë që të mësoj fëmijët e mi. Do mësojmë nga njëri-tjetri. Askush nuk di aq shumë sa të mësoj të tjerët.

Ok, i pakorruptueshem, burim frymezimi, por i pakorruptueshem sepse ke kete vizion pa prone, pa shtepi, burimi i frymezimit shteron. Ne e mbajme lart se ka bere sakrificen supreme, ka shitur shtepine, Albini del e thote se s'ka çe do shtepine, i doli e tepert e shiti.

Martesa ka funksion shume te rendesishem ne kulturen shqiptare, politikani sidomos nacionalist duhet te jete i vemendshem ne kete pike, pak rendesi ka se çfare mendon realisht per martesen, duhet te paraqitet si mbrojtes i institucionit jo si mohues.

Tek femijet ia ka futur me top per hir te mohimit te qendrimit paternalist nga burojne terci-verclliqet e burimit te autoritetit e te dhunes me te cilat ka mbush faqet e peshkut edhe Zaimi.

Keto tre pika, Albini do kish qene me mire t'ia linte Konjufces e Zaimit.

Kjo kthese 180 grade, nga imazhi i Nacionalistit me N te madhe, tek i Zaimit, vallaj nuk kaperdihet lehte.

 

Per piken tre nje nga njerzit me Famoz te Futbollit Boteror , ish trajneri Juves ( Mbretereshes ) Ancelotti ka thene nje llaf per Gur Themeli .

" Dikush andej nga FUNDI po perpiqet te na mesoje " Mbase njerez me mend si Albini e kane LEXUAR !

Per piken  dy .Ti mund ta komentosh si te desherosh edhe si Institucion midiss meshkujve , edhe midis njeriut dhe kafsheve etj ... Por ne thelb ai perfaqeson Institucionin me NORMAL te marteses. Martesa  eshte nje AKT administrativ midis sekseve te kundert i Shoqerive normale ashtu si edhe Ndarja . Por jane te Rralle ata qe kane kete FAT ta kene shoqe Jete gjithe Jeten ose ne kuptimin e Plote te fjales shqiptare Bashkeshorte !

Per piken nje . Te pakten ketu . Prona eshte nje nga gjerat me te pakuptimta qe mund te krahsohet me mentalitetin Shqiptar " kam prone mer Jahu " Per shtepine ndoshta se kam kuptuar mire por mbetem nga ty !

Dhe per ta zgjerur pak si e mednoj ... ne se nuk je me te ardhura mbi 500 mije dollare ne VIT nuk ma do mendja se mund te mbash shtepi ne shtete Normale ! Vetem barin para e anash shtepise e ndrrojne dy here ne Vit se "prish pamjen" Dmth si pa gje te keq nja 2000 te "vogla "per cdo rast .Pa permendr ata qe vijne per pastrim Gjethesh etj etj smiley Pa rhene qe nje pastrim shtepie te pakten dykateshe kerkon nje pagese 20 dollare ora ..etj etj . Per mua Shqiptare pa "nenen , vjerren etj " nuk ka qe te mbaje shtepi ! Gjithmone ne se me mirkupton flas per KETU !

Pra sic edhe lexon  z.Albin eshte i qarte ne ato qe thote !

Ky tipi ska per te marre ndonjehere pushtet sa te jete Hashimi atje. Hashimi eshte bere si Sala, 30 vjet aty e ke.

Sa here e nigjoj me kujton "urtsine",nje personazh i Lec Bushatit te nje drame te Serafin Fankos

smiley  Mira

smiley

Selman Ruzhdija smiley

je bo me keq se ato xhelozet euridite smiley

Krevati është objekt torture në burg. Ti e ke vetem disa cm larg dhe nuk shtrihesh në të.

Dear Santa smiley

Hallall Albinit qe beri nje kohe burg,por nuk u martua kurre.Ne te tjeret, mbetem te burgosur per tere jeten smiley

lol me kete intervistuese edhe revolucionari Vladimir Ilic Lenin do te ishte dukur nje Paris Hilton cfaredo.

trajtimi alla Pop-hero nuk i heq vlera, ndoshta i shton per nje segment te  caktuar, se shton kureshtjen per adolishentet

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka në plan të martohet me një norvegjeze.

Emri i saj është Rita. Kjo bëhet me dije nga vetë Albin Kurti në një intervistë për gazetën “Shqiptarja”, që i ka bërë edhe një profil liderit të partisë më të përfolur në Kosovë.

Ajo është norvegjeze dhe quhet Rita. Duket si emër shqiptar vetëm të dashurin e ka shqiptar.

Janë njohur që në vitin 2007 në Prishtinë. Albini ka folur gjatë për atë se si e sheh lidhjen me të.

”E dallova që herën e parë. Por nuk ishte dashuri me shikim të parë”, ka thënë Kurti. Sipas tij, ata kanë në plan të martohen një ditë por Albini thotë atë që çdo femër në botë do donte që ta dëgjonte.

”E di që do martohem por kjo ka pak rëndësi. Ajo është gruaja e jetës time dhe martesa nuk do e bëj më të rëndësishme”, ka thënë Kurti. Ai e ka cilësuar vetën me fat që është më të në lidhje.

“Ta njohësh atë e kupton se fatin e kam unë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Rita e ka mësuar mirë shqipen dhe se është duke ndjekur kurs të shqipes në Tiranë. Ne njerëzit jemi gjithmonë viktima në kurthet e stereotipave që krijojmë në kokën tonë. Duke e parë atë nga larg kisha besuar se është nga ata që s’kanë bisedë tjetër veç atdheut.

Albini ka të drejtë kur thotë se situatat i ka të jashtëzakonshme dhe ai di të jetë edhe i zakonshëm tek flet për gjërat e vogla të jetës së tij. Edhe pse telefonin gjatë ditës më së shumti e mban Drenusha (asistentja) dhe ndoshta Ritës i duhet të pres që njeriu i saj i zemrës të mbaroj mbledhjet e gjata apo protestat e pse jo i është dashur të mbaj zemrën me dorë kur atë e kanë arrestuar.  

ky eshte nga ata te paktet shqiptare qe kur i uron "gjithe te mirat", ja ke uruar te gjithe popullit (bashke me te).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).