Nga një diskutim mes disidentëve europiano-lindorë: 

Ka dy elementë thelbësorë të ndryshimeve politike në Europën Lindore, të dy të rrënjosur në të kaluarën (komuniste), që asnjë vend në rajon nuk ka arritur të zgjidhë. Këta janë privatizimi dhe nomenklatura. Secili shtet i rajonit ka provuar metodën e vet të privatizimit apo gjysëm-privatizimit, dhe asnjë reformë nuk ka qenë e suksesshme. Asnjë. Nuk po them që dështuan të gjitha, por po them që asnjëra nuk ishte e suksesshme. Privatizimin nuk do mund t'a ndaja dot nga nomenklatura dhe mbijetesa e saj, sesi u parashutua në epokën e re.

Citimi është nga një arkitekt hungarez, ish-shkrimtar disident, me emrin Laszlo Rajk. Diskutimi i gjithi është interesant, por po vazhdoj këtu mendimin e Rajk mbi këto dy probleme: 

Këto janë dy pyetje të rëndësisshme që influencojnë jetën politike bashkëkohore sot dhe në të ardhmen. Ligji i lustrimit në Çeki, apo i mos-lustrimit në Hungari, hapja e arkivave në Gjermani, apo hapja e vonë e arkivave në Sllovaki: të gjitha këto janë çështje politike sot. Asnjë prej këtyre vendeve nuk ka mundur të ndahet nga e kaluara dhe të thotë "tani po fillojmë diçka të re". E kaluara përdoret vazhdimisht nga politikanët e opinionbërësit, negativisht apo pozitivisht, pak rëndësi ka. Eshtë qesharake që po ndodh edhe 20 vjet pas ndryshimeve. Se edhe '68 në Çeki ndodhi pak më shumë se një dekadë pas '56-ës në Hungari. 20 vjet është një kohë e gjatë.

Por ne vazhdojmë të gërmojmë në këto gjëra. Për pse-në, nuk kam përgjigje. Thjesht e di që këto të dyja janë probleme themelore. Të shpresojmë se brezi i ri nuk do të vazhdojë të njëjtën gjë, por do të na thotë "Ok, shkoni atje tek cepi dhe flisni për të kaluarën, se me të tashmen do merremi vetë."

Është interesante sesi Shqipëria ka shumë pak komunikimin me Europën Lindore, megjithëse na bashkojnë një tufë me probleme të ngjashme.

10 Komente

 Shume interesante keto diskutimet Penar dhe faleminderit qe i solle. Mua ajo qe me terhoqi me shume vemendjen ishte diskutimi i MS:


Firstly, the dissidents weren't prepared for the change because they had so many of their own problems finding ways to survive under communism. They were more obsessed with their own soul than with the regime. Of course this was important for the human rights agenda, which proved crucial in '89, but now this agenda has collapsed. In Hungary, the dissidents might have thought more politically, or more deeply, but in Czechoslovakia I remember very well that although there were many debates, little thought was given to questions of how to rule the state or how to change the economy, how to change the system. Most of the debate was about how to resist the current system and not how to create a new one. So when '89 came we were just not prepared. 

Kjo pak a shume eshte edhe historia e disidences shqiptare. Intelektualet, kryesisht ato te fushave te artit, shquheshin per pikepamje me liberale ose sic quheshin asokohe shfaqje te huaja. Ishin keta artiste qe sollen ate minipranvere disidence ne fillimin e viteve 70 qe pastaj u denua nga Pleniumi i IV. Por cdokush mendonte ne terma personale dhe askush nuk kerkonte te organizohej per te bere qendrese politike, pasi vetem ideja e nje organizimi politik per t'iu kundervene Partise, ua hiqte ne vend nga frika cdo lloj mendimi disident. Dhe besoj qe kjo shpjegon edhe qendrimin e Kadarese qe ishte nje shkrimtar dhe artist disident, po pa background politike. Dhe kete tehuajezim me politiken ai e tregoi fare qarte ne 1990 kur fare kollaj mund te ishte bere President i vendit apo lider i partise opozitare, por megjithe kerkesat publike apo private qe iu bene ai e refuzoi kete rol.

Gjithashtu shume interesante ishte edhe pikepamja.

Secondly, there is the question of political orientation. When we started creating a party from the revolutionary movement in Bratislava, we didn't have a debate about whether we were on the right or on the left. We did tests – you know those tests – and according to all of them we were on the left. But we had to decide to be on the right, because to be on the left was stupid. You had to privatize, you had to transform the system, you had to distance yourself from the communist party. It was very difficult to be a rightwing politician and at the same time internally be on the left. Many former dissidents have since changed their minds completely.

Ketu me duket sikur me ka vjedhur mendimet, dhe eshte nje teme per te cilen vertet po mendohesha te shkruaja nje esse, po duke menu qe ju te Peshkut nuk jepni noi lek, thashe te merrem me mire me ndonje pune me me shume bereqet smiley

Kurse asaj pyetjes tende

Është interesante sesi Shqipëria ka shumë pak komunikimin me Europën Lindore, megjithëse na bashkojnë një tufë me probleme të ngjashme.

do ti pergjigjesha me shprehjen lapidare te R. Alise se "Shqiperia nuk eshte as Lindje as Perendim"

  

Pjesa ku thote qe s'e menduam fare se c'do benim pasi te ndryshohej pushteti ishte me te vertete interesante.

Sa per "as ne Lindje as ne Perendim", vallaj, duhet ta ndajme mendjen, edhe te zejme nje vend, se keshtu ne ajer nuk kemi ndonje fitim te madh.

 Ne venin e kemi, fiks fare, po nuk duam ta pranojme. Ne jemi nje Middle East i vogel ne mes te Ballkanit. Dicka midis Turqise dhe Libanit. D.mth. nje popullsi kryesisht rurale, muslimane te tipit liberal turk, jo arab por qe fatkeqesisht po shfaq shenja arabizimi dhe nje inteligjence mikse, pergjithesisht ateiste qe i pelqen te jetoje si ne Perendim, per te punoje si ne Lindje.

Te rrethuar sic jemi nga toka me ortodokse militante dhe nga deti me katolike puro, ndjehemi gjithmone te fyer ne identitet me fqinjet ndaj dhe e shof shume te veshtire futjen qofte edhe ne familjen ballkanike. Ndaj dhe aleatet tane ne shekujt e fundit kane qene here Turqia e here Austria, here Kina e here Rusia e se fundmi USA. Legjenda e Doruntines pra... smiley

Po mire, pse nuk e pranojme qe jemi thjesht ne veriperendim te Greqise dhe ne lindje te Italise? Pa kompleks inferioriteti dhe pa vetemburrje te kote. Keto dallimet lindje-perendim jane te pabaza. A po kemi prape nevoje per Galileun te vije te na shpjegoje se toka eshte e rrumbullaket?

 Perveç kesaj qe thote Naimi, pse nuk pranojme qe, "sektori publik" eshte me i predispozuar ndaj korrupsionit, ndaj reformat e privatizimit nuk kane ecur, dhe nuk do ecin. (edhe "sektori privat" ka te njejtat predispozita ndaj korrupsionit, ndryshimi eshte qe atij i lejohet te "falimentoje&quotsmiley.

(Nje shembull interesant: 30 politikanet me te paguar ne Bote jane te gjithe nga Singapori dhe Singapori perceptohet si i 3 ne listen e konfidences kundra korrupsionit

Nuk kuptoj pse gjithmone duhet te kalohet tek "idealet", diskutohen konceptet jo realiteti...

Është interesante sesi Shqipëria ka shumë pak komunikimin me Europën Lindore, megjithëse na bashkojnë një tufë me probleme të ngjashme 

 

Ana tjeter e medaljes eshte bezdia e europanieve "lindore" si Ceket, Polaket dhe Hungarezet qe te asociohen me ne, bullgaret, rumunet dhe ruset.

Milan Kunderes hala nuk i ka dale inati per kete! smiley

Ne te gjitheve ju kujtojme te kaluaren e tyre (meqe jemi "mbrapa&quotsmiley

Sa me e larget kjo e kaluar qe iu kujtojme, aq me me pak paragjykim na shohin.

ka munguar, mungon, dhe do te mungoje meritokracia mes nesh

"Ok, shkoni atje tek cepi dhe flisni për të kaluarën, se me të tashmen do merremi vetë."

Kjo mendoj se i permban te gjitha zgjidhjet e ardheshme ...dhe jo fort te larget.

Pastaj do vine studiozet , anetaret e koncepteve dhe me se fundi...njerzit qe duan te jetojne pa disidente te shpifur dhe gjithfare teoricienesh qe me shume ngaterrojne se sa hapin dritare per te tashmen

Ka dymije vjet qe na behet thirrja

E djeshmja vdiq e ardhmja s'na gjen.... (dhe do te desheroja nje pershtatje ) .....bejeni te sotmen qe te kete lezet!

Respekt Pf sidomos per

 Ne venin e kemi, fiks fare, po nuk duam ta pranojme. Ne jemi nje Middle East i vogel ne mes te Ballkanit. Dicka midis Turqise dhe Libanit. D.mth. nje popullsi kryesisht rurale, muslimane te tipit liberal turk, jo arab por qe fatkeqesisht po shfaq shenja arabizimi dhe nje inteligjence mikse, pergjithesisht ateiste qe i pelqen te jetoje si ne Perendim......

 Mjaft interesante . Periudha pas 68 , sidomos me Uzinat Mrkanike ( UIK etj )tregoi qe ai rreshti i fundit nuk qendron ! Tjeter gje kjo kohe e mysybetit pellites.

Na bashkojme probleme te ngjashme, por eksperiencat tona gjate komunizmit nuk jane dhe aq te ngjashme.  Ne Shqiperi s'ka egzistuar ndonjehere ndonje disidence e mirefillte.  Keta hanin plumbin, burgun, internimin pa patur shancin fare qe te benin disidence.  Shqiperia s'ka perjetuar levizje mbarepopullore antikomuniste si ajo e Hungarise ne 1956 dhe e Cekosllovakise ne 1968.  E keto te fundit nuk kane perjetuar kacavjerrjen politiko-ekonomike te varesise nga Jugollavet, tek Ruset e me ne fund tek Kinezet per te perfunduar ne autarki e izolim total.  E plot gjera te tjera (ashpersia e sistemit, renie teper e vonuar tek ne, hapja e dosjeve, ligjet per lustrim etj) qe tregojne dallimet e konsiderueshme...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).