Rritja e akcizës për lëndët djegëse, të cilat përdoren në serat me ngrohje, ulin më shumë mundësinë e fermerëve shqiptarë për të prodhuar produkte bujqësore në cdo stinë dhe për të konkururra me cmim të ulët prodhimet e importit.

Fermerët thonë se këto vendime të qeverisë, që rrisin kostot e prodhimit të mallrave vendase, janë hapa prapa që cojnë në falimentimin e fermerit shqiptar. 

“Qeveria vazhdon me praktika të ndryshimit të legjislacionit pa u konsultuar më parë me grupet e interesit. Rritja e akcizës do rrisë cmimet, i jep mundësi hyrjes me shumicë të produkteve të importit në Shqipëri dhe ul konkurrencën e prodhimeve vendase”, deklaron fermeri Zyhdi Teqja. 

Edhe pse aktualisht ekziston një vendim i qeverisë për rimbursimin e akcizës, sipas fermerëve kjo procedurë rimbursimi nuk funksionon në cdo rast, gjë që e vështirëson edhe fakti që është lënë në kompetencat e organeve tatimore që të bëjnë rimbursimin e saj. 

“Jo të gjithë fermerët janë të rregjistruar, që do të thotë pagesë 100% e kostove të ngrohjes. Rimbursimi i është lënë në dorë tatimeve, që janë të prirura për të marrë lekë dhe jo për të dhënë”, thekson Teqja. 

Me propozim të Këshillit të Ministrave, në fillim të muajit maj në komisionin e ekonomisë u kalua projektligji për rritje të akcizës me 7 lekë për lëndët djegëse, solar, mazut, nga 13 lekë/litër në 20 lekë/liter.

6 Komente

“Jo të gjithë fermerët janë të rregjistruar, që do të thotë pagesë 100% e kostove të ngrohjes. Rimbursimi i është lënë në dorë tatimeve, që janë të prirura për të marrë lekë dhe jo për të dhënë”, thekson Teqja. 

 

Interesant, nje "fermer" qe ka investuar ne nje sere me ngrohje qendrore dhe qe minimumi shkon ne 30 mije euro per dynym ose 300 mije euro per hektar nuk na qenka i regjistruar ne zyren e tatimeve. Pra  prodhon, shet ne treg, arketon te ardhura dhe nuk paguan asnje detyrim (taksa dhe tatime) shtetit. Dhe nga ana tjeter ankohet se shteti ka rritur akcizen e solarit (lende djegese per kaldajat), e cila eshte e rimbursueshme per subjektet legjitime, por jo per te paligjeshmit. Nese ka shtet duhet urgjentisht te penalizoje keto subjekte ilegale dhe nese nuk behen legale, tia konfiskoje pasurite.  

 ç'kafshe, Nuk e dine hajvanet se duke u pakesuar prodhimi vendas, ulen regjistrimet e CO2, e se duke u shtuar importet, del me shum valute jashte, gje qe ben qe dhe kursi te ndryshoje ne favor te Euros dhe ne dem te Lekut. 

Prisonbreak, nuk besoj se ka sera qe jane te paregjistruara, sepse ajo shihet, ben muu, ne mos do ta shihnin tatimoret, do ta shihnin komunaret, qe me ligjin e ri perfitojne nga bizneset ne komunen e tyre.  Qeveria e ndyre shqiptare me ne krye Buall Mavrine, qe pellet per biznesin shqiptar, duhej te ndihmonte pikerisht keta, fermeret shqipare, sepse jane keta qe e thyejne deri diku importin. 

 O Pjer,

o maskara se me ke sha ne peshk ! smiley

ah, sa qesh tu ik, se do i fusja nje dush e nje te ngrene e te pire, si dem,  po ku mu zhduke  ate dite, thash ; ç'a pati ky, e zuri sindromi i Buall Mavrise . Nejse behu gati ne vere, te te rah me konjak. 

 Kete here do e maj fjalen smiley

O Pjero po ti a e lexove se cfare thoshte fermeri Teqja?

Jo të gjithë fermerët janë të rregjistruar, që do të thotë pagesë 100% e kostove të ngrohjes.

Pra e ka fjalen per fermeret qe kane sera me ngrohje me kaldaja qe punojne me solar ose nafte dhe jo te gjithe keta jane te regjistruar ne organet tatiomore. Se po te ishin te regjistruar do tu rimbursohej nje pjese e shpenzimeve per lenden djegese. Mirpo meqenese nje pjese e tyre nuk jane te regjistruar ne organet tatimore, pra nuk paguajne detyrimet si cdo biznes formal, sigurisht qe rritja e akcizes per solarin, i rrit cmimin e blerjes, nuk e marin dot rimbursimin, pra i rrit koston e prodhimit te trangullit.

Lol, nuk jam dakort te shahet qeveria edhe kur nuk e meriton!

Ah, nese keta fermere qe kane sera me ngrohje, jane te regjistruar ne organet tatimore, por keto te fundit nuk i bejne rimbursimin e lendes djegese, atehere po, jam dakort me ty Pjero!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).