TIRANE - Greva e urisë e 21 deputetëve të Partië Socialiste dhe 180 mbështetësve të tyre në betejën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, vazhdon që prej mbrëmjes së 30 prillit në cadrat e ngritura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së Kryeministrisë.Në ditën e 10 të grevës, gjëndja shëndetësore e grevistëve sa vjen e përkeqësohet, ndërsa shprehen të vendosur të cojnë deri në fund kauzën për transparencën e zgjedhjeve. Nga mesnata e së dielës e deri sot në mesditë dy grevistë kanë ndërprerë grevën dhe janë transportuar në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

ORA 12: 40 DOKLE: TE GJENDET ZGJIDHJA SA NUK ESHTE VONE
Deputeti socialist Namik Dokle i bën thirrje Presidentit, qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore të japin përgjigje kërkesës së patundur për hapjen e kutive “sa më shpejtë, para se të jetë vonë”. Në një prononcim për NEWS24, para cadrave të grevistëve Dokle tha se “dërgimi i grevistëve me urgjencë tashmë në një amplitudë e shpeshtë qe tregon se fizikisht gjëndja shëndetësore e tyrë është duke u përkeqësuar, por morali është i patundur”.
“Për fat të keq qeveria bën shurdhin e qorrin. Kjo është bërë e rrezikshme për jetën e njerëzve. Mendoj se ka ardhur momenti që pushteti, presidenti e institucionet e tjera shtetërore duhen të mendohen mirë se cfarë të bëjnë me këtë situatë, dhe i bëj thirrje për të dhënë përgjigje sa më shpejt të jetë vonë”- apeloi deputeti socialist.

Duke komentuar protestën e minatorëve e cila nga TVSH ishte zhvendosur para kryeministrisë, Dokle tha “pas një pushteti të ngritur mbi bazën e votave të vjedhura nuk mund të jetë një pushtet që zgjidh problemet e popullit. Duke hapur kutitë hapet gjithcka e mirë për Shqipërinë”

ORA 12:15 POLITIKANI ITALIAN, ANETAR I PE,  PANELA VIZITON GREVISTËT
Një politikan italian Marko Panela, kryetari i partisë Radikale në Itali dhe anëtar i Parlamentit Europian vizitoi sot kampin e grevistëve të vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .

Panela tha se mbështeste protestën dhe solidarizohej me grevistët, ndërsa në dorë mbante një lule në simbol të paqes.

“Është një kauzë që kërkon transparencë”- tha Panela. Duke shfaqur admirimin e tij për grevistët të cilët janë të vendosur ta cojnë deri në fund kauzën e tyrë Panela tha se edhe në Itali veprohej kështu për votën.

ORA 12:10 GREVISTI I 18-TE SHTROHET NE SPITAL
Bujar Neziri, djaloshi 25 vjecar i cili në mbrëmjen e 30 prillit vendosi të hyjë në grevë urie në betejën për transparencën e zgjedhjeve sot në mesditë është transportuar me ambulancë në repartin infektiv të QSUT-së për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Shkon në 18 numri i protestuesve të cilët u detyruan të ndërpresin grevën për shkak të agravimit të shëndetit të tyre.

Brenda 30 minutash, 25 vjecari ishte grevisti i dyti i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

ORA 11. 40  PERKEQESOHET SHENDETI, GREVISTI I 17-te SHTROHET NE SPITAL
Një tjetër grevist ka dalë nga kampi i grevës i vendosur para godinës së kryeministrisë në gjendje të rënduar. Mes duartrokitjeve nga të pranishmit, Lekë Njeza, është transportuar me barelë në ambulancë drejt QSUT ku do ti nështrohet kontrollit mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

ORA 11:00-BERISHA: NE VEND NUK KA KRIZE; POR ARRITJE
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot nga Durrësi grevën e urisë së opozitës. Sipas kreut të qeverisë në vend nuk ka krizë, por pëkundër kësaj një Shqipëri plot arritje që në muajt e ardhshëm do përfitojë nga BE, heqjen e vizave. “Vetëm kallogjerët flasin për krizë. Sirenat e krizës mohojnë arritjet, tha Berisha nga fshati Pjesëz në Xhafzotaj të Durrësit, ku ndodhej për përurimin e një shkolle 9 vjeçare.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria falë arritjeve në 4 vitet e fundit do të përfitojë lirinë drejt Bashkimit Europian. “Në muajt e ardhshëm do të hiqen vizat për shqiptarët”, tha Berisha.

ORA: 09:40 HYSI: GJENDJA E GREVISTEVE E RENDUAR, TE VENDOSUR DERI NE FUND
Deputetja socialiste Vasilika Hysi konfirmon se gjëndja shëndetësore është agravuar shumë. Grevistët kanë dhimbje koke, stomaku dhe luhatje tensioni. “Pjesa më e madhe e grevistëve qëndrojnë të shtrirë, ndërkohë që mjekët këshillojnë të lëvizin”- tha zonja Hysi.

Para kampit të grevistëve, deputetja socialiste thotë se grevistët nuk pranojnë të ndërpresin protestën, dhe janë të vendosur ti shkojnë deri në fund deri në plotësimin e kauzës për transparencën e plotë të zgjedhjeve. Zonja Hysi informoi dhe për gjëndjen shëndetësore të grevistëve të cilët kanën ndërprerë grevën dhe aktualisht ndodhen në kujdesin mjekësor në QSUT. Sipas saj, grevistët janë nën kontroll mjekësor dhe shëndeti i tyre ka ardhur duke u stabilizuar. Zonja Hysi tha se grevistët kanë shfaqur dëshirën për tju rikthyer grevës

ORA 07:10 GREVISTI I 16- TE SHTROHET NE SPITAL
Pak minuta pas mesnatës një tjetër grevist është shoqëruar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar duke cuar në 16 numrin e grevistëve të cilët janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe i janë nënshtruar mjekimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Saimir Gura nga qyteti i Shkodrës është shoqëruar ne sptial nga deputeti socialist Fatmir Toci i cili në një prononcim për NEWS24 në orën 06.30 e mëngjesit të sotëm deklaroi se nata e së dielës duke u gdhirë e hëna kanë qenë e vështirë për shëndetin e grevistëve por ato janë të vendosur në objektivin për transparencën e zgjedhjeve. Toci reagoi dhe ndaj deklaratës së ambasadorit të KE-së, Helmut Lohan i cili tha dje se rruga drejt Europës është shumë e vështirë si "një këmbanë për qeverinë".

9 MAJ ORA 20:00 - SHALSI: BERISHA BËN DEKLARATA TË PAPËRGJEGJSHME
Deputeti socialist Eduart Shalsi ka deklaruar për News 24 se gjendja e grevistëve vazhdon të jetë e rënduar. Sipas tij, “janë momente që përherë e më tepër po vënë në pah se grevistët janë në pikë kritike, por morali është i fortë, vendosmëria është e madhe” – tha Shalsi.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha, ku fton grevistët të dalin nga kafazi, Shalsi ka thënë se, kryeministri bën deklarata acaruese.“Kryeministri shqiptar nuk e njeh realitetin shqiptar, nuk e vuan krizën politike, deklarata e tij është e papërgjegjshme dhe acaruese. Nuk është momenti për të nxjerrë dhëmbët, por për të negociuar, ky kryeministër duhet ta mposhtë frikën dhe të negociojë” – tha Shalsi.

Deputeti i PS ka rikonfirmuar edhe njëherë se në 14 Maj opozita do të mblidhet në një tjetër protestë të madhe.

ORA 19:40 - BERISHA: NUK KA KRIZE, DILNI NGA KAFAZI
Kryeministri Berisha ka deklaruar edhe njëherë se nuk tërhiqet nga vendimet e tij në lidhje me grevën dhe protestat e vazhdueshme të opozitës. I ndodhur sot në Paskuqan, për inagurimin e segmentit të parë të unazës, si dhe të fazës së parë të ujësjellësit, kryeminstri i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të ndërpresin grevën, pasi nuk ka asnjë krizë për tu zgjidhur. Kriza sipas tij, ajo zhvillohet vetëm në psiqikën e socialistëve.“Zotërinj, dilni nga kafazi. Kriza zhvillohet vetëm në psiqikën tuaj, pasi Shqipëria është në ndërtim dhe jo në krizë” – ka deklaruar Berisha.

Duke përmendur rritjen e rrogave dhe pensioneve, Berisha nënvizoi se opozita nuk duhet të bëjë rolin e asaj që nuk shikon.

“Cdo tu thoni ju qytetarëve të Paskuqanit dhe Shqipërisë kur më 1 Korrik do bëhet rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. Mos bëni rolin e atyre që nuk shikojnë”.

ORA 12:30- RAMA:9 MAJI TRIUMFI MBI TE KEQEN
Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se nuk do të ketë tërheqje nga proteta dhe greva e urisë deri në plotësimin e kauzës për transparencën e zgjedhjeve. Rama tha se 9 Maji eshte dita triumfit ndaj të keqes duke bërë paralelizëm mes triumfit ndaj Luftës së Dytë Botërore dhe protestës së opozitës. Ai  bëri thirrje për bashkim duke nënvizuar se se kjo protestë dhe greva e urisë nuk është si përpjekjet e tjera por është një protestë kundër frikës që del nga dy godinat në të dy krahët e bulevardit.

“Sot në 9 maj, -tha Rama- në zemër të Shqipërisë, në mes të bulevardit është ngritur një cadër që bën historinë dhe në krah të majtë de të djathtë qëndrojnë dy godina të dy pushteteve të cilat Kushtetuta i përcakton si pushtete të popullit, ndërkohë sot ne ndjejmë shohim dhe prekim se nga këto dy godina jo vetëm nuk dalin ligjet që ne duam, që nuk zbatohen por dalin fantazmat e një frike që shpërndahet kudo”.

“Jemi shumë pak për të qenë të përcarë, të trembur”- nënvizoi kryetari socialist, nga podiumi i ngritur para Kryeministrise duke shtuar se "kujtesa historike e europës mbi fashizmin, duhet të na ndihmojë për të kuptuar se në themelin e mirëqënies është kurajoja, në themelin e demokracisë është liria".

Rama nënvizoi se korrupsioni i ka rrënjët te kutitë e votimit, se Shqipërinë e pengojnë kutitë e mbyllura për tu bërë si gjithë Europa. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për tu bashkuar në protetën për një Shqipëri tjetër ku “shteti ti shërbejë të gjithëve njësoj... mësuesi të jetë autoriteti më i lartë moral... të mos jemi të fundit në Ballkan për lirinë e shtypit... ku të burgosurit e liruar nga qeveria të mos kërcënojnë qytetarët.... dhe Kushtetuta të jetë Bibël për të gjithë. Në ditën e nënave, Rama shprehu mirënjohjen Elsa Lilës, dhe gjithë grave e vajzave që janë të vendosura në këtë grevë urie.


(s.g/d.b/BalkanWeb)

42 Komente

 Jam kurioz ta shoh se si do mbaroje kjo greve. 

Kjo greve dihet se si do te perfundoj. Keq. Cfaredo qofte perfundimi i saj dhe sidoqofte gjykimi per te, sakrifice per te drejta elementare ose keqperdorim i sakrifices. smiley

PF, si te gjitha grevat para saj. Mua ma merr mendja qe asnje nga keta 'dollibashet' nuk ka nder mend te hape rruge. Greva do perfundoje duke dale ne konkluzionin qe protesta te pershkallezohet dhe me teper, dhe PS-ja te filloje 'mosbindjen civile' (whatever that means!!!!). Dote caktohet nje date e re e protestes me madheshtore e me te madhe deri tani (mundesisht dy muaj me vone) dhe ku te shpallet forma e re protestes. Pas protestave te pafund, afrohen data e zgjedhjeve vendore. opozita i bojkoton duke shpresuar te shpalle zgjedhje te parakohshme (ose duke shpresuar te shpetoje krytarin nga rrezimi).

Ju lutem me kuotoni pas ca muajsh kur keto me lart te jene realitet smiley

P.S. Nderjohe vizat do jene liberalizuar dhe nje pjese e madhe e shqiptareve do e kene provuar te kerkojne 'azil' ne Bruksel. Ne perfundim te gjithe procesit ne Shqiperi do ngelen vetem Rama e Berisha (me oborret perkatese) qe do vazhdojne te lujne luftash ne pafundesi.

e konkluzioni ? mosbindje civile dhe kaq ? ku çon ky fenomen, dhe sa mund ta ndjekun ?

Marco Pannella (ne foto) eshte nje nga aktivistet me te njohur italiane ne "betejat civile", perveçse politikan me karriere 50-vjeçare. Ka qene nje nga nismetaret e Ligjit te divorcit ne Itali dhe mund te quhet pa frike italiani qe e ka kthyer ne instrument proteste greven e urise, shpesh te shoqeruar edhe me greven e ujit.

Nuk e di qe Shqiperia te jete ne kete pike te betejes civile.Ne kemi miratuar ligje dhe me liberale se Italia si per divorcin ashtu dhe per te drejtat e homove.Keshtu qe italiani nuk ka se ku kapet ne keto gjera.

Pastaj nuk me duket ndonje trimeri te besh greve urie apo uji qe te miratosh nje ligj qe i ve kazmen familjes.Ok e miratove ligjin rri urte,nuk je hero...

Iniciatorje e Roe/Wade ne SHBA nuk e quan veten fare heroine, perkundrazi thote qe ka bere gjene me te keqe ne jeten e saj, dhe i eshte bashkuar nje organizate anti-abort...Edhe ky qendrim eshte ekstremi tjeter,prandaj kur je iniciator per ligje te tilla delikate me mire lerja kohes te te vleresoje.Ajo eshte parametri me i pagabueshem.Fansat e te dy kraheve jane ne 99% te rasteve gabim.

Ne Shqiperi problemi eshte se te dyja palet nuk bien dakort per hapje/moshapje kutish, nderkohe qe instrumentat ligjore akoma nuk jane perdorur deri ne fund.Kur te mbarohen instrumentat ligjore( si psh ankimi ne GJK) ndoshta mund te besh greve urie apo gjera te tjera qe te shprehesh pakenaqesine tende.

Sic duket italiani nuk ka se me cfare ta kaloje kohen dhe erdhi ne Shqiperi per ti futur nje greve urie...

Ou nuk e thash mire me pare. Nuk ishte etike te ofendoheshe me keta nga larg qe duken sikur bejne sehir ulur para nje divani me nje birre ne dore dhe mezi presin si do perfundoje filmi. Apo ofendova ate tjetrin te cilit i thashe sikur po komenton nje telenovel shtepiakesh me dukesh.

  "Fatkeqesisht", e humba komentet qe ke bere me pare, por nese kete me siper e kishe ne lidhje me komentin tim po ta them edhe njehere: Ai kryetari yt nuk e ka megjithemend kete punen e kutive. Po ta kishte do te ishin hapur me kohe.

Kuptohet, une jam qe te hapen kutite deri tek e fundit. Fatkeqesisht (mendimi im ky) Rama juaj nuk eshte fort i interesuar ne kete. Se ne cfare eshte i interesuar hajde ti si Genc (qe je) dhe thuaje. 

Sa per ate parashikimin me lart, a do me hedh ndonje bast (keshtu miqesisht dhe pa u treguar cinik me sakrificen e atyre grave dhe burrave aty ne shesh qe e respektoj deri ne fund)? Me thuaj...

Ti qeke rehat fare me shoku, me fal qe te paskam ra ne qafe. Po si mer ta nxe goja e thu ata s'jane te interesu per me hap kutite. Po kane 10 a sa dite ne greve urie me, me, qe s'di ça me t'thon. Se kam harru me e shtu po te ai postimi qe u fshi e kisha edhe me nje ekzemplar tjeter qe ankohej sot se mungojne shkrime kulturore se keto me hapje kutie e kishin merzit fort te ziun. DO gallat robi me, s'ke ç'i thu.

O Finisterre, a e di ti apo ndonje njeri tjeter qe sot ne Shkup mbi 20 000 Shqiptare do bejne nje proteste masive per te drejtat e tyre etnike, kunder diskriminimit nga ana e kriptobullgareve, kunder proceseve te montuara gjyqesore ndaj ish antareve te UCK-se e plot ceshtje etike per kete pjese kaq te rendesishme te kombit Shqiptar?  A di njeri per kete gje?  A eshte hedhur ne peshk ndonje artikull per kete gje?  Apo s'kemi kohe per keto gjera, se jemi te preokupuar te sjellim raportime nga minuti ne minut te greves te multimilionero mafiozeve te nje bande kunder multimilionero mafiozeve te bandes te tjeter, se keta te fundit po behen cuna e goca te keqinj e s'po ju japin nga nje cap nga torta qe quhet Shqiperi?

Ama gjete se me ke te flasesh.

Ti a sheh ca behet ketu per Salen dhe per Ramen. Habi e madhe si mund te suportosh keta te dy. Popull interesaxhi, ska ndonje perfitim nga te drejtat e shqiptareve ne monkeydonia, keshtu qe pse te protestosh.

Marco Panella, eshte nje radikalist  , qe seshte se ka bere fort hajer dhe ne vendin e tij. Vitin e kaluar doli perfundimisht nga politika, dhe nuk eshte e vertete qe ka 50 vjet ne politike. Simbas kerkimeve te miija per here te pare ka hyrte ne vitin 1979, deri aso khe ka qene nje tip Erjon Velije qe fuste hundet kudo. Me duket se eshte ky ai simboli qe dilte ne mbrojte te narkomaneve duke konsumuar hasash rrugeve, dhe konsumonte urinen e tij neper greva urije per gjera nga me te cudithsmet. Vjet ne nje vizite qe pata ne parlamentin Evropian, e merrnin dhe per te marre pasi qarkullonte  korridoreve me duhan ndezur, nderkohe qe duhani nuk lejohej. Eshte nje Edi Rame, nga mendja, dhe ka dale edhe ka mbrojtur dhe Sadam Hysenin, apo luften e Al KAedes. Vitin e kaluar megjithese kandidoi per ne PArlament Evropian, italianet e lane jashte sistemit. Me nje fjale panela seshte asgje, nje  zero me  xhufke ne politiken italiane, dhe aq me pak ne politiken nderkombetare. Te shesesh nje te rrjedhur si perkrahje nderkombetare, do te thote se te ka zene deshperimi dhe nuk di se cfare ben, sic ishte dhe thirrja e Elsa Liles, ne greve, qe  kam shume dyshime nese e di vertet se perse ndodhet aty. Mbetshi me shendet PEshq, dhe mjaft moret vetem si reference, Gazeten Shqiptare, Top Channel dhe gazeta te tjera te majta. Mire eshte te shikoni dhe sitet e gazetave te tjera, se smund te qendroni vetem ne nje ane  te politikes, dhe te pretendoni te lexoheni nga te gjithe. Forumi prandaj eshte rrjet shoqeror, se mbledh mendime nga te gjitha krahet, por ju e keni bere bajat me njeanshmerine tuaj politike, dhe censuren qe perdorni. Beni mire te ruani nje fare identiteti, se skeni per ta shpetuar ju Edi Ramen, sado qe te censuroni antaret

Kurse simbas kerkimeve te miija nuk eshte ashtu siç thua ti.

Zera te sigurt prane KM me thone se bisedimet e te enjtes jane ne rruge te mbare. Pika kryesore e debatit eshte zbardhja e listave dhe jo kutive vet. Personi xhambaz pshemull ka votu 20 here ne 20 qendra te ndryshme. Me sa po mor vesh, po perpiqen te gjejne i rruge te mesme qe te dy te pranojne se jaen bere gabime; te dy te fitojne po asnje mos te humbase. Qofsha i gabuar.

Ai zeri i sigurt prane KM me thosh se me sa kish degjuar ai, nga shiritat pergjus, disa nga grevistet kane qene vertet keq.

chene, si ne cdo konflikt te ketij niveli duhet nje zgjidhje qe i shpeton fytyren te dyja paleve. Vetem lufta (larg qofte) i jep fitoren e plote nje pale. E keqja ne rastin konkret eshte qe nje zgjidhje qe kenaq te dyja palet eshte me e keqja e mundshme sepse rama do i leshoje pe tinzarit dhe mashtruesit me te madh te historise tone dhe kjo vetem do zgjase vuajtjen. Duke shpallur zgjedhje te parakohshme per nga viti tjeter, berisha ka te gjithe kohen e mundshme per nje shpikje tjeter mashtrimi qe jam i sigurte rames prape do i shese sapunin per djathe. Si rrjedhim, zgjedhjet e parakohshme kane prape shansin te konfirmojne berishen dhe i bie te mos kemi mberritur gjekundi. Zgjedhje te ndershme nuk mund te kete ne shqiperi edhe per nja 100 a 200 vjet te tjera.

Idealisht, berisha me ate pasion per konflikt dhe me konceptet komunisto-bajraktare duhet te burgosej ne Elba dhe celesi te hidhej ne det, por fatkeqesisht kjo eshte vetem "wishful thinking".

Si qofte mo mir u bofte.

Edhe ate t'bej rama. T'bi dakort me salen per mos me hap kutite dhe per ta pa ka.

Po qe se Rama terhiqet pa bere transparencen totale e me ndonje pazar te mykur per zgjedhjet e tjera e meriton ta heqin zvarre bashke me Berishen.

Nuk duhet te kthehet mbrapsht kjo iniciative qe eshte nisur, per te nxjerre njehere e mire horrlliqet e zgjedhjeve shqiptare.

Eshte katarsis qe na ka munguar. Eshte me e madhe se Rama.

Berisha e kupton politiken me prita, me kafshe dhe me plumba. Ky anadollak i mjere pret te ndizet zjarri, pa te njoh krizen politike. Nuk arrin ta konceptoj politiken ndryshe. Por po u ndez ai zjarr, rrezik digjet brenda.  

18-grevistet qe kane shkuar ne spital,do te çojne drejt zgjidhjes....vendi eshte ne krize e pranon apo jo Sala me shok...nuk mendoj se Rama do te shes sakrificat e medha fizike e psiqike te socialistve per pazare...po te ishte per pazare ky muhabet do te kish mbaruar me kohe,mos u merrni me Ramen por me popullin socialist e jo socialist qe kerkon te shoh voten e qe nuk e shtyn dot muajin!!

Pazar ka per t'qene or arb. Mua me bashkon me Ramen vetem deshira per largimin e berishes, perndryshe as do merresha me ramen.

pazar? nuk e ve doren ne zjarr...zgjidhja per mua do te ishte te hapeshin kutite(gjithe matrialet qe ato kane) per te cilat nuk ka vendim gjykate sipas berishes,keshtu nuk humbet suratin njeri...a mund te quhet pazar ky? nuk e di... une nuk dashuroj ramen pa kufi.. e konsideroj te drejte kerkesen e tij dhe ne se ben pazar pa bere transperencen e votes,dhe ne se kjo transparenc NUK PROVON VJEDHJEN E VOTES do ta mallkoj sa te kem jete e do ta urej deri ne vdekje... BERISHEN e konsideroj thjesht personazh negativ, njeri te paafte te kryej detyren qe ka dhe qe ka patur ne te kaluaren!!

 Ska shume rendesi kush eshte ky ne foto,as cfare thote nuk ka rendesi,e tha apo nuk e tha nje me pasaporte te huaj ,e verteteta eshte qe dicka fshihet brenda kutive,ose vota e vjedhur nga Berisha ose Pretendimi i kote i Rames per kete vote te vjedhur .Shqiptarve ju intereson te hapen ato kut per te kuptuar kush po ja fut kot me shume .Dale nga dale do na dalin kuti te reja perpara krejt boshe dhe ne do i mbushim prap me votat tona ,dhe nuk jemi te sigurt a lexohen ato vota sic hidhen.Bravo ju qofte atyre qe jane ne greve keto dit te nxehta te pakten kane kurajo me shuem se ne qe rrime neper shtepite tona ,ata me shume se sa ne ne komoditetin tone po mbrojne ate qe eshte edhe e jona FALEMINDERIT.K a nje gje serioze kur dikush rri pa buke zakonisht te semuret rrine pa buk se mund tju nderpritet oreksi por Berisha nuk ka ate semundje qe te nderpret oreksin problemi i tij eshte ne koke .

Rama mund te kete nje ego te tmerrshme per pushtet ,por shyqyr qe e ka ne dueht te perfitojme nga kjo ego me qe bashkohet interesi i cdo njeriu ne numerimin e votes se tij,ai mund te kete arsye te ndryshme pse don ti hape kutite por ne kemi interes ne kete kerkese.JU LUMTE GREVISTEVE.

Shenoje deri ne fund dhe burimin nga e citove.Ja po ta shkruaj une eshte nga Andrea Stefani.

Une jam dakort qe kutite te hapen.Bile do te doja qe te hapeshin kutite nga 1991 e deri tani.Pune e madhe se kane kaluar goxha kohe.

Kutite ne Shqiperi sipas ligjit duhet te ishin djegur.Per ket po duhet proceduar kryetari i KQZ.Ky eshte moszbatim ligji dhe pike.Sa per transparencen e zgjdihjene ne kemi institucionet dhe nje institucion si GJK i ka rrezuar Berishes jo pak por 22 ligje.Nuk mund te thote njeri qe GJK eshte pale me Berishen.

Edi qe nuk ka ego,le ta coje ceshtjen atje.Le te urdheroje GJK Berishen te hape kutite dhe nuk ka nevoje fare as per Laja si Shegushja apo Elsa as per skizofrene nga Italia.Apo jo?Kjo eshte rruge me e shkurter dhe me me pak tensione.

Tani nese Edi ka bere qe Berisha te duket engjell,para nderkombetareve dhe ate peticionin ta firmosin dhe socialiste,nuk eshte faji i Berishes por i Edit.Mesa shoh Berisha do qe Edi te jete ne krye te PS sa me gjate qe te jete e mundur dhe Edi kerkon te jete kryetar bashkie dhe partie pafundesisht.Kjo situate i ploteson deshirat e te dyve.Shume e thjeshte.

...Bravo ju qofte atyre qe jane ne greve keto dit ...

Greve keshtu me qofte dhe me raki bej cdo dite une.13 dite "pa ngrene" dhe duken sikur kane ngrene para 2 oreve.Ka dy mundesi ose keta hane sa ju do qefi ose ligjet e natyres nuk zbatohen ne bulevardin Deshmoret e kombit.Sidoqofte e dyta nuk me duket te jete e vertete .

Edhe shqiptaret e duan transparencen,por duke ditur qe me kete "transparence" mund te ngjitin ne pushtet Rucin,Dolken,Gjinushin,Noken,Veliajn etj preferojne te keqen me te vogel,Berishen.

Ne fakt para Veliajt (i ri i edukuar ne perendim) Berisha eshte nje monster qe nuk kaperdihet. Dhe nuk e kuptoj pse gjesti i Liles qenka skizofreni.

Solidarnosc, miku im, ja t'i nderrojme dy fjale bashke, se me keta te tjeret s'ia vlen te ftoh dhembet. Te lutem, me ndiq mire :

Shqiperia vuan per njerez te ditur. Dituria ne Shqiperi kuptohet me "enciklopedistet", dhe asnjehere me "specialistet". Kjo ben qe Shqiptaret te llomotisin per gjithçka dhe njekohesisht per asgje. Ose me shkoqur, Shqiptaret jane leshko, ose ndryshe : trapa.

Nuk kam degjuar ende dike qe t'i beje nje analize te mire psikologjise se popullit te vet per te shpjeguar ca gjera. Nuk kam degjuar asnje analize te qarte te gjuhes se perdorur nga njerezit e politikes. Thjesht si gjuhe, psh nje studim gjuhesor, pa ngarkesa politike apo tjeter.

Do te marr dy shembuj : njeri shqiptar, tjetri gjerman.

Shiko çfare ka ndodhur ne Gjermanine naziste : nazizmi (33-45) pati krijuar dhe shperndare gjithandej ne popullsi nje zhargon te veçante qe ne fakt zuri si çiban ne gjuhen e Goethes. Nazistet ndermoren ate qe mund ta quajme "depersonalizimin e fjales", ose ndryshe, qe eshte dhe bashkeshoqeruese e kesaj, "mevetesine e gjuhes". Me shkoqur :

Nepermjet nje taktike te zgjuar te nazisteve, te gjitha shkresat e tyre filluan te shkruhen ne formen pasive te foljeve. Forma veprore gati u zhduk. Shembull :

"Ka qene vendosur qe kampet e perqendrimit te eliminojne te paaftet... etj."

"100 000 Cifute kane qene derguar ne Auschwitz nga periudha aq e kaq..."

Cfare do te thote kjo ? Do te thote se krimet nuk kryheshin me nga dikush me emer e mbiemer apo divizion apo kompani, por krimet kryheshin vete ! Eshte vete gjuha qe vazhdon rrjedhen e saj, vete gjuha qe rrefen. Nuk ka asnje rrefyes, nuk ka asnje njeri pas shkreses. Gjithçka kryhet si toka qe rrotullohet apo dielli qe nxeh, me natyrshmerine me te madhe. Askush s'mund ta ndale kete ecuri.

Te vijme tek shembulli shqiptar :

Gjuha shqipe, ne pergjithesi, e ka shume te veshtire te perdore formen e te folurit ne shumes "Si thate ju ?" ne vend "Si the ti ?". Kjo ben te mundur uljen e pare te nivelit te çeshtjes. Ulja e dyte vjen nga personalizimi i funksionit dhe ndarja e personit nga ky funksion : Z. Bamir Topi nuk eshte me as zoteri dhe as president i republikes, por eshte thjesht : topi, bamiri, deri dhe tek bamka.

E njejta gje me kryeministrin apo kryetarin e PS apo tjeter. Kjo eshte ulja e dyte, ose bastardimi i dyte.

Dhe qe nga ketu, gjithçka kthehet ne nje çeshtje personash fizike qe kane nje familje, nje banese, nje djale apo vajze, kepuce te kuqe apo te zeza. Vete gjuha shqipe, vete zhargoni shqiptar shkakton perçudnimin e çeshtjeve per t'u diskutuar. Eshte e kote qe te pretendosh te rregullosh nje çeshtje nese njerezit nuk e therrasin njeri-tjetrin nga vegeza qe kane. Degjoni zhargonin e Berishes tek i drejtohet jo kryetarit te PS por personalisht Edi Rames, te birit te Kristaqit. Degjoni zhargonin e Edi Rames apo namik Dokles tek i drejtohet jo kryeministrit por personalisht Sali Berishes, djalit te Vuçidollit. Ka dhe si Spartak Ngjela qe i therret thjesht Sali.

Kjo gjuhe, ky zhargon, vetem kete prodhon. As te mos mbani shpresa qe ketu do te kete paqe, sa kohe qe njerezit do ta kthejne shqipen ne nje mbeturine zhargoni. Shikoni debatet politike ne TV. Perse grinden njerezit si qente ? Sepse aty kapercehet çdo lloj kufiri qe ta imponon gjuha. Gjuha kthehet ne nje lecke kembesh, te gjithe fshijne kepucet ne te. Barrierat e gjuhes bien dhe pastaj gjithçka eshte e mundur.

Ne nje popull ku gjuha kryen funksionin e saj zbutes, me te gjitha hollesite dhe gjenine e saj, aty nuk ka asnje perleshje. Mirepo ne nuk e kemi kete fat. Zhargoni yne nuk na e lejon kete. 

Po deshet, mund te merrni dhe zhargonin e komunizmit ku gjithçka ishte e bazuar mbi friken nga jashte dhe mbi paditurine e asaj çfare ka matane. Ne te gjitha fjalimet e atehershme, nje gje dilte e qarte : krenaria jone qe jemi njerez qe s'ia vershellejme askujt : zhargoni i dhunes dhe i perplasjes se perhershme. Armiku ia beh ne çdo skute, prandaj vigjilenca duhet mbajtur gjithmone. E plot te tjera.

_____________

Me shkurt, ne mos sot, neser ; ne mos neser, pasneser, SHQIPTARET do te behen pershesh me njeri-tjetrin, vazhdimisht, ne menyre ciklike, vetem e vetem nga mosperdorimi i sakte si gjuhes si gjuhe. As mos mbani shprese qe ketu do te behet diçka. Nuk jam Kasandra por thjesht shoh çfare behet rreth e rrotull. Ne ka diçka qe mund te na shpetoje, kjo eshte GJUHA. Sa kohe qe s'do te punojme me te, ne vetem gjema dhe kobe do te kalojme. Dhe me e bukura eshte se duke mos gjetur shkaqet e verteta, ne do te nxjerrim perfundime te gabuara qe keto do te gjenerojne konflikte te perhershme. 

Tungatjeta dhe menderet e forta. Shtrengohuni mire.  

Te jap te drejte Hurb!

Shprehja me domethense per kulturen tone e degjon nga "opinionistat".

- Po çfare thot ky me?

-Prit ore prit, me degjo mua ti.

- Po mos me thuaj mua ore ti, degjove.

Ky Panela ka bere greve urie edhe per te lejuar perdorimin e droges

vetem te barit

disa ose ndoshta te gjithe nuk eshte se rrine bosh fare pa njefare ushqimi. Ose hane ushqim tamam ose marrin ilace se nuk eshte e mundur qe pas kaq ditesh keta te dalin e bertasin ne podium kur mblidhen njerezit apo te shetisin ne Tirane sic bente Shalsi duke shkuar edhe tek TVSH-ja per ta goditur me veze.

E para punes asnjeri prej grevisteve keto dite nuk ka dale ne podium dhe te bertase. Te gjithe ata qe kane mare fjelen kane folur brenda cadrave, te ulur ose te shtrire dhe me nje ze te mekur. Sa per Shalsi-n ai edhe mund te kete qene tek TVSH-ja per ta goditur me veze, por ai nuk eshte person i ngujuar. Besoj se u sqarove! 

Mbreme pashe filmin Recount.Ish Sekretari i Shtetit  Warren Christopher (luajtur nga John Hurt);thote , "No shame in placing country above party." 

Sot Gordon dha doreheqejen per intersin e partise. Vendi ska ndonje krize

Konservatoret anglese menjehere ben leshim LDve per referendum ne reformen elektorale.

Ne kem kycur kutite e votimeve si kutia e pandores dhe kerkojme hapjen e tyre si sarkofaket e Egjyptit per interesat koruptive personale te njerit apo tjeterit

U bone 11 dite pa honger keta mer smiley

Po si shpjegohet atehere qe dje doktori per nje grevist tha qe ka probleme me kapsllikun?

Sipas Balliushes, u behet nje lloj supe plot me proteina dhe vitamina qe u futet ne shishe e gatuhet perballe cadrave, ne restorantet e Yllit.

Duke mos ngrene ushqime me fibra ata jane qiqer ne energji e llogjike, por kane probleme akute dixhestive. me pak fjale te stomakut, te zorres se holle dhe te trashe. Keshtu do ta shikoni qe greva nga 50 dite qe mund te duroje njeriu do te shkoje ne 150 dite e keteu fillon grotesku.

Edhe aresyeja qe nuk lejojne mjeke te spitaleve por e kane me "cikel te mbyllur", ka nje problem te madh per Doktorin i cili do tua nxjerri lojen ne mexhlis.

 

Nese kjo qe thua ti eshte e vertete , atehere ka vetem nje mundesi: grevisti x mbasi ka pire ujin ka ngrene edhe shishen plastike.

"ka ngrene dhe shishen plastike" Berber,e kane ngrene shishen apo...............se clidhje ka kjo me kapsllikun.

Sakte H, por ka edhe nje analize tjetr shtojce e asaj qe ke shkruajtur. Qe gjuha eshte prodhim social. Pra eshte pasoje.

Por sic arsyeton drejte, ka qene gjithmone edhe mjet. Onorificence ose diskretitim, paresisht per ate qe e perdor dhe pastaj per ate qe duhet t`i dedikohet.

Nje analize statusi social - te folur do te ishte e pasuruar edhe pak me historine dhe elitat.

E kam fjalen qe shkrimet ne akademine osmane ishin shtate. Shtate rangje shkrimesh do te thote shtate nivele intelektuale dhe prejardhje sociale. Cdokush dallohej intelektualisht edhe prej shkrimit ashtu sic dallohen sot parate prej automjetit qe perdor. Vecse ndermjet te pares dhe te dytes eshte nje hon i madh. Kete sa, nuk mund ta mas.

 

Kam frike se eshte treguesi me sinjifikative i grmadhes morale te shoqeris sone,ku zedhenes i tij(moralit) behet nje si Fari Balliu.Edhe nevojtoret e ushtarve do ndoteshin akoma me teper nese do te lihej ai per ti pastru...

http://www.repubblica.it/persone/2010/05/11/news/pannella_ho_amato_tre_o_quattro_uomini-3990187/

Pannella: "Ho amato tre o quattro uomini
anche se convivo da 40 anni con Mirella"

ROMA - Marco Pannella, storico leader radicale, nel corso di un'intervista, parla per la prima volta degli aspetti più intimi della sua vita privata. "Sono legato da 40 anni a Mirella Paracchini, ma ho avuto tre, quattro uomini che ho amato molto. Non c'è mai stata alcuna gelosia con lei. Potevamo avere, e avevamo, anche altre storie". Marco Pannella, tra gli storici fondatori del Partito radicale nel 1955, racconta in una lunga intervista rilasciata al direttore del Tg5 Clemente Mimun, pubblicata sul numero di  "Chi" in edicola domani, mercoledì 12 maggio, alcuni dei momenti più intensi dei suoi 80 anni, appena compiuti il 2 maggio scorso.

"Non mi sono mai sposato, ma arrivai alle pubblicazioni con Bianca, una ragazza che conobbi a Pavia. Però era troppo innamorata, pendeva dalle mie labbra, non poteva funzionare". E sulla mancata paternità confida: "Con Mirella ci abbiamo riflettuto tanto ad avere un figlio. Ma io non ne ho mai avuto voglia. Anche se ho un forte dubbio su una ragazza che conobbi tanti anni fa, Gabriella. Chissà se non ci sia un cinquantenne in giro che mi somiglia fin troppo". 

Sa bukur.Thirret nje homo qe ti beje publicitet nje greve urie.

hahahaaaaaaaaaaaa

homo ose jo plako, nuk ndikon kjo te kauza. Une ket e kam pa gjithmone si mbrojtes te kauzave te humbura mgjte, kjo mund te jete nji arsye me shume me e respektu. Kauza te fitume eshte e lehte me perkrah...njihere e njikohe degjoja radio radicale. Linin nji telefon online ku merrnin njerezit nga veriu e jugu dhe linin mesazhe ku shanin me rob shpie njoni-tjetrin. Dmth, per mu, i vetmi mesazh qe merrja ishte ai i urrejtjes. Kjo puna e radios pastaj me beri me kriju idene se ky kish piketu si te vetmen menyre me terheq njerez ate te zhurmes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).