Kur i kanë vënë emrin kësaj konference, mendoj se organizatorët e saj u janë kthyer rrënjëve romake të Evropës dhe kanë zgjedhur një titull latin “Quo Vadis?”
Ashtu si shumë prej jush me siguri e dinë: në shqip kjo përkthehet “Ku po shkon?”
Ky term është shndërruar në një shprehje për situata, kur dikujt i kërkohet të ndalet një moment, të reflektojë mbi atë çka ai apo ajo po bën, dhe, në është e nevojshme, të ndërrojë drejtim.
Kështu, ata ndërkombëtarë që e kanë mbështetur fuqimisht zhvillimin e shoqërisë civile janë të mendimit se ka ardhur koha të shohim se ku është dhe ku do të shkojë shoqëria civile.
Megjithëse janë rreth 600 OJF të regjistruara në Shqipëri, vetëm shumë pak prej tyre kryejnë në të vërtetë aktivitete që mund ti shohim.
Disa thonë se OJF-të kanë rënë në gjumë për shkak se financimit nga donatorët i ka ardhur fundi. Po pse nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme në formë donacionesh nga anëtarë dhe mbështetës brenda Shqipërisë, nga vetë shoqëria shqiptare dhe nga komuniteti i biznesit?
Në fakt, inkurajimi i ndërkombëtarëve për t'i parë OJF-të më të lidhura me njëra-tjetrën në formën e një rrjeti ka sjellë rezultate shumë modeste, për të mos thënë më shumë.
Pra, pyetja që unë ngre është: nga vjen kjo mungesë kohezioni në shoqërinë civile?
Siç e dimë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, shumë drejtues OJF-sh kandiduan për deputetë.
Pavarësisht në ishin të suksesshëm apo jo, çfarë solli kjo për idenë e një shoqërie të pavarur civile që lobon për një kauzë dhe jo për ti shërbyer interesave të një partie të caktuar politike?
Që ta themi më thjesht: a është shoqëria civile një forcë në të drejtën e vet në këtë vend?
Me sa shohim e kuptojmë, zhvillimi i shoqërisë civile duket se pengohet nga një sërë pengesash administrative dhe financiare.
Këtu lindin përsëri disa pyetje:
Sa praktik është procesi i regjistrimit të OJF-ve? Sa i favorshëm tregohet regjimi aktual i tatimeve në nxitjen e zhvillimit të shoqërisë civile? A ka mjaftueshëm stimuj që të nxisin individët dhe bizneset për të sponsorizuar OJF-të?
Në këtë aspekt, krijimi i kësaj agjencie dhe fondi pasues i shoqërisë civile janë zhvillime pozitive, dhe Qeveria duhet vlerësuar për këtë qasje.
Ajo tregon se shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në forcimin e shoqërisë moderne demokratike në Shqipëri.
Por ngre gjithashtu edhe disa pyetje të tjera.
A bie të pranuarit e parave të Qeverisë ndesh me idenë e një sektori të pavarur OJF-sh? Çfarë mekanizmash ekzistojnë për të garantuar një shpërndarje transparente të fondeve përgjatë spektrit të aktiviteteve të shoqërisë civile? Deri ku ka shkuar zbatimi i këtij mekanizmi që nga miratimi i ligjit në vitin 2008?
Kohët e fundit, Këshilli i Ministrave, pas një periudhe konsultimesh me shoqërinë civile, ka miratuar Kartën e Shoqërisë Civile.
Kjo Kartë njeh rolin e shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë moderne.
Por, edhe pse ky është një lajm i mirë, a e përshkruan ai siç duhet rolin e shoqërisë civile?
Ka edhe shumë pyetje të tjera që mund të ngrihen mbi këtë temë kaq të rëndësishme.
Megjithatë, po e mbyll këtu fjalën time, duke thënë se zhvillimi i një shoqërie civile aktive së bashku me partitë politike, median dhe faktorë të tjerë sjell padyshim përfitime për demokracinë shqiptare në tërësi.
Komuniteti ndërkombëtar është gati për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme, por ajo çka është dhe më e rëndësishme, është se janë aktorët e shoqërisë civile ata që duhet të marrin në dorë drejtimin e ta zhvillojnë këtë sektor në interes të gjithë shqiptarëve.

6 Komente

 Siç e dimë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, shumë drejtues OJF-sh kandiduan për deputetë. 
Pavarësisht në ishin të suksesshëm apo jo, çfarë solli kjo për idenë e një shoqërie të pavarur civile që lobon për një kauzë dhe jo për ti shërbyer interesave të një partie të caktuar politike? 

 

Kot e zgjate me teper te shkruarin. Ketu fillon e mbaron ceshtja.

Shoqeria civile ne shqiperi vdiq pasi u monopolizua (me para te hedhura ne reklama ne nje moment te pershtatshem), u perdor dhe "u tradhetua" nga erion veliaj.

 

Pasi rinia shqipetare investoi ne ektrapolitiken e nje levizje te shoqerise civile (1 prillin e quajten dita e politikaneve), e pa kete investim te rrembyer dhe te perdorur si trampoline per ne ate klase politike qe kritikonte.

 

Zhgenjimi eshte ndjenje e fuqishme. Duhet ti tregohet shqipetareve se kjo nuk mund te perseritet me. Mashtruesit duhen ndeshkuar publikisht me kritike e me vote.

 

Mendoj se dy jane elementet kryesore qe gjenerojne shoqerine civile; vullnetarizmi dhe idealizmi. Per aresyje qe dihen, te dyja jane "specie ne zhdukje" ketu. Mund te kerkosh tejpertej qofte dhe nje politikan te vetem idealist dhe do te shkoje mundimi dem. Ne keto rrethana, politikane, OJQ-ista, nepunes, etj, ne njeren dore mbajne metrin (per te matur koken) dhe ne tjetren grason (per te lyer rroten).

Sipas rradhes duhet te shendoshet njehere politika pastaj shoqeria civile, keshtu qe i behet mire vendit qe perfaqesues nga media, OJQ, ti afrohen politikes per te zbythur parlamentaret "ushtare".

Sot per sot me kete klase te shpifur politike dhe me kete nivel korrupsioni nuk ka shanse te kemi NGO te shendosha, kete funksion, he per he, me mire ta kryejne organizatat nderkombetare.

Nga perspektiva e nje te huaji zhqenjimi eshte edhe me i madh.

Ne pamundesine e nje shoqerie civile te lindur dhe te rregulluar ne menyre natyrale nga vete shqiptaret,  eshte menduar se me nxitjen e perkrahjen e duhur dhe me financim serioz mund te realizohet dicka ne kete fushe.

Ideja eshte qe, me ane te fondeve dhe njerezve te perzgjedhur te sigurohet nje alternative serioze kundrejt shtetit shqiptar.

Fuqia e ketij shteti, (i ndrare ne pushtete te ndryshme interesi), eshte gjithnje ne rritje, dhe natyrisht te huajt e shqiptaret bashke shpresuan me te drejte ne rritjen graduale te nje shoqerie civile, kritike kundrejt ketyre pushteteve.

Cfare nuk ishte prashikuar qe perfshirja e kesaj te ashtuquajtur alternative ne vete keto pushtete qe eshte supozuar te kritikoje.

Me mire ti kishin hudh ato pare n'Erzen.

 Mua me ka habitur (dhe me habit, s'mesohem dot me kete gje), sa shume leke derdhen per llafe ne Shqiperi.

 gjithe parlamentaret shoqeri civile kane qene se nuk kane lindur politikane.

 

Nje arkitekt qe shpreh mendimin e tij, jo ate te kryetarit te partise pra, mbi planin urbanistik te tiranes eshte shoqeri civile, nje inxhinier qe shpreh mbendimin e tij mbi punimet ne durres - kukes eshte shoqeri civile, nje shoqate biznesi qe shpreh mendimin mbi paketen e re fiskale eshte shoqeri civile ...

OJQ-te jane shoqeri civile profesioniste dhe duhet te kene nje si lloj kodi deontologjik qe i ndalon anetareve drejtues te behen pale ne politike. Keta mund te aspirojne ndonje vend ne ato institucione qe, te pakten formalisht, jane te pavarura (si psh ne KQZ). OJQ-te trampoline i vjedhin besueshmeri shoqerise civile.

 Buall Mavria, premtoi para nja 2 vjetesh se do te ndihmonte organizatat jo qeveritare (apo civile, siç quhen) me subvencione te nevojshme per aktivitetin e tyre. Di gje njeri se ke ka ndihmuar, dhe sa. Seç kam pershtypjen se nuk ka ndihmuar asnje OJQ. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).