Nuk besoj se ka ndonjë të djathtë normal që nuk ka qeshur me vete këto ditë kur sheh njoftimin e përditshëm: “Shkon në aq e kaq numri i intelektualëve që shprehen kundër grevës së urisë”. Kishte kohë, ndonjë çerek shekulli, që nuk dëgjonim të rreshtoheshin kështu intelektualët për të mbështetur nismat e Partisë.

Nuk besoj se ka ndonjë të majtë normal që nuk ka qeshur me vete këto ditë, kur dëgjonte Avokatin që nga tribuna ju jepte porosi artistëve të rinj të fillonin nga kompozimi i këngës së lirisë. Kishte kohë, ndonjë çerek shekulli, që nuk dëgjonim shokun Enver t’u jepte direktiva intelektualëve se ç’duhej të shkruanin, si të kompozonin a qysh të pikturonin.

Që të merremi vesht, nuk kam ndër mend t’i hyj debatit se kush është autoriteti që të shpall intelektual, çfarë duhet të bësh për t’u quajtur intelektual, dhe çfarë duhet të bësh që të mos jesh më intelektual. Nuk po i hyj këtij debati, jo se është shumë i koklavitur, por përkundër është shumë i thjeshtë dhe i zgjidhur tashmë. Autoriteti i ligjshëm për të të shpallur intelektual, është partia politike, për ta merituar këtë titull mjafton të mbështetësh një parti, ndërsa për ta humbur titullin mjafton të shash partinë tjetër. Për shembull, Toskanini ishte dirigjenti më i madh italian deri në ditën që i quajti palaçollëqe ceremonitë fashiste. Pas asaj dite ai u quajt plak i rrjedhur dhe madje, në mes të La Skalës hëngri edhe një shpullë nga një federal fashist. Apo Ajnshtajni, ishte një shkencëtar i madh deri ditën që u zbulua se ishte hebre dhe pas asaj dite ishte thjesht një derr çifut. Në kohë të Komandantit, nuk ishte e rrallë të shikoje salla të mbushura me profesorë, artistë e shkencëtarë, që mbanin shënime nga fjala e ndonjë anëtari të Byrosë Politike që kish qenë karrocier, teneqexhi apo kooperativist i dalluar. Po të vijmë më afër në kohë, intelektuali Nard Ndoka, sa ishte ministër, ishte një administrator i aftë për njërën palë dhe një hajdut i rëndomtë për palën tjetër. Pasi ju prish pazari i votave, u shndërrua në tradhtar injorant për palën e parë dhe, në luftëtar i votës së lirë për palën e dytë.

Të tilla shëmbëlla mund të sjellim sa të duam dhe do t’ju lodhja t’u mbush mendjen për një gjë që duket ashiqare, për atë që edhe kësaj radhe partitë ia dolën jo vetëm të ruajnë tagrin për të dhënë titullin “intelektual”, por edhe t’u mbushin mendjen se si duhet të duartrokasin, atyre që tashmë e kanë fituar këtë titull. Ndërsa e vërteta dhe e drejta, për fatin tonë të keq, edhe kësaj radhe gjendet si gjithmonë në cepin e kundërt të asaj që bëjmë ne. Intelektual nuk është ai që duartroket partitë dhe marrëzitë e tyre, por ai që ia del t’i bëjë partitë të heshtin kur flet, pa edhe në mos ia daltë t’i bëjë të heshtin e ta dëgjojnë, vazhdon të flasë e t’ua përplasë në fytyrë marrëzinë e tyre.

Në fakt, ka edhe një tjatër mënyrë për t’u qojtur intelektual dhe kjo është ajo më e sigurta fare. Mjaft të jesh këngëtar ahengjesh, a futbollist që rreh arbitrat, a të hysh në “Big Bradhër”. Kini parë ndonjë parti që të shajë ndonjë të këtillë edhe në ju shprehtë kundër? As që bëhet llaf, se do rrezikonte të humbiste një lumë mbështetësish që durojnë fukarallëkun dhe maskarallëkun e partive, por jo që t’u kritikosh të këtillë idhuj.

Albert Speri, arkitekti i Hitlerit, në qetësinë e burgut ku e shpunë aleatët pas Lufte, shkruante se i vinte turp kur kujtonte dalldinë e madhe të turmave gjermane, ndaj lloj-lloj mediokërve e injorantëve me pushtet, që asokohe edhe atij vetë i dukeshin si kulmi i diturisë. Mirëpo ishte vonë. Për t’i dalë dehja atij dhe atyre gjermanëve që mbetën, u deshën 60 milionë të vdekur dhe shkretimi i botës mbarë. Perëndia, me të madh të saj, na ka bërë vetëm 3 milionë këtu brenda kufijve, kështu që me marrëzitë tona mund t’i bëjmë dëm vetëm vetes e jo tjetërkujt.

Ndërsa unë po i falem Perëndisë për këtë mençuri të sajën, lista e gjatë e intelektualëve që solidarizohen kundër grevës së urisë do vazhdojë të zgjatet nëpër gazeta.

HAXHI SALIU

Lajmi ekonomik që më së shumti i çuditi shqiptarët kësaj jave, na erdhi nga larg: Europa paskësh llogaritur se niveli i mirëqenies së shqiptarëve në raport me nivelin e Europës, në vitin 2010 është i njëjtë me atë të vitit 1910. Pra, në këta njëqind vjet s’paskemi lojtur nga istikami as edhe një gisht. Do goxha punë e mund që të mbash një istikam të tillë se, sado, edhe jashtë vullnetit tonë, në botë ndodhin shumë shpikje e zhvillime të cilat të çojnë përpara edhe pa dashje dhe politikanëve tanë në këta njëqind vjet u është dashur të derdhin djersë pa prajtur për të na mbajtur te gropa e ‘910-ës.
Mua më pëlqen që herë pas here t’u sjell këndonjësve të mij shëmbëlla nga historia jonë, po kësaj radhe ma morën llafin nga goja burokratët e Brukselit. Kështu që më lini që përmes një tjetër shëmbëlli historik, t’u shpjegoj pse ka ndodhur kjo punë.

Sejfi Vllamasi, në kujtimet e tija, na sjell një historizë të jashtëzakonshme të Shqipërisë karnavaleske të vitit 1914. Ndodhi atë mot që udhëheqësi i madh vizionar e popullor Haxhi Qamili, të ulej e të pinte me ca të tjerë myteberë si puna e vet, diku në fshatrat e Tiranës. Në mes të natës vijnë e i thonë: ngrihuni oburra të ikim, se po vijnë nemcet. Në të folmen e Shqipërisë së Mesme, “nemce” u thonin austriakëve dhe në përgjithësi trupave ndërkombëtare, të cilët në atë periudhë gjendeshin në Shqipëri për të paqtuar shqiptarët mes vedit. E dini përgjigjen e Xhikes? “Sa të kem Kavajën dhe Tapizën nuk pys për nemce unë!”. 95 vjet më pas, Xhikja i radhës, që tani është bërë kryeministër i Shqipërisë, për të treguar se nuk i trembet syri nga kriza politike, ndoqi të njëjtën formulë, shkoi para ca ditësh në Kamëz për të inauguruar rrugën e Tapizës.

Edhe pas njëqind vjetësh, nuk u shkulëm dot nga Tapiza për t’i treguar botës se sa të fortë jemi!!! Sa për Kavajën, është e kotë të shtoj se edhe ajo vazhdon të jetë si njëqind vjet të shkuara bastion, aso kohe i dum babistëve të Haxhiut dhe sot i demokracisë së Saliut.

Dhe juve ju vjen inat pastaj se pse na thotë Europa që në 2010-ën jemi në nivelin e 1910-ës.

10 Komente

Lame, le te thon cer te dun, po qe je "texhall", je (ne kuptimin me te mire te ksaj fjale).

I kan pas thon "te studiojme me laps ne dore", prandaj ishte bere zakon ajo puna e bllokut me laps HB 2 ose stilolaps ne dore. At kongen e karocierit nuk besoj se e ma men, apo jo smiley

Last but not least, ai muhabeti i 1910-tes eshte "benchmarking" ose dynamic baselines, por ktyre principeve ne nuk u kemi marre as ere ala, kshu qe, me ket krizen greke, ai llafi selanik e tatepjete, si ka qene do te jete, eshte me i tamamte.

se harrova, nuk votoj, por per mu i ke mor te pesta yjet!

Pjesa pare eshte e perkryer, kurse e dyta eshte si puna e lopes qe pasi e mbush kusine me qumesht i bie me shkelm. Po kjo eshte bere e zakonshme fare me Lamen, kshu qe s'ka problem.

Problemin e kom me ty une Cimo, qe me ke vlersu krahasimin me 1910-n. Nqs nuk e ke lexu po vetm e ke pa (dmth vetem si titull) lajmin, po ta fal. Perndryshe "te godas"! (si puna atij aktorit shkodron qe s'deshte me e martu çunin me goce te nje feje tjeter)

Lamja s'ka faj se njohurite ekonomike i ka afer zeros, ndaj nuk merr vesh gjo ne ate muhabet. Haberi qe lexova une, eshte qe raporti i mireqenies se shqiptarve sot me europianet sot, eshte i njejte me raportin e para 100 vjetesh. Pra SH2010/E2010=SH1910/E2010. Duke pas parasysh se çka ndodh ne bote keto 100 vjetet e fundit, rritjet ekonomike si e jona si e atyre, vetem drejteza nuk mund te kene qene. Perkundrazi, derivati i seciles eshte bere kushedi sa here 0. Ndaj, fakti qe mbas 100 vjetesh ky raport eshte njesoj nuk tregon asgje. Nje e dhene me sinjifikative, do ishte te shifej sa ishte raporti para lufte, pas lufte dhe mbi te gjitha ne 90-n. Ne kete menyre ne do mund te gjykonim, sistemet e ndryshme qe kemi perjetu, duke i krahasu me bench-in qe ngelet modeli perendimor.

Te tjerat jane llafe kafesh dhe ushqim per nivelin e "detrave dhe liqenrave", si shpesh ndodh ne artikujt e Lames. Sidomos ne artikujt e fundit, ku per te mos dale nga zemra e ish-sigurimsave me kritikat ndaj Rames, rrit dozen e sulmeve ndaj Berishes. Ne emer te "ketij qellimi" shkon deri ne fyerje per Kavajen, apo kerkon te na binde se Tapiza nuk duhet te kete rruge me qe paska qene me Haxhi Qamilin.

Nje qasje lineare (qe eshte ne fakt gabim) do ishte:

SH2010/SH1910=coeff*E2010/E1910; ose

SH2010/E2010 =coeff*SH1910/E1910

Ne fakt si eshte (ose si duhet)? Per zgjidhje parametrike, E_year = f(year, E_X) ku f eshte nje funksion jo linear (dhe vetem t'i perafrohesh tamam tipit te atij funksioni duhet te te bjere kokrra e djerses ne madhesine e nje lajthie nga te Dobrushes - ta shpjegoj najher tjeter Lizander se cer osht kjo), year eshte nr i viteve te kaluar nga nje pikenisje e caktume, te them 1900, po s'ka rendesi shume se cili vit dhe E_X jane faktore eksogjene/endogjene qe lidhen me cilesi te Europes si popullsia, qetesia sociale, klima e biznesit (economic indicators, LEI COIN and stuff like that). Ne menyre te ngjashme, Sh_year = f(year,Sh_X). Tani pjesa (year,Sh_X) eshte nje kombinim linear i variableve brenda kllapes dhe krahasimi SH vs. E behet vetem duke krahasu vektorin e keofficienteve "beta" ne ate kombinim linear.

Hej, kot per muhabet, Lizandro, dhe meqe u ndodhe.

Nuk duhet ta ndrydhim rinin si pula nen kosh, them une smiley

 

Dakort 100% me ty Lizander.  Perdorimi i krahasimit te mireqenies se Shqiptareve me Europianet sot e mot nga Lamja eshte shembull tipik i keqperdorimit te statistikave, per ti dhene mbeshtetje argumentit te tij.  Edhe pse njohurite ekonomike mund ti kete zero, besoj se perdorimi i kesaj pjese informacioni eshte bere me vetdije qe shkrimi i tij do lexoj nga nje publik qe ne shumice s'ka njohuri te mjaftueshme per kesi gjerash dhe i gelltit pa i pertypur te tilla "statistika".

Cimo paskom bo nji gabim mo nolt! Ne vend te ksaj :

SH2010/E2010=SH1910/E2010

Kom dash me shkrujt :

SH2010/E2010=SH1910/E1910

na fal "shkau dau"!

Kushedi kur do i vij radha ekonometrise ne Shqiperi, Lizander, se ajo me se pari presupozo mungese te ekonomise informale. Po me kismet, dikur do bohet. Nuk besoj per tpakten nja 20-30 vjet jo nje here.

cheers.

Te lumte dora e vogel z. Lame . pese me yll .

Sidomos kur analizon "sukseset" e mytebereve te pas 90 me ne krye Saliun.

Sarkazma Juaj eshte e pakrahasueshme ne nivelin cilesor ne te cilin pershkruhet  "dum - babisti " i sotem alias Mixha .

 I njejti frymezim Donkishotesk  i 90 -tes ,qe ushqeu idene se Shqipria udhehiqet drejt demokracise nga mentaliteti "kavajot" ku kavalieri i Vucidolit si ndozot merr nga 99.99% te votave , eshte motamo i bartur nga frymezimi "dum - babist " i 14 -tes .

Vur re e lexo idete se babakaret e kombit te asaj kohe kane pat nje parashikim fenomenal te perparimit te Shqiperise nen bajonetat e Duces. "Pilaf sa te dush merr jahu . Rruge gjithanej . " Dhe keta jane baza teorike e figurat simbolike te se "djathit"

Lexo Historianet e kalemeve me boje te sotem kur u referohen"intelektualeve " te kohes se Duces qe me buke e kripe e zemer i dhuruan kuroren e Viktor Emanuelit dhe krijuan ne bashkepunim me nazistet qeveri e regjimente nen hyqmin e bajonetave te Hito mavrise.

Lexo ate pjese te bartur nga ish sistemi qe kohet e fudit u banalizua ne super  "imtelektuale " kus shndrisnin si te shquar emrat e Saliut me shoke , me te vetmen arsye se Partia i cmonte "qe kane bere nje material"

Vur re se si njerzit merren me lloj lloj atipizmash duke kujtuar sende , ngjarje e dukuri te pashmangeshme te asaj periudhe , per ti paraqitur si prapambetje " ne krahasim me tv e sotem me shume kanale dhe pa kanoce smiley

Dhe mazallah se ne eshte e thene qe keta intelektuale akshami te kene nje aftesi te merren me Ligjesi e Krahasime sic u morr ne 59 ai ish sistem kur deklaroi

Krahasimet me kohen e Zogjit NDALOHEN dhe denohen edhe PENALISHT.

I gjithe prodhimi i nje dite ishte barabar me prodhimin gjithevjetor te kohes se Merhumit Zog. Dhe kjo ishte po nga te njejtit Shqiptar por me ndryshim programesh , realizim reformash e qartesi strategjike.

Keta intelektualet e sotem nuk kane guxim te tille ta shohin ne sy baba - qemon dhe ti shkulin dhembe e dhemballe .

Ku na shpie ? Ne 1910 ?

Eshte shume komode te merresh me parrulla demagogjike e pallavra "intelektualesh" me fletrrufe gazetareske nga Kacruho e daulle te tjera ne vend qe tu vije ndot nga vetja per servilizmin e peshtire qe po shfaqin ne kete ecje symbyllazi , rrokopuje e me te vetemin prodhim mbare kombetar intelektual " se diktatura zotrie ..." .

Cimo, t'lutmi shume mos bo parashikime kur fol me mu! Shife me shife si m'dule parashikimi i para çerek-ore! Jo me po une do e shpall veten profet se s'ka mundesi nryshe ky muhabet! (minimumi guru si puna Ed Rames).

Jo seriozisht noshti, ekonomia informale do ulet shpejt kom pershtypjen. Sigurisht qe per te arrit nivele te kenaqshme dhe qe te japin mundesi per analiza "te pastra", do duhen shume vite. Po per nivele te "pranueshme", te stilit italiano jugor, besoj se do arrihet shpejt se qeveriut i o mbledh rrypi e do, s'do te reduktimi i informalitetit do perplaset.

Lamja permendi qenin ( Haxhi Qamilin) bej gati shkopin, ja ku erdhi Haxhiu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).