Dha, dha dhe më në fund ja plasi: “Shqipëria është në krizë”. Deklarata e djeshme e zotni ambasadorit të Amerikës, ishte pa të tjerrura e të përdredhura diplomatësh. Manualët e vjetër të dipllomacisë thonë se një diplomat që flet hapur s’është diplomat. Dhe natyrisht që Widhersi s’është dipllomat. I tillë do ia donte puna të ish po ta çonin ambasador në Kinë a në Francë, ku çdo llaf do peshuar mirë e do tjerrë hollë, që të mos u bjerë rëndë atyre që u drejtohet, se helbete ka të bëjë me shtete serioze e të rëndësishmë, mirëpo këtu në Arnautistanin tonë dy-pëllëmbësh e me kopukë të veckël që u ka zënë dora pushtet, dipllomacia nuk bën fajde.

Shkenca e kopukollogjisë , për qeveritarë që gjenden para deklaratave të tilla, ka krijuar dy rrugëdalje. Mënyra e parë është që deklarata të kalohet poshtë me një të gëlltitur të pacipë, apo thjesht duke i dhënë urdhër TVSH-së me sms që të mos e transmetojë, siç edhe veproi guverna jonë kësaj radhe. Mënyra e dytë, është duke bërë të fortin dhe duke iu drejtuar patriotizmës dhe sovranitetit, që nuk i kemi hiç, ashtu sikundër bëri kryetari i një prej partiçkave të opozitës dy javë të shkuara kur, një deklarate të ndërkombëtarëve për opozitën, iu përgjigj se demek qenkemi vend sovran dhe nuk pyesim për të huajt.

Nejse, vetë jam i gëzuar sa s’bëhet me deklaratën e Withers-it, jo aq se i bie qeverisë, por se më në fund, paçka se me vonesë, ambasadori kuptoi se në vende kokëqoshe si ky i shqiptarëve, duhet ta lërë mënjanë dipllomacinë dhe duhet të flasë sikur të jetë komandant dhe mundësisht edhe duke mbajtur edhe kopaçen në dorë për t’ia lëshuar kokës kujtdo që do bëjë zë. Dhe në fakt, a dëgjuat kënd të bënte as gëk e as mëk pas deklaratës?!

Veç kësaj, ambasadori si e pa që po të panë me kopaçe në dorë shqiptarët s’bëjnë zë, e vazhdoi edhe më tej llafin kur tha se “kjo e kësaj radhe nuk është krizë politike, por krizë qeverisjeje”. Dhe për ndonjë që do ish aq i trashë sa të mos e kuptonte, apo aq i hollë sa të bënte sikur s’e kuptonte, ai sqaroi pak a shumë me këto fjalë: “kriza politike është kur ziren të mëdhenjtë, por shteti vazhdon të funksionojë, ndërsa këtu le që të mëdhenjtë po nxjerrin sytë, por edhe shteti është i gjithi i bllokuar duke i lënë hallet e njerëzve në mes të rrugës”.

Në fakt, pikërisht ky është bash problemi i Shqipërisë. Meqenëse jemi fare (po fare ama) të pazotë të ngremë shtet, por vetëm parti, ngrehim parti që kanë edhe funksionet e shtetit, mbushim administratën me punëtorët e partisë, zyrat me anëtarët e partisë, tenderat me mbështetësit e partisë dhe na duket sikur kështu gjithçka është në rregull. Kur pastaj vjen kriza dhe partitë zënë e zihen me njëra-tjetrën siç e do zakoni, edhe shteti ndalet e bëhet palë në sherr, pasi kushdo në administratë e sheh veten të lidhur me fatin e partisë që e ka vënë në punë e i jep rrogën.

Njëzet vjet harxhuan paraardhësit e Withers-it dhe të gjithë Komunitetit Europian të na mësojnë se si ndahet partia nga shteti, ndërsa ne në këta njëzet vjet vetëm se u përpoqëm të bëjmë sikur e mësuam këtë zanat. Tani pas dy dekadash, Withers-it po i bie barra të djersijë dyfish, të korrë edhe dështimin e paraardhësve të tij për të na mësuar se qysh ngrihet shteti, por i duhet të korrë edhe pjellorinë e mëndjeve të mbrapshta të politikës shqiptare se qysh rrënohet shteti.

Tani që i hyri udhës së ambasadorllëkut pa dipllomaci, Withersi ka vetëm një dalje: t’i shkojë deri në fund me të njëjtën mënyrë, ose përndryshe jo vetëm do zhgënjejë shqiptarët që ende besojnë te forca e Amerikës, por edhe do t’i bëjë politikxhinjtë e Tiranës t’u duket se ia hodhën edhe kësaj here.

KOMANDANT NA MORI MALLI

Jemi tallur sa kemi dashur me librin me këtë titull të shkrojtur çerekshekulli më parë nga i ndjeri Shefqet Peçi. Tani si padashur dhe hap pas hapi po vihet re që shqiptarët gjithnjë e më shpesh po u drejtohen kohëve të komandantit duke psherëtirë. Për ta kthyer në bindje këtë psherëtimë, na ndihu mikrofoni i Fonit të Fiksit që, ca ditë më parë na solli në ekran përgjigjet e shqiptarëve të udhës për pyetjen se kush kish qenë qeveria më e mirë e vendit. Më të shumtit përgjigjeshin pa një pa dy “Qeveria e Enver Hoxhës” (!!!).

Është shumë e lehtë të zëmë e të themi se shqiptarët kanë rrjedhur nga mëntë, që kur thonë se u duket e mirë qeverisja e komandantit, por me ç’duket faji s’është i tyre. Aq e turpshme, pa shije dhe helmonjëse është bërë çorba e gatuar nga politika shqiptare në këta njëzet vjet, sa po vjen dita të na duket me shije edhe tasi i groshëve të kohës së Komandantit. Dhe për mendimin tim, pikërisht ky është më i madhi dhe më i rëndi faj i gjithë atyre, nga i pari tek i fundit dhe nga më i vjetri tek më i riu, që në këta 20 vjet janë marrë me politikë, kanë qeverisur, kanë grirë sallatë në Parlament, apo kanë bërë pazare dikur te hotel “Tirana”, më pas te “Rogneri” e së fundi te “Sheratoni”.

Kur një popull i dalë nga diktatura zë të kujtojë me nostalgji kohën e diktaturës, është për të vënë alarmin se, ose një diktaturë e re edhe më e keqe është instaluar, ose po mbretëron kaosi që është edhe më i keq se çdo diktaturë. Falë Zotit, të gjendur midis Europës dhe të varur siç jemi nga vullneti i të tjerëve, e kemi të pamundur të instalojmë një diktaturë të re, ndaj rrënjët e të keqes duhen kërkuar te kaosi në të cilin është mbytur vëndi dhe në të cilin noton politika.

Një tjetër mësim që do nxjerrë nga përgjigjet e njerëzve të udhës, është se përrallat me demokraci dhe dokrrat me fjalë të lirë, nuk shërbejnë as për të mbushur stomakun e as për të mbuluar çatinë e shtëpisë (në e paç një të tillë). Liria e shtypit është vërtet një gjë e madhe, por ajo fillon të ketë vlerë vetëm pasi të kesh një punë për të qenë, edhe vota apo barazia janë goxha gjë, por marrin kuptim pasi të kesh siguruar shkollën për fëmijët, shtëpinë, garancinë e jetës e të tjera të tilla.
Politika, apo më qartë ajo që ne quajmë me këtë emër në Shqipëri, e paaftë të përmirësojë jetën e shqiptarëve përmes hapave të vërtetë përpara në mirëqenien ekonomike dhe shoqërore, përqendrohet gjithë qejf e pathos në beteja llafesh boshe e nocionesh pa bukë, por që i sigurojnë mbijetesën dhe vëmendjen e masave të gjera. Reaksioni i njerëzve të thjeshtë pastaj, është normal, kur thotë se qeveria e Enver Hoxhës qe më e mirë, se dilje natën nga shtëpia e s’të ngiste kush. Po s’kishe liri fjale! E ç’më duhet liria e fjalës, kur s’punoj dot tokën apo s’dal dot në një lulishte?! Po atëherë votimet ishin false! E ç’më duhen votimet e lira kur as tani s’më pyet njeri se çfarë dua të bëhet me pushtetin? Po në kohë të komandantit mungonte demokracia! Ta kam falur, po më ktheve qetësinë, gjelbërimin, garancinë e së nesërmes, gëzimin edhe për gjëra fare të vockla që atëherë i kisha.

Së fundmi, politika ka gati një vit që është mbërthyer në vend nga një çështje që as jep bukë e as krijon punë, por ama që është në gjendje t’i mbajë njerëzit të mbërthyer para televizorëve e nëpër rrugë pa mbarim e pa kërkuar asgjë më shumë. A mundet për një klasë politike të ketë fat më të madh se kaq, sesa të tjerrin dokrra për ligje e për rregulla për Kushtetuta e për nene pa bërë asnjë punë reale!? Dhe pastaj çuditemi kur të gjitha këto dhurata boshe të kohës së demokracisë, njerëzit e thjeshtë janë gati t’i shkëmbejnë me qetësinë dhe sigurinë e kohës së Komandantit.

15 Komente

rrofsh o Lame qe shtjellon komentet e mia te djeshme te tema cudia e rradhes se z withers:

flo 26 Maj 2010 - 11:14am

"ne kete vend ku liria e fjales administrohet otoman-isht, shyqyr qe eshte ai, te pakten ai ( qe e ka luksin ),  te thote te verteten ne menyre te drejtperdrejt dhe pa lajle lule, e pa i rene nga kina sic s'perdridhen pafund diplomatet europiane..."

 

 

 

I nderuar zoti ambasador!Ju drejtohem në emër të Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës për disa probleme të politikës shqiptare që kanë dalë në skenë kohët e fundit.Në këto çaste të vështira që po kalon vendi ynë, ne konstatojmë se shtresa e jonë, shtresa e ish të përndjekurve politikë nga rregjimi komunist, ka mbetur jashtë vëmendjes së politikës shqiptare. Ju informojmë se shoqata e jonë është përfaqësuesja e 6.023 të pushkatuarve me dhe pa gjyq, 1.065 të vdekurve nëpër burgjet e tmerrshme të diktaturës, 17.300 të burgosurve politikë, 260 të sëmurëve mendorë si pasojë e terrorit, 22.000 familjeve të internuara për motive politike dhe 9.000 të vdekurve nëpër kampet e internimit. Si e tillë ajo, që në ditët e para të themelimit të saj, i ka vënë vetes si detyrë përfshirjen e kësaj shtrese në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit tonë. Por për këtë ka hasur në pengesa të pallogaritëshme.Në radhë të parë pengesat kanë ardhur nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Këtë ata e kanë treguar në shumë raste që, në rast se nuk ju bezdis, më lejoni t’ju a radhis. Në miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të Rezolutës Nr. 1481 (2006) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe në miratimin e Ligjit Nr 9831 datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimi, e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist” si dhe në Ligjin Nr. 10111 datë 12.11.2007 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9831 datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, deputetët socialistë braktisën sallën e parlamentit duke u treguar haptazi kundër rehabilitimit të plotë të kësaj shtrese.Por,   me   keqardhje,   ne konstatojme se edhe nga krahu i djathtë i politikës shqiptare shpesh herë kanë ndodhur fenomene aspak të pranueshme prej nesh. Kështu mund të përmendim dekorimin nga ana e Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, të disa prej figurave përgjegjëse të terrorit komunist në vendin tonë. Këtu përmendim dekorimin e ish prokurorit të rregjimit komunist Skënder Breca që çoi në ekzekutim tre intelektualë shqiptare, Xhelal Koprenckën, Fadil Kokomanin dhe Vangjel Lezhon. Po ashtu dekorimin e Njazi Jahos dhe Fatmira Laskajt që ishin shkaktarët e pushkatimit të Tom Ndojës dhe Sokol Sokolit në të ashtuquaturën revoltë të kampit të Qafës së Barit në vitin 1984. Nuk e dimë nëse kjo është vepër e zotit President apo e këshilltarëve të tij, sidoqoftë është një vepër e dënueshme, sidomos tani kur Këshilli i Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë dënimin e krimeve të regjimit komunist. Të gjitha këto veprime na lenë një shije të hidhur në ndërgjegjen tonë.Lidhur sa thamë më lart, nuk na erdhi aspak mirë kur dëgjuam prononcimin tuaj se gjoja hedhja poshtë e kandidaturës së zotit Vangjel Kosta për në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë qenka politike. Nuk e dimë ku jeni mbështetur që e bëtë një deklaratë të tillë, por ne nuk duam që një kandidaturë si ajo e Fehmi Avdiut që ishte përgjegjësi kryesor në varjen në litar të poetit Havzi Nela në vitin 1988, të zëvëndësohej me një tjetër ish pjesmarrës në gjyqet politike. Ne jemi për hapjen e të gjitha dosjeve të regjimit komunist, pa asnjë përjashtim. Jemi për një pastrim rrënjësor të administratës publike nga mbeturinat e ish regjimit komunist.Pikërisht për këto parime kemi luftuar në kohën e diktaturës. Pikërisht këto parime kërkojmë të mbrohen edhe sot. Gjthmonë kemi patur besim te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për ne ajo ka qenë simbol i lirisë dhe demokracisë.Personalisht jam dënuar qysh në moshën fëminore për motive politike. Isha vetëm 15 vjeç kur u detyrova të provoja prangat e rënda të burgut komunist. Megjithatë gjithmonë kam patur besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin gjithmonë pranë shtresës së të përndjekurve politikë dhe për këtë isha i detyruar të duroja torturat e sigurimsave të zinj. Këto janë mendimet e mia dhe të shtresës që unë përfaqësoj. Në rast se e shifni të arsyeshme jam i gatshëm të bisedojmë për të gjitha temat e ngritura më lart. Mbetem me besim në personin tuaj dhe institucionin që përfaqësoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi ndjerë gjithmonë pranë çështjes tonë dhe këtë besim vazhdojmë ta ruajmë.Me respekt!Reshat   KripaKryetar i Shoqatë Antikomnuiste tëPërndjekurve Politkë Demokratë të Tiranës

 Une personalisht jam dakort me votimin kundra te Kuvendit. Sic edhe jam kundra emerimit te Kostes nga ana e atij Bamirit.

Por, fjala e Withers kishte brenda nje detaj te vockel qe asnje nga keta te medias nuk e kane shtjellu akoma, per cudi!

Une nuk po them se Withers ka te drejte, por eshte nje pike qe ja vlen me e permend.

Thote Withers (perifrazim): Votimi kundra i Kostes, per arsye politike, ben te mundur perjashtimin per arsye politike te nje personi nga pozicione si anetar i Gjykates Kushtetuese. Ky perjashtim ishte edhe qellimi i ligjit te lustracionit, ligj i cili u konsiderua nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues. 
 

Parlamenti pra, efektivisht, ne fryme, zbatoi nje ligj i cili ne menyre eksplicite eshte konsideruar anti-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. 

Noi mennim?

 

Mrrokell, media ate fraze te WITHERSIT e ka kapur por nuk ja vlen te zgjatet ne te. Pse? Ti besoj duhet te kesh degjuar per sovranitetin e institucioneve. Pra parlamenti eshte sovran ne vendimet e tij dhe ne baze te kushtetutes aprovon apo rrezon kandidaturat e presidentit per gjykates ne shkallet me te larta te gjyqesorit shqiptar. Arsyet mund te jene nga me te ndryshmet per te cilat deputetet e Kuvendit mund ta rrezojne nje kandidature. Eshte e drejte kushtetuese e tyre. Nese nuk doni qe parlamenti te kete kete te drejte, ndryshoni kushtetuten. Ndersa per WITHERSIN, me keto komente ka bere nje gafe dhe skandal te rende. Eshte shqeto fare nderhyrje ne sovranitetin e parlamentit shqiptar, perfaqesuesit te vullnetit te popullit. Pas kesaj parlamentit nuk i mbetet gje tjeter vetem se te votoje ne menyre unanime (shumice dhe opozite) abrogimin e kushtetutes, ligjeve etj. dhe te shpalle Regent te Shqiperise ambasadorin e rradhes se US, nese US e pranon kete. US i cili eshte vendi me demokracine liberale me te konsoliduar, perkrahes te parimeve te konstitucionalizmit, lirive dhe te drejtave njerezore e politike etj. kam dyshim te madh qe mund ta pranoje kete.

Nuk e di mrroklle por ti e di qe ne SHBA Senati ka rrezuar kandidaturat e presidentit per aresye me qesharake se ne Shqiperi.

Sot po i kerkohet kandidates se Obames te thote se me ke fle naten,pra te deklarohet eshte lezbike apo jo dhe nese do te jete lezbike dihet qe votimi do te jete JO ose ajo do terhiqet para votimit,para ca kohesh u refuzua nje kandidature e Bushit se ai paskesh zbatuar nje ligj ne Missisipi para nja 30 vjeteve, qe nuk rrinte mire zezakeve,por qe ishte ligj i shtetit te Misisipit.

Te mos permendim faktin qe kandidaturat e propozuara nga presidenti jane komplet partiake.Bush futi dy konservatore dhe Obama futi nje latino  pro liberale, dhe te dyten nje keshilltaren e tij.Keshtu kane vepruar te gjithe presidentet dhe do te veprojne ne te ardhmen.Te presesh qe Obama te rekomandoje nje konservator(pavaresisht se konservatori mund te jete i zoti),do te thote qe ai ti beje atentat vetes.Dhe kjo quhet demokratike ketu ne vendin e Wirthesit.

Tani kur i voton dhe i rrezon senati keto asnje nuk thote qe senati po abuzon.

Po keshtu me parlamentin shqiptar.Nese parlamenti DUHET ti aporovoje kandidaturat e presidentit sic ankohet Wirthes,atehere kot sa behet votimi ne parlament.Lere presidentin ti emeroje dhe mos fut parlamentin sa per luster.

 Don't get me wrong. 

Une besoj qe kuvendi ka votu drejt kete rradhe, dhe nuk m'pelqe qe Withers flet per kete pune. 

Kjo pune mund te ishte zgjidh nqs ai palla qe kemi per President nuk e kishte emeru fare kete Kosten.

Por... por, ato llafet e Withers bejne sens, dhe ja vlen me diskutu per to.

Plus qe ja vlen edhe me diskutu se si media s'e kapi fare kete gushkuqin juridik qe hudhi Withers. Qofte edhe me elaboru n'te! 

 

   Mrroklla, po thoni tamam ate qe realisht tha ambasadori.Ore keta parlamentaret tane  votojne  inatin per ligj, shkelin kushtetuten dhe vendimet e Gj.Kushtetuese  me inat dhe mandej flasin.... per mbrojtje te  Vendimeve  te Gjykates  Kushtetuese, qe rezultojne "gjoja" ne mbrojtje te Kushtetutes.Kesaj, holle holle, i thone nje çorbe derri  parlamentare te pa kripe sa as.."Kripa e Reshatit"  nuk i jep me dot shije. 

 Dhe disa  si ai,  Sander Mafishja, flasin se me demek  ky Ambasadori  dhe vete Amerika,  na e kane fajin.Pasi qe neve qenkemi goxha  shtet dhe i pamvarur biles...Me intsitucione te .....P.....

 Solidaronsc... E ke mire  por  ato qe thoni Juve jane e mbeten per ne Amerike.Ketej pari as Presidenti e as Parlamenti nuk bejne  dot ze para "Mbret Sales".Dhe kete e shef dhe e gjykon mire  Amerika jo me ambasadori i saj ketu.

Dhe e di si me duket mua kjo pune? Si ai rasti i  keshilles se  Seribones, dhene  mikut te saj Trises, qe ishte buze varrit po dhe i  denuar me vdekje.I gjithe parlamenti  (Senati romak) po e priste ta shpinin te thoshte cili rast i pelqenet te bente:vetvrasjen apo ta vrisnin.Serbiona i tha: Mos valle te pelqen te beshe pune tjeter, te cilen do te duhet te ta caktoje perandori ? Ligji eshte nje! Trises kundershtoi me koke cilindo prej te tre  rasteve.E kuptoj i foli Serbiona.Ti ke vendosur ti neneshtrohesh  fatit  dhe ben mire!Hiqja vehtes te shpetoshe! Dhe ai  vrau vehten duke i shpetuar te gjithe miqte, prej terbimit te  te perandorit. 

 Qe ahere mbeti shprehja latine:.... Ne te vertete, nje njeri qe eshte  denuar  te vdese  brenda tre apo kater diteve, me vullnetin e mire te armikut te tij, e gjykuar per faje te tij, ne se vazhdon te  rroje akoma, ai ben punen e tjeterkujt....

     Me fjale te tjera ne se nje fuqi e jashteme  ka urdheruar "vdekejen " nje te vdekshmi, eshte e pamundur  ta zgjidhe  njehere e pergjithmone  çeshtjen ne se duhet ta nxitoje apo ta presi ate.Çeshteja eshte  te dije te zgjedhe "i vdekshmi "( politikishte e kam fjalen)midis nje vdekjeje te mundimshme dhe nje vdekjeje te lehte.Ky eshte thelbi i  tere drames qe zhvillohet ne "truallin arberor" sot. Tjeter pune se  disa e  perhedhin sa tek ambasadori sa tek diku  jashte nesh.

   Une do ti keshilloja "te vdekshmit" te zgjedhe rastin e dyte.....Nje "vdekje te lehte".Qe te shpetoje ai dhe ne te gjithe. 

Problemi qe shtroi ambasada amerikane qendron tek arroganca e pushtetit qe as nuk u perpoq te kamuflonte arsyetimin por beri nje akt "demostrativ" te imponimit te arsyes politike te "njolles ne biografi".

Votuesit materiale ne parlament ngriten kartonat per te shpallur haptazi "pavaresine" e vet nga detyrimet parimore te nje vendi demokratik.

Nuk eshte thjesht ceshjte e nje kandidati per gjykates, eshte ceshtje e administimit te pushtetit. PD hodhi nje sonde per te verifikuar nese do te haste pengesa. Ambasada amerikane reagoi shpejt dhe qarte. 

 

Solid, krahasimi yt eshte shume i sakte. Siç e kam thene edhe me pare, jane te mundshme shume interpretime te ndryshme per qendrimin e Kostes, ne lidhje me gjyqet e kohes se monizmit. Personalisht nuk me bezdis fare qe nje njeri qe ka qene pjese e sistemit gjyqesor ne kohe te monizmit dhe ka denu njerez mbi ligje absurde te asaj kohe, te mos lejohet te jete ne poste aq te larta sa GJ.K. Perkundrazi, me duket me e moralshme keshtu. Fakti qe GJ.K. ka rrezu ligjin e pseudo-lustracionit, s'do te thote qe ç'do pike e atij ligji nuk mund te jete qendrim moral i nje partie apo grupimi politik. Une nuk di te kete ligj qe u ndalon njerzve qe kane perdor droge, te okupojne funksione te larta te shtetit. Ama, akoma sot neper bote ka nje "gjueti shtrigash" per kedo merret vesh se ka qene perdorus droge (biles edhe bari ne ca raste).

Kurse "shqetesimi" yt, Solid, per faktin se sa demokratike jane emerimet e presidenteve te Amerikes, nuk qendron dhe aq. Po te marrim si shembull Francen, ku te djathtet ne jane ne pushtet prej shume vitesh dhe ku presidenti eshte i djathte prej 15 vjetesh, ne C.C. (ekuivalenten e GJ.K.-se) ka vetem anetare te emeruar nga te djathtet. Biles nje pjese e tyre kane qene figura te njohura te partive te djathta (kryesisht RPR dhe UDF se UMP eshte me e vonet). Megjithate, kurre nuk ka pas kaq shume ligje te rrezuara si anti-kushtetuese, sa ne vitet e fundit (periudha Sarkozy).

Per mendimin tim kjo tregon nje nivel te larte pjekurie te demokracise dhe te profesionalizmit te anetarve te C.C. Kur edhe ne te arrime te emerojme, ne poste te tilla, njerez qe respektojne ne rradhe te pare veten dhe qe e dine se jane aty fale kopetencave dhe punes se tyre ne vite, atehere nuk kemi pse shqetesohemi me se kush i emeroi. Ata vete nuk do duan me t'ia dine se kush i propozoi. Ne kete aspekt, rrezimi i Kostes, eshte problematik, se ai ishte pa diskutim me i zoti profesionalisht ne ate treshe. (kjo sipas specialisteve te fushes dhe vete deputetve te PD-se) Dhe fatkeqesisht ne nuk kemi shume alternativa per keto poste.

Shiko, shqiperia nuk eshte demokraci tamam, e popullit, por e muskujve.

Diplomatet jane si bicim polica. Ky Withersi dreqi e marte, eshte si ata policat e korruptuar dhe prandaj fute hunde atje ku nuk duhet.

Une kame nje pyetje. Ne Amerike, jo shume larg, mund te denoje nje te zi ne gjyqe nga qe perdori banjen e bardhe, ose nga qe i pelqente seksi me femra te bardha, ose nga qe refuzojti ti hapte vendin nje te bardhi ne autobuz. Kishte gjyqtare qe kishin marre vendime te tilla, te bazuara ne ligjin e asaj kohe. Tani nje nga keta gjyqtaret, profesionist i vertete, e pranojne partite politike ne Amerike te behej kryetare i gjykates kushtetute.

Ma merre mendja qe jo, sepse ne Amerike te pyesin c'fare mendon per abortin, dhe ne rast se pergjigjeshe ne menyre jo-diplomate, harroje.

Mos valle thote njeri ne Amerike: ta harrojme politiken fare. Ti mos i bejme me pyetje. Bejme 10 provime dhe ai qe del mirre vete tek gjykata kushtetute. Nje panel akademikesh krijohet, filozof te llogjikes, per te analizuar se kush mendon me mire (nga ana e llogjikes flasim).

Kurre ne Amerike nuk pranohen keto gjera, c'dreq kerkon ky Withersi qe ne te pranojme gjyqtare me histori si Kosta. Ai mund te jete gjyqtare i zoti, te mbaje punen qe ka, por tough shit, ne rast se Enver Hoxha zgjohet nga varri, mbaron Harvard-in per ekonomi, nuk do te thote qe e duam minister ekonomie.

 

 Artikulli i Lames ishte i kendeshem ne te lexuar, biles buzeqeshja s'po me hiqej, mirpo kur fillova te lexoj komentet, buzeqeshja me iku, gati me filloj dhimbja nga memedhimbja. 

Withersi duhet t'i falenderohemi ditë e natë për mbështetjen që na ka dhënë vendi i tij i madh dhe i nderuar. Por kjo nuk do të thotë që zotëria të mos mbajë vendin që i takon. Withersi është diplomat. Si i tillë nuk duhet të fusë hundët aty ku nuk duhet. Vetë etika e tij profesionale nuk duhet t'ia lejojë. Ka dhe ligje ndërkombëtare që ja ndalojnë dhe ai këtë e di shumë më mirë se ne. Përse Withersi nuk i zbaton ligjet ndërkombëtare atëherë? Përse, pa dyshim që nisur nga dëshira e mirë, na jep një shembull të keq se si nuk duhet të zbahet ligjet. Na duhet t'i dëgjojmë të huajtë gjithë ditën e gjithë natën se si ngrihet një shtet me ligje. Të huajtë vetë nuk i respektojnë ligjet e tyre (ligjet ndërkombëtare zbatohen në rradhë të parë nga diplomatët). Tani jam gati t'i tregoj zotit ambasador dhe unë një përrallë. Me një prift që mësonte fshatin se si të bënte si thoshte ai, por të mos bënte si bënte ai. Së dyti, parlamenti është institucion politik. Si i tillë si mund të mos jenë vendimet e tij politike. Përse të na duken të çuditshme vendimet me karakter politik që merr parlamenti. Ky është gabim i madh. Vetëm deshëm demokraci parlamentare. Kjo presupozon vendimet politike që marrin deputetët. Mos kemi qenë gabim që kemi dashur demokraci parlamentare? Po modeli tjetër cili do të ishte? Withersi tërthorazi na tregon se nuk jemi ne për demokraci parlamentare. Por harron të na thotë se ç'vjen më pas. Në fakt asgjë e mirë nuk vjen më pas, kështu që prapë do t'i tregoja atij një përrallë të bukur, po kësaj rradhe me laraska. Për ta mbyllur. Withersi disa herë na ka ndihmuar me ndërhyrjet e tij, në emër të vendit të tij të madh e mik të mirë. Po kësaj rradhe ndërhyrja e tij tingëllon e çuditshme. Më mirë të mos e kishte bërë.

Parlamenti, ne rastin e emerimit te gjykatesve per GJ.K. ka per detyre te jape ose te mos jape pelqimin e tij per emerimet qe propozon Presidenti. Dhe mesa une kuptoj, ne kete rast pelqimet apo mos pelqimet nuk duhet te jene politike, por te karakterit teknik. Kostes nuk ju dha pelqimi ne bllok dhe pa asnje aresye pse! Pra, Withers, por edhe nderkombetare te tjere te akredituar ne Republiken e Shqiperise, theksuan se ky veprim i parlamentit (qe ne kete rast ishte vetem me poziten-pra me deputet te PD-se dhe LSI-se)ishte i gabuar dhe jo ligjor.

Në respekt të debatit konstruktiv: parlamenti në të gjithë aktivitetin e tij thelbësor është politik. Ai del nga votimet popullore dhe për këtë arësye nuk mund të jetë veçse politik. Nga parlamenti nuk priten vendime teknike.
Për ndërkombëtarët, përfshi dhe Withersin, nuk është normale të komentojnë vendimet e parlamentit të një vendi sovran. Nuk ka veprim më të papërshtatshëm për një përfaqësues të huaj të ndërhyjë në punët e një vendi tjetër, për më tepër publikisht. Withersi dhe ambasadorët e tjerë kanë partnerë insititucionalë, që janë qeveria, ministria e jashtme dhe presidenca, ku mund t'i shprehin rezervat e tyre. Ka ligje ndërkombëtare që rregullojnë shumë qartë mënyrën se si komunikojnë shtetet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).