Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare mbyllin dyert. Nisin përgatitjet për provimet e maturës dhe të lirimit.
 Ndërsa gjimnazistët i dhanë fund vitit shkollor me punë krahu si në diktaturë, nxënësit festuan me miell e vezë.

nxenesit.jpgE premtja e fundit e majit ka shënuar edhe mbylljen e vitit shkollor 2009-2010, në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend. Dje ka qenë dita e fundit në shkollë për mijëra nxënës në të gjithë Shqipërinë, ditë pas të cilës i presin pushimet e gjata verore. Ndërsa për maturantët, të cilët kanë mbyllur shkollën një javë më parë, ka nisur matarona e ethshme e provimeve të fundit dhe e pranimit në universitete.

Nxënës të shkollave të ndryshme në kryeqytet e kanë festuar përfundimin shkollës në mënyra të ndryshme. Një pjesë kishin organizuar paraprakisht festa në lokalet më të frekuentuara të Tiranës, të tjerë u angazhuan në aktivitete mjedisore e ca më të shumtë u kujdesën që të mbulonin me miell e vezë gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Një ritual ky që më parë i përkiste maturantëve, duket se është përcjellë tek shkollat 9-vjeçare. Në orët e para të paradites së djeshme nxënës të shkollave "1 Maji" dhe "Edit'h Durham" kanë preferuar të festojnë nisjen e pushimeve duke gjuajtur miqtë me miell e vezë. Entuziazmi i tyre ka bërë për vete edhe kalimtarë të cilat për disa çaste kanë ndaluar të shohin festën e tyre.

Ndërsa gjimnazistët kanë preferuar të tregojnë pjekurinë e tyre duke ndërmarrë një aktivitet pastrimi, duke ia kushtuar ditën e fundit të shkollës jetës në komunitet. Rreth 200 nxënës të shkollës së mesme "Sami Frashëri" nën moton "Një me Natyrën", zhvilluan një aksion pastrimi në zonën përreth shkollës së tyre. Të veshur me bluza dhe kapela të bardha nxënësit kanë pastruar "Rrugën e Barrikadave", "Rrugën e Dibrës" dhe në fund janë drejtuar tek sheshi "Skënderbej", ku prej gati një muaji ka nisur edhe puna për rikonstruktimin e tij.

 

Përgatitja
Shkollat dje kanë mbyllur dyert për nxënësit, e ndërkohë që kanë nisur një tjetër proces. Duke filluar që nga dita e sotme të gjitha shkollat dhe ambientet e tjera të përzgjedhura për realizimin e provimeve të maturës nisin përgatitjen për të pritur më një qershor të gjithë maturantët për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit për Maturën 2010, të gjitha ambientet duhet të jenë gati mëngjesin e një qershorit.

Në fillim të javës, AVA (agjencia e vlerësimit dhe arritjeve) nisi e para punën për provimet e maturës, duke ngujuar dy specialistët që do të përzgjedhin pyetjet e testit, të cilët paraprakisht janë emëruar përgjegjës të testit përfundimtar (PTP) në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit, brenda ambienteve të izoluara të AVA. Pas përzgjedhjes së testit menjëherë do të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga AVA. Ndërkohë, kjo agjenci ka trajnuar paraprakisht të gjithë individë e përfshirë në zhvillimin e provimeve të Maturës, ka botuar materiale ndihmëse për provimet e Maturës, si dhe ka përgatitur bazën e të dhënave të maturantëve pjesëmarrës në Maturë dhe ia kalon APRIAL-it.

 

Matura 2010, testet grumbullohen në Tiranë

Pas zhvillimit të çdo nga provimi të Maturës Shtetërore 2010, testet e nxënësve të dërgohen nën masa të rrepta sigurie në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani" në Tiranë. Në këtë qendër, AVA do të kryejë inventarizimin dhe më pa do të realizojë shpërndarjen e tyre në katër qendrat e vlerësimit: në Elbasan, në godinën e shkollës "Qemal Stafa"; në Shkodër, në godinën e shkollës "Jordan Misja"; në Fier, në godinën e shkollës "Naim Frashëri" dhe në Tiranë, në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani". MASH njofton Drejtoritë rajonale të këtyre qyteteve të marrin masa për lirimin e mjediseve për vlerësimin e testeve në godinat e sipërpërmendura dhe për ruajtjen e tyre me shërbim 24 orësh me roje civile, gjatë periudhës 1 qershor deri më 5 korrik 2010.
 

2 Komente

 Organizimi i nxenesve ne drejtim te pastrimit te ambientit , mua me duket puna me e mençur qe mund te beje nje shkolle. Te punosh nje dite vullnetarisht ne drejtim te interesit te ter shoqerise, eshte diçka fisnike. Aktivitete te tilla nuk duhet te kalojne pa u vene re nga axhentet tregtare/brokersit te Burses. 

 Ndërsa gjimnazistët i dhanë fund vitit shkollor me punë krahu si në diktaturë

??? Pse, vetem ne diktature behet "pune krahu" vullnetare ne sherbim te komunitetit? Une jam me ate qe tha Pjer me siper.

Gjithashtu s'kuptoj dicka tjeter nga autorja e shkrimi: fillon me "gjithe Shqiperine" por shkrimi pastaj flet vec per Tiranen. Qekur qenka bere Tirana gjithe Shqiperia? Keto gazetat vetem ne Tirane shperndahen?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).