Një ngjarje e jashtëzakonshme ka tronditur qytetin Ballshit kur në mbrëmjen e së hënës mbi 150 persona përfunduan në spital si pasojë e problemeve që shfaqen në mënyrë të menjëhershme.

Sipas të dhënave në spitalin e qytetit u paraqitën shumë persona. Kapaciteti prej 30 shtretërish i spitalit ndodhet i mbushur, por fluksi ka ardhur gjithmonë e në rritje ku vetëm brenda ditës së hënë kanë marrë mjekim 150 persona, veç 50 personave që u paraqitën ditën e dielë dhe 25 të shtunën.

Mjekët e spitalit të Ballshit sqarojnë se qytetarët paraqiten me të vjella si pasojë e helmimit dhe u nënshtrohen serumeve për rreth 2-3 orë e më pas nisen për në banesat e tyre.

Autoritetet vendore ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse uji i pijshëm ka qenë shkaku i helmimit të qytetarëve, por të prekurit pretendojnë se është pikërisht uji i pijshëm i ndotur shkak i helmimit të tyre, pretendim ky që përforcohet edhe nga fakti që ndërmarrja e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Ballshit ka ndërprerë furnizimin për këtë qytet.

Hetimet kanë nisur nga një grup ekspertësh të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

KETU lajme të reja për situatën në Ballsh.

7 Komente

C'ngjarje e jashtezakonshme leshi. Ketu e kane te gjithe mendjen te shkruajne te politika. Te gjithe e kane lexuar kete lajm e asnjerit s'i plas te thote dicka. Atje matane i kane mbushur faqet plot. p.ska mundesi te ma hiqni "abuzuesin" ose te ma lini me me shume se 2 postime?

 Ballshi, megjithse ne vij ajrore ndodhet shum afer Fierit, per te shkuar aty duhet kohe e gjate, per shkak te infrastruktures se dobet.  

No problem...ka shkuar ministri i shendetsise aty( i pacip fare)...sot eshte ekzekutuar ne elbasan brenda ne shkolle, nje vajze 20-vjecare..No problem...ka shkuar ministri i arsimit aty(i pacip fare)...ashtu si ne shkoder..no problem!!! Problem i madh trafiku,ate te kemi ne rregull...

zot sa tmerr!

rrini merruni me grevera e jozefinera. shiko cndodh ne kte vend

http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/popup...

paska shkuar 500 nr i te infektuarve...me bejne per te qare e jo per te qeshur keta ekspertet kur flasin...i kemi hedhur klor thone,pashe ne nje kronike tjeter qe jo vetem uji nuk eshte nderprere,por ja hidhnin fajin tubacioneve te 72' e nuk e dinin me siguri se ku ishte problemi...sa doli nje banor i zones dhe e shpjegoi mire problemin...jane bashkuar ujrat e zeza me ato te bardhat,ndihet era...e ndien ti o zoteri...pa pyet ne tirane e evrop,ndihet gje???

Salen, Edin, Fylen, Zhulsin dhe bashibuzuket e tjere (perfshi mediat) do t'kisha dash me i denu me e shoqeru darken me uje Ballshi...

arb, ke shume te drejte kur thua kjo s'ka vend ku te rrije...po per me teper, nuk eshte se jane edhe probleme te reja, kete here ka marre permasa te lemerishme, po ama ka pasur raste te tilla edhe ne Tirane. Personalisht kam qene per pushime parvjet, dhe uji qe dilte nga tubat ishte boje kafe dhe binte ere te keqe! Kjo per nja dy jave. Doli qe problemi ishte pikerisht perzjerja ujrave te zeza me ujin e pijshem pasi tubacionet ishin shume afer njeri-tjetrit dhe kishte pasur rrjedhje...ne lagjen time kishim uje Selite qe e pinim pa probem deri sa ndodhi kjo, po qe atehere te gjithe e blejne ujin qe perdorin per te pire, per gatim, bile edhe per te lare dhembet.

Mjere keta qytetare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).